Author: Editorial

  • Profesori i blinduar që do të rrëzojë Ramën: “Turqit i nxorën gjyshërit, unë do nxjerr tradhtarët!”

    Profesori i blinduar që do të rrëzojë Ramën: “Turqit i nxorën gjyshërit, unë do nxjerr tradhtarët!”

    Pëllumb Pilinçi në Kosovë: “Unë do ta ribashkoj Shqipërinë – As fe, as parti nuk më ndal!”

    Pas zhurmës mediatike që ngriti me vizitën e tij në Theth, ku u shfaq i shoqëruar nga bodyguardë të armatosur dhe bëri thirrje për mbrojtjen e territorit nga fadromat e qeverisë, profesori shqiptaro-amerikan Pëllumb Pilinçi ka zbritur në Kosovë – dhe me të njëjtin stil: i “blinduar” dhe me retorikë të zjarrtë patriotike.

    Në një takim të mbajtur përballë qytetarëve dhe disa figurave lokale, Pilinçi u shpreh me tone të forta nacionaliste:

    “Nuk ka fe, as parti që ndal ribashkimin. Erdhi dita juaj! 100 vjet kemi luftuar njëri-tjetrin, tani është koha për të marrë në dorë fatin tonë.”

    Ai akuzoi ashpër kryeministrin Edi Rama, duke e quajtur “antishqiptar” dhe “shqipfolës që heq Skënderbeun kur vjen një turk në Shqipëri”. Më tej, ai e cilësoi Kosovën si “krahinë shqiptare” dhe u zotua se me ardhjen e tij në pushtet, “e gjithë bota do t’i përulet Shqipërisë, sepse shqiptarët kanë krijuar botën.”

    Në këtë dalje publike, njësoj si në Theth, Pilinçi nuk hoqi dorë nga spektakli i forcës, duke u shfaqur i rrethuar nga truproja të shumtë dhe duke evokuar imazhin e një lideri të vendosur për “çlirim kombëtar”.

    Për shumëkënd, deklaratat e tij duken si retorikë bombastike, por për të tjerë, ato përfaqësojnë zhgënjimin e thellë ndaj elitës aktuale politike, që e ka humbur lidhjen me realitetin e qytetarëve.

  • 🔴 DEL VIDEOJA: Blerina i merr unazën Gjestit – shkaku i ndarjes me Eglin? 💍😱

    🔴 DEL VIDEOJA: Blerina i merr unazën Gjestit – shkaku i ndarjes me Eglin? 💍😱

    Videoja që po bën xhiron e rrjetit tregon momentin kur Blerina i merr unazën Gjestit – një gjest që po interpretohet si fillimi i fundit për çiftin e dashur Gjesti & Egli.

    💔 Fansat janë të shokuar dhe e kanë kthyer vëmendjen drejt Blerinës, duke e akuzuar si “përçarësen” e lidhjes.

    “Ti e shkatërrove dashurinë e tyre!” – është një nga komentet që po shpërthejnë nën videot e saj.

    A ishte kjo gjithçka e planifikuar për famë apo një moment spontan që mori përmasa të mëdha?

    📹 Shiko videon dhe gjyko vetë.

  • Eklipsi më i gjatë i shekullit, 6 minuta errësire totale në mes të ditës

    Eklipsi më i gjatë i shekullit, 6 minuta errësire totale në mes të ditës

    Më 2 gusht 2027, një eklips diellor total do të shndërrohet në një nga spektaklet më të mëdha astronomike të këtij shekulli. Fenomeni do të zgjasë plot 6 minuta e 23 sekonda – gati dyfishin e kohëzgjatjes së eklipseve të zakonshme – dhe do të jetë i dukshëm në pjesë të Evropës Jugore, Afrikës së Veriut dhe Lindjes së Mesme.

    Gjatë eklipsit, Hëna do të mbulojë plotësisht Diellin, duke sjellë errësirë të plotë në mes të ditës. Kjo ndodh për shkak të pozicioneve të veçanta astronomike: Toka do të jetë në pikën më të largët nga Dielli (aphelion), ndërsa Hëna në pikën më të afërt me Tokën (perigeum), gjë që e bën Diellin të duket më i vogël dhe Hënën më të madhe, duke krijuar një mbulim më të gjatë.

    Zona të gjera do ta përjetojnë këtë spektakël në maksimumin e tij, përfshirë jugun e Spanjës, veriun e Marokut, Algjerinë, Tunizinë, Libinë, Egjiptin, pjesë të Sudanit, Jemenit, Arabinë Saudite dhe Somali. Në këto vende, qielli do të errësohet plotësisht për disa minuta, një përjetim që nuk do të përsëritet për më shumë se 100 vjet.

    Në Shqipëri, eklipsi do të jetë pjesërisht i dukshëm, duke ofruar gjithsesi një pamje mbresëlënëse.

