Author: Editorial

  • 🔴 TRONDITJE në skenën politike shqiptare: Erion Veliaj përballet me 9 akuza të rënda! Korruptim, pastrim parash dhe futje telefoni në burg!

    🔴 TRONDITJE në skenën politike shqiptare: Erion Veliaj përballet me 9 akuza të rënda! Korruptim, pastrim parash dhe futje telefoni në burg!

    Në një zhvillim që ka shkaktuar valë tronditjeje në opinionin publik, agjentët e BKH kanë vizituar në qeli Erion Veliajn për t’i komunikuar katër akuza zyrtare, që përfshijnë:

    Korrupsion në 9 raste të ndryshme Pastrim parash 💸 Fshehje pasurie Futje e paligjshme e një telefoni në burg 📱

    👉 Më tronditëse? Dyshohet se Veliaj përdori telefonin ndërsa shoqërohej për në gjykatë! Për këtë skandal, nën akuzë është vendosur edhe një efektiv policie!

    🔍 Dosja zyrtare do të dorëzohet në gjykatë më 24 shtator dhe pritet të përmbajë edhe emra të tjerë të fuqishëm, përfshirë:

    – 6 biznesmenë të njohur

    – Bashkëshortja e Veliajt, Ajola Xoxa, e cila hyri dhe doli nga SPAK në heshtje

    – Biznesmeni Mirton Lika, për fshehje pasurie

    🔥 A është kjo shkëndija që do tronditë themelet e politikës shqiptare?

  • E rende ne vend! Babai perplas aksidentalisht vajzen e tij, 4 vjecarja vdes ne spital

    E rende ne vend! Babai perplas aksidentalisht vajzen e tij, 4 vjecarja vdes ne spital

    Aksident i rëndë ka ndodhur në Qerekë të Krujës.

    Krujë/Informacion paraprak.

    Me datë 23.07.2025, në zonën e Qerekës, automjeti me drejtues shtetasin A. S., dyshohet se në ambientet e biznesit të tij,

    aksidentalisht ka përplasur vajzën e tij të mitur, rreth 4 vjeçe, e cila ka ndërruar jetë në spital.

    Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit dhe dokumentimin e plotë të rastit.

  • Veliaj” zhvillim të papritur/ SPAK i komunikon akuzën deputetes tjetër të PS, edhe…

    Veliaj” zhvillim të papritur/ SPAK i komunikon akuzën deputetes tjetër të PS, edhe…

    Hetimet e SPAK ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, kanë sjellë zhvillime të reja.

    Përveç Veliajt, Prokuroria e Posaçme ka marrë të pandehur edhe 30 persona të tjerë, përfshirë individë dhe shoqëri fizike.

    Mes të pandehurve është edhe deputetja e Partisë Socialiste, Klotilda Bushka, e cila akuzohet për veprime që pengojnë zbardhjen e së vërtetës gjatë hetimeve.

    Ndër të pandehurit figurojnë gjithashtu Adela Kondakçiu, Flutur Xhani si dhe Valmir Xoxa, i cili është daja i Ajola Xoxes, bashkëshortes së kryebashkiakut Erion Veliajt.

  • Tërmeti 5.1 tr*ndit vendin fqinj, banoret te tm*rruar

    Tërmeti 5.1 tr*ndit vendin fqinj, banoret te tm*rruar

    Tërmet me magnitudë 5.1 ballë godet zonën detare mes Kretës dhe Antikithirës – Ndihen lëkundje në disa qytete

    Një tërmet me magnitudë 5.1 të shkallës Rihter është regjistruar mesditën e së mërkurës në zonën detare midis ishullit të Kretës dhe Antikithirës, duke shkaktuar shqetësim mes banorëve të zonave përreth.

    Sipas të dhënave zyrtare të publikuara nga Instituti Gjeodinamik i Athinës, lëkundjet sizmike janë regjistruar në orën 16:26 të pasdites (me orën lokale). Epiqendra e tërmetit ndodhej rreth 21 kilometra në juglindje të ishullit Antikithira, ndërsa thellësia fokale e tij ishte 58.6 kilometra. Kjo thellësi e konsiderueshme ka ndikuar që tërmeti të ndihet në një sipërfaqe më të gjerë, por me intensitet më të moderuar në sipërfaqe.

