Author: Editorial

  • “Bombë nga ish këshilltari i Donald Trump: Shpallja non grata e Sali Berishës ishte një gabim!”

    “Bombë nga ish këshilltari i Donald Trump: Shpallja non grata e Sali Berishës ishte një gabim!”

    Një deklaratë e fortë nga ish-këshilltari për sigurinë kombëtare i Presidentit Donald Trump, John Bolton, ka tronditur skenën politike shqiptare. Në një intervistë për emisionin “Off the Record”, Bolton e cilësoi vendimin e Departamentit Amerikan të Shtetit për të shpallur Sali Berishën “non grata” si të nxituar dhe të ndikuar politikisht.

    “Këto vendime kanë qenë subjekt i ndikimeve politike,” tha Bolton. “Mendoj se duhet rishikuar. Nuk jam i sigurt deri ku duhet të shkojë, por nuk ishte një vendim i duhur.”

    Duke e quajtur këtë një çështje që kërkon zgjidhje urgjente, Bolton nënvizoi se dëshiron që situata të kthehet në normalitet: “Shpresoj të mund të kthehesha pas dhe ta ribëja, por kjo është e pamundur. Gjithsesi, shpresoj të gjejmë një zgjidhje të shpejtë dhe një sjellje normale.”

    Këto deklarata vijnë në një kohë të tensionuar për politikën shqiptare, duke i dhënë një tjetër dimension debatit mbi vendimin për përjashtimin e Berishës nga skena ndërkombëtare.

  • “Lëkundje tërmeti në Shqipëri! Afër qyteteve të njohura – Ja të dhënat”

    “Lëkundje tërmeti në Shqipëri! Afër qyteteve të njohura – Ja të dhënat”

    Mbrëmja e së shtunës nuk ishte e zakonshme për banorët pranë kufirit Shqipëri – Maqedoni të Veriut. Rreth orës 20:34, toka u drodh lehtë nga një tërmet me magnitudë 2.2 të shkallës Rihter, duke sjellë kujtime të hershme për tronditje të ngjashme në rajon.

    Sipas të dhënave zyrtare, epiqendra e tërmetit ndodhej vetëm 7 kilometra në jug të Centar Zhupës në Maqedoninë e Veriut dhe 51 kilometra në verilindje të Elbasanit. Thellësia ishte 15 kilometra – një tregues i lëkundjeve të buta, por të ndjeshme.

    Fatmirësisht, nuk raportohen dëme apo panik, por ekspertët kujtojnë se ky rajon është i njohur për aktivitet të rregullt sizmik. Kjo lëkundje, edhe pse e vogël, është një kujtesë se natyra mbetet gjithmonë aktive dhe e paparashikueshme.

  • Humbje e madhe! Ndahet nga jeta gazetari i njohur shqiptar

    Humbje e madhe! Ndahet nga jeta gazetari i njohur shqiptar

    Një tjetër humbje e madhe për familjen Dini. Këngëtarja Barbana Dini, motra e të ndjerit Ergi Dini, ka ndarë në rrjete sociale lajmin e trishtë të ndarjes nga jeta të babait të saj, Dashamir Dini, mëngjesin e sotëm.

    Heroi i jetës së saj, ai arriti të fitonte çdo betejë përveç asaj me dhimbjen, shkruan Barbana ndërsa tregon krenarinë që ndjen për të atin dhe boshllëkun e madh që ai ka lënë në jetët e familjarëve.

    Dashamir Dini ishte një figurë e njohur për Shkodrën, poet gazetar dhe gjithashtu ish-drejtues i Radio Shkodrës.

    Kete mengjes zgjohem zemerthyer,e shkaterruar shpirterisht…Miq sot humba nje nga njerezit me te shtrenjte ne jeten time,shokun tim me te mire…Ahhhh BAB sa shume gjera mund te them per ty, ti ishe heroi im,mesuesi me i mire i jetes,nje shembull drejtesie dhe miresie per kedo qe te njohu. Fitove cdo beteje ne jeten tende,ti humbe vetem kete beteje me dhimbjen…Sa krenare dhe me fat jam qe pata gjakun tend nuk mund ta shpjegoj me fjale. Ishe mbi te gjitha nje njeri i madh qe le nje boshllek shume te madh tek te gjithe ne. Te dua pertej jetes!

