Author: Editorial

  • Drenusha e quajti “fëmijë”, Xheneta i kundërpërgjigjet ashpër – e bën “hor” para mijëra njerëzve kur ajo s’e priste

    Drenusha e quajti “fëmijë”, Xheneta i kundërpërgjigjet ashpër – e bën “hor” para mijëra njerëzve kur ajo s’e priste

    Pas përfundimit të aventurës së tyre në shtëpinë më të ndjekur në Kosovë, Big Brother VIP Kosova 2, duket se marrëdhëniet mes disa prej ish-banorëve nuk kanë mbetur pa tensione. 

    Një ndër përplasjet më të përfolura aktualisht në rrjete sociale është ajo mes këngëtares Drenusha Latifi dhe influencueses Xheneta Bytyçi, të cilat dikur u panë në një raport të afërt brenda shtëpisë, por tashmë gjendja duket krejtësisht e ndryshme

    Gjithçka nisi me një deklaratë të Drenusha Latifit në një intervistë televizive apo ndonjë podcast, ku ndër të tjera, ajo foli për mënyrën si po i menaxhon jetën dhe karrierën pas daljes nga Big Brother. 

    E pyetur për raportet me disa nga ish-banorët, Drenusha nuk e kurseu opinionin e saj për Xhenetën, duke e konsideruar si një emër jo shumë të rëndësishëm në jetën e saj.

    “Xheneta nuk është ndonjë faktor,” u shpreh ajo me një qetësi të ftohtë, duke nënkuptuar se emri i saj nuk ka asnjë lloj peshe në rrugëtimin e saj profesional apo personal. 

    Më tej, Drenusha theksoi se nuk ka as nevojë dhe as dëshirë të përfshihet në debate boshe, duke shtuar se “nuk më duhet me u shty me skandale e budallallëqe për të qenë e pranishme në publik.”

    o deklaratë duket se ishte pika që shkaktoi reagimin e menjëhershëm të Xheneta Bytyçit, e cila, ndonëse nuk përmendi emra konkretë, bëri një varg postimesh të qarta dhe plot nënkuptime në profilin e saj në Instagram.

    Me tone të forta dhe një stil të drejtpërdrejtë që e ka karakterizuar edhe gjatë qëndrimit të saj në shtëpinë e BBVK, Xheneta vendosi të qartësojë pozicionin e saj publik, duke dhënë një mesazh të fuqishëm për të gjithë ata që sipas saj “jetojnë me emrin e saj në gojë.”

    “Nuk është skandal fakti që kam mendimet e mia,” shkruan ajo në një nga Instastory-t, duke shtuar: “Nuk është skandal që ndërtoj projekte, që hap dyer të reja për veten. Nuk është skandal që punoj, krijoj dhe jam on top pa pasë nevojë për drama. Skandal është që disa njerëz nuk po merren me jetën e tyre, por me timen.”

    Në këto fjalë shihet një ndjenjë vetëbesimi dhe vetëdije për pozicionin që Xheneta mendon se ka në sferën publike pas përfundimit të reality show-t. 

    Ajo nuk heziton të vërë theksin te puna, përkushtimi dhe ambicia që e kanë mbajtur të suksesshme edhe jashtë BBVK, duke hedhur njëherësh poshtë çdo pretendim se famën e saj e ka ndërtuar përmes përfshirjes në drama të krijuara.

    “Nëse dikujt i pengon kjo energji e pastër dhe ky sukses pa skandale – problemi nuk është tek unë. Unë vazhdoj përpara. Ju vazhdoni të shikoni,” vazhdon ajo në një tjetër mesazh, ku përveç vetëvlerësimit, dallohet qartë një qasje ironike ndaj kritikëve të saj.

    Por Xheneta nuk u ndal me kaq. Ajo vijoi me një adresim të drejtpërdrejtë ndaj atyre që, sipas saj, e mohojnë publikisht, por e ndjekin në heshtje. 

    Në këtë pikë, ajo flet për një dukuri që shpesh ndodh në sferën publike shqiptare: individë që pretendojnë se nuk janë të interesuar për dikë, ndërkohë që ndjekin çdo lëvizje të tyre, shpërndajnë meme, bëjnë komente ironike dhe janë të pranishëm në çdo diskutim për ta

    Sepse edhe ata që s’më duan, që gjoja s’më shohin, do bëjnë ndonjë koment, ndonjë meme, ndonjë status ironik, e në fund prapë do jenë duke fol për mua,” thekson ajo me një vetëdije të plotë për impaktin që ajo mendon se ka në opinionin publik. “Kjo është arsyeja pse jam on top, edhe kur s’du.”

