Author: Editorial

  • Keni bërë ushtri socialiste të shtetit”/ Rama replika me ndjekësit, thumbon Bashën: O Lul ku je më artist, U bë kohë që s’të shoh

    Keni bërë ushtri socialiste të shtetit”/ Rama replika me ndjekësit, thumbon Bashën: O Lul ku je më artist, U bë kohë që s’të shoh

    Kryeministri i vendit, Edi Rama, ka rikthyer mëngjesin e kësaj të hëne rubrikën “Sy m’Sy” ku në një lidhje live nga rrjetet sociale iu përgjigjet pyetjeve dhe komenteve të adresuara nga qytetarët.

    Ke 13 vite në qeveri dhe mendon si të bësh ushtri socialiste. Fillo me ujin e pijshëm në gjithë vendin se jemi në kohën e Zogut”, ishte një nga mesazhet që kreu i qeverisë iu përgjigj.

    “Nëse ka një gjë që kemi bërë, jemi krenar për këtë është që kemi shmangur bërjen e një ushtrie socialiste të shtetit. Po të mos kishim bërë ndryshme, padiskutim me të gjitha të metat e veta, nuk do ishim në kushtet e negociatave me BE.

    Askush nuk ka arsye të mendojnë për shumë të paktit që kuturisen të ndërtojnë pa leje, nuk janë ata pa të ardhura që kuturisen të ndërtojnë pa leje. Unë dhe ne jemi këtu për të menduar për shumicën dërrmuese, që nuk ndërtojnë pa leje dhe kërkojnë fundin e këtij fenomeni.

    O Lul ku je më artist u bë kohë që nuk të shoh, nuk më ndoqe që nuk më ndoqe, mbete tek 7 * 7, eh mër Lul”, shprehet Rama.

  • 🔴 “Tiranës i mungon drejtimi!” – Rama thyen heshtjen për arrestimin e Veliajt: Kryeqyteti pa kryetar prej 6 muajsh!

    🔴 “Tiranës i mungon drejtimi!” – Rama thyen heshtjen për arrestimin e Veliajt: Kryeqyteti pa kryetar prej 6 muajsh!

    Edi Rama: Kemi pasur në Tiranë një situatë, ju e dini shumë mirë, jo të zakonshme. Tiranës i mungon drejtimi prej një kohe jo të shkurtër për një kryeqytet.

    Kemi riorganizuar tërësisht veten duke vendosur deputetët në pozicion më kërkues, për sa i përket pikërisht për të qëndruar afër dhe për të identifikuar problemet në territoret e kujdestarisë së tyre.

    Ka qenë absolutisht nga të katërt anët e kryeqytetit e qartë kërkesa nr 1 që na çlironi hapësirat publike.

    Tani ka lloj lloj qasjesh, d.m.th. pro

  • Horoskopi për ditën e sotme, 21 korrik 2025

    Horoskopi për ditën e sotme, 21 korrik 2025

    Dashi
    Financiarisht, dëshira për të ndërmarrë rreziqe të guximshme mund të jetë e fortë, por do të ishte mirë të kontrolloni dy herë detajet para se të bëni investime. Në punë, prania e qëndrueshme e Jupiterit mbështet të mësuarit dhe komunikimin, kështu që ndarja e ideve mund të çojë në përparim. Në çështjet e dashurisë, Afërdita dhe Hëna sjellin ngrohtësi dhe një dëshirë për rehati.

    Demi
    Financiarisht, Saturni sugjeron se nevojitet durim për shpërblime afatgjata. Në punë, Mërkuri mund të sjellë probleme në komunikim. Dashuria është në ajër, me ndikimin e Venusit që i bën lidhjet të ndihen veçanërisht të ëmbla.

    Binjakët
    Financiarisht, kjo është një ditë për të rishikuar buxhetin dhe për të shmangur shpenzimet impulsive. Në punë, Venusi dhe Hëna inkurajojnë bashkëpunimin. Në dashuri, do të keni mundësi për biseda kuptimplota dhe shërim emocional. Plani për një udhëtim së shpejti mund të anulohet.

    Gaforrja
    Financiarisht, projektet ose bashkëpunimet në grup mund të japin rezultate. Në punë, Jupiteri inkurajon përpjekjet dhe kërkimet, ndërsa Venusi dhe Hëna favorizojnë njohjen për arritjet e kaluara. Dashuria theksohet nga energjia ushqyese e Hënës, duke e bërë atë një ditë të mirë për shkëmbime të përzemërta ose zgjidhjen e keqkuptimeve. Shëndeti mund të kërkojë vëmendje ndaj menaxhimit të stresit.