    Kujtojmë që në vitin 2016 Ergi Dini humbi jetën në një aksident tragjik me motor në moshën 22-vjeçare. Pos Ergit, bashkë me të i vdekur në vend kishte mbetur edhe miku i tij, i cili edhe po drejtonte motoçikletën, Klejdi Halili, mosha e të cilit ishte 21 vjeç.

  • Zbulimi që tr*nditi arkeologët: Çfarë fshihet nën ujërat e Linit?

    Zbulimi që tr*nditi arkeologët: Çfarë fshihet nën ujërat e Linit?

    Në brigjet shqiptare të liqenit të Ohrit, një zbulim arkeologjik po ndryshon mënyrën se si e kuptojmë fillimin e jetës bujqësore në Europë. Studiues nga Instituti i Arkeologjisë në Tiranë dhe Universiteti i Bernës kanë konfirmuar se në zonën e Linit ndodhet vendbanimi palafit më i vjetër i kontinentit – i krijuar 8500 vite më parë nga një komunitet fermerësh të hershëm.

    Gjatë fazës së parë të kërkimeve, janë zbuluar qindra objekte nën tokë dhe nën ujë, përfshirë struktura druri, gardhe të zhytura në liqen, qeramikë dhe fara të lashta. Të gjitha këto dëshmojnë një mënyrë jetese të zhvilluar për kohën, të ndërtuar mbi bashkëjetesën me natyrën dhe shfrytëzimin e pasurive përreth për bujqësi.

    “Gjetjet janë shumë premtuese. Për rreth 2000 vjet, nga viti 6000 deri më 4000 p.e.s., kjo zonë ka qenë e banuar. Besojmë se mund të ketë ekzistuar një rrjet i tërë fshatrash,” tha Albert Hafner, drejtues i ekipit zviceran. Ai nënvizoi rëndësinë e vendndodhjes si një stacion kyç në rrugëtimin e bujqësisë nga Lindja drejt Europës.

    Teknologjia moderne, si dendrokronologjia – që përcakton moshën e drurëve përmes rrathëve të tyre – ka luajtur një rol të rëndësishëm në datimin e saktë të strukturave. Laboratori i ngritur falë bashkëpunimit me Universitetin e Bernës po ofron të dhëna të reja për të gjithë rajonin e Ballkanit.

    “Ky projekt është një mundësi e jashtëzakonshme për zhvillimin e arkeologjisë nënujore në Shqipëri dhe më gjerë,” tha arkeologu Adrian Anastasi, ndërsa Ambasadorja e Zvicrës në Shqipëri, Ruth Huber, shprehu besimin se ky bashkëpunim do të vazhdojë edhe në fazat e ardhshme.

    Zbulimi i Linit jo vetëm që e vendos Shqipërinë në hartën e arkeologjisë europiane, por hedh dritë mbi fillimet e jetës sedentare dhe bujqësisë në kontinent – një histori që nis pikërisht nga këto ujëra të lashta.

  • Çmimet “stratosferike” të fruta-perimeve, Braçe shpërthen: Të “shkrihet” me urgjencë…

    Çmimet “stratosferike” të fruta-perimeve, Braçe shpërthen: Të “shkrihet” me urgjencë…

    Deputeti Erion Braçe ka reaguar ashpër për çmimet ‘stratosferike’ të fruta dhe perimeve në Tiranë.

    Në një reagim në rrjete sociale, teksa vë në dukje çmimet e larta, ai thotë se këto fruta dhe perime janë të stinës, që normalisht duhet të kishin çmime të drejta, ndërsa kërkon ndërhyrje emergjente kundër këtyre abuzimeve.

    Deputeti Braçe bën gjithashtu edhe disa propozime, duke nisur nga “shkrirja” e Tregut Agroushqimor në Tiranë, që zotërohet nga kompania e sipërmarrësit Klodian Allajbeu, që sipas të cilit abuzimi me tarifat ka rritur kostot e produkteve.

    SA TË BLESH TË HËNË ËSHTË TMERR, MBASE EDHE ÇDO DITË TJETËR; PERIMET E FRUTAT JANË SHUMË SHTRENJTË! Domate 110-130 lekë/kg, Kastraveci 100-110 lekë/kg, Bizele 300 lekë/kg, Mashurka 250-270 lekë/kg, Speca 150 lekë/kg, Qershi 650-1000 lekë/kg, Nektarine 280-300 lekë/kg, Shalqi 50-60 lekë/kg; TË GJITHA JANË PERIME E FRUTA TË STINËS; Dmth tani kanë periudhën kur bëhen masive e normalisht duhet të kishin ÇMIME të tjera, ÇMIME TË DREJTA!JOOOOO, NUK JANË!