    Për ta mbyllur serinë e mesazheve të saj me një goditje të fundit plot ironi, Xheneta përdori një frazë që duket se synonte t’i vinte në vend të gjithë ata që sipas saj përpiqen të duken si të rëndësishëm përmes përgojimit të saj: “Edhe më shumë ju lutem, sepse ndryshe nuk dukeni fare që jeni ‘dikushi’.”

    Kjo përplasje virtuale, që po zhvillohet në heshtje por me deklarata publike të koduara dhe të mbushura me emocione, duket se nuk është thjesht një keqkuptim momental.

    Më shumë se kaq, ajo reflekton një çarje reale në raportin mes dy ish-banorëve që dikur shfaqeshin në ekran me një lloj miqësie apo të paktën respekti reciprok.

    Pyetja që tani shtrohet natyrshëm është: A do të ketë një përgjigje të dytë nga Drenusha? 

    Apo kjo “përplasje e heshtur” do të vazhdojë të thellohet në rrjete sociale me nënkuptime, ironira dhe thumba të fshehur, që do të interpretohen nga ndjekësit dhe portaleve të showbiz-it?

    Për momentin, mikrofonin duket se e ka Xheneta, e cila jo vetëm ka ditur ta përdorë atë për të dhënë mesazhe të qarta, por ka marrë edhe mbështetjen e një pjese të publikut që e ndjek me kuriozitet të madh çdo reagim të saj. 

    Dhe ndërsa rrjeti po zien nga kjo përballje indirekte, ajo që është e sigurt është se kjo histori nuk ka përfunduar ende./ORAinfo/

  • Shqiptari në emigrim i dërgonte lekë të fejuarës për t’i kursyer, më vonë zbulon të vërtetën TR*NDITÊSE, ja si ia drodhi

    Shqiptari në emigrim i dërgonte lekë të fejuarës për t’i kursyer, më vonë zbulon të vërtetën TR*NDITÊSE, ja si ia drodhi

    Një 38-vjeçar nga Vlora është zhgënjyer nga dashuria. Vlonjati, emigrant prej një viti i dërgonte për çdo muaj një pjesë të pagës vajzës me të cilën ishte fejuar.

    Këto para ia dërgonte që vajza t’i kursente për planet e tyre të së ardhmes. Mirëpo kjo e fundit i ka shpenzuar paratë me të dashurin e ri. Historia është bërë publike në “Aldo morning show”.

    38-vjeçari jeton prej disa vitesh në Gjermani dhe ka dy vite që nuk ka ardhur në Shqipëri.

    Ai është fejuar me vajzën, të cilën e ka njohur në rrjetet sociale. Ai ka pasur shumë besim te e dashura dhe për 1 vit resht i dërgonte një pjesë të pagës, në mënyrë që t’i kursente. Kur 38-vjeçari erdhi në Shqipëri, mësoi se e dashura e tij i kishte shpenzuar lekët me të dashurin e ri.

  • Hapen 600 vende pune në administratën publike, mundësi punësimi për të rinjtë 21 – 29 vjeç

    Hapen 600 vende pune në administratën publike, mundësi punësimi për të rinjtë 21 – 29 vjeç

    Nga dita e sotme deri më datë 10 gusht, të rinjtë nga mosha 21 – 29 vjeç kanë mundësinë për tu punësuar përkohësisht në administratën shtetërore pas hapjes së 600 vendeve të punës.

    Të gjithë studentët e pajisur me diplomën universitare mund të aplikojnë në Programin e Praktikave të Punës në faqen online praktika.riniafemijet.gov.al.

    Institucionet e pavarura, ministritë e njësitë vendore kanë shpallur vakancën për profilet e studimit, ekonomi, drejtësi, shkenca sociale, shkenca shoqërore, mjekësi e inxhinieri.

    Të gjithë fituesit e praktikës do të kenë mundësinë të punësohen në shtet për një periudhë kohore 3 muaj deri 1 vit me të drejtë page. Gjatë praktikës, praktikanti përfiton edhe trajtim ushqimor në formën e kompensimit financiar si edhe trajnime pranë Shkollës Shqiptare të Administratës Publike.

    Në përfundim të praktikës 3 mujore, deri në 250 aplikantë do të përzgjidhen nga institucionet përkatëse për tu punësuar me kontratë pune 1-vjeçare. Praktikantët e punësuar do të jenë në nivel specialisti, me page të kategorisë IV-3.