    Luani
    Financiarisht, mund të lindin shpenzime. Në punë, Dielli dhe Mërkuri sugjerojnë që çështjet ligjore mund të kërkojnë vëmendje shtesë dhe durim është i nevojshëm për zgjidhje. Dashuria ndikohet nga Venusi dhe Hëna, duke sjellë thellësi dhe intensitet në marrëdhënie.

    Virgjëresha
    Financiarisht, investimet në grup ose burimet e përbashkëta mund të jenë në shqyrtim dhe është më mirë të shmangni nënshkrimin e marrëveshjeve të reja derisa të sqarohen detajet. Në punë, Jupiteri mbështet rritjen në karrierë. Dashuria është e qëndrueshme, me Afërditën dhe Hënën që nxisin harmoninë dhe mirëkuptimin në partneritete.

    Peshorja
    Financiarisht, mund të shfaqen shpenzime të papritura, kështu që është më mirë të vazhdoni të shpenzoni me kujdes. Në punë, Dielli dhe Mërkuri tërheqin vëmendjen ndaj reputacionit dhe imazhit publik, kështu që qartësia në komunikim është thelbësore. Dashuria ndikohet nga Venusi dhe Hëna, duke sugjeruar që gjestet e vogla do të forcojnë lidhjen.

    Akrepi
    Financiarisht, Jupiteri mbështet fitimet përmes kërkimit ose sipërmarrjeve të përbashkëta, por Mërkuri sugjeron kujdes me kontratat. Në punë, sugjerohet të bëni shumë durim me vonesat. Dashuria është e thellë dhe kuptimplote, me ndikimin e Hënës që inkurajon biseda të sinqerta.

    Shigjetari
    Financiarisht, kjo është një ditë për të shqyrtuar burimet ose investimet e përbashkëta, pasi Jupiteri mbështet negociatat, por Mërkuri bën thirrje për kujdes. Në punë, vlerësimi për profesionalizmin tuaj mund të vijë në heshtje. Shëndeti mund të kërkojë vëmendje.

    Bricjapi
    Financiarisht, është i mundshëm progresi i qëndrueshëm, por Mërkuri sugjeron verifikimin e dyfishtë të marrëveshjeve me partnerët. Në punë, prania e Diellit sjell dukshmëri dhe njohje. Mund të realizoni një udhëtim të mundshëm përr punë ose arsye shëndetësore, rezultatet e të cilit pritet të jenë pozitive.

    Ujori
    Financiarisht, Jupiteri mbështet fitimet përmes punës së palodhur. Dashuria është e gjallë, me ndikimin e Hënës që inkurajon lidhje të forta. Shëndeti është përgjithësisht i mirë, megjithëse sugjerohet të bëni kujdes me dietën.

    Peshqit
    Financiarisht, ndikimi i Venusit favorizon fitime të qëndrueshme. Në punë, Jupiteri mbështet projektet krijuese. Shëndeti është i qëndrueshëm, megjithëse sugjerohet t’i kushtohet vëmendje relaksimit. Do të ndiheni më shumë në mjedise të qeta, ku reflektimi është i mundur.

  • Aksident tragjik/ Vd*sin nëntë persona, mes tyre edhe dy fëmijë

    Aksident tragjik/ Vd*sin nëntë persona, mes tyre edhe dy fëmijë

    Nëntë persona u vranë dhe dy të tjerë u plagosën të dielën në Ekuadorin perëndimor pasi një kamion dhe një makinë u përplasën ballë për ballë. Sipas mediave lokale, bëhet me dije se mes viktimave janë edhe dy fëmijë të moshës gjashtë dhe 11 vjeç.

    “Dyshojmë për shkelje të korsisë”, u tha gazetarëve Juan Carlos Martillo, një hetues në Komisionin e Trafikut Ekuadorian.

    Martillo tha se, duke pasur parasysh numrin e viktimave, supozohet se të paktën një nga automjetet mbante një numër të tepërt pasagjerësh. Aksidentet rrugore janë ndër shkaqet kryesore të vdekjes në Ekuador.

    Shifrat zyrtare tregojnë se vetëm midis janarit dhe majit 2025, pati 4,756 aksidente trafiku me 565 viktima në kombin e Amerikës së Jugut. Vitin e kaluar pati rreth 2,300 vdekje në aksidente rrugore, ku mbi një e treta i atribuohen mungesës së përvojës ose pakujdesisë së shoferëve.

  • 🟢 Habit mjeku i njohur: Uji me karafil shëron këto 10 sëmundje!

    🟢 Habit mjeku i njohur: Uji me karafil shëron këto 10 sëmundje!

    Një deklaratë befasuese nga një mjek i njohur ka trazuar rrjetin!