    Çfarë propozoj unë? – Shpërbërjen e Tregut të Autostradës; abuzimi me tarifa atje është skandaloz dhe rrit koston e çdo produkti; – Hapjen e tregjeve publike për BUJQIT – jo tregtarët; të shesin bujqit prodhimin e tyre pa kostot e ndërmjetësve abuzivë; – Barazimin e TVSH-së së brendshme; në skemën aktuale produktet bëhen deri 20% MË TË SHTRENJTA KOT; FISKALIZIM nga bujku te blerësi i fundit si për çdo produkt“, shkruan Braçe.

  • Përplasja e fortë/ Rama i kërkoi FAKTE, deputeti britanik i përgjigjet sërish Kryeministrit

    Përplasja e fortë/ Rama i kërkoi FAKTE, deputeti britanik i përgjigjet sërish Kryeministrit

    Kryeministri Edi Rama dhe deputeti britanik Nigel Farage janë përfshirë në një përplasje të fortë verbale lidhur me emigrantët shqiptarë në Britaninë e Madhe, ku në fokus kanë qenë shifrat e të dënuarve me origjinë shqiptare.

    Pasi Farage deklaroi se “1 në 50 emigrantë shqiptarë në Angli ndodhen në burg”, kryeministri Rama reagoi ashpër duke e sfiduar publikisht: “Nëse kjo është e vërtetë, i marrim të gjithë në Shqipëri menjëherë!”

    Në një kundërreagim të menjëhershëm, Nigel Farage e pranoi sfidën e Ramës, duke u shprehur i gatshëm të verifikohen të dhënat dhe nëse shifra që ka dhënë rezulton e saktë, atëherë, sipas tij, nuk ka asnjë pengesë që të burgosurit shqiptarë të rikthehen në vendin e tyre.

    Do të sigurohemi që Edi Rama të mbajë fjalën”, u shpreh Farage në reagimine radhës për median britanike ‘The Telegraph’.

  • Vucic i kthen pergjigje te ashper Donald Trump: Genjeshter, ja cfare ndodhi

    Vucic i kthen pergjigje te ashper Donald Trump: Genjeshter, ja cfare ndodhi

    Serbia ka mohuar deklaratat e Presidentit të SHBA, Donald Trump, se ai shmangu një përplasje ushtarake mes Beogradit dhe Prishtinës.

    Deklaratat e kreut të Shtëpisë së Bardhë janë komentuar si fushatë kundër Serbisë dhe ka patur një reagim edhe nga Presidenti Aleksandër Vuçiç.

    Presidenti serb është shprehur se nuk ka pasur asnjë dëshirë për të sulmuar Kosovën ndërsa ka theksuar se deklarata të tilla janë manipulim politik.

    Sipas raportimeve në Beograd, deklaratat e Donald Trump përkthehen si një përpjekje e SHBA për të rritur presionin mbi Beogradin ne negociatat me Kosovën, me qëllim që Serbia të njohë Kosovën.

    “Opozita në Serbi është bashkuar me qëndrimet e qeverisë, dhe çdo herë që diskutohet çështja e Kosovës, pozita dhe opozita janë të bashkuara. Edhe këtë herë, deklaratat e opozitës qëndrojnë të njëjta, duke e quajtur presion të SHBA ndaj Beogradit për njohjen e Kosovës. Megjithatë, disa përfaqësues opozitarë nuk përjashtojnë mundësinë e një përgatitjeje të fshehtë ushtarake, bazuar në atë që tha Trump, por gjithsesi kritikojnë deklaratat e tij.”-tha gazetarja Ardita Behluli.

    Ministria e Mbrojtjes e Serbisë ka thënë se këto deklarata janë një fyerje ndaj ushtrisë serbe dhe se nuk ka pasur ndonjë plan konkret ushtarak për një ofensivë kundër Kosovës.

  • 50 mijë euro për këdo që gjen babain tim” – Apeli prekës i djalit

    50 mijë euro për këdo që gjen babain tim” – Apeli prekës i djalit

    Emisioni “Pa Gjurmë” është një emision investigativ dhe human që transmetohet në televizionin Report TV në Shqipëri.