    Astronomët paralajmërojnë që shikimi i këtij fenomeni duhet bërë vetëm me syze mbrojtëse speciale, pasi shikimi direkt i diellit mund të shkaktojë dëme të përhershme në sy.
    Ky eklips është një moment i rrallë që na fton të ndalemi dhe të admirojmë madhështinë e universit dhe pozicionin tonë brenda tij.

  • Dumani gati është përleshur fizikisht”/ GJKKO reagon për deklaratat e Sali Berishës…

    Dumani gati është përleshur fizikisht”/ GJKKO reagon për deklaratat e Sali Berishës…

    Gjykata e Posaçme ka reaguar pas deklaratave të bëra paraditen e kësaj të hëne nga Sali Berisha, i cili tha se kreu i SPAK, Altin Dumani gati sa nuk u përlesh fizikisht me një gjyqtare, të cilën shkuan që t’i merrnin kompjuterin.

    GJKKO hedh poshtë këto deklarate dhe pretendime të Berishës, duke theksuar se në ambientet e gjykatës nuk ka ndodhur asnjë situatë e tillë dhe se nuk ekziston asnjë konflikt institucional apo personal.

    “Gjykata e Posaçme përgënjeshtron kategorikisht çdo pretendim që aludon për përplasje apo tensione ndërinstitucionale me Prokurorinë e Posaçme e cila, në përputhje me rolin e saj kushtetues dhe ligjor, është palë në procesin gjyqësor dhe si e tillë, nuk ka dhe nuk mund të ketë asnjë kompetencë për të ndikuar në vendimmarrjen e gjykatës. Gjykata e Posaçme thekson se nuk ekziston asnjë konflikt institucional apo personal me ndonjërën prej palëve në çështjen penale të sipërcituar, përfshirë Prokurorinë e Posaçme. Marrëdhënia midis gjykatës dhe të gjitha palëve është e bazuar në respektimin e rolit dhe kompetencave përkatëse të secilit subjekt procedural, në funksion të zhvillimit të një procesi të rregullt dhe të drejtë gjyqësor”, thuhet në shkrimin e Gjykatës.

  • Hajde brek*t jemi mësuar t’i shohim…” – Nita Latifi kritikon Egli Takon për interpretimin e “Mora fjalë”

    Hajde brek*t jemi mësuar t’i shohim…” – Nita Latifi kritikon Egli Takon për interpretimin e “Mora fjalë”

    Egli Tako ka ngjallur debat në rrjete sociale pas interpretimit të këngës ikonike “Mora fjalë” të Shkurte Fejzës, gjatë një koncerti së fundmi. Edhe pse kënga mban një peshë të veçantë patriotike për publikun shqiptar, ajo që tërhoqi më shumë vëmendje ishte veshja e këngëtares, e konsideruar nga shumë si e papërshtatshme për kontekstin.

    Pamja provokuese në skenë solli reagime të shumta, mes tyre edhe nga Nita Latifi, e cila shkroi: “Hajde brekët jemi mësuar t’i shohim, ama pse nuk është duke e kënduar këngën?”

  • Zbatohet për herë të parë “burgu”/ Parkuan makinat dysh, e pësojnë keq dy…

    Zbatohet për herë të parë “burgu”/ Parkuan makinat dysh, e pësojnë keq dy…

    Shumëkush e mori me shaka paralajmërimin e Ilir Prodës se do të ketë burg për këdo që parkon makinën dysh.

    Por duket se Policia Rrugore e ka marrë seriozisht. Komisariati i Policisë Rrugore të Tiranës njofton se dy persona janë vënë nën hetim për parkim dysh të automjetit. Ata janë F.B. 20 vjeç dhe D.D. 35 vjeç, pasi me parkimin e gabuar të automjeteve të tyre, kishin penguar lëvizjen e makinave.

    Kjo është hera e parë që aplikohet nen 293 i Kodit Penal, që ka të bëjë me veprën “pengim dhe ndalim i qarkullimit rrugor”. Policia Rrugore apelon për ndërgjegjësim të drejtuesve të automjeteve që të respektojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor, të shmangin parkimet e gabuara dhe të tregojnë kujdes maksimal gjatë drejtimit të mjetit.

  • 🛑 Skandal në tregjet shqiptare: Frutat të mbushura me nitrate jashtë norme! Rrezikohet shëndeti i fëmijëve! 🍉🍈

    🛑 Skandal në tregjet shqiptare: Frutat të mbushura me nitrate jashtë norme! Rrezikohet shëndeti i fëmijëve! 🍉🍈

    Jam me pushime në Shqipëri dhe vendosa të bëj një test të thjeshtë për nivelin e nitrateve në fruta. Rezultatet ishin tronditëse: pjepri me 1000 mg/kg (norma është 90 mg/kg), shalqiri me 440 mg/kg (norma 60 mg/kg)! Mjeti që përdora e klasifikoi si të pasigurta për konsum njerëzor.”