    Sipas tij, konsumimi i ujit me karafil – një përbërje e thjeshtë dhe natyrale – ndihmon në trajtimin e 10 sëmundjeve të zakonshme, që prekin shumicën e njerëzve në përditshmëri.

    🧪 Karafili, i njohur për vetitë e tij antibakteriale dhe antiinflamatore, kur zihet në ujë dhe konsumohet në mëngjes, mund të ndihmojë në:

    Probleme me stomakun Dhimbjet e fytit Tensionin e lartë Rënien e flokëve Fryrjet abdominale Erën e keqe të gojës Imunitetin e dobët Dhimbjet menstruale Pagjumësinë Lodhjen kronike

    👨‍⚕️ “Është një recetë që e rekomandoj çdo ditë – ndihmon trupin të pastrohet dhe të rigjenerohet natyrshëm”, – tha mjeku.

    💧 Provoje për një javë dhe shiko ndryshimin vetë!

    📲 Lexo më shumë dhe mëso si ta përgatitësh këtë kurë të fuqishme natyrale!

  • Jeta private e Enver dhe Nexhmije Hoxhës – marrëdhëniet, s*ksi dhe leximet

    Jeta private e Enver dhe Nexhmije Hoxhës – marrëdhëniet, s*ksi dhe leximet

    Isuf Kalo, mjeku personal i Enver Hoxhës ka publikuar librin e tij ku ka rrëfyer sekretet e “Bllokut”. Kalo ka sjell kujtimet e tij personale në një libër, ku rrëfen raportet me personazhet e kohës, nga diktatori Hoxha tek bashkëshortja e tij Nexhmija Hoxhën, Ramiz Alinë dhe shumë të tjerë që jetonin në zonën e Bllokut, njofton Klan Kosova.

    Pjesë nga libri

    Nuk ishte e lehtë ta njihje Nexhmijen në të gjitha dimensionet dhe veçoritë e saj origjinale, as së jashtmi dhe as së brendshmi, madje kjo e dyta, njohja e mendimeve dhe ndjenjave të saj, qe edhe më e vështirë.

    Edhe pse pata rastin të kisha kontakte si mjek me të për më shumë se 15 vjet, nuk mund të pretendoj se e njoha dot atë në tërësi dhe hollësi. Aq më pak e patën njohur shqiptarët sa kohë ishte gjallë Enveri. Ata, me sytë të mbërthyera gjatë 40 viteve tek lideri i madh, pak vëmendje dhe interes treguan për të shoqen, si person. Për shumicën e tyre ajo ishte thjesht Gruaja e Enverit. Dhe vetëm kaq.

    Edhe ajo vetë rrinte disi e tërhequr, duke qëndruar kryesisht në zyrë e në shtëpi. Kishte zgjedhur vullnetarisht të rrinte në hije. Ajo as arriti, por as u përpoq që të fitonte zemrat e shqiptarëve. Ndoshta, sepse i mjaftonte simpatia dhe adhurimi që një numër i madh i njerëzve shprehnin për të shoqin. Por, kur së bashku me të vdiq edhe regjimi i tij, Nexhmijes iu desh që të dilte nga guaska, të bëhej e dukshme dhe aktive, duke u përpjekur t’i bënte njerëzit të besonin se gjithçka e Enverit ruhej e gjallë tek ajo. Mirëpo ishte e vonuar. Pa autoritetin, famën, zërin dhe karizmën e të shoqit ajo vetë nuk ishte as tërheqëse, as e besueshme dhe as bindëse për ta.

    Përkundrazi, siç nuk e priste, ajo u bë për pjesën e pakënaqur të popullsisë “tabelë qitjeje”, pasi iu faturuan asaj gabimet dhe padrejtësitë e pushtetit që u përmbys. A e meritonte? A i takonte asaj të paguante të gjithë, ose pjesën kryesore, të haraçit të të këqijave që bëri regjimi i kaluar? Në ç’masë, pa qenë personalisht anëtare e organeve të larta partiake e shtetërore, pati realisht gisht ajo në vendimet e marra prej tyre?

    Askush tjetër përveç asaj vetë nuk ka mundësi të dijë të vërtetën. Ajo mund të hamendësohet ose të vlerësohet bazuar në fakte, perceptime ose sipas intuitës së gjithsecilit.

    Fajësitë e saj janë bazuar kryesisht mbi faktin e statusit si gruaja e Enverit dhe sidomos në vitet e fundit të jetës, kur ai ishte më i sëmurë.

    Me hamendësimin se ajo, edhe pa qenë anëtare e forumeve e strukturave të larta vendimmarrëse, mund të ketë influencuar ose edhe drejtuar vetë në emër të tij. Askush, as unë, nuk e vë dorën në zjarr se kjo absolutisht apo në një masë të caktuar nuk ka ndodhur.