    Nën moderimin e gazetares Odeta Dume, ky program investigativ trajton raste të personave të zhdukur në rrethana misterioze, duke ndihmuar familjarët të gjejnë të dashurit e tyre dhe të zbardhin të vërtetën. Në episodin e fundit, është rrëfyer një tjetër histori që prek zemrat e çdo shqiptari, zhdukjen e një qytetari, për të cilin është ofruar shpërblim 50 000 euro për informacion që çon në gjurmimin e tij.

    “Edhe pse eshte e 16-ta dite kemi njerez qe akoma bejne kerkime, por megjithate nese eshte nje njeri qe eshte me i zgjuar se une, me i afte se une, me nje teknologji, duke pasur se ka shpenzime per te kerkuar baben tim, une ofroj 50 mije euro per kerkimin e tij, 20 mije euro cdo personi qe mund ta takoj ne rruge, pa ndonje lodhje fizike, te marri e te ma sjelli ne shtepi, me kenaqësine me te madhe ja jap. Do punoj 10 vite per te gjetur baben tim, se ka punuar gjithe jeten per mua” – shprehet i perlotur i biri ne studion e emisionit “Pa Gjurmë”

  • Ja sa kushtoi në të vërtetë dasma ekstravagante e Bezos-Sánchez

    Ja sa kushtoi në të vërtetë dasma ekstravagante e Bezos-Sánchez

    Bazuar në bisedat me një duzinë burimesh, duke përfshirë njerëz të brendshëm të industrisë veneciane të dasmave dhe shitës të shumtë vendas të përfshirë në ose me njohuri për ngjarjen, Forbes vlerëson se dasma Bezos-Sánchez do të kushtojë të paktën 20 milionë dollarë – por mund të jetë më afër 25 milionë dollarëve ose edhe më shumë, varësisht nga surprizat që kanë rezervuar mikpritësit për mysafirët e tyre. Një përfaqësues i Bezos nuk i është përgjigjur ende një kërkese për koment.

    Ceremonia aktuale u mbajt në Bazilikën e shekullit të 16-të San Giorgio Maggiore në një nga ishujt e Venedikut të premten në mbrëmje, megjithëse çifti nuk duket se do të martohet ligjërisht – ata kurrë nuk aplikuan për licencën e nevojshme nga qyteti, duke sugjeruar se mund të jenë martuar përpara festimit shumë publik.

    Planifikuesit e dasmave të çiftit porositën gjithashtu rreth 30 taksi private ujore për të shoqëruar mysafirët nëpër qytet, sipas një burimi në Venecia. Çdo taksi kushton midis 210 dhe 290 dollarë në orë, sipas konsorciumit të taksive ujore në Venecia, më i madhi në qytet. Duke supozuar 12 orë në ditë, kostoja do të ishte të paktën 270,000 dollarë të shpenzuara vetëm për transportin ujor.

    Dasma u organizua nga shefi i kuzhinës me tre yje Michelin, Fabrizio Mellino, i Quattro Passi, një restorant në Nerano – pranë Napolit – të cilin Bezos dihet se e frekuenton shpesh, sipas gazetës italiane Corriere della Serra. Restoranti ngarkon rreth 1,800 dollarë për person, duke përfshirë stafin dhe transportin e ushqimit, për të furnizuar dasma të këtij niveli, sipas klientëve të mëparshëm. Kjo është të paktën 360,000 dollarë në kostot e ushqimit dhe pijeve për një natë – por ka të ngjarë të jetë një kontratë tre-ditore, që arrin në total afër 1.1 milion dollarë. Quattro Passi thuhet se është mbyllur për katër ditë.

    Duke pasur parasysh numrin e mysafirëve të profilit të lartë dhe ultra të pasur, siguria ka qenë parësore gjatë gjithë javës. “Siguria atje duhet të jetë masive”, thotë Kenneth Bombace, CEO i Global Threat Solutions, i cili ka ofruar siguri private për shumë evente në të cilat Bezos ka marrë pjesë në të kaluarën. Bombace thotë se për një event të këtij kalibri, ai do të kishte punësuar 40 deri në 50 agjentë, përfshirë anëtarë të forcës policore lokale, dhe do të kishte filluar përgatitjet muaj më parë. Bombace vlerëson koston totale të sigurisë për eventin, duke përfshirë udhëtimin dhe përgatitjet, në “disa milionë dollarë”.