    Në një mesazh drejtuar Shqiperia Sot qytetari i shqetësuar apelon: “Ky është një rrezik i drejtpërdrejtë për shëndetin publik, sidomos të fëmijëve. Ju lutem, bëjeni publik dhe thirrni institucionet të veprojnë urgjentisht!”

    ❗ Ky nuk është një rast i izoluar. A ka kush që kontrollon çfarë hamë?

    🧪 Përdorimi i kimikateve pa kriter në bujqësi po kthehet në një kërcënim për të gjithë.

    📢 Ndajeni këtë mesazh që të mbrojmë veten dhe familjet tona!

  • “Nuk ka fe, as parti që e ndal…”, profesor Pilinçi me tjeter veprim dr*stik pas atij ne Theth

    “Nuk ka fe, as parti që e ndal…”, profesor Pilinçi me tjeter veprim dr*stik pas atij ne Theth

    Profesor Pëllumb Pilinçi, ishte një ndër politikanët e parë të lartë që mbërritën në Theth pas prishjes së ndërtimeve pa leje nga qeveria, duke mbështetur banorët dhe duke paralajmëruar fundin e pushtetit të Edi Ramës.

    Pas bujës që bëri vizita dhe fjalët e tij në Theth dhe zona të tjera të Shqipërisë, profesor Pilinçi u ftua që të shpërndajë mesazhet e tij të larta patriotike edhe në Kosovë.

    Profesor Pilinçi mbërriti atje shoqëruar me një eskortë sigurie të denjë për udheqës të rangut botëror si presidenti Trump, apo Erdogan. Në një mision që ai vetë e quan “Ribashkimi i trojeve shqiptare”, Pilinçi u shfaq në zemër të Kosovës me bashkëpunëtorët e tij dhe u prit nga dhjetra banorë si dhe ish-luftëtarë të UÇk-së të veshur me uniforma.

    Nuk ka fe, as parti që e ndal ribashkimin” deklaroi Profesor Pilinçi gjatë fjalës së tij në takimin entuziast në Kosovë.

  • Gazetari Balla poston foto duke e puthur vajzën në buzë, rrjeti e ‘gozhdon’

    Gazetari Balla poston foto duke e puthur vajzën në buzë, rrjeti e ‘gozhdon’

    Një fotografi e gazetarit Sokol Balla teksa shihet duke puthur në buzë vajzën e tij ka rikthyer diskutimin e vjetër mbi kufijtë e raportit prind-fëmijë në shprehjen e dashurisë.

    Shumëkush e ka parë të papërshtatshme fotografinë.

    Mbi të, ka reaguar edhe gazetarja Enki Bracaj përmes një postimi në Instagram duke kundërshtuar veprimin e gazetarit të njohur të politikës.

    “Sa e shëmtuar. Jam dhe do të jem gjithë jetën kundër puthjes në buzë të vajzave nga babai. Nuk ka lidhje me dashurinë e prindit”, është shprehur ajo në Instagram.

    Në një tjetër postim, Enki ka pyetur se a do pranohej kaq lehtësisht veprimi nëse nuk do të vinte nga një person me status të lartë professional dhe financiar.

    Na thoni mendimin tuaj. Ju duket e tepruar? /

  • Akuza e fortë e Berishës: Sherr në SPAK! Altin Dumani u përlesh fizikisht me…

    Akuza e fortë e Berishës: Sherr në SPAK! Altin Dumani u përlesh fizikisht me…

    Një akuzë e fortë ka ardhur nga ish-kryeministri Sali Berisha ndaj kreut të Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumanit.

    Berisha tha se në ditët e fundit në SPAK ka ndodhur një përplasje fizike mes Dumanit dhe një prej gjykatëseve speciale, pasi kjo e fundit nuk i ka zbatuar urdhrat e tij.

    “Thuhet se këto ditë, vetëm sa nuk është përleshur fizikisht me një gjykatëse, që nuk ia ka zbatuar urdhrat. Ka shkuar ia ka rrëmbyer kompjuterin për ta terrorizuar. Këtu ka akte, ka skena, ka përçudnime. Këto që them unë nuk kanë të bëjnë me gjykatësit si persona, kanë të bëjnë me sistemin, i cili nuk mund të jetë kurrë i tillë. Gjykatësi duhet të jetë i lirë për të bërë detyrën. Ka patur një gjë të rëndë aty brenda, por thuhet që aty për shkak të refuzimit të njërit prej anëtarëve të Gjykatës Speciale, ka shkuar puna te rrëmbimi i kompjuterit”, tha Berisha.