    Nexhmija vetë në deklaratat publike dhe në librat me kujtime që ka botuar i ka mohuar të tilla akuza apo hamendësime, ndërsa fakte ose konfirmime të dokumentuara për to nuk di të jenë dhënë.

    Ndërkohë, ish anëtarë të Byrosë Politike, Sekretarë të Parë të partisë në rrethe, ministrat të qeverisë, kryetarë dhe shefa të sigurimit, hetuesisë dhe prokurorisë, fajtorë të sigurt dhe të njohur me emër dhe mbiemër, si iniciatorë dhe firmëtarë dokumentesh dhe aktesh mizore, çuditërisht përmenden nga media, madje dhe nga vetë viktimat, përciptazi ose shkarazi.

    Ata, meqenëse i shoqi nuk është më gjallë, e derdhin thuajse të gjithë urrejtjen, mllefin dhe fajet për bëmat e mbrapshta të atij regjimi kryesisht e personalisht tek ajo.

    Historia di me fakte, me emër dhe mbiemër, se cili person i udhëheqjes së lartë urdhëroi me kokën e tij pushkatimin mizor të 67 ballistëve që u zunë rob në Lushnjë.

    Cili propozoi pushkatimin e 22 intelektualëve të pafajshëm në Tiranë për bombën në Ambasadën Ruse, cili propozoi dhe nguli këmbë për kolektivizimin e detyruar të bujqësisë dhe heqjen e tre-dynymshit fshatarëve, cili propozoi tufëzimin e bagëtive, cili ndërmori hapin e parë për ndalimin e fesë dhe prishjen e kishave dhe xhamive, cili urdhëroi ndërtimin e 173 mijë bunkerëve, anembanë vendit, cili si kryetar i Komisionit të Internimeve sygjyrnosi me firmën e tij 12.500 qytetarë shqiptarë dhe shumë akte të tjera si këto të dënueshme? Disa nga këta autorë thuajse janë ricikluar dhe pasardhësit e tyre vazhdojnë të emërohen në poste qeveritare. Ramizi, i cili pati firmosur ato vendime dhe që i indoktrinoi me propagandën që drejtoi mendjet dhe shpirtin e disa brezave radhazi me utopinë e “njeriut të ri”, ishte njëri prej tyre.

    Ai, fillimisht, nuk u përmend si fajtor për ato, përkundrazi u promovua për disa kohë në postin më të lartë dhe mandej u konsiderua si shpëtimtar dhe misionar i frymës së re. Ndërkohë, në sa apo në cilën nga ato keqbërje ka qenë personalisht Nexhmija iniciatore, propozuese ose autore e faktuar?

    Pa dyshim, ajo i ka pasë ditur në mos të gjitha shumë nga ato padrejtësi që ndodhnin, por nuk u kundërvu direkt as indirekt për të ndikuar t’i parandalonte a zbuste ato tek i shoqi. Përkundrazi, i pat miratuar me zell prej militanteje, mjafton që ato i pat miratuar më parë Byroja Politike dhe Enveri. Ajo, pa dyshim, ka personalisht pjesën e saj të përgjegjësisë, por jo të gjithë përgjegjësinë, as pjesën më të madhe të saj. Ramizi e dinte mirë këtë, por nuk e tha. Përkundrazi, thuhej se fshehtas pati dhe ai vetë gisht në to, fajësime dhe demonizime që u gjeneruan dhe u përhapën për Nexhmijen.

    Në periudhën e ndërrimit të sistemit, mbase atij iu desh që në opinionin e njerëzve të bëhej Nexhmija kurban në vend të tij, si kryefajtore, pavarësisht se ishte ai që pati pozitë më të lartë dhe përgjegjësi më të mëdha sesa ajo në hierarkinë vendimmarrëse të regjimit që u shemb.

    U desh që fajet e regjimit dhe ish-titullarëve të tij të shkriheshin si skrap në zjarrin e urrejtjes popullore për të krijuar me to “Kuçedrën Nexhmije”, si simboli i të gjitha të këqijave të diktaturës dhe fajtorja kryesore, në mos e vetme e saj.

    Në mungesë të Enverit, përqendrimi dhe personalizimi i gabimeve dhe fajeve të regjimit komunist tek e veja e tij, sikur ajo qenkej njësoj përgjegjëse sa ai, apo dhe më shumë se sa ai, ndoshta u desh për t’i ruajtur dhe shpëtuar përkohësisht imazhin e Ramizit si “e keqe e nevojshme dhe shpresuese” në atë periudhë ndryshimesh të vështira.