    Bezos ka dhuruar gati 3.6 milionë dollarë për tre organizata në qytet: 1.2 milionë dollarë (ose 1 milion euro) për Corila, një agjenci që koordinon kërkimin për kujdesin e lagunës veneciane; 1.2 milionë dollarë për zyrën e UNESCO-s në Venecia, e cila promovon kulturën dhe shkencat natyrore; dhe rreth 1.2 milionë dollarë për Universitetin Ndërkombëtar të Venecias.

  • Kujtonte se e tr*dhtonte gruaja dhe mori dedektiv privat, burri nga Tirana sh*kohet nga ajo që zbulon

    Kujtonte se e tr*dhtonte gruaja dhe mori dedektiv privat, burri nga Tirana sh*kohet nga ajo që zbulon

    Në emisionin “Fol me Psikologen” është trajtuar një rast ndryshe.

    Protagonist i saj është një 40-vjeçar nga Tirana, i cili ka rrëfyer se si e gruaja që e kishte njohur që në bankat e shkollës, e me të cilën kishte dhe dy fëmijë shkone me nje tjeter.

    Ai thotë se e shoqja kishte filluar të ndryshonte, nuk kishte më rutinën e përhershme, nuk kishte më të njëjtin dedikim ndaj fëmijëve, ishte bërë agresive dhe të gjitha këto e bën të dyshonte.

    Fillimisht e kisha mendjen e fjetur, por pastaj ishin disa veprime te bashkëshortes që me thënë të drejtën filluan u bën aq të trasha sa filluan të më tërhiqnin vëmendjen, ndërroi rutinën e përhershme, pothuajse ndërroi gjithë gardërobën, parfumet, oraret e daljeve, shoqëri e re.

    Zakonisht në orën 7, 7 e 30 unë dal me fëmijët , një ditë më qëlloi që ajo të më çonte një mesazh, që ishte e zënë dhe nuk mund t’i merrte dot fëmijët, sepse nga shkolla i merrte ajo. Nuk e vrava mendjen shumë, u shkëputa 2 orë më përpara i mora fëmijët dhe i çova në shtëpi. E prita sepse u vonua pak dhe kur erdhi filloi një grindje që s’kishte baza, më krijoi atë idenë sikur e kishte sjellë njeri me zor në shtëpi.”

    40-vjeçari thotë se nuk mund ta akuzonte për dyshimet e tij pa prova dhe kjo ishte arsyeja që kontaktoi një detektiv privat. 20 ditët e pritjes së të vërtetës ishin plot ankth dhe frikë nga ajo që do të merrte vesh. Momentin e bashkëshorten e ka përjetuar si një çast frike, por edhe çlirimi.

    Pas zbulimit së tradhtisë bashkëshortore ajo që e ka shokuar ishte reagimi i saj. Në gjykatë kërkoi kujdestarinë e fëmijëve dhe të gjitha provat e mbledhura nga detektivët i përdori dhe fitoi.

    I ftuari tjetër në emision ka qenë drejtori i Institutit të Detektivëve Privatë, Ndue Pjetra. Ai ka folur mbi punën e detektivëve se si ata i zbulojnë të fshehtat:

    “Maksimumi i kohës që na duhet për të zbuluar një tradhëti bashkëshortore është 11 apo 15 ditë, asnjë çift i dashuruar s’mund të rrijë 7 deri në 11 ditë pa u takuar me njëri-tjetrin. Ato ditë do jesh në vëzhgim gjithë kohën, por ka patur raste kur është kapur edhe për 2 orë.”

    Ndue Pjetra thotë se rastet më të vështira për t’u zbuluar janë ato të politikanëve dhe biznesmenëve, ndërsa ka rrëfyer edhe raste konkrete se si gratë pasi marrin informacion prej tyre vrapojnë gjithë ankth drejt adresave se ku ndodhen bashkëshortët.

    Autorja e “Fol me psikologen” Ervisa Lula së bashku me të ftuarën psikologen Lorela Garuli kanë trajtuar këtë tematikë më gjerësisht. Si fillim ato kanë theksuar shkaqet që i shtyjnë individët tek një lidhje jashtë martese dhe më pas tek pasojat që këto lidhje kanë, jo vetëm tek raporti në çift, por edhe tek e gjithë familja dhe në mënyrë të veçantë, tek fëmijët.