Author: Editorial

  • Pse e ha gjithmone i miri? Biseda e Veliaj duke qare me lot me gruan: Kam vetem nje shprese

    Pse e ha gjithmone i miri? Biseda e Veliaj duke qare me lot me gruan: Kam vetem nje shprese

    Ditën e sotme janë zbardhur detaje të tjera nga dëshmia e policit të burgjeve i cili u mor i pandehur pasi i dha telefonin e tij kryebashkiakut Erion Veliaj për të realizuar disa telefonata private.

    Gjatë dëshmisë së tij Fatjon Baci ka treguar para hetuesve të SPAK se ia ka dhënë celularin Veliajt në dy momente të ndryshme, përpara dhe pas seancës gjyqësore gjatë kohës që ishin rrugës në furgonin e policisë.

    Sipas tij, e bëri për shkak të presionit dhe frikës që ndjente nga figura publike e të arrestuarit.

    Telefonatat janë bërë në një moment kur Veliaj ndodhej në shoqërimin e policisë, pas vendimit të njohjes me akuzat ndaj tij. Baci tregon se ngjarja ndodhi në një zonë pranë sheshit ku dikur zhvillohej një treg i sendeve të përdorura.

    “Sa kemi kaluar shinat, në vendin ku ka qenë një pazar që shiteshin gjëra të vjetra, Erioni më kërkoi telefonin që të bënte një telefonatë. Ia dhashë, dhe foli me vëllain e tij. Këtë e verifikova më vonë,” – tha Baci.

    Me tej ai tregon se telefonata e dytë ishte me bashkëshorten Ajola Xoxa, sipas rrëfimit një telefonatë shumë emocionale ku Veliaj po qante.

    Nuk i mbaj mend detajet e tjera, por di që ka bërë dhe një telefonatë tjetër me bashkëshorten e tij, ku i tha që të kujdesej për djalin dhe unë dëgjova Erionin që po qante. I thoshte që nuk është e drejtë që djali të rritet vetëm, nuk i kam bërë keq njeriu, nuk ka të mirë për të mirin”, tha ai.

    Gjithashtu Baci tha se në një nga bisedat ka dëgjuar që ai po fliste për një plan që të bëhej deputet e në këtë mënyrë do të mund të shpëtonte nga burgu. Këtu kryebashkiaku ka përmendur edhe kolegë të tij si Tërmet Peçi e Agron Malaj, të cilët hoqën dorë nga detyra e kryetarit të bashkisë, përkatësisht në Tepelenë dhe Mat, për karrigen e deputetit. Për Veliajn, kjo ka qenë strategji e të dyve “për t’i shpëtuar SPAK-ut”.

    “Nuk e mbaj mend fiks se me kë, për shkak se edhe unë jam i ngarkuar, por Erioni i ka thënë bashkëshortes ose vëllait se: “Të sakrifikonin një nga studentët për deputet, sikur të ishin sëmurë apo nuk ndiheshin mirë nga gjendja shëndetësore, dhe që të futej Erioni si kandidat për deputet, që t’i shpëtonte burgut”. Këtë gjë e thoshte se është Plani B, plani i vetëm për të shpëtuar.

    Ai mbaj mend se më ka thënë se edhe disa kryebashkiakë të tjerë si Tërmet Peci apo një me mbiemër Malaj, po bëhen deputetë që t’i shpëtojnë SPAK-ut. Po kështu, Erioni gjatë bisedës me gruan ose vëllain, thoshte se Ulsiun e ka nxjerrë ai deputet nga Paskuqani ose Lapraka, por nuk e dinte që mbante anën e SPAK-ut, i thoshte Erioni se Ulsiun e dinte që e kishte mik. Pasi mbaroi bisedat telefonike, Erioni më kërkoi që të lexonte lajmet”, – thuhet në dëshminë e gardianit të burgut, Fatjon Baci.

    Erion Veliaj është marrë zyrtarisht i pandehur për akuzat e “korrupsionit”, “pastrimit të parave”, “fshehjes së pasurive” dhe “futje të sendeve të ndaluara në ambientet e vuajtjes së dënimit”.

    Akuzat iu komunikuan ditën e djeshme në paraburgimin e Durrësit ku mbahet me urdhër të SPAK prej 10 shkurtit.

  • “Po shpëtonte një jetë, por përplasi edhe gjashtë të tjera! Çfarë ndodhi me këtë ambulancë në mes të rrugës?!”

    “Po shpëtonte një jetë, por përplasi edhe gjashtë të tjera! Çfarë ndodhi me këtë ambulancë në mes të rrugës?!”

    Një ngjarje dramatike është regjistruar mëngjesin e sotëm pranë urës së Kardhiqit, në nyjën që lidh Sarandën me Tepelenën. Një autoambulancë që po transportonte me urgjencë një pacient drejt Reanimacionit të Gjirokastrës është përplasur fuqishëm me një automjet tip BMW, i cili i ka prerë rrugën në mënyrë të papritur!

