Author: Editorial

  • 🟥 LAJM I FUNDIT – AKSIDENT TRAGJIK NË RRUGËN LEZHË-SHKODËR 🟥

    🟥 LAJM I FUNDIT – AKSIDENT TRAGJIK NË RRUGËN LEZHË-SHKODËR 🟥

    Një ngjarje e rëndë ka tronditur mbrëmjen e sotme zonën pranë fshatit Fishtë, në aksin Lezhë–Shkodër. Një automjet tip fuoristradë është përplasur me një trailer me targa serbe, çka ka shkaktuar pasoja tragjike.

    👴👵 Dy të moshuar, gjyshër, kanë humbur jetën në vendngjarje.

    👧 Një fëmijë ndodhet në gjendje të rëndë në spital.

    🚑 Tre persona të tjerë kanë mbetur të plagosur dhe janë transportuar me urgjencë drejt spitalit rajonal.

    Sipas burimeve paraprake, pas përplasjes së fortë, makina ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanal. Policia dhe ambulanca kanë mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes, ndërsa po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave.

    🕯️ Ngushëllime familjarëve për humbjen e rëndë. Shpresojmë për një përmirësim të shpejtë të gjendjes së të plagosurve.

  • Tr*gjedi! Rrëzohet avioni me 49 persona në bord, mes tyre edhe fëmijë! Asnjë i mbijetuar

    Tr*gjedi! Rrëzohet avioni me 49 persona në bord, mes tyre edhe fëmijë! Asnjë i mbijetuar

    Një avion rus me 49 persona në bord është rrëzuar pa asnjë të mbijetuar.

    Avioni, i cili kishte 43 pasagjerë, përfshirë pesë fëmijë, dhe gjashtë anëtarë të ekuipazhit në bord, po fluturonte nga qyteti Blagoveshchensk në kufirin ruso-kinez drejt qytetit Tynda, tha guvernatori rajonal Vasily Orlov.

    Agjencia e lajmeve TASS njoftoi se nuk pati të mbijetuar, duke shtuar një gabim gjatë uljes si arsye për rrëzimin në pjesën lindore të rajonit Amur.

  • Alo, babi ka vr*rë veten…’ Ngjarje e rëndë në Tiranë, i biri gjenë të p*jetë të atin në banesë

    Alo, babi ka vr*rë veten…’ Ngjarje e rëndë në Tiranë, i biri gjenë të p*jetë të atin në banesë

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në rrugën “Ferdinand Paparisto” në Tiranë.

    Sipas policisë, një 81-vjeçar është gjetur i pajetë në banesën e tij.

    “Më datë 23.07.2025 , rreth orës 20:05, në rrugën “Ferdinand Paparisto”, shtetasi A. Gj. ka njoftuar Sallën Operative të DVP Tiranë se në banesë ka konstatuar pa shenja jete babain e tij, shtetasin R. Gj., rreth 81 vjeç, i cili dyshohet se është vetëvrarë me mjet prerës”, njofton policia.

    Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për të zbardhur plotësisht rrethanat dhe motivet e kësaj ngjarjeje tragjike.

  • Shtang Tanja Porja: Nga 43 gradë celsius në breshër dhe mot të freskët, ndryshim drastik

    Shtang Tanja Porja: Nga 43 gradë celsius në breshër dhe mot të freskët, ndryshim drastik

    Meteorologia e A2 CNN, Tanja Porja, ka paralajmëruar se ditët e premte dhe e shtunë do të shënojnë temperatura të larta, që mund të arrijnë deri në 43-44 gradë Celsius, duke qenë kështu ditët më të nxehta të verës 2025.

    Sipas saj, edhe dita e enjte dhe dita e premte në Shqipëri do të regjistrojnë temperatura të larta, ndërsa vendet fqinje, si qendra e Italisë dhe zonat jugore, do të përjetojnë temperatura edhe më të larta.

    Megjithatë, ndryshimi i madh i motit pritet të nisë që nga dita e diel, kur termometri do të zbresë me rreth 5 gradë Celsius. Në veri dhe në zonat malore do të ketë rrebeshe afatshkurtra shiu, ndërsa të hënën temperaturat do të ulen edhe më tej, por nuk priten më reshje shiu,

    Ky ndryshim i papritur i motit vjen si një kthesë e fortë pas ditëve të nxehta dhe paralajmëron për një fundjavë me kontraste të forta klimatike, nga vapë e madhe në mot më të freskët dhe me reshje. 