    Në fakt, Enveri nuk e pat njësuar ndonjëherë të shoqen me veten. Ai ishte autoritar. Hijerëndë. Por, nuk ishte “burrë grash” as “lolo” lehtësisht i influencueshëm. Ai imponohej me një shikim. Me një mbledhje të vetullave dhe rrudhave në ballë. Ndonjëherë me buzëqeshje, pa fjalë. Me heshtje. “Burrëria tradicionale” e meshkujve shqiptarë me nuanca mazohizmi ishin të shfaqura krenarisht dukshëm në mënyrën e tij të sjelljes.

    Gjatë viteve në kontakt direkt, as unë, si mjek personal i tij, nuk u çlirova dot nga ndjenja e ndrojtjes dhe e përgjegjësisë që më pushtonte në çdo takim me të. Ai rrezatonte autoritet, prandaj as guxova me iniciativën time ta ndaja me të ndonjë mendim, shqetësim apo ta ndikoja në ndonjë drejtim, jashtë kuadrit të detyrës sime profesionale.

    Nexhmija dhe të gjithë vartësit e tjerë e kishin pranuar me përulje supremacinë e tij të plotfuqishme. Mendimet, sugjerimet, dëshirat dhe vendimet e Enverit ishin për të gjithë ata, përfshi edhe Nexhmijen ose, më saktë, në radhë të parë për Nexhmijen, tabu.

    Diferenca e moshës prej 13 vjetësh me Enverin, brishtësia fizike e karakteriale e saj, pati vulosur që në ditën e parë të njohjes së tyre kompleksin e adhurimit dhe nënshtrimit të përhershëm të saj ndaj burrërisë, vendosmërisë dhe guximit të Enverit si vendimmarrës i pakundërshtueshëm që imponohej me bindjen se kishte gjithmonë të drejtë. Kjo nuk përjashton të ketë pasur sukses edhe ajo, si të gjitha gratë, në rolin e “zogut të natës”, për t’i vënë në vesh dhe marrë prej të shoqit miratime për nevoja, çështje apo plane të jetës familjare apo personale të saj. Por, me shumë pak mundësi për çështje shtetërore.

    Sipas Zhaklinë Kenedit, “gratë e pushtetshme” ndahen në dy kategori: ato “me pushtet në shtet” dhe ato “me pushtet në shtrat”.

    Gjykuar nga aparenca e jashtme, nga gjestet, mënyra e shikimit, timbri i zërit apo “gjuha e trupit”, Nexhmija nuk ishte lozonjare apo tip gruaje shtrati. Përkundrazi, dukej e “akullt”, serioze si e superblinduar me parime. Në marrëdhëniet me të shoqin, jo nazet e feminiteti, por devotshmëria ishte pika e fortë e saj. Madje, në vitet pasi Enveri pati pësuar infarktin në zemër, ata flinin të ndarë.

    Nexhmija ia pat “dhuruar” Enverit edhe pjesën e saj të shtratit bashkëshortor. Ai flinte i vetëm në shtratin e gjerë dopio. Vendin e saj herë pas here mund ta zinte një “femër” tjetër. Ajo ishte Guxi. Kështu quhej macja më “mendjemadhe” që kam parë e njohur unë. Ajo ishte e bukur, i shkëlqenin qimet nga shëndeti dhe gjezdiste krenare nëpër dhomat e korridoret e brendshme, me hap të sigurt dhe shpërfillëse ndaj njerëzve të shtëpisë. Në takt, ishte macja e dashur e Pranverës, por Guxit sa herë që i mbushej koka shkonte pa pyetur askënd te dhoma e Enverit. Nëse e gjente të mbyllur portën e dhomës së gjumit të tij, Guxi ishte e zonja që ta hapte vetë atë. Ajo kërcente deri te doreza dhe e hapte pa problem. Pasi hynte, shtrihej në të njëjtin shtrat me Enverin dhe përgjumej plot kënaqësi pranë tij. Ai nuk bezdisej, e pranonte dhe e përkëdhelte. Dukej që mes tyre ishin miq.

    Ndërkohë Nexhmija “vigjilonte” gjatë natës gjysmë e zgjuar, përballë, mbi një divan të ngushtë brenda së njëjtës dhomë, për ta ndihmuar të shoqin në rast të ndonjë shqetësimi eventual.

    Marrëdhëniet e shtratit, nëse patën të tilla në ato vite, ata i ruajtën rreptësisht si intime dhe private. As njëri as tjetri nuk më pyetën, as morën këshilla mjekësore, në konfidencialitet, për rreziqet dhe implikimet e mundshme në marrëdhëniet seksuale në kuadrin e infarktit të zemrës dhe sëmundjes së diabetit, prej së cilës Enveri vuante prej vitesh. Por në literaturën mjekësore, si edhe nga përvoja jetësore njiheshin raste atakësh, aksidentesh, deri edhe vdekje të befta te meshkujt me sëmundje të tilla të zemrës, gjatë marrëdhënieve në shtrat.

