Aktori i famshëm turk, Burak Özçivit, i njohur për rolin e tij si Osmani në serialin “Kuruluş: Osman”, po kalon disa ditë pushimesh në Vlorë, Shqipëri.
Në një intervistë ekskluzive që ka dhënë për mediat shqiptare, Buraku është shprehur i mahnitur nga mikpritja dhe dashuria e shqiptarëve:
“Kam mbetur shumë i habitur… Shumë njerëz më afrohen dhe më thonë ‘je idhulli ynë’, veçanërisht për rolin tim si Osmani. Nuk e prisja këtë ndjeshmëri kaq të madhe. Ndihem si në shtëpinë time këtu.”
Aktori ka vizituar disa pika turistike në jug të vendit dhe është parë duke bërë foto me fansa në bregdetin e Vlorës. Ai gjithashtu shtoi se:
“Shqipëria është një perlë që duhet zbuluar. Do të kthehem përsëri, sepse këtu kam gjetur një paqe dhe dashuri që rrallë e gjen gjetkë.”
Buraku ndodhet në Shqipëri për pushime private, por prania e tij ka ngjallur reagime të shumta në rrjete sociale. Fansat shqiptarë mezi presin ta shohin sërish në ekran me projekte të reja.
Një konflikt i ashpër verbal ka shpërthyer mes deputetit demokrat Dashnor Sula dhe medias së ish-kryeministrit Sali Berisha, duke përfshirë akuzat personale dhe kujtime tragjike nga e kaluara. Shkak për përplasjen u bë një lajm i shpërndarë nga media pranë Berishës, ku pretendohej se djali i deputetit Sula kishte bërë fushatë për kandidaten socialiste Sara Milan në qarkun e Elbasanit.
Sula, i cili është deputet i Partisë Demokratike, ka reaguar menjëherë duke i cilësuar këto pretendime si gënjeshtra të qëllimshme dhe pjesë e një fushate shpifjesh. Ai nuk kurseu as drejtuesit e kësaj mediaje, duke përmendur me emër gazetarin Çim Peka – të cilin e cilësoi si “kuzhinierin kryesor” të propagandës familjare të Berishës.
Në një deklaratë për Euronews Albania, Sula u shpreh: “Një media jepte që djali im ka shoqëruar Sara Milan, gjë që është absolutisht e pavërtetë. Përgjigja që i dhashë një personi ishte: Të paktën djali im nuk i ka lyer duart me gjakun e shoqes së vet deri më sot dhe uroj që sa të jetë gjallë të mos i lyejë duart me gjakun e ndonjë shoqeje. Ndërsa te ju ka njerëz që i kanë duart me gjakun e shoqes dhe sot dalin e bëjnë politikë. I dimë shumë gjëra edhe ne.”
Këto fjalë janë interpretuar gjerësisht si një referencë e drejtpërdrejtë ndaj një ngjarjeje të rëndë nga e kaluara e gazetarit Çim Peka. Rreth një dekadë më parë, Peka u përfshi në një aksident automobilistik tragjik, në të cilin humbi jetën një vajzë e re që ndodhej në makinën e tij. Ngjarja në atë kohë bëri bujë në media, jo vetëm për rrethanat dramatike, por edhe për heshtjen që e pasoi dhe mungesën e një hetimi të thelluar publik. U raportua se Çim Peka i mbijetoi aksidentit për mrekulli, ndërsa viktima mbeti në harresë institucionale, pa ndonjë përgjegjësi ligjore të artikuluar qartë në publik.
Deklarata e Sulës përbën ndoshta herën e parë që kjo ngjarje e vjetër sillet në vëmendjen publike në mënyrë kaq të drejtpërdrejtë nga një politikan aktiv. Ajo vjen në një kohë tensionesh të brendshme në Partinë Demokratike, ku fraksione të ndryshme akuzojnë njëra-tjetrën për bashkëpunim me qeverinë apo për tradhti ideologjike.
Reagimi i deputetit Sula tregon gjithashtu zhgënjimin e thellë të shumë demokratëve ndaj asaj që e konsiderojnë si përdorim të medias për linçime politike, përfshirë edhe familjarët e kundërshtarëve. Ai la të kuptohet se, nëse fushata e shpifjeve vazhdon, është i gatshëm të zbulojë edhe më shumë të vërteta të pakëndshme për figurat publike që fshihen pas sulmeve.