    Lëkundjet janë ndjerë në disa rajone të ishullit të Kretës, veçanërisht në qytetet Hania dhe Heraklio, ku banorët raportuan një dridhje të lehtë por të zgjatur, e cila ka zgjatur disa sekonda. Deri tani nuk raportohet për dëme materiale apo të lënduar, megjithatë autoritetet lokale janë vënë në gatishmëri dhe po monitorojnë situatën në bashkëpunim me shërbimet emergjente dhe njësitë sizmologjike.

    Ekspertët grekë theksojnë se tërmeti ka ndodhur në një zonë të njohur për aktivitet sizmik, e cila është pjesë e kufirit tektonik midis pllakës afrikane dhe asaj euroaziatike – një rajon i njohur për tërmete të shpeshta por kryesisht të thella dhe pa pasoja të mëdha.

    Banorët në zonat ku lëkundjet janë ndjerë janë këshilluar të qëndrojnë të qetë dhe të ndjekin udhëzimet e mbrojtjes civile në rast të ndonjë lëkundjeje pasuese. Instituti Gjeodinamik vazhdon të analizojë të dhënat për të vlerësuar nëse do të ketë pasgoditje apo nëse ky tërmet ishte një ngjarje e izoluar.

    Greqia është një nga vendet më aktive nga pikëpamja sizmike në Evropë dhe tërmete të kësaj natyre janë relativisht të zakonshme, sidomos në zonat detare jugore të vendit.

  • 🧠 Shokuese në Itali: Fëmija 4-muajsh rezulton pozitiv për kokainë – Babai e rrëmben nga spitali dhe zhduket!

    🧠 Shokuese në Itali: Fëmija 4-muajsh rezulton pozitiv për kokainë – Babai e rrëmben nga spitali dhe zhduket!

    Një ngjarje që ka tronditur opinionin publik ka ndodhur në spitalin “Ruggi d’Aragona” në Salerno, Itali. Një foshnjë vetëm 4 muajshe u shtrua me urgjencë dhe analizat treguan se kishte kokainë në trup!

    ❗Por më e frikshmja ndodhi më pas: babai i saj hyri në repart, e mori vajzën pa autorizim dhe u largua me shpejtësi, duke zhdukur çdo gjurmë. Vajza ndodhej ende në trajtim kur ndodhi rrëmbimi!

    Policia italiane është vënë në ndjekje dhe ka ngritur pika kontrolli në zonën përreth. Prioriteti i tyre? Gjetja e foshnjës, e cila mund të jetë në rrezik jashtë çdo mbikëqyrjeje mjekësore.

    🧪 Fillimisht u mendua se droga mund të ishte transmetuar përmes gjirit, por përqendrimi i lartë i kokainës ngriti dyshime të forta për ekspozim të drejtpërdrejtë në një ambient të dyshimtë familjar.

    👉 Çfarë po ndodh në të vërtetë me këtë foshnjë? Kush është përgjegjës?

  • Foshnja e porsalindur humbi jetën/ Zbardhet dinamika e plotë, prindërit akuza mjekut: Na dërgoi në shtëpi…

    Foshnja e porsalindur humbi jetën/ Zbardhet dinamika e plotë, prindërit akuza mjekut: Na dërgoi në shtëpi…

    Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur ditën e djeshme në maternitetin “Koço Gliozheni”, ku një foshnje e porsalindur humbi jetën pak ditë pas lindjes.

    Prindërit e foshnjës kanë kallëzuar në polici mjekun Kastriot Dallaku, i cili ishte në detyrë gjatë ditës kritike për shtatzëninë, duke ngritur akuza për neglizhencë që solli si pasojë dhe humbjen e jetës së foshnjës.