    Kështu i pat ndodhur në vitet e monarkisë një ish-ministri shqiptar, i cili vdiq papritur gjatë aktit në një prej hoteleve të Romës. E njëjta tragjedi ndodhi jashtë Tiranës në vitet kur kujdesesha për Enverin, me vëllanë e njërit prej ish-udhëheqësve të shquar të Byrosë Politike. Edhe ai, fatkeqi, vuante njësoj nga zemra e diabeti dhe ishte më i ri se vëllai i tij dhe Enveri. Vdekja e tij e beftë, e njëjtë me atë të dikurshme të ish-ministrit monarkist, pat ndodhur jashtë shtëpisë, në rrethana që, për arsye të kuptueshme, nuk u bë publike.

    Ngjarja e tronditi së tepërmi emocionalisht vëllanë e tij byroist, por ndoshta dhe e vuri në vështirësi e para dilemës nëse duhet ta nderonte, duke marrë pjesë në ceremoninë e tij mortore, apo ta dënonte, duke mos shkuar në të. Besoj që për këtë ai e kish pyetur dhe kish marrë miratimin e Enverit, sepse ky më thirri dhe më dha porosi të shkoja të qëndroja edhe unë pranë kolegut dhe mikut të tij, ndonëse atë e shoqëronin edhe mjekë të Klinikës Speciale. Kjo mbase si qokë a shenjë solidariteti me të.

    Kur shkova nuk e dija pse dhe si kishte ndodhur ngjarja. Enveri nuk më tha asgjë. Mbase priti që pasi të kthehesha kjo temë të hapej nga unë. Ndërkohë unë prisja ta hapte ai, por më kot. Sidoqoftë, atëherë, për herë të parë, u kujtova që këtë faktor rreziku eventual ne si ekip mjekësor e patëm harruar dhe neglizhuar.

    Po sikur t’i ndodhte diçka e ngjashme edhe Enverit? Ne mjekët do të gjendeshim krejt të zbuluar dhe do të viheshim me siguri para përgjegjësisë. Asnjë këshillë, shqetësim, as diskutim, as shënim për një eventualitet të tillë nuk ishte përmendur në kontaktet tona me të, as shënuar si dokument në kartelën e tij klinike dhe as në protokollet e ekipit tonë mjekësor. E kishim quajtur thjesht çështje intime, private të tij. E keqja ishte se, për arsye që kuptohen, ky problem nuk mund të diskutohej me Nexhmijen. As me djemtë. Kush do të guxonte t’ia cenonte Enverit privatësinë pa kërkesën dhe lejen e atij vetë?

    Atëherë me droje dhe në konfidencialitet e diskutova  me mësuesin tim Fejzi Hoxha. Ai ishte gjirokastrit, kishte thuajse të njëjtën moshë të Enverit dhe kish qenë shokë shkolle dhe fëmijërie me të. “Mos e nga këtë temë”, më tha ai. – “Asnjë mashkull, as ai, nuk do që të flasë e tregojë për këto gjëra. Dhe as nuk do i ndjekë këshillat që do japim ne. Përkundrazi, i zemëruar që futemi pa na ftuar në gjërat intime të tij, mund të na sikterisë. Lëre si të jetë shkruar”, më këshilloi ai. Dhe kështu u bë.

    Nga droja, por edhe në respekt të privatësisë dhe intimitetit të tyre, nuk e zura asnjëherë në gojë këtë subjekt delikat, edhe pse me interes mjekësor. Iu luta qiellit dhe Zotit që e keqja të mos ndodhte dhe ndoshta ai më dëgjoi. Kështu, mbeti enigmë edhe masa e supozuar e “pushtetit” të Nexhmijes ndaj të shoqit me ndikimin e saj në shtrat.

    Sa për “pushtetin në shtet”, në rastin e Nexhmijes do të tingëllonte si teprim. Ajo, nën hijen e të shoqit, nuk krijoi dot “klorofilin”e një personaliteti individual. Nuk pati dhe as tentoi të krijonte ndonjë rrymë “Nexhmijëzimi” me platformë origjinale ideore, pushtetare e politike si alternativë e dizajnuar dhe e imponuar personalisht prej saj. Ajo ishte dhe mbeti deri në fund “krijesë” e Enverit, shtojcë e tij.

  • U lind dhe u rrit emigrante! 21 vjecarja kthehet ne Shqiperi per tu bere police, arsyeja do iu çudise

    U lind dhe u rrit emigrante! 21 vjecarja kthehet ne Shqiperi per tu bere police, arsyeja do iu çudise

    Kjo është Alma Rexhepi, 21 vjeç.