  • “Ju kërkoj falje” – Çfarë po ndodh me Joz Markun?

    “Ju kërkoj falje” – Çfarë po ndodh me Joz Markun?

    Në orët e para të mëngjesit, këngëtari Joz Marku ka ndarë një mesazh të drejtpërdrejtë me ndjekësit e tij në Instagram, duke kërkuar ndjesë për mungesën e komunikimit në mesazhet private.

    “Mirëmëngjes. E vlerësoj dhe e çmoj shumë mbështetjen dhe dashurinë tuaj në DM, dhe kërkoj falje që në mungesë të kohës nuk mundem t’ju kthej dhe përgjigjem”, shkruan ai në postimin e tij në Instagram.

    Duke e shoqëruar këtë ndjesë me një ton miqësor dhe të hapur, Jozi shton:
    “Sot do mundohem t’ju përgjigjem shumicës prej jush, po ju lej t’më pyesni a thoni ç’të doni ju.”

    Ky postim i këngëtarit ka ngjallur kuriozitet, pasi pritet të japë përgjigje sqaruese për disa nga ngjarjet e fundit që lidhen me Loredana Bratin apo deklaratën e bujshme të Ledri Vulës, i cili u shpreh se nuk do të bashkëpunonte me Jozin.

  • Çka i ndodh trupit nëse ndalon krejt sheqerin për një muaj?

    Çka i ndodh trupit nëse ndalon krejt sheqerin për një muaj?

    Në një botë ku sheqeri është pjesë thuajse e çdo ushqimi të përpunuar, ideja për ta hequr krejt për 30 ditë duket ekstreme. Por çfarë ndodh vërtet me trupin kur i thua “jo” çdo gram sheqer të shtuar?

    1. Ditët e para janë të vështira

    Trupi është i mësuar me dozat e përditshme të sheqerit, ndaj në ditët e para mund të përjetosh simptoma të ngjashme me varësinë: dhimbje koke, nervozizëm, dëshirë të pakontrolluar për ëmbëlsira dhe lodhje.

    2. Lëkura përmirësohet ndjeshëm

    Pa sheqer, inflamacioni në trup bie. Rezultati? Aknet zbuten, fytyra duket më e pastër dhe më e ndritshme.

    3. Humbje peshe pa përpjekje

    Sheqeri shton kalori pa ndonjë vlerë ushqyese. Heqja e tij shpesh sjell rënie të menjëhershme në peshë – ndonjëherë deri në 3-5 kilogramë në një muaj.

    4. Gjumë më i mirë, energji më e qëndrueshme

    Pa luhatje të glukozës në gjak, niveli i energjisë stabilizohet. Ndihesh më i kthjellët gjatë ditës dhe fle më qetë natën.

    5. Shija për ëmbëlsira ndryshon

    Pas një muaji pa sheqer, një mollë e thjeshtë mund të të duket super e ëmbël. Receptorët e shijes rizgjojnë ndjeshmërinë natyrale.

    Por vlen të theksohet: nuk është fjala për sheqerin që gjendet natyrshëm në fruta ose perime – por për atë që gjendet në çokollata, lëngje të ambalazhuara, biskota apo edhe salca të gatshme.

    Rezultatet janë aq të fuqishme, sa shumë njerëz zgjedhin ta vazhdojnë edhe pas 30 ditëve.

  • Dy tërnete g*ditën Shqiperine sot, sismiologu Dushi bën njoftimin: Ka prej një jave me termete, ja cfare pritet te ndodhe

    Dy tërnete g*ditën Shqiperine sot, sismiologu Dushi bën njoftimin: Ka prej një jave me termete, ja cfare pritet te ndodhe

    Dy tërmete të njëpasnjëshëm me forcë të moderuar goditën vendin tonë mëngjesin e kësaj të premteje (27 Qershor).

    Sipas të dhënave sizmiologjike të IGJEUM, tërmeti i parë ra në orën 08:59. Lëkundja ishte me magnitudë 3.9 me epiqendër në Fushë-Krujë, në një thellësi 19.3 kilometra. Ndërsa i dyti, disa minuta më vonë, saktësisht në orën 09:04, ishte me magnitudë 3.8, me epiqendër në Zall Herr të Tiranës, në një thellësi 15 km.

    Sizmiologu Edmond Dushi, në një intervistë për Tvklan.al, ka thënë se tërmetet e sotëm janë vazhdimësi e aktivitetit sizmik të para 3 ditëve (24 Qershor), kur u regjistrua lëkundja me magnitudë 4.4.