    ŘSipas kallëzimit babai i foshnjës dhe bashkëshortja kishin ndjekur të gjitha kontrollet rutinë për shtatzëninë deri të enjten e kaluar. Të premten, gruaja kishte ndjerë se foshnja nuk po lëvizte si zakonisht dhe pas telefonatës me mjekun që kishte ndjekur shtatzëninë, iu rekomandua të paraqiteshin në spital për kontroll.

    Të shtunën, gjendja e nënës u përkeqësua dhe pas një temperature të lartë, çifti u kthye në spital. Aty u realizua menjëherë një lindje me operacion, brenda më pak se shtatë minutash. Foshnja lindi në gjendje të rënduar, u intubua dhe u dërgua në reanimacion. Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, e porsalindura ndërroi jetë të hënën si pasojë e insuficiencës multiorganore.

    Policia dhe prokuroria kanë nisur hetimet për të verifikuar përgjegjësitë konkrete dhe për të përcaktuar nëse ka pasur shkelje të protokolleve mjekësore gjatë trajtimit të rastit.

  • VIDEO/ “S*ks me politikanë dhe klientë VIP! Paguajnë dyfishin”- Rrëfimi i transgjinores, eskorta 20-vjeçare habit:

    VIDEO/ “S*ks me politikanë dhe klientë VIP! Paguajnë dyfishin”- Rrëfimi i transgjinores, eskorta 20-vjeçare habit:

    Rebeka, transgjinorja që ushtron profesionin e eskortës prej disa vitesh, në një rrëfim për “Panorama.al” ka treguar për jetën e saj, klientët VIP e politikanë, si edhe dëshirën për të kryer transformimin nga djalë në vajzë, një operacion që kushton mbi 20 mijë euro për heqjen e organit gjenital.

    Rebeka” ka rrëfyer se kryer marrëdhënie seksuale me shumë politikanë, duke shprehur se ata janë klientët më të rregullt dhe se kujdesen për mirëmbajtjen e saj.

    “Siç unë dua të ruaj privatësinë time, ata duan privatësinë e tyre. Por shkoj me shumë politikanë, paguajnë dyfishin e njerëzve normal, vetëm që të ruajnë privatësinë e tyre. Janë klientët e mi më të rregullt, kujdesen për mirëmbajtjen time”, deklaroi ajo në intervistën për Panorama.al.

    Rebeka tregoi se në mesin e klientëve të saj ka shumë klientë VIP, duke shtuar se “bëj sikur nuk i njoh”.

    “Ka shumë VIP-a, por mua nuk më intereson. Siç ata bëjnë punën e tyre, edhe unë bëj punën time, bëj sikur nuk i njoh. Ata mbarojnë qejfin e tyre, unë marr lekët e mia, mbaroj punën time, nuk i njoh dhe s’më njohin”, u shpreh ajo.

    E pyetur se “Sa vite mund të vazhdosh ta ushtrosh këtë profesion?”, Rebeka u përgjigj se kjo do të ndodhë kur të plotësohet fizikisht me çdo operacion.

    “Mendoj që në momentin kur do të plotësohem fizikisht me çdo operacion, mundësi financiare, atëherë jeta ime do të stopojë në këtë rrugë. Shoh vetëm tortura, sepse jeta ime në rrugë është torturë”, tha ajo.

    Teksa shtoi: “Jam shumë femërore, por kam nevojë për organin gjenital që ta ndryshoj. Varet se në çfarë shteti i bën, në Serbi shkon 10 mijë euro, por në Turqi shkon mbi 20 mijë euro. Pastaj është gjoksi, lazeri, botox që janë shpenzime. Një vajzë trans ka shumë shpenzime se një vajzë normale.”

    A ka çifte që duan seks në grup ose orgji? “Orgji patjetër që po, madje shpeshherë. Bëjnë pagesa të larta”.

  • Kush do të “shkundet” këtë herë? Rama takim me kabinetin në Dajt, çfarë pritet…

    Kush do të “shkundet” këtë herë? Rama takim me kabinetin në Dajt, çfarë pritet…

    Kreu i qeverisë, Edi Rama pritet që mesditën e së enjtes të rikthehet në rezidencën qeveritare në malin e Dajtit.

