Author: Editorial

  • A do t’i hiqet “non grata” Berishës? Ish-këshilltari i Trump e zbulon çfarë pritet të ndodhë…

    A do t’i hiqet “non grata” Berishës? Ish-këshilltari i Trump e zbulon çfarë pritet të ndodhë…

    John Bolton, ish-këshilltari i Trump për sigurinë e konsideroi të nxituar vendimin për shpalljen non grata të Sali Berishës nga Departamenti Amerikan i Shtetit.

    Në intervistën ekskluzive në “A2CNN”, Bolton tha se ky vendim është i ndikuar politikisht dhe duhet të rishihet.

    Këto vendime kanë qenë subjekte të ndikimeve politike. Unë mendoj që duhet rishikuar nuk e di deri në cmasë duhet të shkojë por dhe mendoj se nuk ishte i duhur dhe duhet të rishihet”, tha ish-këshilltari i Trump.

    Sipas tij duhet të gjendet një zgjidhje e shpejtë për këtë vendim.

    Mendoj që është pak nga të dyja shpresoj të kthehesha mbrapa dhe ta ribëja kjo është e pamundur por por shpresoj që të gjemë zgjidhje të shpejtë dhe të kemi një sjellje normale”, tha John Bolton.

  • Përlot Kiara Tito, rrëfehet si kurrë më parë: “Po të mos isha futur në Big Brother, sot nuk do..

    Përlot Kiara Tito, rrëfehet si kurrë më parë: “Po të mos isha futur në Big Brother, sot nuk do..

    Moderatorja e njohur Kiara Tito ka treguar një moment të panjohur më parë nga jeta e saj personale gjatë një lidhjeje telefonike me emisionin “Goca dhe Gra” në Top Channel.

    Duke folur hapur për eksperiencën në “Big Brother VIP 2”, Kiara zbuloi se në periudhën kur hyri në reality show ishte duke kaluar një nga fazat më të vështira të jetës së saj.

    “Po mos të isha futur në ‘Big Brother’, nuk do kisha dalë më në televizion, nuk do kisha dalë më as në rrugë,” u shpreh ajo, duke shtuar se programi i ndryshoi tërësisht rrjedhën e jetës.

    E pyetur për njohjen me Luiz Ejllin dhe krijimin e familjes së tyre, Kiara tha se gjithçka ishte një kombinim mes fatit dhe vullnetit. 

    . “Nuk zgjedhim ku lindim apo çfarë na ndodh, por kemi në dorë si reagojmë ndaj gjërave që na sjell jeta,” tha moderatorja, duke shtuar se nëse nuk do të kishte marrë vendimin për të hyrë në “Big Brother”, nuk do të kishte sot as vajzën e saj, Lunën.

    Kiara tregoi më tej se Luiz Ejlli “është një bashkëshort që më bën për të qeshur dhe është gjithmonë prezent”.

    Në përfundim të bisedës, ajo theksoi se jeta është një përzierje mes fatit dhe mënyrës si vendosim ta jetojmë: “Mund të na ndodhin shumë gjëra, por rrugën e zgjedhim vetë.”

  • Pritet të ndodh e PAIMAGJINUESHMJA! Ish banorët trazojnë rrjetin ‘Gati për BBVA5…’ (Foto)

    Pritet të ndodh e PAIMAGJINUESHMJA! Ish banorët trazojnë rrjetin ‘Gati për BBVA5…’ (Foto)

    Reality show i njohur “Big Brother VIP Albania” pritet të nisë sezonin e pestë muajt e ardhshëm, ndërsa në rrjet kanë filluar aludimet e para për personazhet pjesëmarrës.

    Zyrtarisht ende nuk ka emra të konfirmuar, megjithatë, sipas Edi Manushit, Hilda Kërtalli pritet të jetë mes banorëve për këtë sezon.

    E teksa emra të tjerë të mundshëm priten të zbulohen ditët në vijim, gazetari Ronaldo Sharka ka ngacmuar rrjetin me një foto që ka publikuar në Instagram.

    Ai shfaqet krah Bled Manes dhe shkruan: “Duke bërë valixhet gati për BBVA 5″, ndërsa në foto shihen edhe disa valixhe.

    Kujtojmë që Ronaldo dhe Bledi kanë qenë pjesë e Big Brother VIP Albania 2.

  • historia e trishtë e Elës që gjunjëzoi Arbër Hajdarin: Vendosa të braktis “Fundjavën Ndryshe” (Video)

    historia e trishtë e Elës që gjunjëzoi Arbër Hajdarin: Vendosa të braktis “Fundjavën Ndryshe” (Video)

    E mbetur pa baba, vetëm me nënën e vëllanë, në kushte varfërie që e përballnin me bullizimin, Elsa dëshironte vetëm pak shpresë për një jetë më të mirë. Mundësia erdhi, fondacioni “Fundjavë Ndryshe” bëri çmos që familja nga Delvina të gjente pak qetësi në Fier, në një shtëpi të re.