    Sipas tij, ky aktivitet sizmik duhet të zgjasë deri 1 muaj me pasgoditje të tjera.

    Pyetje: A janë lëkundjet e sotme vijimësi e tërmetit të tre ditëve më parë?

    Sizmiologu Edmond Dushi: Po, është vazhdimësi e serisë që ndodhi para disa ditësh. Normalisht ajo seri duhet të vazhdonte edhe për një kohë më të gjatë, të paktën 20 ditë ose 1 muaj, por u stopua pas 48 orësh dhe kjo është e pritshme që të ketë një riaktivizim ose dhe një rritje të magnitudës të ngërçit tektonik që është krijuar aty.

    Sizmiologu Edmond Dushi shprehet se paslëkundjet që pritet të vijojnë do të vërtiten rreth magnitudës 4, kjo bazuar edhe në informacionet që IGJEUM ka në dispozicion.

    Dushi thekson nga goditja kryesore e ditës së martë, deri tani janë regjistruar rreth 100 tërmete, shumica prej të cilëve janë të papërfillshëm.

    Pyetje: Pritet një goditje më e fortë sizmike apo aktiviteti sizmik do të vijë duke u qetësuar deri në çlirimin e plotë të energjisë?

    Sizmiologu Edmond Dushi:Statistikisht pritet të ketë magnituda të këtij niveli, mund të arrijnë dhe nivele të rendit 4, por kjo është statistikore dhe kjo varet shumë nga informacioni që ne disponojmë, pra do të thotë nga rrjeti që është në afërsi, që është i kënaqshëm por që nuk premton për saktësi të madhe. Një pjesë e pasgoditjeve janë mikro, shumë elementare dhe janë të padeshifrueshme për shkak dhe të zonës e cila është një zonë shumë e urbanizuar dhe stacionet ndodhen në këtë zonë, e për rrjedhojë ndikohen dhe nga niveli i zhurmave urbane që ekzistojnë. Megjithatë, mendoj që ky është trendi i magnitudave bazuar në të dhënat që disponojmë ne, që nuk janë të vogla, janë rreth 100 tërmete të regjistruar deri tani.

    Për qytetarët, sizmiologu Edmond Dushi bën thirrje që të ruajnë qetësinë.

    Sizmiologu Edmond Dushi: Për qytetarët është mesazhi që nuk duhet të panikosen pa të drejtë, por duhet të jenë gjithmonë të vëmendshëm për të marrë informacione për të dëgjuar mediat në rast se mediat japin informacione, siç është dhe rasti në fjalë, apo dhe zyrtarët që merren me emergjencat civile të cilët janë dhe përgjegjës për lëshimin e këtyre informacioneve udhëzuese. Ndërkohë, ajo që them unë si specialist, është që të ruajmë qetësinë edhe të bashkëjetojmë me këtë fenomen.

  • Lek i madh per keto shenja! Çfarë duhet të dijë çdo shenjë horoskopi për muajin korrik, sipas letrave Tarot

    Lek i madh per keto shenja! Çfarë duhet të dijë çdo shenjë horoskopi për muajin korrik, sipas letrave Tarot

    Muaji korrik vjen me sfida, reflektime dhe ndryshime të brendshme. Katër planetë në prapavijë sjellin një klimë që kërkon durim, vendimmarrje të matur dhe përballje me të vërtetat personale.

    Tarot-i thekson nevojën për guxim dhe përkushtim për çdo shenjë. Ja mesazhet kryesore:

    Dashi – Jep ndihmë dhe kohë. Lidhjet familjare dhe mbështetja ndaj të tjerëve do të rikthehen në besim dhe sukses personal.

    Demi – Je në qendër të vëmendjes. Shfrytëzo energjinë pozitive për të bërë hapa të mëdhenj në karrierë dhe vetëbesim.

    Binjakët – Një vendim i rëndësishëm po vjen. Edhe nëse informacioni mungon, besoji intuitës dhe gjej qartësi përmes reflektimit.

  • “Tatuazhi misterioz i Kiarës shkakton debat me Luizin – çfarë po fshehin?”

    “Tatuazhi misterioz i Kiarës shkakton debat me Luizin – çfarë po fshehin?”