    Burime konfirmojnë se ditën e nesërme, rreth orës 13:00, kryeministri do të zhvillojë një mbledhje informale me anëtarët e kabinetit qeveritar.

    “Historia”‘ ka treguar që takimet e tilla, të udhëhequra nga kryeministri, zgjasin me orë të tëra. Deri më tani nuk dihen temat për të cilat kreu i qeverisë do t’u kërkojë “llogari” të vetëve, por këtë mandat të katërt Rama është zotuar që ta pozicionojë Shqipërinë krah vendeve të Bashkimit Europian dhe të plotësojë të gjitha standartet si vendet e tjera të europës.

    Rama ka nisur një “aksion” në rang vendor, ku pas dorëheqjeve të gjithë drejtorëve dhe kryetarëve të njësive bashkiake në të gjithë vendin, kërkoi që me urgjencë t’i jepet fund informalitetit dhe ndërtimeve pa leje, me qëllim për t’ia u dhënë këto hapësira publike qytetarëve.

  • Lajm i trishtë për fansat e ‘Osmanit’/  Aktori merr vendimin e papritur !

    Lajm i trishtë për fansat e ‘Osmanit’/ Aktori merr vendimin e papritur !

    Seriali “Osmani”, i cili transmetohet në Tv Klan, ka shënuar rekorde shikueshmërie në mbarë botën.

    Rrugëtimi i themeluesit të Perandorisë Osmane i cili nuk dorëzohet përpara asgjëje, ka bërë për vete zemrat e mijëra shikuesve, por tani, është momenti për një kapitull të ri percjell pp.hilsn.com.

    Protagonisti kryesor, Burak Özçivit, është përshëndetur për herë të fundit me fansat e serialit që e ndjekin prej 6 vjetësh duke nënkuptuar se tanimë ky kapitull është mbyllur.

    Pas një pasioni 6-vjeçar, dua të përshëndetem duke falënderuar shikuesit tanë ndaj atyre që përpiqen të krijojnë perceptime mbi mundin dhe përkushtimin tonë. Shpresoj të shihemi në histori të reja. Të përshëndetesh është një virtyt i madh”, shkruan aktori.

  • Cpo ndodh me Silvana Braçen, e larguar prej vitesh, dicka e madhe ka ndodhur ne jeten e saj

    Cpo ndodh me Silvana Braçen, e larguar prej vitesh, dicka e madhe ka ndodhur ne jeten e saj

    Silvana Braçe një nga figurat më të dashura të medias sonë, ndonëse nuk është më pjesë e medias ajo është ende shumë aktive. E kjo nuk ka se si të jetë ndryshe kur punën e bën me dashuri.

    Silvana tregon për suplementin e gazetës “Shekulli” detaje nga jeta e saj e përditshme, familja dhe puna.

    Ajo nuk ngurron të tregojë se kudo ku shkon udhëtimi më i bukur mbetet ai i vendit të saj, e ndërsa kthehet pas në kohë kujton me nostalgji kohën e kaluar në Televizionin Publik Shqiptar.

    Një nostalgji e ëmbël, një kohë e mbushur me pasion, përgjegjësi, emocion, një kohë që mban emrin rini dhe nga mund të vesh themelet për vitet që vijnë.

    Kjo më ka ndodhur mua”, kështu e përshkruan Silvana këtë kohë të jetuar aty.

    E për të shkuar tek koleksionimi i fustaneve të koncerteve të ndryshme, që Silvana e pranon që për to mund të harxhojë dhe shumë para.

    Cilat janë aktivitet e tanishme tuajat?

    Aktivitetet e mia janë kryesisht koncerte të formateve të ndryshme brenda dhe jashtë vendit.

    Gjithashtu një angazhim tjetër këto kohë ka qenë dhe prezantimi i eventeve të librit apo festave të ndryshme që nga shoqata e fondacione, apo institucione.

