Author: Editorial

  • 🟥 “Ronaldo Sharka shpërthen:Te jesh mbi 18 vjec e siper ështe turp nese perdor nje monopatinë !

    🟥 “Ronaldo Sharka shpërthen:Te jesh mbi 18 vjec e siper ështe turp nese perdor nje monopatinë !

    Pas aksidenteve të fundit, gazetari ngre alarmin dhe ndez debatet në rrjet!

    Gazetari i njohur Ronaldo Sharka ka reaguar ashpër pas aksidenteve të shumta të ndodhura në Shqipëri nga përdorimi i monopatinave elektrike. Në një deklaratë të drejtpërdrejtë, ai tha:

    “Nëse je mbi 18 vjeç dhe përdor një monopatin, duhet të të vijë turp!”

    Deklarata e tij ka ndezur menjëherë polemika në rrjet dhe në studiot televizive. Disa gazetarë dhe figura publike nuk e kanë pritur mirë këtë koment, duke e konsideruar si gjykues dhe të tepruar.

    Megjithatë, shumë qytetarë i kanë dhënë të drejtë Sharkës, duke theksuar se përdorimi i pakujdesshëm i monopatinave po kthehet në një rrezik serioz në rrugët e qyteteve shqiptare, sidomos për këmbësorët dhe fëmijët.

    🛴 A duhet ndaluar përdorimi i monopatinave në Shqipëri apo thjesht duhen më shumë rregulla?

    🗣️ Çfarë mendoni ju? A kishte të drejtë Ronaldo Sharka?

    Shkruani mendimin tuaj më poshtë! 👇

  • Paparazzi: Gresa në lidhje? Kapet mat vet e dyta në Gjermani

    Paparazzi: Gresa në lidhje? Kapet mat vet e dyta në Gjermani

    Pak ditë më parë, ajo festoi ditëlindjen e 31-të në një festë e cila u përfol me të madhe dhe bëri shumë bujë.

    E pasi e bëri rrjetin ‘rrëmujë’, aktorja e njohur Gresë Gashi ia ‘mbathi’ për disa ditë pushimesh larg Kosovës.

    Ajo mori rrugë drejt Gjermanisë.

    Nga çfarë kemi parë përmes rrjeteve sociale, Gresa shoqërohet nga gazetari, njëherësh mik i saj, Shëndrit Lumi.

    Por, duket se më shumë arsye e çojnë Gresën në Gjermani.

    Me shumë gjasë, gjysmëfinalistja e BBVK3 është në një njohje të re.

    Një story e hedhur nga Lumi ka ngritur dyshime të cilat përforcohen nga disa shkrepje që kanë ardhur në adresë të Prive

    Shqiptarë dëshmitarë okularë kanë kapur Gresën në një market e shoqëruar nga personi në fjalë.

    “Afërsia e tyre linte të kuptohej që janë më tepër se miq”, është shprehur burimi i Prive By Liberta Spahiu.

    Kurreshtja është shumë e madhe. Lidhje, njohje në fillimet e saj apo asnjëra nga këto… Presim reagimin e Gresës e cila duket e lumtur, të paktën sipas një postimi të bërë në InstaStory ku mbrëmjen e kaluar e konsideron ‘të mrekullueshme

  • Çfarë e bën një martesë të lumtur? Katër faktorët kyç që ndajnë çiftet e qëndrueshme nga të tjerët

    Çfarë e bën një martesë të lumtur? Katër faktorët kyç që ndajnë çiftet e qëndrueshme nga të tjerët

    Një studim i ri analizon qindra përvoja personale për të zbuluar përbërësit thelbësorë të një martese të lumtur, të dashur dhe jetëgjatë.

    Në një botë ku marrëdhëniet shpesh testohen nga ritmi i jetës moderne, një hulumtim i fundit përpiqet të hedhë dritë mbi përbërësit që i bëjnë çiftet më të lumtura të funksionojnë. Analiza përfshin dëshmitë e 600 grave dhe ka nxjerrë në pah katër shtylla kryesore që ndikojnë drejtpërdrejt në cilësinë dhe qëndrueshmërinë e një martese.