    Në një moment kur gjithçka dukej se po ndrinte, një sëmundje e papritur në periudhën e pandemisë, pas një beteje të ashpër shtatëditore, shoi jetën e vogëlushes. Arbër Hajdari i ndan të gjitha këto në rubrikën “E Diela Ndryshe”, ndërsa bashkë me moderatorin e së “Dielës Shqiptare”, udhëtojnë drejt Korçës për misionin e fundit.

    Arbër Hajdari: Në periudhën e pandemisë më vjen një telefonatë nga nëna e Elsës dhe më thotë që Elsa është në spital në Tiranë, në gjendje të rëndë.

    Ardit Gjebrea: Po çfarë kishte?

    Arbër Hajdari: Kishte një sëmundje shumë të keqe ku mjekët u detyruan të bënin disa analiza të shpejta jashtë vendit për shkak të specifikimit të sëmundjes dhe ishte një sëmundje e agravuar tashmë. Jam gjendur në spital sapo kam marrë informacion nga nëna e vet, mos të harrojmë që në ato kohë Tirana ishte gati e izoluar për shkak të pandemisë, sapo kishte nisur izolimi nga pandemia sepse askush nuk dinte çfarë ishte kjo lloj sëmundjeje. Elsa luftoi për jetën gati shtatë ditë.

    Ardit Gjebrea: Kaq shpejt?

    Arbër Hajdari: Kaq shpejt. Pas shtatë ditësh, Elsa ndërroi jetë, me të gjithë mënyrat që mjekët u munduan ta shpëtonin. I gjendur para kësaj tragjedie që i ndodhi familjes dhe që ne ishim pjesë, jam mbyllur në shtëpi menjëherë që atë ditë dhe nuk doja që të më shikonin anëtarët e familjes sime në gjendjen e rënduar psikologjise që isha. Isha sepse ishim të lidhur me të, ishte një fëmijë që sapo e kishte nisur jetën, një fëmijë që sapo i buzëqeshi…

    Humbja e Elsës la një shenjë dhe dhimbje të fortë te themeluesi i fondacionit “Fundjavë Ndryshe”. vetëm ai dhe nëna e saj e shoqëruan Elsën drejt banesës së fundit. Pas funeralit, Arbër Hajdari u mbyll në shtëpi për ditë me radhë dhe në kokë i vërtitej veç një mendim: të largohej nga fondacioni.

    Me ndihmën e njerëzve pranë tij, gjeti forcën për t’u rikthyer dhe për t’u përballur me sfidën e radhës, largimin e katër bashkëpunëtorëve të afërt. Ndërkohë, Elsa e ka lënë gjurmën e saj. Dëshira e asaj vogëlusheje për dije ka frymëzuar një bursë me emrin e saj që i vendoset një kauze.

    Arbër Hajdari: Kam qenë vetëm unë dhe nëna e saj në ditën e funeralit sepse nuk lejohej të shkonte askush, ishte pandemia.

    Ardit Gjebrea: E paske përcjellë vetëm ti dhe e ëma?

    Arbër Hajdari: Vetëm unë me të ëmën. Mund të ketë qenë një nga momentet më të vështira të miat sepse një javë më parë e kisha në krahë dhe një javë më vonë gjendesha në varrezat e Fierit me nënën e saj duke e përcjellë për herë të fundit. Një moment shumë i rënduar për mua dhe sigurisht për nënën e vet dhe të vëllanë që kishin humbur njeriun e tyre më të shtrenjtë. Kthehem në Tiranë dhe vendos që ta braktis “Fundjavën Ndryshe”.Vendos që ta braktis, të shkëputem sepse e ndieja veten jo më të fortë emocionalisht për të përballuar ngarkesa të tilla, aq më tepër kur ne trajtojmë raste shumë të vështira dhe probabiliteti për të ndodhur sërish ishte i lartë. Kam kaluar gati 15 ditë pa dalë nga shtëpia, rrija vetëm në shtëpi, kisha shkëputur komunikimin me njerëzit.

    Ardit Gjebrea: Me gjithë botën.