    Ndjehem e plotësuar në këtë larmishmëri por me pak kohë në dispozicion për të menduar një nisëm timen. Më ka rrëmbyer dashuria e njerëzve që unë s’mund ta refuzoj.

    Ju ka marrë malli për të qenë në televizion?

    Mua jo, por më duket, se publikun, po. Televizioni për mua s’ka qenë kurrë qëllim në vetvete, pra për t’u dukur, për të bërë famë, për të realizuar ambicie. Jo! Ai, televizioni, ka qenë punë që unë e kam trajtuar plot nder e respekt.

    Në të vërtetë, më duket, se kam shumë ç’të përcjell përmes ekranit dhe do të isha e dobishme, por ata që kanë pushtetin e medias nuk di se sa të interesuar janë për të përcjellë tek publiku atë që unë pretendoj dhe e kam bërë me vite, dashurinë dhe mirësinë njerëzore, promovimin e më të bukurave vlera shqiptare që nga gjuha jonë e vyer, tek adhurimi për atdheun.

    Mendoj, ndoshta pa të drejtë, por që disa njerëz në media janë në vendin e gabuar duke ç’orientuar brezat me përqafimin e çdo lloj shëmtie, gjoja moderne, duke mos përfillur traditat tona të shkëlqyera dhe modelet njerëzore nga më të ndriturat.

    Punë e gjatë në TVSH…

    Po, e gjatë koha në televizion, se jo në ’90 që nisa punë fikse pranë këtij institucioni, por që në ’79-’80 unë dilja në ekran. Fare e re, por vite janë ato… derisa në 2004 u shkëputa me lindjen e djalit e të tjera histori…

    Ç’moment kujton nga koha që keni kaluar në TVSH, që e kujtoni më shpesh?

    Studio. Fotografia e saj është fiksuar në kujtesë dhe fytyrat e kolegëve që shpesh më kalojnë si në një film.

    Një nostalgji e ëmbël, një kohë e mbushur me pasion, përgjegjësi, emocion, një kohë që mban emrin rini dhe nga mund të vesh themelet për vitet që vijnë. Kjo më ka ndodhur mua.

    Tani gëzoj plot entuziazëm emrin e dashur që paskam krijuar me punën e viteve të shkuara. Ky është momenti më krenar i gjithë jetës sime, kur kuptova që publiku është me mua.

    Kudo që shkel dhe këdo që takoj, nuk kursehet të më impresionojë me njohjen dhe dashamirësinë dhe gjithmonë kërkesën e palodhur për të qenë sërish në ekran. A mund të ketë diçka më të mrekullueshme për mua?!

    A do kemi kënaqësinë ta shohim sërish Silvanën në TV?

    Për mua nuk është qëllim, siç thashë më parë, por me kënaqësi do të isha sërish pjesë e televizionit. Por, kjo është një pyetje, apo kërkesë për drejtuesit e TV, sepse ata kanë në dorë edhe fatin e vazhdimësisë aty.

    Keni mbaruar ekonomikun, a i keni kushtuar vëmendjen duhur këtij profesioni?

    E vërtetë, me kënaqësi dhe mburrje le të përsëris se kam kryer Universitetin e Tiranës në Fakultetin e Ekonomisë, dega Financë me petagogë të një niveli shumë të lartë dhe në një shoqëri studentore gjithë kërkesa dhe ambicie, të cilët në këto vite të demokracisë janë shumë të rëndësishëm në organizimin tonë politik, ekonomik dhe shoqëror.