    Psikologu Dr. Mark Travers shkruan në Psychology Today se dashuria lulëzon kur ekziston ngrohtësi e sinqertë, mbështetje dhe mirëkuptim reciprok. Ja cilët janë katër faktorët që ndajnë martesat e qëndrueshme nga të tjerat:

    Ndjenja e dashurisë së përditshme

    Dashuria nuk është thjesht një ndjenjë abstrakte, por një përvojë e përditshme. Sipas studimit të Laura Doyle, 432 gra e përmendin dashurinë si burimin kryesor të lumturisë në martesën e tyre.

    Dashuria manifestohet përmes gjesteve të vogla: një përqafim i papritur, një fjalë e ngrohtë, një ndihmë në momentin e duhur. Një rol të madh luan edhe njohja e “gjuhës së dashurisë” së partnerit – mënyra se si ai preferon të japë dhe të marrë dashuri: përmes fjalëve, kohës së përbashkët, veprimeve, dhuratave apo kontaktit fizik.

    Mbështetje emocionale dhe lidhje e thellë

    414 gra përmendin ndjesinë e lidhjes dhe pranisë së partnerit si themel të një marrëdhënieje të qëndrueshme. Një partner mbështetës është ai që dëgjon, kupton dhe e pranon tjetrin pa gjykim.

    Studimi thekson rëndësinë e humorit dhe të vogla “ngacmimeve të dashura”, të cilat rrisin ndjenjën e afërsisë. Gjithashtu, një praktikë e dobishme është ajo që quhet “kontroll emocional javor”, ku çifti ndan në mënyrë të sinqertë si është ndier gjatë javës.

    Siguri emocionale dhe ndjenjë barazie

    Siguria në një martesë nuk nënkupton vetëm mbrojtje fizike, por mbi të gjitha siguri emocionale. Kur dikush ndihet i lirë të shprehë mendimet dhe ndjenjat pa frikë nga gjykimi apo refuzimi, krijohet një marrëdhënie e shëndetshme dhe e qëndrueshme.

    Sipas Annual Review of Psychology, çiftet që ndajnë pushtetin në vendimmarrje, që nuk e përdorin cenueshmërinë e partnerit si armë dhe që qëndrojnë transparentë, ndërtojnë një mjedis të sigurt ku dashuria mund të lulëzojë.

    Historia e përbashkët dhe kujtimet që ndërtojnë identitetin e çiftit

    Çiftet më të lumtura nuk janë vetëm bashkë,  ata ndërtojnë një histori të përbashkët. Nga një shaka private, te përballimi i sfidave apo krijimi i ritualeve personale (si një darkë e përjavshme apo një udhëtim vjetor), këto momente krijojnë një ndjenjë të fortë përkatësie.

    Sipas Doyle, kjo “histori marrëdhënieje” është si një album i gjallë emocional që forcon identitetin e çiftit dhe jep kuptim për të shkuarën, të tashmen dhe të ardhmen.

    Konkluzioni

    Martesat e lumtura nuk janë rezultat i fatit apo rastësisë. Ato ndërtohen me dashuri të përditshme, mbështetje të sinqertë, siguri emocionale dhe kujtime që i japin marrëdhënies kuptim. Çdo çift ka potencialin të krijojë këtë lloj lidhjeje – mjafton të kujdeset për këta katër përbërës jetësorë.

  • Brad Pitt flet ‘pa doreza’ për s*ksualitetin e tij: Nuk kam pasur kurrë përvojë me burra

    Brad Pitt flet ‘pa doreza’ për s*ksualitetin e tij: Nuk kam pasur kurrë përvojë me burra

    Në një rrëfim të rrallë dhe plot humor, aktori hollywoodian Brad Pitt ka folur hapur për jetën e tij private dhe marrëdhëniet, duke hedhur dritë mbi një temë që ka qenë shpesh objekt spekulimesh: seksualitetin e tij.