Për momentin, Çim Peka nuk ka reaguar ndaj akuzave të rënda të Dashnor Sulës, por situata pritet të thellohet nëse palët vijojnë përplasjen publike. Kjo përballje, e cila përfshin edhe elementë të së kaluarës së errët, pritet të trazojë ujërat brenda kampit opozitar, duke e zhvendosur vëmendjen nga debati politik në një betejë personale dhe morale mes protagonistëve.
I ftuar në emisionin “Weekend” në Klan Kosova, këngëtari i njohur Meda ka folur me sinqeritet për jetën e tij personale dhe për ndikimin që kanë pasur spekulimet e pavërteta në familjen e tij. I pyetur për mesazhin më të keq që ka lexuar ndonjëherë për veten, Meda rrëfeu një moment që e ka lënduar thellë:
“Njëherë ishte shkruar që jam ndarë nga Lulja, që i kam ikur dhe ajo më ka marrë fëmijët. Në atë kohë, fëmijët e mi dinin të lexonin, dhe në mbrëmje më pyesin: ‘Babi, a je ndarë me mamin?’”
Këngëtari tregoi se e kishte përjetuar rëndë këtë situatë, jo për shkak të lajmit të rremë në vetvete, por për shkak të shqetësimit të fëmijëve të tij, të cilët nuk arrinin të kuptonin se ku mbaron realiteti dhe ku fillon lajmi i pavërtetë.
Megjithatë, Meda theksoi se asnjë thashethem nuk ka ndikuar realisht në jetën familjare:
“Jo, nuk ka ndikuar. Ne kemi qenë gjithmonë bashkë dhe të fortë si familje.”
Ministri i Jashtëm i Iranit, Seyed Abbas Araghchi, tha se do të udhëtojë drejt Moskës të dielën për t’u takuar me presidentin rus Vladimir Putin.
Sipas agjencisë Reuters, Araghchi deklaroi se synon të zhvillojë takimin me Putinin ditën e hënë.
Ai akuzoi SHBA-në se nuk ka asnjë respekt për të drejtën ndërkombëtare dhe se ka kaluar një “vijë të kuqe shumë të madhe” duke sulmuar objektet bërthamore të Iranit. “Ata kuptojnë vetëm gjuhën e kërcënimit dhe forcës”, u shpreh Araghchi.
Deklaratat e tij vijnë ndërkohë që Kremlini ka bërë të ditur se nuk ka plane për një bisedë mes presidentit rus Vladimir Putin dhe presidentit amerikan Donald Trump pas sulmeve.
Duke folur gjatë një vizite në Turqi, Araghchi tha se Teherani i mban të hapura të gjitha opsionet për të mbrojtur “sigurinë, interesat dhe popullin” e vet. Ai shtoi se forcat e armatosura të Iranit janë në gjendje të plotë gatishmërie.
Në dosjen e SPAK-ut për pastrimin e parave dhe korrupsionin e Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit, një rol të rëndësishëm ka Fatime Kryemadhi, mamaja e Monika Kryemadhit, e cila dikur shiste qepë në Qytetin Studenti. Sipas dosjes, Meta dhe Monika kanë përdorur sistematikisht Fatime Kryemadhin për të futur në xhep paratë e aferave, për të fshehur pasuri dhe pastruar para. Sipas dosjes, Fatime Kryemadhi paraqitej me çanta me para cash në bankat e nivelit të dytë, para që më pas tërhiqeshin nga Monika Kryemadhi si të ishin të ligjshme.
Monika Kryemadhi mblidhte paratë e korrupsionit me pasuritë dhe paratë publike. Këto para i çonte cash te mamaja e saj Fatime Kryemadhi. Më pas, zonja Fatime i fuste në sistemin bankar pa asnjë dokument justifikues. Sipas dosjes së SPAK, në periudhën shkurt-dhjetor 2009, Fatime Kryemadhi ka hedhur cash në llogaritë e Monika Kryemadhit 138 mijë euro, shumë kjo që nuk është deklaruar nga Monika pasi nuk kishte se si t’a justifikonte.