    Brenda ambulancës ndodheshin pacienti, mjekët dhe shoferi – të gjithë të plagosur!

    Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur disa autoambulanca të tjera për ndihmë, ndërsa situata mbetet kritike për disa nga të lënduarit.

    Pamjet nga vendngjarja janë tronditëse!

    🔍 Çfarë ndodhi me drejtuesin e BMW-së?

    🔍 Kush është pacienti që rrezikon jetën?

    🔍 A kishte sinjalizim emergjent ambulanca?

  • E PABESUESHME në Mal të Zi! Babai i merr jetën vajzës 2-vjeçare dhe më pas vret veten! Ja çfarë e shtyu drejt aktit makabër…

    E PABESUESHME në Mal të Zi! Babai i merr jetën vajzës 2-vjeçare dhe më pas vret veten! Ja çfarë e shtyu drejt aktit makabër…

    Një ngjarje që të lë pa fjalë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në qytetin Golija të Malit të Zi, ku një 34-vjeçar dyshohet se ka kryer një akt tronditës: vrau vajzën e tij të mitur dhe më pas i dha fund jetës së vet!

    Burime lokale bëjnë me dije se gjithçka nisi pas një konflikti të ashpër në familje, që përfundoi në tragjedi të dyfishtë. Policia ka zbarkuar menjëherë në vendngjarje, ndërsa hetimet janë ende në vazhdim.

    🔍 Cili ishte shkaku i konfliktit?

    🔍 A kishte shenja të mëparshme dhune?

    🔍 Si reagoi bashkëshortja?

    Ngjarja ka tronditur opinionin publik dhe ka ndezur alarmin për dhunën në familje dhe shëndetin mendor.

  • E rëndë në Greqi/ Gjysh dhe baba! Për vite me radhë “shkoi” me të bijën dhe e la shtatzënë, cfare po ndodh me te

    E rëndë në Greqi/ Gjysh dhe baba! Për vite me radhë “shkoi” me të bijën dhe e la shtatzënë, cfare po ndodh me te

    Pas dyerve të një shtëpie në dukje të zakonshme në Rodos, për më shumë se pesëmbëdhjetë vjet, po zhvillohej një rast i tmerrshëm. Një baba abuzoi me vajzën e tij. Dhe tani, një test ADN-je zbulon se ai është babai i fëmijës së saj.

    Gruaja, tani 31 vjeç, jetoi adoleshencën dhe moshën e rritur nën regjimin absolut të frikës dhe nënshtrimit, duke u ab*zuar s*ksualisht nga babai i saj. Çështja filloi të zbulohej pas dëshmisë së një punonjësi social.

    Sipas informacioneve nga mediat greke, Prokuroria reagoi menjëherë, duke urdhëruar një hetim paraprak për një sërë veprash penale: përd*nim i përsëritur, incest, abuzim ndaj të miturit dhe dhunë në familje.

    Në dëshminë e saj, në prani të një psikologu, gruaja përshkroi vitet që kaloi e bllokuar në t*rror. Përdhunimi filloi kur ajo ishte 16 vjeç dhe zgjati deri katër vjet më parë, kur mbeti shtatzënë me fëmijën e saj të dytë. Gjithçka ndodhi brenda shtëpisë, pas perdeve që nuk e linin dritën e shoqërisë dhe të drejtësisë të kalonte.

    Pika më e tmerrshme e çështjes erdhi kur u urdhërua një test ADN-je për një nga fëmijët e saj, një vajzë trevjeçare. Rezultati është tronditës: babai i saj është, bazuar në përputhshmërinë trashëgimore, edhe babai biologjik i fëmijës. Gjysh dhe baba i të njëjtit fëmijë, një gjetje që kap tmerrin me saktësi shkencore.

    Ajo përshkruan në dëshminë e saj se nuk kishte shpëtim. “Ai më përdhunoi për vite me radhë, ndjeva sikur nuk mund të shpëtoja”, tha ajo. Babai i saj kishte ndërtuar një mur të padepërtueshëm heshtjeje, duke kontrolluar çdo aspekt të jetës së saj. Kur 55-vjeçari u thirr për të kërkuar falje, ai e mohoi përdh8nimin, por pranoi se kishte pasur një marrëdhënie seksuale me vajzën e tij për rreth një muaj.

    Dhe shtoi me guxim se kjo marrëdhënie ishte “konsensuale” dhe u ndal “kur e kuptuan se nuk ishte e drejtë”.

  • E rëndë! Babai v*et vajzën 2-vjeçare dhe më pas i jep fund jetës! Kr*mi pas sherrit me bashkëshorten

    E rëndë! Babai v*et vajzën 2-vjeçare dhe më pas i jep fund jetës! Kr*mi pas sherrit me bashkëshorten

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Malin e Zi ku një 34-vjeçar dyshohet se ka vrarë vajzën e tij 2-vjeçare dhe më pas ka vrarë veten.