    I ftuar në podkastin “Armchair Expert” të aktorit Dax Shepard, 61-vjeçari u pyet nëse kishte pasur ndonjëherë një përvojë homoseksuale. Me një buzëqeshje dhe sinqeritet, Pitt u përgjigj:
    “Ndoshta e kam humbur atë dritare. Por nëse do ta kisha pasur, definitivisht nuk do të kisha qenë ti. Mund të kishe qenë i 14-ti ose i 15-ti.

    Edhe Shepard iu përgjigj me të njëjtin ton shakatar:
    “Nuk dua të mburrem për këtë, por do të ishte mirë të filloja me diçka më të thjeshtë. Rekomandoj përvojat për fillestarët së pari.”

    Pitt, i njohur për karrierën e tij të suksesshme në kinema dhe jetën sentimentale gjithmonë në qendër të medias, ka qenë i martuar më parë me dy nga aktoret më të famshme të Hollywood-it: Jennifer Aniston dhe Angelina Jolie. Ai ka pasur gjithashtu lidhje me Gwyneth Paltrow dhe Juliette Lewis.

    Aktualisht, aktori është në një marrëdhënie me Ines de Ramon, ish-bashkëshortja e aktorit Paul Wesley. Çifti ka qenë së bashku që nga fundi i vitit 2022 dhe janë parë shpesh në evente publike. Debutimi i tyre i parë zyrtar në tapetin e kuq ndodhi në Festivalin e Filmit në Venecia në shtator 2024, gjatë premierës së filmit Wolfs.

    Duke komentuar për praninë e tyre të përbashkët në evente të tilla, Pitt mohoi se ajo ishte pjesë e ndonjë strategjie marketingu:
    “Jo, njeri, nuk është aq e llogaritur. Nëse do të jetonit me atë lloj llogaritjeje gjatë gjithë kohës… Zot, sa shteruese do të ishte kjo? Jeta thjesht evoluon. Marrëdhëniet evoluojnë.”

    Kjo është lidhja e parë serioze për aktorin që prej përfundimit të divorcit të bujshëm me Angelina Jolie në dhjetor 2024. Procesi i gjatë ligjor, që filloi në vitin 2016 dhe përfundoi vetëm pas pesë vitesh, u zvarrit për shkak të çështjeve të kujdestarisë për gjashtë fëmijët e tyre dhe mosmarrëveshjeve mbi pronësinë e një vreshtarie luksoze në Francë.

  • E dhimbshme/ Gjendet e paj*të 56-vjeçarja shqiptare, nënë e 3 fëmijëve

    E dhimbshme/ Gjendet e paj*të 56-vjeçarja shqiptare, nënë e 3 fëmijëve

    Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të mërkurë në Greqi, ku një 56-vjeçare me origjinë shqiptare është gjetur pa shenja jete.

    Sipas mediave greke , ngjarja ka ndodhur në Chania, në ishullin e Kretës. Trupi i viktimës është gjetur nga vëllai i saj, ndërsa shkaqet e vdekjes mbeten ende të paqarta.

    Paraprakisht dyshohet se gruaja është vetëvarur, por autoritetet greke nuk kanë konfirmuar ende versionin përfundimtar. Viktima ishte nënë e tre fëmijëve.

  • Nusja dhe vjehrra nga Korça shkojnë në Gjermani, por ngelin shtatzëna, tr*nditen kur zbulojne babain

    Nusja dhe vjehrra nga Korça shkojnë në Gjermani, por ngelin shtatzëna, tr*nditen kur zbulojne babain

    Kohët e fundit kërkesat për azil në vendet e bashkimit evropian kanë qenë të shumta. Po ashtu një nuse e re ka shkuar në Gjermani bashkë me vjehrrën e saj për të kërkuar azil.