    Pra jam përgatitur për jetën në një mjedis shkencor për t’u admiruar nga kam mësuar dhe marrë edhe unë diçka, patjetër. Kam punuar për katër vite si ekonomiste, por gjithmonë e pa shkëputur nga televizioni dhe skena. Pa dalë nga vetja, sigurisht dhe këtu kam punuar seriozisht, me ndërgjegje dhe përkushtim, por rrethanat favorizuan TV. Në vitet ‘89-’90 një kolege e nderuar, Stoli Beli, prezantuesja e parë e TVSH dhe redaktore e muzikës aty u tërhoq nga puna e përditshme dhe drejtuesit e intitucionit, Ylli Pepo, personalisht që gjej rastin ta falenderoj për të qindën herë, menduan që të vazhdoja unë udhën e Stolisë. Ishte e mbarë! Stolia përveçse një profesioniste e adhuruar, ishte dhe një ëmbëlsirë grua-vajzë, se si çupë rrinte gjithë kohën me faqet rozë, sytë si xixa të vogla dhe zërin lozonjar e të ngrohtë. Të dua gjithmonë Stoli!

    Ti jeton në Tiranë me Agronin dhe Fatjonin. Si është marrëdhënia juaj?

    Besoj, dy çunat, domethënë bashkëshorti dhe djali të jenë të kënaqur me mua. Unë, patjetër.

    Si nis dhe mbyllet një ditë e juaja?

    S’është aq interesante e përditshmja ime, sidomos këto kohët e fundit. Kryefjalë është familja dhe detyrat si nënë, por patjetër që ekzistoj edhe si një qenie shoqërore. Komunikoj me shumë persona gjatë gjithë ditës për çështje nga më të ndryshmet, duke nisur që nga ndihma dhe veprat e mira për njeri-tjetrin, sajë njohjeve të shumta që unë kam, deri tek interesat e punës.

    Po raportet me familjarët tuaj…

    Familja në kuptimin më të gjerë përfshin edhe kushërinjtë. Tek ata jo se jam kaq shumë e pranishme për shkak të intensitetit të jetës në përgjithësi, por i kam në zemër dhe në çdo rast nevoje jam aty për t’u gjendur në krah.

    Si e përkufizon Silvana dashurinë?

    Nuk kam një përkufizim, por po i referohem si shpesh bëj, babait tim. Në një nga këto ditë që ishte sëmurë, e ngushëllonte veten duke thënë: “Kur mbaron dashuria, nuk ka ç’të duhet më jeta!”. Besoj, mjafton për ta përshkruar atë.

    Cili nga udhëtimet që keni bërë nëpër botë ju ka lënë më shumë mbresa dhe do të dëshironit të ktheheni sërish?

    Do të kthehesha mbrapsht për këtë pyetje, për të thënë, se ngado që shkova, më të bukur se Shqipëria nuk takova.

    Librat që lexon Silvana?

    Më pëlqejnë librat historikë, biografikë dhe romantik, ndonjëherë. Për shkak të një jete shumë impenjative nuk kam lexuar aq shumë, sa do të kisha dëshiruar, ndaj më pëlqen të dëgjoj e të shoqërohem me njerëz më të ditur dhe më të lexuar se sa unë. Është një etje e pashuar për të nxënë gjithmonë të reja e për të ditur, mundësisht gjithçka, nga shkenca, politika, filozofia, arti në të gjitha kohët.

    Pas rolit tek filmi “Drejt fundit”, tashmë nuk jeni peng?

    Oh, ishte një tentativë pa e menduar shumë e pa zgjedhur. M’u ofrua roli dhe nëpër atë ëndërr që më shoqëronte gjithë jetën time për të qenë aktore ndonjëherë, nuk thashë jo.

    Çfarë ka me merak apo pikë të dobët Silvana?

    Gjithë meraqe jam unë e gjithë pika… E vras mendjen shumë, e lodh veten drejt vlefshmërisë, përsosmërisë dhe idealizmit absolut.

    Për çfarë shpenzon më shumë para Silvana?

    Unë nuk harxhoj shumë para. Jo për kursim, por se shpërdorimi i tyre më duket krim. Të bëj ekonomi më duket një art i vërtetë. Megjithatë, e di proverbin: “Nuk jam aq i pasur që të blej lirë!”. Si do të jetë, momenti që unë mund ta teproj dhe të më dalë pak nga kontrolli, është blerja ose përgatitja e fustaneve të skenës ku kam, tashmë, një koleksion shumë vjeçar dhe të shtrenjtë.