    Kiara Tito dhe Luiz Ejlli mbeten një nga çiftet më të ndjekura dhe të komentuara të showbizit shqiptar. Çdo postim i tyre ngjall interes të madh në rrjetet sociale – dhe kështu ndodhi edhe me postimin më të fundit të Kiarës, ku zbuloi se kishte bërë një tatuazh të ri në krah.

    Por vëmendjen nuk e mori vetëm tatuazhi, por kërkesa e veçantë e Luizit. Ai i ka kërkuar Kiarës që të mos e publikojë menjëherë dizajnin për fansat, sepse dëshiron që ta tregojë vetë nga profili i tij në Instagram.

    “Tatuazhin e ri më thatë mos ta tregoj,” shkroi Kiara në një story, “sepse do ta postojë vetë.”

    Fansat presin me padurim të shohin surprizën – ndërsa çifti vazhdon të mbajë ritmin si fenomeni më i ndjekur në rrjet!

  • “Skandali që trondit sistemin: Ish-gjyqtarja e lidhur me trafikantët e kokainës në Amerikën Latine!”

    “Skandali që trondit sistemin: Ish-gjyqtarja e lidhur me trafikantët e kokainës në Amerikën Latine!”

    Gjykata e Lartë ka hedhur poshtë rekursin e ish-gjyqtares së Elbasanit, Pajtime Fetahu, e cila kërkonte lirimin nga paraburgimi me pretendimin se ndodhej në gjendje të rënduar shëndetësore. Më herët, edhe Apeli i GJKKO-së kishte refuzuar kërkesën e saj, duke lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest në burg”.

    Fetahu akuzohet për përfshirje në organizatën kriminale të drejtuar nga Suel Çela, një prej emrave më të përfolur në botën e krimit në Elbasan. Sipas dosjes së SPAK, ish-gjyqtarja është pjesë e një rrjeti që përfshin zyrtarë të drejtësisë, punonjës policie dhe përfaqësues të medias, të cilët dyshohet se janë korruptuar për të mbrojtur aktivitetin kriminal të grupit.

    Në fund të vitit 2024, SPAK goditi këtë organizatë duke lëshuar 21 masa sigurimi për persona të përfshirë në trafikun ndërkombëtar të kokainës nga Amerika Latine drejt vendeve të Bashkimit Europian. Hetimet, të zhvilluara në bashkëpunim me autoritetet belge, franceze dhe ekuadoriane, zbuluan se paratë nga trafiku përdoreshin për financimin e aktiviteteve kriminale, përfshirë porositjen e vrasjeve në Elbasan dhe pastrimin e parave në biznese të ligjshme në Shqipëri.

    SPAK ka deklaruar se organizata kishte ngritur një strukturë të mirëorganizuar për të eliminuar kundërshtarët dhe për të siguruar mbrojtje për veten, duke blerë heshtjen apo bashkëpunimin e funksionarëve të ndryshëm në institucionet shtetërore.

  • “Rinumërimi zbulon grabitjen e shekullit: Ja sa vota vodhi Berisha në Tiranë!”

    “Rinumërimi zbulon grabitjen e shekullit: Ja sa vota vodhi Berisha në Tiranë!”

    Procesi i rinumërimit në Qarkun e Tiranës ka zbuluar parregullsi shqetësuese në ndarjen e votave, ku Partia Demokratike dhe disa kandidatë të saj rezultojnë të kenë përfituar vota që u takonin formacioneve të tjera politike. Nga 1085 kuti të hapura deri në orën 17:00 të ditës së djeshme, rezulton se PD ka marrë në mënyrë të pajustifikuar rreth 579 vota, në dëm të partive të vogla.

    Ndër përfituesit e kësaj situate përmenden edhe kandidatët Jorida Tabaku dhe Ilir Alimehmeti, të cilët rezultojnë me qindra vota që nuk janë arkëtuar realisht prej tyre. Për më tepër, edhe Ilir Meta, aktualisht në paraburgim, ka rezultuar me 59 vota të pamerituara, duke ngritur dyshime për një skemë të gjerë deformimi të vullnetit elektoral.

    Të dhënat e rinumërimit tregojnë një tendencë të qartë të transferimit të votave nga koalicione të vogla si “Shqipëria Bëhet”, “Lëvizja Bashkë” dhe Koalicioni Euro-Atlantik i Lulzim Bashës, në favor të partive më të mëdha. Kjo situatë ka ngjallur indinjatë dhe shqetësim mbi besueshmërinë e procesit zgjedhor, duke ngritur nevojën për hetime të plota dhe ndëshkime ligjore për çdo rast manipulimi të qëllimshëm.