    Gazetraja e “Aldo Morning Show” tha se sipas informacioneve të saj nusja dhe vjehrra kanë ngelur shtatzënë vetëm për të marrë dokumentat. “

    Nuse-vjehrrë kanë ikur në Gjermani për azil por për tu pajisur me dokumenta kanë ngelur shtatzënë të dyja. Vjehrra është në një moshë të re rreth 38 vjeç,

    është martuar shumë herët dhe ka martuar edhe djalin shumë shpejt. Nusja ka ngelur shtatzënë me burrin, ndërsa vjehrra me njërin atje”, raportoi gazetarja.

  • Luiz Ejlli operohet, dhe largohet i vetëm si në mëshirë të fatit Cfarë po ndodh mes Kiares dhe Luizit ? Plasin komentet negative (VIDEO)

    Luiz Ejlli operohet, dhe largohet i vetëm si në mëshirë të fatit Cfarë po ndodh mes Kiares dhe Luizit ? Plasin komentet negative (VIDEO)

    Pas ndërhyrjes kirurgjikale në këmbë që Luiz Ejlli kreu së fundmi, fansat kanë vënë re një detaj që po bën shumë zhurmë në rrjet: mungesën e Kiarës në çdo moment publik të këtij episodi shëndetësor.

    Luizi, si gjithmonë me humorin e tij karakteristik, ndau me ndjekësit një postim ku shkruante: “Gjatë operimit s’kisha dhimbje, por kur ndalova tek recepsioni për faturën, aty më filluan krizat”. Por, ajo që mungonte nuk ishte vetëm një koment i Kiarës, por edhe prania e saj fizike në spital.

    Fansat kanë vërejtur se Kiara Tito nuk është parë askund pranë Luizit gjatë ditëve të tij të rikuperimit. Ajo nuk ka postuar asnjë reagim, as ndonjë foto bashkë me të nga spitali, asnjë mesazh publik mbështetës – një veprim i pazakontë për një çift që zakonisht ndan çdo hap në rrjet.

    Madje, në të njëjtën kohë kur Luizi ndodhej nën kujdes mjekësor, Kiara zgjodhi të publikonte në Instagram një video promovuese të shtëpisë së re që ka ndërtuar me Luizin, duke ftuar ndjekësit të shihnin arredimin modern dhe të japin opinionet e tyre. Ky postim, për shumë fansa, është interpretuar si një shenjë e ftohjes së raportit ose si mungesë e ndjeshmërisë në një moment të vështirë për partnerin.

    Komentet nuk kanë munguar në rrjet:

    Pse Kiara nuk është me Luizin?

    A është gjithçka në rregull mes tyre?”,

    “Po promovon shtëpinë ndërkohë që ai është në spital?”

    Deri tani, asnjëri prej tyre nuk ka dhënë një reagim zyrtar, por fansat po presin sqarime. A është kjo thjesht një rastësi… apo po ndodh diçka më shumë pas dyerve të mbyllura?

  • Trump vjen në Shqipëri? Rama jep LAJMIN E MADH: Për herë të parë Shqipëria…

    Trump vjen në Shqipëri? Rama jep LAJMIN E MADH: Për herë të parë Shqipëria…

    Samiti i NATO-s do të mbahet në vitin 2027 në Tiranë. Lajmin e ka ndarë  kryeministri Edi Rama, sipas të cilit ky vendim u mor në mënyrë unanime në samitin e 24-25 qershorit në Hagë.

    “Hagë, Samiti i NATO-s vendosi unanimisht organizimin e tij në Tiranë në 2027”, shkruan Rama.

    Tirana u zyrtarizua si organizatore e nivelit më të lartë të takimit të liderëve të vendeve anëtare të NATOS, në Samitin e Hagës në Holandë, ku delegacioni shqiptar u kryesua nga kryeministri Edi Rama.

    Samiti i NATOS pritet të sjellë në Shqipëri, liderët e vendeve më të fuqishme të botës, mes të cilëve edhe presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump.

