Author: Editorial

  • Gold AG bëhet baba për herë të tretë, reperi zgjedh emrin domethënës për vajzën! 

    Gold AG bëhet baba për herë të tretë, reperi zgjedh emrin domethënës për vajzën! 

    Reperi i njohur shqiptar, Arian Agushi, i njohur për publikun si ‘Gold AG’, është bërë baba për herë të tretë. Lajmin e ka ndarë vetë ai përmes një postimi emocional në Instagram, ku ka shprehur falënderimin ndaj Zotit për këtë dhuratë të çmuar.

    Falenderimi i takon Allahut… që sot prapë na furnizoi e na gëzoi me një dhuratë të çmueshme, me një vajzë. Unë dhe Ermira u bëmë prindër për herë të tretë, e Guerili e Fronti u bënë me një motër,”  ka shkruar ai.

    Gold AG ka zbuluar gjithashtu se vajza e tij e sapolindur do të quhet Emblema, një emër i veçantë dhe me simbolikë të fortë patriotike.

    Babi emrin po ta lo Emblema, ruje dhe duje dhe dije që je gjë e çmuar dhe e paprekshme si emblema me tri shkronjat e arta.”

    Po ashtu reperi ka kujtuar edhe babain e tij të ndjerë, duke zbuluar se vajza ka lindur në të njëjtën datë me gjyshin e saj.

    Me këtë datë lindi edhe gjyshi yt që ti nuk e ke në këtë botë, por kur të rritesh do ta kuptosh se sa e deshi këtë flamur që i jep hijeshinë emblemës,”përfundon ai.

  • Detaje shokuese! Babai pranon se ka abuzuar me vajzën e tij të mitur: ‘Ndodhi vetëm një herë’. E vogla: Ka ndodhur që kur isha 5 vjeç

    Detaje shokuese! Babai pranon se ka abuzuar me vajzën e tij të mitur: ‘Ndodhi vetëm një herë’. E vogla: Ka ndodhur që kur isha 5 vjeç

    FIER- Detaje të reja janë zbardhur lidhur me ngjarjen e rëndë në Patos të Fierit, ku një 36-vjeçar është arrestuar pasi akuzohet se ka përdhunuar vajzën e tij të mitur.

    Ngjarjen e ka denoncuar vetë 12-vjeçarja në polici ku në praninë e psikologes ka thënë se është përdhunuar nga i ati që kur ishte 5 vjeç. Pas arrestimit, 36-vjeçari Zamir Meta, ka pranuar se ka abuzuar seksualisht me vajzën e tij, por ka pretenduar se ka ndodhur vetëm një herë.

    Lidhur me ngjarjen ka folur dhe nëna e të miturës, ku ka deklaruar se ngjarjen e ka mësuar në polici. Ajo ka treguar se aktualisht e mitura ndodhet në Tiranë, në Qendrën Rehabilituese për viktimat e abuzimit seksual “Lilium”.

    Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

  • Detaje shokuese! Babai pranon se ka abuzuar me vajzën e tij të mitur: ‘Ndodhi vetëm një herë’. E vogla: Ka ndodhur që kur isha 5 vjeç

    Detaje shokuese! Babai pranon se ka abuzuar me vajzën e tij të mitur: ‘Ndodhi vetëm një herë’. E vogla: Ka ndodhur që kur isha 5 vjeç

    FIER- Detaje të reja janë zbardhur lidhur me ngjarjen e rëndë në Patos të Fierit, ku një 36-vjeçar është arrestuar pasi akuzohet se ka përdhunuar vajzën e tij të mitur.

    Ngjarjen e ka denoncuar vetë 12-vjeçarja në polici ku në praninë e psikologes ka thënë se është përdhunuar nga i ati që kur ishte 5 vjeç. Pas arrestimit, 36-vjeçari Zamir Meta, ka pranuar se ka abuzuar seksualisht me vajzën e tij, por ka pretenduar se ka ndodhur vetëm një herë.