  • 40 milionë euro dëm nga parkingu/ Krimi Ekonomik “godet” bashkinë Fier, arrestohet ish-nënkryetarja dhe një zyrtar tjetër

    40 milionë euro dëm nga parkingu/ Krimi Ekonomik “godet” bashkinë Fier, arrestohet ish-nënkryetarja dhe një zyrtar tjetër

    Një operacion i Krimit Ekonomik në Fier i koduar “Parking” ka vënë në pranga dy persona mes tyre ish-nënkryetaren e bashkisë dhe ka pezulluar dy zyrtarë të tjerë të bashkisë, të akuzuar se i kanë shkaktuar shtetit dëm prej 40 milionë eurosh me taksat e parkingut.

    Në kuadër të tij u ekzekutuan masat e sigurisë “Arrest në shtëpi” për shtetasen Adela Hysenaj, 34 vjeçe, banuese në Fier, ish-Drejtoreshë e Përgjithshme e Taksave dhe Urbanistikës së Bashkisë Fier dhe ish-Zëvëndës Kryetare e Bashkisë Fier, për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike;

    -Arrest në shtëpi” dhe “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” u vendos për shtetasin Vasil Ceku, 41 vjeç, banues në Fier, Drejtor në Drejtorinë e Verifikimit dhe Koordinimit në Terren për Rajonin Jugor në Drejtorinë Rajonale Tatimore Fier, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”;

    “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”, për shtetasen Anisa Cjapi, 38 vjeçe, banuese në Fier, Drejtoreshë në Drejtorinë e Taksave dhe Tarifave Vendore në Bashkinë Fier, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”;– “

    Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” dhe “Ndalimi i daljes jashtë shtetit”, për shtetasin Martin Dodi, 57 vjeç, banues në Fier, sekretar i Përgjithshëm i Bashkisë Fier, për veprën penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.
    Këta shtetas, duke mos vepruar sipas kuadrit ligjor për vendosjen e kasës së fiskalizimit për parkimin nëntokësor që administron Bashkia Fier, nuk kanë arkëtuar shumën prej rreth 40 milionë lekë në arkat e Bashkisë Fier.

    Gjithashtu, këta shtetas, nëpërmjet shpërdorimit të detyrës, kanë ulur taksat e subjekteve të ndryshme tregtare në Fier, kundrejt përfitimit.

  • LAJM I FUNDIT/ Përkeqësohet gjendja shëndetësore e Ilir Beqjas, çfarë po ndodh…

    LAJM I FUNDIT/ Përkeqësohet gjendja shëndetësore e Ilir Beqjas, çfarë po ndodh…

    Ilir Beqaj ndodhet në spital prej datës 10 korrik ku po trajtohet për komplikacione serioze shëndetësore.

    Fillimisht ai u dërgua në spitalin e Durrësit, ku mori ndihmën e parë, ndërsa më pas u kthye në qeli. Situata e tij shëndetësore u përkeqësua, ndërsa mjekët në Durrës nuk arritën të përcaktojnë shkaqet konkrete të problemit. Për këtë arsye, Beqaj u transferua në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë, ku ndodhet aktualisht.

    Sipas mjekëve, infeksioni në lëkurë kishte filluar të përhapej në gjithë trupin, ndërsa së fundmi pjesa sipërfaqësore është rikuperuar. Megjithatë, ai vazhdon të ketë komplikacione serioze me infeksionin e brendshëm dhe po merr trajtim mjekësor të specializuar.

  • Truri i kr*mit ne Shqiperi ndodhet ne Fier! Karamuco: Ja pse fieraket nuk kapen kurre, cili eshte s*kreti

    Truri i kr*mit ne Shqiperi ndodhet ne Fier! Karamuco: Ja pse fieraket nuk kapen kurre, cili eshte s*kreti

    Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, i ftuar në një emision televiziv theksoi se raportet e huaja e nxjerrin krimin me origjinë nga Shqipëria si nënkontratkor dhe jo si “koka” e grupeve, siç pretendohet rëndom nga publiku.

    Sipas tij, frazat kur thuhet që shqiptarët kanë pushtuar sheshet e Romës për trafikun e drogës janë totalisht të gabuar, sepse në thelb asgjë nuk është e vërtetë.

    Ai theksoi se tregun e trafikut të drogës e kontrollojnë grupet italiane si Camorra apo Ndragheta.

    “Historia e kriminalitetit italian e fut Shqipërinë si prestanome dhe si nënkontraktor. Kam vënë re shumë raporte këto vite, që prokurorët e antimafias qeshin, kur i janë thënë raportet tona, se ne i bëjmë vetë nganjëherë kurth vetes kur themi se “shqiptarët kanë pushtuar sheshet e Romës për drogë”. Kush të lë në Romë në ty? Kush të lë Camorra apo Ndragheta? “, tha ai.

    Ai shtoi se sa i përket vendit tonë, truri i krimit të organizuar është qytetit i Fierit.

    Sipas Karamuços, grupet kriminale shqiptare bien në kurth në momentin kur ekspozohen apo dhe kur krijojnë lidhje me eksponentë të politikës si në nivel lokal ashtu dhe qendror.