  • Pas akuzave publike, Fero dhe Arbenita përballen ligjërisht

    Pas akuzave publike, Fero dhe Arbenita përballen ligjërisht

    Reperi Fero dhe ish-bashkëshortja e tij, Arbenita Ismajli, janë përballur sot në Gjykatë për një seancë që ka tërhequr vëmendje të madhe publike.

    Sipas burimeve të Klan Kosova, seanca është zhvilluar me dyer të mbyllura, ndërsa mbrojtja e artistit nuk ka pranuar të japë asnjë deklaratë për mediat, duke mos zbuluar detaje mbi natyrën e seancës.

    Ky zhvillim vjen pas muajsh tensioni mes ish-çiftit, të cilët prej kohësh janë në mosmarrëveshje për kujdestarinë e vajzës së tyre. Fero ka shprehur publikisht zhgënjimin e tij, duke e akuzuar Arbenitën për shkelje të përsëritura të marrëveshjes për kujdestarinë, dhe për faktin se shpesh kalojnë muaj pa e takuar të bijën.

  • Detektiv privat për të zbuluar tr*dhtinë e bashkëshortit. E quajten të çm*ndur por ajo që zbulon i lë pa fjalë

    Detektiv privat për të zbuluar tr*dhtinë e bashkëshortit. E quajten të çm*ndur por ajo që zbulon i lë pa fjalë

    Detektivi privat është një profesion i lirë që ushtrohet që nga viti 2015 në Shqipëri. Në këtë vit u licencua për herë të parë nga shteti, Instituti i Detektivit Privat, i vetmi që formon dhe licencon investigues.

    Deri më tani numërohen rreth 40 “Sherlok Holmes shqiptarë”.

    Detektivi privat lindi si profesion për herë të parë në Francë në vitin 1833. Me ndryshimet e para një viti në Shqipëri në Kodin e Procedurës Penale dhe Civile u jepet e drejta palëve të paraqesin në gjyq prova të mbledhura edhe nga detektivë privatë.

    Një investigues heton që nga tradhtia bashkëshortore e deri tek mashtrime financiare, vjedhje teknologjie, aksidente rrugore, vrasje të pazbuluara, zhdukje të personave e të tjerë.

    Më poshtë do të lexoni historinë e një 28-vjeçareje nga Tirana që punësoi një detektiv privat për të provuar dyshimet e saj se partneri e tradhtonte.

    Ajo kishte 6 vjet që bashkëjetonte me njeriun që donte. Lindën një fëmijë dhe fill pas kësaj gjërat ndryshuan.

    “Tri vitet e fundit filloi ta mbante telefonin në xhep, nuk e lëshonte kurrë nga dora. Nisi të punonte më gjatë. Vinte në 12, apo 2 të natës, ndërkohë që në mëngjes duhet të ikte në punë dhe prap rrinte deri në 5 të mëngjesit në internet. U çova natën të kontrolloja telefonin dhe shoh biseda me persona të panjohur dhe me profile fals. Kur u kthye nga puna e ballafaqova dhe nuk i pranoi. Mohonte çdo gjë. E mendoja një person të pastër, nuk e mendoja që të arrinte në këtë pikë që të fliste kaq banalitete, kaq perversitete në ato biseda. Një imagjinatë e shfrenuar”, rrëfen 28-vjeçarja

    Prindërit e bashkëjetuesit jo vetëm që nuk e besonin, por e quanin të çmendur 28-vjeçaren.

    “Më gënjente aq shumë, saqë edhe unë vete nisja të besoja ndonjëherë që e kisha gabim. Vjehrri, vjehrra më akuzonin që isha çmendur dhe se do të më merrnin vajzën. Ky ishte kulmi i të gjithave dhe nuk më interesonte më. Më interesonte vetëm vajza”, kujton ajo.

    Ishte e vendosur t’u provonte të gjithëve që kishte të drejtë, ndaj nisi kërkimet për një detektiv privat.