    Lidhur me ngjarjen ka folur dhe nëna e të miturës, ku ka deklaruar se ngjarjen e ka mësuar në polici. Ajo ka treguar se aktualisht e mitura ndodhet në Tiranë, në Qendrën Rehabilituese për viktimat e abuzimit seksual “Lilium”.

    Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

  • Babi për*hunonte vajzën që 5 vjec- flet nëna për ngjarjen që tronditi Patosin

    Babi për*hunonte vajzën që 5 vjec- flet nëna për ngjarjen që tronditi Patosin

    Një rast i rëndë i abuzimit seksual me të mitur ka ndodhur në Sheqishte të bashkisë Patos. Një 12- vjeçare është abuzuar seksualisht nga babai i saj, i cili tashmë ka rënë në prangat e policisë.

    Në një prononcim për mediat nëna e vajzës, rrëfen mes lotësh se si vajza ishte larguar nga banesa në orën 4 të mëngjesit dhe ka shkuar te fqinjët pasi ishte përdhunuar nga babai.

    Ajo pohon gjithashtu se vajza është abuzuar sistematikisht që në moshën 5- vjeçare, por nuk ishte në dijeni ndërsa tregon se vajza kish sjellje agresive, por nuk i tregonte askujt për atë tmerr që përjetonte.

    “Jam nënë e 7 fëmijë 5 djem 2 vajza.
    Në orën 4 më njofton vajza e dytë që vajza e madhe ka ikur nga shtëpia. Njoftova policinë, policia gjeti vajzën dhe vajza kishte treguar që babai e kishte përdhunuar. Vajza i ka treguar të gjitha, është vetëm 12 vjeçe.
    Nuk kisha kuptuar asgjë, vajza nuk më kishte thënën asgjë. Vetëm e shihja të acaruar dhe zihej me vëllezërit e motrat. Kishte kaluar në depresion derisa u detyrua të largohej nga banesa.
    Kishte shkuar tek një fqinjë, e cila e kishte ushqyer dhe më vonë kishin njoftuar policinë.

    Vajza kishte deklaruar se kjo nuk ishte hera e parë që babai e përdhunonte. Vajzën ma ka marrë shteti ma ka çuar për rehabilitim se ka kaluar në depresion. Ajo tha se e kishte përdhunuar që 5 vjeç. Një njeri që përdhunon fëmijën, të marrë dënimin maksimal të kalbet në burg, Unë nuk e dua. Do bëhem e fortë për fëmijët e mi. Nuk kisha kuptuar asgjë. Në sytë e mi nuk bënte kurrë asgjë”, tha ajo.

  • “Maturanti nuk kishte mundësi – shihni çfarë bën Jozi për të!”

    “Maturanti nuk kishte mundësi – shihni çfarë bën Jozi për të!”

    Jo çdo ditë merr një mesazh si ky:

    “Ma gjej një makinë për maturë se s’kammmm…”

    Ky ishte mesazhi që ish-banori i “Big Brother VIP 4”, këngëtari Joz Marku, mori nga një maturant i quajtur Kristian. Një kërkesë e sinqertë që nuk mbeti pa përgjigje.

    Jozi nuk mendoi dy herë. Pa bërë zhurmë, ai e ndihmoi djalin të shkonte në mbrëmjen e maturës ashtu siç kishte ëndërruar: me një makinë luksoze, dinjitet dhe buzëqeshje.

    Në Instastory, ai shkruajti:

    “Suksese për Kristianin dhe të gjithë maturantët. Jam i lumtur që më kontaktoi dhe iku në maturë siç donte.”

    Por historia nuk mbaron këtu.

    Kristian, i emocionuar dhe mirënjohës, i shkroi përsëri:

    “Shumë faleminderit Jozzz. Dhe nëse je i lirë, të presim sonteee. Je i ftuar, edhe vetëm për 15 minuta, do doja të ishe aty, meqë ke bërë një gjë kaq me vlerë për mua.”

    Një gjest i thjeshtë, por me zemër të madhe.

    Një shembull i rrallë i mirësisë që frymëzon, e që na kujton se ndonjëherë, vetëm një “po” e thjeshtë mund të ndryshojë ditën (ose jetën) e dikujt.