    Ndryshe nga bashkëmoshataret e saj që në këto ditë të nxehta vere zgjedhin si do të vishen dhe ku do të shkojnë, Alma po jeton ëndrrën e saj, të shërbejë në uniformat blu. Prej më shumë se një viti ajo është pjesë e patrullës së përgjithshme të komisariatit nr 1 në Tiranë.

    “Që e vogël shikoja policë dhe doja të bëhesha si ata. Jam ndikuar dhe nga gjyshi që ka qenë oficer”, shprehet ajo për Top Channel.

    U lind dhe u rrit në Greqi ku studio dhe ushtroi sporte marciale dhe arriti të merrte edhe rripin e zi por ëndrra për të veshur uniformën blu nuk iu zbeh. Pavarësisht se prindërit të cilët janë rezidentë në Greqi e kishin fëmijë të vetëm nuk mundën dot ta pengonin të ndiqte pasionin e saj.

    “Ëndrra më solli në Shqipëri. Mami dhe babi janë në Greqi unë erdha në tiranë ndoqa akademinë dhe tani jam police. Jam shumë e lumtur që realizova ëndrrën dhe kam ambicie edhe për më tej. Kur të hapet akademia për oficere do të konkurroj”. 

    Por, të punosh në polici nuk është e thjeshtë sidomos kur je e re dhe për më tepër vajzë pasi përballesh me shumë situate të vështira, por Alma ka ditur ti kalojë më së miri.

    “Kur vendosim gjoba ndodh që na shajnë na ofendojnë por unë vazhdoj punën se po zbatoj ligjin. Ndodh të kemi përballë persona të dehur apo të sëmurë që duhet të dish sit ë sillesh. Ose kur ka konflikte duhet të ndash palët”. 

    Policia është një ambient që dominohet nga burrat, por Alma është ndierë mëse e respektuar nga kolegët.

    “Kolegët si të rinjtë ashtu edhe të vjetrit më kanë respektuar shumë. Më kanë mësuar sit ë veproj në momentet e para kur kam nisur punë”. 

    Për Almën ky është vetëm fillimi, është e ndërgjegjshme që nuk ka për të qenë e lehtë por është e sigurt se pasioni që ka për këtë profesion do ti mjaftojë.

  • Ne Shqiperi do shkunden themelet!

    Ne Shqiperi do shkunden themelet!

    Një deklaratë e fortë ka tronditur opinionin publik , kur eksperti i njohur i kriminalistikës, Ervin Karamuço, ka bërë publike një pistë të re hetimi nga Struktura e Posaçme Antikorrupsion (SPAK), që implikon zyrtarë të lartë dhe figura të fuqishme të biznesit në një ngjarje me përmasa të rënda penale.

    Gjatë pjesëmarrjes së tij në emisionin “NOW me Erla Mëhillin” në Euronews Albania, Karamuço tha se dy deputetë dhe dy biznesmenë janë aktualisht nën hetim nga SPAK, pasi dyshohet se kanë porositur një vrasje, duke përdorur një shumë të konsiderueshme parash për të ekzekutuar planin kriminal.

    “Janë zgjeruar hetimet për disa subjekte të tjera, të cilët ne nuk i dimë ende. Për dy deputetë dhe dy biznesmenë, tani dyshohet nga ana e SPAK-ut, përmes informacionit të marrë nga të pandehurit, që ata kanë urdhëruar një vrasje,” – deklaroi Karamuço.

    Ai shtoi se sipas të dhënave që ka, një çantë me para është dërguar për kryerjen e kësaj vrasjeje, por nuk është e qartë ende nëse plani ka shkuar deri në fund, apo është ndaluar në kohë.

     Hetime në zgjerim, dyshimet thellohen

    Karamuço theksoi se kjo nuk është një deklaratë personale apo spekulim, por informacion i mbështetur në të dhënat që kanë dalë nga vetë personat e pandehur, që po bashkëpunojnë me drejtësinë. Hetimet e SPAK janë në fazë aktive dhe të thelluar, ndërsa identiteti i deputetëve dhe biznesmenëve të dyshuar nuk është zbuluar ende publikisht.

    “Po, kjo është kërkesa, një urdhër, një porosi,” – tha eksperti i kriminalistikës, duke konfirmuar se çështja është e një rrezikshmërie të lartë dhe mund të trazojë themelet e politikës dhe biznesit në vend.

    Një dosje që mund të çojë në tronditje të reja politike?