    “Truri tradicional i krimit të organizuar në Shqipëri është Fieri. Problemi është që këto janë celula, që hidhen në punë kur gjejnë marrëveshje, negociata me grupe e mëdha. Në momentin kur ti ekspozohesh dhe gabimi që ti bën që atashohesh në biznes dhe kërkon nxitjen dhe mbështetjen e eksponentëve të caktuar politikë lokalë dhe qendrorë, aty pastaj është një kurth i madh”, shtoi ai.

  • E rëndë në vend! Burri i merr jetën bashkëshortes në oborrin e shtëpisë

    E rëndë në vend! Burri i merr jetën bashkëshortes në oborrin e shtëpisë

    Një tjetër ngjarje e rëndë është shënuar pasditen e sotme në fshatin Hotesh, të Dibrës.

    Policia njofton se një person ka humbur kontrollin e automjetit dhe ka aksidentuar për vdekje bashkëshorten e tij.

    Aksidenti ka ndodhur në oborrin e banesës së tij teksa bashkëshorti po kthente automjetin, i cili është batuar dhe ka rënë jashtë oborrit duke aksidentuar për vdekje bashkëshorten.

    Rreth orës 15:50, në fshatin Hotesh, shtetasi H.Ç., dyshohet se duke kthyer automjetin në oborrin e banesës së tij, ka humbur kontrollin dhe automjeti është batuar dhe ka rënë jashtë oborrit, ku aksidentalisht ka aksidentuar bashkëshorten e tij shtetasen A.Ç. Si pasojë e dëmtimeve të marra, kjo shtetase ka humbur jetën. Grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton Policia.

    Pak më herët një tjetër aksident tragjik ndodhi në Krujë ku babai përplasi aksid…

  • Ish ambasadori ne SHBA zbulon ato që do ndodhin: Amerika do prishe shumë ekuilibra, nuk ka qeveri ne shtator por

    Ish ambasadori ne SHBA zbulon ato që do ndodhin: Amerika do prishe shumë ekuilibra, nuk ka qeveri ne shtator por

    Për ish ambasadorin, Agim Nesho, Shqipëria rrezikon të rrëshqasë drejt diktaturës, ndërsa vëmendja është përqendruar tek opozita se si ta kryqëzojnë atë.

    Nesho tha se shanset për t’u rikthyer në diktaturën e mëparshme janë të mëdha, çka duket qartë edhe te autokracia elektorale e Ramës me zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Sipas Neshos, pavarësisht se regjimi thotë se populli foli, në të vërtetë është krejt e kundërta. Për ish-ambasadorin, mbajtja e samiti të Komunitetit Politik Evropian, u përdor nga Rama për të certifikuar zgjedhjet farsë të 11 majit. Nesho është optimist për një reagim nga SHBA, lidhur me masakrën elektorale që ka ndodhu me procesin zgjedhor të 11 majit, duke shtuar se një deklaratë nga administrata amerikane do të prishë shumë ekuilibra në Shqipëri.

    Ka një vrull për të kryqëzuar opozitën, që jemi në një regjim me tendenca të plotë për të rrëshqitur në dikaturë. Vuhet ideja për t’u kthyer në diktaturën e mërparshme. Janë reale, janë autokraci elektorale. Dje u votua edhe Maduro, mori mbi 80 % të votava, dhe këta kërkojnë legjitimitet jo të vlefshëm, por përmes presionit e blerjes së votave për t’u treguar se jemi demokracia.

    Nëse shohim një autokraci elektorale siç u provua deri më tani. Kemi pasur një opozitë që qëllimisht është margjinalizuar, është çuar në procese të tejzgjatura, një opozitë që ka shkuar në absurd ku është mbajtur në arrest shtëpie liderit i opozitës me një akuzë qesharake. Është regjimi, që të ketë një pjesëmarrje të gjithanshme. Regjimi thotë ka folur populli, por në të vërtetë jo. S’është populli që ofron diktaturën, një regjim që ka përdorur të gjitha mjetet, ka vjedhur pronat publike, ka dhënë me PPP vende strategjike të Shqipërisë, Porti i Durrësit, Sazanit. Një regjim që e ka kthyer Shqipërinë në tokë djerrë, dhe ka kthyer vendin në politikë për ta mbajtur veten sa më gjatë.