    Rrjeti ka shpërthyer me komente pozitive – njerëzit janë të prekur nga zemërgjerësia e Jozit.

  • Del Ligji i ri: Tani rr*zikoni t’ju bllokohet hipoteka e shtëpisë nëse nuk paguani do..

    Del Ligji i ri: Tani rr*zikoni t’ju bllokohet hipoteka e shtëpisë nëse nuk paguani do..

    Qeveria shqiptare ka miratuar një projektligj të ri me ndryshime thelbësore për administrimin e bashkëpronësisë në ndërtesat e banimit, duke synuar të sjellë më shumë qartësi dhe rregull në administrimin e pallateve. Sipas këtij ligji të ri, të gjithë qytetarët që kanë në pronësi një banesë në një pallat do të pajisen për herë të parë edhe me certifikatën e bashkëpronësisë. Kjo certifikatë do të detajojë qartë hapësirat e përbashkëta të përdorimit nga të gjitha familjet që banojnë në godinë, duke përfshirë oborrin dhe tarracën.

    Ministri i Pushtetit Vendor, Arbjan Mazniku, gjatë prezantimit të projektligjit “Për administrimin e bashkëpronësisë në ndërtesa” në Komisionin e Ekonomisë, theksoi se ky ligj krijon mundësinë që për çdo apartament të lëshohet një certifikatë e veçantë bashkëpronësie, duke sjellë qartësi ligjore për këtë aspekt.

    Një tjetër risi e rëndësishme e ligjit është bërja e detyrueshme e caktimit të një administratori për çdo pallat. Tarifa që do të paguhet për shërbimet e administratorit do të caktohet nga vetë asambleja e pronarëve të pallatit. Në rast se asambleja nuk arrin të caktojë një tarifë, atëherë administratori do të marrë një tarifë të bazuar në referencën e caktuar nga bashkia, e cila do të marrë në konsideratë elemente të ndryshme mbi tipologjinë e ndërtesës.

    Ligji parashikon gjithashtu që nga pagesa e tarifës së administrimit nuk do të ketë përjashtime për askënd. Madje, nëse kjo tarifë nuk paguhet për një periudhë prej një viti, ligji parashikon deri në bllokimin e hipotekës së banesës si një masë për të siguruar pagesën e detyrimeve

    Ministri Mazniku sqaroi se për grupet vulnerabël do t’u jepet e drejta bashkive që të vlerësojnë rastet dhe të ofrojnë mbështetje financiare si për tarifën e administrimit ashtu edhe për mirëmbajtjet e nevojshme të pallatit. Për rastet kur tarifa nuk paguhet, do të vendoset një shënim hipotekor në dokumentin e pronës, duke treguar ekzistencën e detyrimit. Kjo do të pengojë kryerjen e veprimeve të tjera mbi pronën pa u shlyer më parë detyrimi. Mazniku shtoi se kjo masë do të ndihmojë edhe në zgjidhjen e problemit të banorëve që janë emigrantë dhe ndonjëherë e kanë të vështirë të menaxhojnë pagesat.

    Përveç tarifës së rregullt të administrimit dhe mirëmbajtjes së pallatit, banorët do të jenë të detyruar të paguajnë çdo muaj edhe një tarifë tjetër të posaçme. Kjo tarifë do të përdoret për riparime të mëdha dhe investime të rëndësishme në pallat, siç janë sistemet kapot, përmirësimi i eficiencës së energjisë apo vendosja e ashensorit. Ministri theksoi se kur i vjen koha një pallati për t’u riparuar, kostot i takojnë pronarëve dhe jo bashkisë, por ky mekanizëm nuk i ndalon bashkitë të ndërhyjnë kur e shohin të arsyeshme.

    Një ndryshim tjetër i rëndësishëm krahasuar me praktikën e deritanishme është se fatura e administrimit do të jetë titull ekzekutiv. Administratori do të jetë i pajisur me numër unik të identifikimit të biznesit (NIPT) dhe do të lëshojë fatura zyrtare, të cilat do të njihen si titull ekzekutiv. Administrimi i pagesave do të bëhet përmes një llogarie bankare të hapur në emër të NIPT-it të administratorit.