Në vitin 2010, Fatime Kryemadhi ka futur qindra mijëra euro cash në sistemin bankar, për të mbuluar blerjen e pasurive të paluajtshme nga Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi.
Në vitet në vijim kjo skemë pastrimi parash është intensifikuar. Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi mbushnin çantat me para korrupsioni, ia jepnin Fatimes dhe kjo e fundit i fuste në banka, të cilat nuk guxonin të raportonin në institucionet përkatëse. Gjithashtu, Monika Kryemadhi dhe vajza e saj rezulton se përdornin kartën e kreditit të Fatime Kryemadhit për shpenzime të ndryshme jashtë vendit, blerje, hotele etj.
Gjatë viteve 2020-2022, Meta dhe Kryemadhi kanë fshehur edhe 100 mijë euro në një llogari dyemërore të vajzës Bora Metaj dhe gjyshes së saj Fatime Kryemadhi.
Hetimet e SPAK-ut kanë provuar një akademi korrupsioni të ngritur nga Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi.
Përdorën vdekjen e burrit të Fatimes për të pastruar para
Vjehrra e Ilir Metës, Fatime Kryemadhi ka përdorur dhe shfrytëzuar edhe vdekjen e bashkëshortit të saj, për të mbuluar pastrimin e parave të pista dhe justifikuar blerjen e një apartamenti në ish Bllok. Zonja Fatime, e cila shërbente si arkë apo bankomat i çiftit Meta-Kryemadhi, ka deklaruar se njerëzit i kishin hedhur 100 milionë lekë në ngushëllimin për humbjen e bashkëshortit.
“Nga të ardhurat e qirasë dhe nga të ardhurat nga puna e saj, Fatimja kishte blerë edhe një apartament 1+1 në vendin e quajtur Dolce Vita në Durrës. Këtë apartament më vonë e kishte shitur, por nuk mbante mend as çmimin e blerjes dhe as atë të shitjes. Në lidhje me apartamentet që ajo kishte blerë nga kompania Bjorn shpk, Fatimja deklaron se i kishte blerë këto apartamente me paratë që njerëzit i kishin hedhur për ngushëllim kur i vdiq bashkëshorti. Fatime Kryemadhi deklaron nuk mbante mend se sa lekë i kishte blerë apartamentet por mbante mend se likujdimin e kishte bërë nëpërmjet bankës. Fatime Kryemadhi deklaron se nga paratë që njerzit i kishin dhënë për ngushëllim ishin mbledhur rreth 100 milionë lekë të vjetra, dhe apartamentet që bleu me këto të ardhura i shkëmbeu më vonë me apartamentin ku banonte Lefteri Haxhiu, te pallati i Fratarit në ish Bllok, ku jetonte me Monikën. E pyetur se çfarë toke i kishte shitur shtetasit Gentjan Sula, për vlerën 246.000 USD, fakt ky i deklaruar në bankën ku kishte depozituar paratë, Fatime…“, thuhet në dosjen e SPAK-ut.
Sipas dosjes, Meta dhe Monika kanë përdorur Fatime Kryemadhin për të fshehur pasuri dhe pastruar para.
Konkretisht, Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi, gjatë viteve 2009-2010, kanë blerë një apartment dublex në ish Bllok me vlerë 645 mijë euro, kamufluar me një kredi 335 mijë euro.
Fillimisht, Fatime Kryemadhi ka derdhur cash në bankë 310 mijë euro dhe më pas ka shlyer kredinë 335 mijë euro po me para cash. Shuma 645 mijë euro besohet se janë para korrupsioni të Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit.
Për peridhën 2009-2010, nga ana e personave nën hetim, I. M., M. K. dhe F. K., është blerë, një apartament dublex me vendndodhje në zonën e njohur si “ish bllok”, i deklaruar si i finacuar me kredi bankare. Nga hetimi ka rezultuar se shuma prej 310,000 Euro që kanë shërbyer për blerjen e katit të parë të dublex, janë derdhur Cash në sistemin bankar nga F. K., dhe shuma 335,000 Euro e marrë kredi nga F. K., është shlyer gjithashtu me para të depozituara në bankë të nivelit të dytë në Republikën e Shqipërisë, në Mars-Nëntor 2010. Këto para dyshohet se kanë origjinën nga aktiviteti i paligjshëm i shtetasve I.M. dhe M.K. si dhe kredia bankare është përdorur si mbulesë dhe mënyrë për të futur në sistemin bankar shuma të konsiderueshme monetare“, thuhet në njoftimin e SPAK-ut.
Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi kanë përdorur Fatime Kryemadhin edhe për të mbuluar shpenzimet për shërbime estetike, duke paguar në një rast 100 mijë euro nga llogaria e saj.
“Nga hetimi ka rezultuar se shtetasit I.M. dhe M.K. nuk kanë deklaruar shpenzimet mjekësore të kryera gjatë periudhës 2013-2019, në vlerën totale prej 106.125 Euro. Nga këto shpenzime, 86.891 Euro janë paguar në cash. Hetimet kanë zbuluar se në deklaratën e Interesave Private Vjetore për vitin 2019, të dorëzuar në ILDKPKI më 29 Maj 2020, këta subjekte nuk kanë deklaruar shpenzimet shëndetësore në vlerën prej 9.000 Euro të kryera në një klinikë private jashtë vendit si dhe dhe shumën 100.000 Euro në llogarinë bankare dy emërore, të cilat i përkasin E.M. dhe F. K. Subjektet I.M. dhe M. K. dyshohet se kanë konsumuar veprën penale “Refuzimit për deklarim, mosdeklarimi, fshehja dhe deklarimi i rrëmë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë” parashikuar nga neni 275/a të Kodit Penal”.
Fatime Kryemadhi: SPAK të mos merret me mua se jam e vjetër
Nëna e Monika Kryemadhit, Fatime Kryemadhi, është paraqitur disa herë në SPAK. Pas daljes nga SPAK herët e fundit, Fatime Kryemadhi foli për gazetarët, ku tha se SPAK në vend të merret me personat që shesin tokat e shtetit merret me një plakë 80 vjeçe, e cila ka një shtëpi si gjithë të tjerët.
“Hetohem meqë jam person i paprekshëm unë se me personat e paprekshëm po hetohet.Për çfarë shpjegime të jap se kam shtëpinë time? Jam 80 vjeç, nuk kam të drejtë blej një shtëpi unë? Ju nuk keni shtëpi?Nuk merren me ata që shesin copa të shtetit, të popullit, dhe merren me mua një plakë.Çfarë deklarate të japë unë?”, tha ajo.
Olsi Bylyku ka ndarë me ndjekësit e tij në Instagram një moment të ëmbël nga plazhi, në të cilin shfaqet i buzëqeshur përkrah partneres se tij, gjatë një perëndimi të bukur dielli.
Por ajo që tërhoqi më shumë vëmendje se vetë imazhi, ishte përshkrimi ironik dhe humoristik që Olsi i kishte vendosur fotos:
Dhe me pas, ajo afrohet, me një qetësi olimpike, ashtu sikur po të rregullon pak jakën, dhe të thotë një fjali e cila të shpërthen trurin 2 orë më mbrapa: ‘shi sa bukur motra, me të dytin’…”
Ky moment u shkrep gjatë gender reveal te motrës së Olsit, e cila është në pritje te embel për herë të dytë.
Moscow has issued a furious response after U.S. airstrikes reportedly targeted Iran’s nuclear facilities, calling the attacks “irresponsible” and a blatant violation of international law.
In a scathing statement released by the Russian Foreign Ministry, officials condemned the strikes as a “gross breach” of the UN Charter and a direct attack on the sovereignty of a nation.
According to Reuters, Russia warned that the American military action dramatically increases the risk of a broader conflict in the Middle East. Kremlin sources labeled Washington’s move “an act of aggression” and urged an immediate end to hostilities.
“This reckless behavior threatens to destabilize the entire region,” the statement read. “All parties must return to political and diplomatic dialogue before it’s too late.”
Tensions are now at boiling point, with global leaders watching closely as fears of a wider war begin to take hold.
Rusia ka reaguar ashpër pas sulmeve të Shteteve të Bashkuara mbi centralet bërthamore të Iranit, duke i cilësuar ato si “të papërgjegjshme” dhe në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare, shkruan Gazeta Sinjali.