    Samiti, kortezi e udhëheqësve evropianë të marrë përsipër nga Rama. Brenda një strategjie për t’i treguar se këto zgjedhje i certifikova me praninë tuaj.  Në shumë raste, edhe në këto momente gjeopolitike për BE, ideja për Ballkanin është një politikë e stabilokracisë që mos na hapni problem tjetër. Tregon mënyrën joefikase për t’u shmangur, është harruar. Që një autokrat si Rama jo vetëm që s’po jep llogari por bën show që pretendon të bëjë aleanca mes Evropës dhe Lindjes së Mesme. Bëjnë lëshim për protagonizmin e një njeriu, që Evropa në momente të caktuara që karakteri i tij i dobët, servilizmi dhe klientelizëm, mund ta përdorë një njeri të tillë, që s’ka asnjë interes për të ruajtur interesat e vendit të tyre.

    SHBA është më objektive, kur ka paralelizëm në atë mënyrë që ka vuajtur administrata e tanishme në procesin elektoral. Dhe në Shqipëri sheh të njëjta mekanizma. Kemi interesa nga grupe presioni, si Soros bashkëpunon me Ballkanin se për çfarë nuk dihet dhe me projektet e tyre, e influencuar që në fillim duke bërë presion përmes Ramës për të goditur liderin e opozitës në Shqipëri.

    Do të ketë një deklaratë nga SHBA. Deklarata s’do të jetë e prerë, s’ka vende që të vendosin kudo në botë, do të jetë kritike dhe baza e OSBE-ODIHR që këto zgjedhje kanë qenë farsë dhe masakër elektorale që s’i shërbejnë gjeopolitikës së gjerë. Do të jetë deklaratë e fortë, që ndryshon balancën e raportit të OSBE-ODIHR. Deklarata e SHBA, do prishë shumë ekuilibra, ideja është që Shqipëria të kalojë në proces tranzicioni me qeveri teknike që të përgatisë vendin për zgjedhje ku çdo qytetar edhe jashtë të ketë mundësi të votojë i lirë.

  • Në moshën 31-vjeçare kisha gjithçka: familje, shtëpi, bashkëshorti im kishte një biznes të suksesshëm, por në një moment fillova të urrej gjithçka dhe të gjithë. Dhe ja ku është arsyeja…

    Në moshën 31-vjeçare kisha gjithçka: familje, shtëpi, bashkëshorti im kishte një biznes të suksesshëm, por në një moment fillova të urrej gjithçka dhe të gjithë. Dhe ja ku është arsyeja…

    Tani jam 31 vjeç. Kur isha 23 vjeç u martova. Gjatë viteve të martesës sonë, me bashkëshortin kemi pasur dy fëmijë – një djalë dhe një vajzë. Dhe tani, pas 8 vitesh martesë, papritur fillova të kuptoj që fëmijët nuk më sjellin më asnjë lumturi.

    Duket sikur kemi gjithçka për një lumturi të plotë: një familje të fortë dhe miqësore, shtëpinë tonë, një makinë të re. Por unë nuk dua më të rris fëmijë. Nuk dua më të bëj gjëra për ta gjatë gjithë kohës. Nuk dua të bëj asgjë për ta.

    Fillova të urrej burrin tim. Në fund të fundit, ai ishte ai që më bëri një amvisë. Disa vite më parë më erdhi një ide e shkëlqyer për një biznes. Por bashkëshorti im e shfrytëzoi atë ide, hapi biznesin dhe ai u bë i suksesshëm. Dhe tani unë jam e detyruar të rri në shtëpi, të bëj gjithçka që duhet, t’i shërbej bashkëshortit dhe fëmijëve, të harroj pushimet dhe kënaqësinë e jetës. Bashkëshorti im nuk më jep para, blen vetëm atë që ai mendon se është e nevojshme. Thotë se gjithçka që bën, e bën për mirëqenien e familjes.

    Sa i përket shtëpisë, gjithçka është mbi shpatullat e mia. Gatuaj dhe pastroj nga mëngjesi deri në mbrëmje. Si rezultat, pothuajse nuk më kanë mbetur më miq, sepse nuk gjej asnjë mbrëmje të lirë për t’u takuar me ta. Si pasojë, vetëvlerësimi im ka rënë, kam pushuar së kujdesuri për veten dhe fare nuk më pëlqen pamja ime. Nuk mund t’u buzëqesh më fëmijëve të mi, sepse jam shumë e lodhur për ta bërë këtë për shkak të një sëmundjeje. Bashkëshorti im dhe të afërmit e tij kanë filluar të kuptojnë se po largohem nga familja. Të gjithë e konsiderojnë për detyrë të më qortojnë se jam një bashkëshorte dhe nënë e keqe.

    Çfarë duhet të bëj tani? Si ta rikthej dëshirën për të gëzuar jetën dhe për të dashur përsëri fëmijët dhe bashkëshortin tim? Pasiguria e bashkëshortit tim nuk ka kufij. Nuk mund të shkoj në teatër, në ekspozita, sepse ai mendon se atje mund të takoj dikë, të dashurohem dhe të largohem nga familja. Nuk kam asnjë ide se si ta jetoj jetën time…