    Projektligji i miratuar në komision parashikon gjithashtu ngritjen e ‘Librit të Bashkëpronësisë’ nga çdo bashki. Në këtë regjistër do të hidhen të dhëna të detajuara për çdo pallat, si lloji i ndërtesës, viti i ndërtimit, tipologjia, organet e kryesimit (asambleja dhe administratori), informacioni për certifikatën e bashkëpronësisë dhe fondin rezervë. Ky regjistër do t’i shërbejë bashkive edhe për të kryer kontrolle nëse çdo pallat ka të caktuar administratorin e tij.

    Aktualisht në Shqipëri janë rreth 432 mijë banesa në pallate me shumë kate që do të jenë subjekt i zbatimit të këtij projektligji pas miratimit të tij në seancë plenare në Kuvend. Ministri Mazniku vuri në dukje se rreth 40% e totalit të banesave në vend ndodhen në pallate me shumë kate dhe kanë bashkëpronësi, por pjesa më e madhe e tyre aktualisht nuk kanë një administrator të caktuar. Ai gjithashtu ofroi të dhëna statistikore mbi moshën e ndërtesave, duke treguar se 26% e banesave janë ndërtuar para vitit 1981, 36% në periudhën 1981-2000 dhe 36% pas vitit 2001. Ky ligj i ri pritet të ketë një ndikim të rëndësishëm në mënyrën se si administrohen dhe mirëmbahen ndërtesat e banimit në të gjithë vendin.

  • Pamje që lanë gojëhapur të ftuarit” – Xhensila Myrtezaj tund të pasmet në mes të dasmës, rrjeti shpërthen: “Turp!” (VIDEO)

    Pamje që lanë gojëhapur të ftuarit” – Xhensila Myrtezaj tund të pasmet në mes të dasmës, rrjeti shpërthen: “Turp!” (VIDEO)

    Një video e publikuar së fundmi nga një dasmë ku këngëtarja e njohur Xhensila Myrtezaj ishte e ftuar për të performuar, ka ndezur debatet në rrjetet sociale. Pamjet, të cilat janë shpërndarë me shpejtësi, e tregojnë këngëtaren duke kënduar një nga hitet e saj, por ajo që ka tërhequr vëmendjen e publikut janë lëvizjet e saj provokuese në skenë – veçanërisht tundja e të pasmeve para të ftuarve.

    Reagimet online nuk kanë munguar, me shumë përdorues që e kanë konsideruar sjelljen e Xhensilës të papërshtatshme për një event familjar siç është një dasmë. Në komente, që tani janë të mbyllura në videon origjinale, janë shfaqur kritika të shumta si:

    Ku është arti këtu?”,

    “Një turp për një dasmë shqiptare”,

    apo “Kjo nuk është performancë, por provokim.”

    Për shkak të valës së kritikave, videoja ka mbyllur seksionin e komenteve për të shmangur përhapjen e mëtejshme të polemikave. Deri në këto momente, vetë këngëtarja nuk ka bërë asnjë koment apo reagim publik lidhur me situatën.

  • Largohet nga Top Channel? Bieta Sulo tregon si qëndron e vërteta

    Largohet nga Top Channel? Bieta Sulo tregon si qëndron e vërteta

    Autorja dhe moderatorja e emisionit “Ftesë në 5”, Bieta Sulo ka përgënjeshtruar lajmet e publikuara ditët e fundit, ku raportohej se ajo do të largohet nga Top Channel. Në nisje të emisionit këtë pasdite, ashtu sikurse kishte paralajmëruar.