Në një deklaratë zyrtare të Ministrisë së Jashtme, Moska shprehet se sulmet “shkelin në mënyrë flagrante të drejtën ndërkombëtare, Kartën e OKB-së dhe rezolutat e Këshillit të Sigurimit”.
Sipas Reuters, Rusia ka paralajmëruar se veprimet ushtarake amerikane “rrisin ndjeshëm” rrezikun për përshkallëzimin e konfliktit në Lindjen e Mesme dhe e quajti vendimin e Uashingtonit “një agresion kundër një shteti sovran”.
Moska u bëri thirrje të gjitha palëve që të ndalojnë menjëherë sulmet dhe të kthehen në rrugën e dialogut politik dhe diplomatik për të shmangur një krizë më të thellë në rajon.
Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë njoftoi një sërë arrestimesh dhe procedimesh pas një nate të ngarkuar me ngjarje në kryeqytet.
🔹 Incidenti kryesor ndodhi rreth orës 03:50 të datës 21 qershor, kur Forcat “Shqiponja” ndaluan për kontroll një automjet të drejtuar nga E. P., 23 vjeç, i dyshuar se ishte në gjendje të dehur. Ai rezultoi pozitiv me 0.48 mg/l alkool në testin e parë, por refuzoi ta përsëriste testin, siç kërkohet nga procedurat.
Në vendngjarje mbërriti motra e tij, A. P., 30 vjeçe nga Prishtina, e cila kundërshtoi me dhunë oficerët e policisë. Ajo gjithashtu rezultoi në gjendje të dehur (0.38 mg/l) dhe u shoqërua në Komisariat, ku më pas theu xhamin e dritares. Ajo u arrestua për “Kundërshtim me dhunë të punonjësit të policisë”, “Shkatërrim prone” dhe “Drejtim të parregullt të automjetit”.
Policia thekson se pretendimet në rrjetet sociale për dhunë ndaj 30-vjeçares janë të pavërteta dhe se veprimet e efektivëve kanë qenë në përputhje me ligjin.
Baba Vanga, mistikja e njohur bullgare që ndërroi jetë në vitin 1996, vazhdon të përmendet për parashikimet e saj të errëta që po marrin jetë në realitet edhe dekada pas vdekjes.
Me emrin e saj të plotë Vangeliya Pandeva Gushterova, ajo ka qenë prej kohësh figurë enigmatike për ndjekësit e teorive të profecive, të cilët shohin në deklaratat e saj një lloj udhërrëfyesi për ngjarjet botërore.
Në qendër të vëmendjes tani është një nga parashikimet e saj më të debatuara: “Sapo të bjerë Siria, prisni një luftë të madhe midis Perëndimit dhe Lindjes. Në pranverë, do të fillojë një luftë në Lindje dhe do të ketë një Luftë të Tretë Botërore.”
Ky paralajmërim është rikthyer në diskutime ndërsa tensionet mes Iranit dhe Izraelit janë përshkallëzuar ndjeshëm, me përfshirje gjithnjë e më të dukshme të fuqive të mëdha.
Pavarësisht skepticizmit që rrethon figura të tilla, disa nga ndjekësit e saj theksojnë se disa nga parashikimet e Vangës janë përmbushur me saktësi shqetësuese.
Si shembull, ata përmendin tërmetin shkatërrues që goditi Azinë Juglindore së fundmi, ngjarje që ajo thuhet ta ketë përmendur në një nga deklaratat e saj vite më parë. Sipas raporteve zyrtare, ky tërmet mori jetën e rreth 2.700 personave dhe la pas pasoja të mëdha humanitare.
Baba Vanga ishte verbuar që në fëmijërinë e hershme dhe pretendonte se aftësitë e saj profetike i kishte fituar pas një stuhie të fuqishme, gjatë së cilës ajo kaloi disa ditë e zhdukur dhe më pas u gjet në gjendje të rëndë.
Ajo jetoi pjesën më të madhe të jetës së saj në fshatin malor Rupite të Bullgarisë, ku u vizitua nga mijëra njerëz, përfshirë politikanë dhe liderë të kohës.