    Arbër Hajdari: Me gjithë botën dhe kam qenë në një fazë të gjatë meditimi për të kaluar atë boshllëkun e madh… më dukej sikur më ishte vrarë shpirti dhe kishte përpjekje të vazhdueshme nga stafi, nga anëtarë, nga bashkëshortja ime për të thënë që ju keni bërë ç’ishte e mundur për Elsën dhe ndërkohë po bëheni ju arsyeja që shumë fëmijë të tjerë po shpëtojnë. Filluan të më trajtojnë me disa terapi meditimi që të rizgjohesha dhe të rikthehesha sërish te “Fundjavë Ndryshe” më i fortë, ndërkohë që katër anëtarë të tjerë të stafit të “Fundjavë Ndryshe” e lanë “Fundjavën” që atë ditë.

    Ardit Gjebrea: Vërtet?

    Arbër Hajdari: Po, dhe unë rikthehem dhe gjendem për të drejtuar “Fundjavën” në mungesë të katër aleatëve kryesorë që kisha në punë dhe m’u desh të ribëj sërish ekipin e “Fundjavës”, kryesorin. Nga ai moment, ne kemi filluar vit pas viti dhe kemi bërë një bursë që e kemi quajtur bursa Elsa. E kemi dedikuar kështu sepse ajo ishte një vajzë që e dëshironte shumë shkollën dhe këtë bursë e japim vit për vit, një bursë të plotë për një student/e që në mungesë të kushteve ekonomike lë shkollën apo nuk realizon dot atë ëndrrën që ka.

  • A janë ndarë Fifi dhe Adisi?

    A janë ndarë Fifi dhe Adisi?

    Fifi dhe partneri i saj Adisi po komentohen me të madhe nga e premtja.

    Kjo për shkak se dyshohet e hamendësohet që ata po kalojnë një krizë. Arsyeja? Disa foto të fshira në Instagram!

    Shqiperia Sot u interesua dhe kuptoi nga burime të sigurta pranë çiftit se një gjë e tillë nuk është aspak e vërtetë.

    Lidhja e Fifit dhe Adisit është stabile dhe pa telashe sa i përket raporteve në çift.

    Të njëjtat burime thonë se ata janë shumë ët përqendruar tek punët që kanë dhe nuk ka as edhe një telash të vetëm mes tyre.

    Shumë zhurmë, për asgjë!

  • Moment epik në konferencë: Gazetarja “zë ngushtë” Albin Kurtin – përgjigjja për Shqipërinë shkakton shpërthim të madh të qeshurash! (VIDEO)

    Moment epik në konferencë: Gazetarja “zë ngushtë” Albin Kurtin – përgjigjja për Shqipërinë shkakton shpërthim të madh të qeshurash! (VIDEO)

    Në një konferencë për shtyp që pritej të ishte serioze, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u vu në siklet nga një gazetare e cila i bëri një pyetje që për pak sa nuk e la pa fjalë.

    “Ma gjeni një shtet në Evropë,” – pyeti Kurti – “ku partia e parë është më e madhe se e dyta dhe e treta së bashku!”

    Pa u menduar gjatë, gazetarja e pranishme i kthehet me qetësi, por goditshëm: “Shqipëria.”

    Në atë moment, salla shpërtheu në të qeshura, përfshirë edhe vetë Albin Kurtin, i cili nuk mundi të përmbante dot reagimin e tij dhe qeshi bashkë me të pranishmit.

    Videoja e momentit është bërë virale në rrjetet sociale, ku ndjekësit po e komentojnë si një nga situatat më të çuditshme, por edhe më të sinqerta në marrëdhëniet Kosovë-Shqipëri.

    Komentet nuk kanë munguar:

    “Gazetarja e tha troç atë që të gjithë e mendojnë,” – shkruan një komentues.

    “Albin Kurti u ‘çmontua’ me një fjali. Bravo për sinqeritetin dhe sportivitetin,” – shkruan një tjetër.

    📹 Shiko videon e plotë në koment!

    👇

  • Pse marrin flakë makinat? Çdo javë digjen 5 automjete, ekspertët tregojnë se ku gabojnë shoferët

    Pse marrin flakë makinat? Çdo javë digjen 5 automjete, ekspertët tregojnë se ku gabojnë shoferët

    Nëse udhëtojmë në rrugë interurbane sidomos tani në verë , jo rrallë herë na ndodh të shikojmë makina të përfshira nga flakët, që nuk lidhen me asnjë ngjarje kriminale por me defekte teknike që e shkrumbojnë mjetin në pak sekonda dhe vënë në rrezik jetën e shoferit apo pasagjeret që janë në të.

    Sipas statistikave të policisë, 5 makina digjen çdo muaj nga ky shkak.