    “Një tjetër lajm shumë i diskutuar i fundjavës ka qenë largimi i Bieta Sulos nga Top Channel. Aq sa dhe njerëz shumë të afërt më shkruanin: ‘Çfarë po ndodh?’ Lajmi merr dhenë dhe besohet edhe nga njerëz të afërt në përmasa të tilla. Madje dhe punëtorët e skenografisë kur erdha sot më thanë: ‘A ta vazhdojmë këtë punë?’ Ka zierë rrjeti për këtë gjë, por që këtu do të jem në Top Channel. Përkon me 20 vitet e mia ne Top Channel, dhe në këtë 20 vjetor, jo vetëm që do të jemi nga shtatori së bashku, por është duke u punuar për një skenografi të re për të ardhur në një sezon të ri televiziv me më shumë energji dhe vrull, pas 7 vitesh të suksesshme që kemi lënë pas”, u shpreh ajo.

    Në disa portale online qarkulloi lajmi se sezoni aktual mund të jetë i fundit për Bieta Sulon si moderatore dhe autore e emisionit “Ftesë në 5” në Top Channel. Sipas këtyre burimeve, ajo do të zhvendosej në Radio Televizionin Shqiptar sezonin e ardhshëm televiziv. Të tilla raportime janë hedhur poshtë nga ky reagim i autores dhe moderatores.

  • Shpërthen rrjeti pas lëvizjeve të Xhensilës në dasmë – Organizatorët marrin vendimin që s’e priste askush! (FOTO)

    Shpërthen rrjeti pas lëvizjeve të Xhensilës në dasmë – Organizatorët marrin vendimin që s’e priste askush! (FOTO)

    Performanca e këngëtares së njohur Xhensila Myrtezaj në një dasmë private është bërë virale në rrjet, por jo për këngët që interpretoi. Ajo që tërhoqi më shumë vëmendje ishin lëvizjet e saj në skenë, të cilat u konsideruan të papërshtatshme për natyrën e eventit.

    Në disa pamje që janë shpërndarë me shpejtësi në rrjetet sociale, Xhensila shihet duke kënduar dhe njëkohësisht duke bërë lëvizje provokuese, përfshirë tundjen e të pasmeve. Ky gjest ka shkaktuar reagime të shumta, veçanërisht për faktin se në ambient ndodheshin edhe të moshuar dhe fëmijë.

    Pas valës së kritikave, organizatorët e dasmës kanë ndërmarrë një hap të papritur: kanë mbyllur seksionin e komenteve në videon që vetë kishin shpërndarë në Instagram. Megjithatë, deri në momentin e mbylljes së komenteve, videoja kishte arritur mbi 1 milionë shikime brenda 24 orëve.

    Reagimet në rrjet janë të ndara. Ndërsa një pjesë e publikut e konsideron performancën si pjesë e “show-t”, të tjerë e cilësojnë të ekzagjeruar dhe të papërshtatshme për një dasmë tradicionale shqiptare.

    Deri tani, vetë Xhensila Myrtezaj nuk ka reaguar publikisht ndaj polemikave, duke lënë hapësirë për spekulime dhe diskutime të mëtejshme.

  • Gjest i bukur! Joz Marku i plotëson dëshirën një maturanti për ditën e rëndësishme

    Gjest i bukur! Joz Marku i plotëson dëshirën një maturanti për ditën e rëndësishme

    Joz Marku ka ndarë një moment të veçantë në rrjetet sociale, ku ka treguar se është kontaktuar nga një maturant me një kërkesë të sinqertë: “Ma gjej një makinë për maturë se s’kammmm”.

    Duke mos ia mohuar dëshirën, Joz ka bërë të mundur që djali, Kristian, të shkojë në mbrëmjen e maturës me makinë luksoze, siç kishte ëndërruar. Në një postim në Instagram Story, ai shkruan:

    Suksese për Kristianin dhe të gjithë maturantët. Jam i lumtur që më kontaktoi dhe iku në maturë siç donte.”

    Mirënjohja nga maturanti nuk mungoi. Në një mesazh falënderimi ai i shkruan Jozzit:

    “Shumë faleminderit Jozzz. Dhe nëse je i lirë të presim sonteee je i ftuar nëse dëshiron 15 min thjesht të ishe prezent do doja, meqenëse ke bërë një gjë kaq me vlerë për mua.”