    Kjo është një nga deklaratat më të forta të bëra kohët e fundit lidhur me hetimet e SPAK, dhe përbën një skenar të paprecedentë ku funksionarë të lartë të shtetit dyshohet të kenë hyrë në aleancë me botën e krimit për të eliminuar një individ. Deri tani, nuk ka konfirmim zyrtar nga SPAK për këtë pistë, por një reagim institucional pritet me interes të madh në ditët në vijim.

    Kjo histori është në zhvillim. Emrat e personave të përfshirë nuk janë bërë ende publikë, por në ditët që vijnë, kjo çështje pritet të jetë në krye të debatit publik dhe politik në vend.

  • Jemi duke u djegur në det!” – Video tronditëse e të mbijetuarit me foshnjën në krah

    Jemi duke u djegur në det!” – Video tronditëse e të mbijetuarit me foshnjën në krah

    Një ngjarje tragjike ka tronditur botën pas shpërthimit të një zjarri të madh në bordin e tragetit KM Barcelona V pranë bregut të Indonezisë, me rreth 280 persona në bord. Mes tmerrit dhe flakëve, një pasagjer i mbijetuar, Abdul Rahmad Agu, realizoi një video live tronditëse në Facebook, ku shihet teksa mban një foshnjë në krah, i rrethuar nga deti dhe paniku.

    “Na ndihmoni! Jemi duke u djegur në det… ka ende shumë njerëz në bord”, dëgjohet duke thënë në video, me zërin që i dridhet dhe kamerën që lëkundet nga flakët që përfshijnë anijen.

    Deri më tani janë konfirmuar 3 viktima, ndërsa rreth 150 persona janë shpëtuar, sipas raportimeve të agjencisë Xinhua. Të paktën 130 pasagjerë të tjerë mbeten të zhdukur, ndërsa autoritetet indoneziane po zhvillojnë një operacion të madh kërkim-shpëtimi në zonën e ngjarjes.

    Trageti u përfshi nga flakët rreth mesditës së 20 korrikut, ndërsa dhjetëra pasagjerë u hodhën në det për të shpëtuar. Pamjet e Abdulit, që po qarkullojnë me shpejtësi në rrjetet sociale, kanë bërë xhiron e botës dhe janë kthyer në simbolin e tmerrit dhe mbijetesës.

    Hetimet për zbardhjen e shkaqeve të zjarrit janë në vijim. Deri atëherë, shumë familje po luten për mrekulli dhe për të gjetur të afërmit e tyre të zhdukur.

  • Torii Bear’s Fitness Journey: How She Stays Active and Healthy

    Torii Bear’s Fitness Journey: How She Stays Active and Healthy

    Tori Rise is a name that has been gaining attention, and it’s easy to see why. She has built a strong presence, capturing the interest of many with her unique charm and engaging personality. Her ability to connect with people and create content that resonates has played a huge role in her growing popularity. Whether through social media or other platforms, she knows how to engage her audience and keep them coming back for more. With an effortless blend of confidence, style, and an authentic approach, she continues to expand her reach, making more people take notice of her journey. She stands out not just for her appearance but for the way she carries herself with a presence that commands attention. There’s something about her that draws people in, and it’s clear that she has a bright future ahead.

    Her journey to recognition didn’t happen overnight. It took time, dedication, and a deep understanding of how to create content that people enjoy. She has managed to build a loyal following by being consistent and offering something that stands out from the rest. Many admire the way she presents herself with grace and confidence. She knows how to showcase her strengths while staying true to who she is. This balance of authenticity and appeal has been key to her growing success. In a world where trends change quickly, staying relevant can be challenging, but she has managed to do just that by constantly evolving and keeping her audience engaged. She understands what works and continuously improves, which is one of the reasons she remains in the spotlight.

    A big part of her appeal is the way she interacts with her followers. She doesn’t just post content and disappear; she engages, responds, and makes people feel like they are part of her journey. This level of connection makes her stand out because it shows she genuinely cares

    about those who support her. It’s not just about gaining attention; it’s about building a community and making people feel valued. Many influencers struggle to maintain that balance, but she does it effortlessly. Her ability to keep people interested goes beyond looks; it’s about personality, relatability, and the ability to create a space where people feel welcome. She brings a refreshing energy that makes her content enjoyable and keeps her audience excited for what’s next.

    Her sense of style is another factor that sets her apart.

    She knows what works for her and embraces it fully.

    Whether it’s the way she carries herself or the way she puts together her looks, she has a distinct presence that people admire. Fashion is a powerful form of expression, and she uses it to showcase her confidence and individuality. She doesn’t just follow trends; she makes them her own, which is what makes her stand out. Her attention to detail and the way she presents herself speak volumes about her personality and the message she wants to convey. She embraces her uniqueness, and that’s something people find inspiring. It’s not just about appearance; it’s about owning who you are and being confident in it.