    “Është shifër e lartë krahasuar me mjetet që janë në Shqipëri. Duhet shmangur nxehja e tambureve nga frenimi i vazhdueshëm. Kur bëhen ndryshimi i vajrave dhe lubrifikanteve të lahet motori. Gjatë verës motorët me Diezel marrin zjarr nga bllokimi i filtrit particular. Shkak tjetër është edhe riparimi i sistemeve elektrike në servise të pacertefikuara“-shprehet eksperti Fadil Lukaj.

    Pjesa më e madhe e rasteve janë konstatuar në orët e mëngjesit ose në momentin e ndezjes së automjetit, çka tregon për mungesë mirëmbajtjeje të rregullt apo përdorim të pjesëve jo origjinale.

    Për të shmangur situate të tilla vlen që makinës ti bëhet kontroll teknik periodik për të parë nëse makinës I janë hequr sisteme sigurie nga përdoruesit e mëparshëm apo janë kryer instalime të pasigurta.

    Që dëmet mos marrin përmasa këshillohet që në makinë të mbahet një fikse zjarri 6 kg.

  • VIDEO/ Habit Krisa: Laert Vasili është babai im biologjik…

    VIDEO/ Habit Krisa: Laert Vasili është babai im biologjik…

    Moderatorja Krisa Caushi dhe aktori Laert Vasili ndodhen me xhirime në Itali për një film të ri që do të vijë së shpejti.

    Krisa ka publikuar sot një video, ku shprehet se Laert Vasili është babai i saj biologjik.

    Më pas Krisa dhe Laerti shfaqen duke qeshur, duke lënë të kuptohet se këta janë rolet e tyre në film.

  • Dënohet me burgim të përjetshëm reperi shqiptar pasi vrau një person në Londër

    Dënohet me burgim të përjetshëm reperi shqiptar pasi vrau një person në Londër

    Një nga emrat më të njohur të grupit “Hellbanianz”, Sabajet Shuti – i njohur ndryshe si “Skilla” – është dënuar me burgim të përjetshëm në Londër, nën akuzën e vrasjes së 27-vjeçarit Lumturi Zeqja.

    Ngjarja e rëndë ndodhi në mbrëmjen e 16 tetorit 2022 në zonën e Church Lane, Leytonstone, dhe tronditi komunitetin shqiptar në Mbretërinë e Bashkuar.

    Në të njëjtën çështje u shpall fajtor edhe vëllai i tij, Emirlion Shuti, i njohur si “Mili HB”. Ai u dënua me 20 muaj burg, por me vendim për t’u vuajtur në shërbim prove, pasi u gjet fajtor për përleshje në vendin e krimit.

    Gjykata dëgjoi rrëfimin e plotë të ngjarjes së përgjakshme. Lumturi Zeqja po qëndronte jashtë një kafeneje bashkë me mikun e tij kur vëllezërit Shuti mbërritën me dy makina.

    Pak më vonë, Emirlioni nisi një përplasje fizike me shokun e viktimës, duke e goditur me grusht.

  • FANSAT I KUJTOJNË JOZIT SHPULLËN NDAJ GJESTIT, KY ËSHTË REAGIMI I TIJ

    FANSAT I KUJTOJNË JOZIT SHPULLËN NDAJ GJESTIT, KY ËSHTË REAGIMI I TIJ

    Joz Marku ka komunikuar së fundmi me ndjekësit e tij përmes një sesioni pyetje-përgjigje në InstaStory.

    Njëri prej fansave i rikujtoi një nga momentet më të përfolura të qëndrimit të tij në Big Brother VIP Albania.

    Një ndjekës me nota humori e pyeti: “A ta ka hapur më njeri derën?”, një referencë e qartë ndaj incidentit famëkeq në shtëpinë e BBVA, kur Gejsti i hapi derën Jozit pas eliminimit, moment që përfundoi me një shuplakë të fortë që bëri xhiron e rrjetit dhe u komentua gjatë në medie.

    Jozi nuk ngurroi të japë një përgjigje me ironi të hollë, duke shkruar: “Edhe pa trokit hiç”, duke kthyer në vëmendje atë ngjarje që vazhdon të mbetet një nga skenat më të bujshme të edicionit.

    Reagimi i tij ka marrë vëmendje të menjëhershme në rrjetet sociale, duke ndezur sërish debatet për momentin e tensionuar mes tij dhe Gejstit, që për shumë u konsiderua si një ndër përplasjet më të papritura në historinë e spektaklit.

    Pas përfundimit të eksperiencës në Big Brother VIP Albania, të dy artistët, si Jozi ashtu edhe Gjesti, i janë kthyer karrierës muzikore.

    Jozi ka publikuar materiale të reja që janë pritur me interes nga fansat, ndërsa Gejsti po ashtu ka vazhduar me projekte të reja në muzikë, duke synuar të forcojë më tej praninë e tij në tregun muzikor.