    Krimi i dyfishtë ka ndodhur në Golija, ndërsa mësohet se 34-vjeçari me iniciale Ž.D. kishte pasur një sherr me gruan e tij të cilën e kishte sulmuar fizikisht.

    Pas konfliktit me të shoqen, ai kishte marrë vogëlushen duke u larguar nga shtëpia.

    Ishte babai i 34-vjeçarit që raportoi tragjedinë, duke njoftuar policinë se kishte gjetur trupat e pajetë të djalit dhe mbesës së tij në qytetin e Golijës, rreth 50 kilometra larg Nikshiqit.

    Në vendngjarje shkuan forcat e policisë, ndërsa dyshohet se babai fillimisht ka vrarë të bijën 2-vjeçare dhe me pas veten.

    Hetimi është duke vazhduar dhe po drejtohet nga prokurori shtetëror i Prokurorisë së Lartë Shtetërore në Podgoricë.

  • A mund të notoj në det gjatë ciklit menstrual? Gjinekologu jep përgjigjen që prisnit këtë verë

    A mund të notoj në det gjatë ciklit menstrual? Gjinekologu jep përgjigjen që prisnit këtë verë

    Çdo verë sjell të njëjtën pyetje për shumë gra: A është e sigurt të notosh në det kur je me menstruacione? Për vite me radhë, përgjigja ka qenë “jo”, por sot mjekësia moderne dhe praktikat bashkëkohore thonë diçka tjetër, dhe gjinekologu Stelios Manousakis e sqaron qartë në një video të fundit në TikTok.

    Në një postim ndriçues që është bërë viral, Manousakis, i njohur gjithashtu si bashkëshorti i prezantueses Maria Iliaki, konfirmon se po, mund të notoni në det edhe gjatë ciklit menstrual, për sa kohë respektoni disa rregulla themelore higjiene dhe dëgjoni trupin tuaj.

    “Mos kini frikë,” thotë ai. “Cikli juaj nuk do të ndalet dhe nuk ka asnjë arsye të ndaloni së shijuari detin, përveç nëse gjinekologu ju ndalon për arsye specifike shëndetësore.”

     Çfarë duhet të dini para se të futeni në det:

    Përdorni tampon ose kupë menstruale, janë shumë më të përshtatshme për not sesa pecetat, të cilat mund të rrëshqasin dhe të mos jenë të sigurta.

    Higjiena është çelësi – ndryshoni tamponin ose kupën para dhe pas notit. Nëse është e mundur, bëni një dush të shpejtë për të shmangur kontaktin me mikrobe të mundshme të ujit të ndotur.

    Kujdes me kohën në ujë, nëse rrjedhja juaj është e bollshme, mos qëndroni për shumë gjatë në det për të shmangur rrjedhje të padëshiruara.

    Dëgjoni trupin tuaj, uji i ngrohtë mund të ndihmojë në lehtësimin e dhimbjeve menstruale, por në disa raste, uji i ftohtë mund t’i përkeqësojë ato. Nëse nuk ndiheni mirë, mos e forconi veten.

    Pyetjet më të shpeshta

    A do të jetë gjaku i dukshëm në ujë?
    Jo. Uji krijon një presion që zakonisht e ndalon rrjedhën. Nëse përdorni tampon ose kupë, rrjedhjet janë thuajse të pamundura.

    A ka rrezik për infeksione?
    Jo më shumë se zakonisht, për sa kohë që përdorni produkte të pastra dhe i ndërroni në kohë. Mbajtja e higjienës pas notit është vendimtare.

    Në fund të ditës, vendimi për të notuar gjatë menstruacioneve është personal dhe duhet marrë në bashkëpunim me gjinekologun tuaj, por sipas Stelios Manousakis, nëse ndiheni mirë dhe merrni masat e duhura, nuk ka arsye të privoheni nga freskia e detit në ditët më të nxehta të verës.

  • Don Xhoni i kthehet Jozit pas ‘thumbit’ për Loredanën!

    Don Xhoni i kthehet Jozit pas ‘thumbit’ për Loredanën!

    Së fundmi, rrjetet sociale janë ndezur nga një reagim i reperit Don Xhoni, pas deklaratave të Jozit, i cili u shpreh se “Loredana është duke u shoqëruar me një shoqëri të keqe”.

    Kjo deklaratë është interpretuar nga ndjekësit si një thumb i drejtpërdrejtë ndaj reperit Don Xhoni, sidomos në kohën kur po qarkullojnë thashetheme për një lidhje të mundshme mes tij dhe Loredanës.

    Mirëpo, Don Xhoni nuk ka qëndruar i heshtur.

    Në një InstaStory të postuar së fundmi, ai ka shkruar:

    “Na ishte se ç’na ishte”!

    Një frazë që duket si përgjigje thumbuese ndaj komenteve të Jozit, duke lënë të nënkuptohet, se këto komente nuk i hyjnë në vesh atyre dhe koha e tij tashmë ka ikur, Jozi është pjesë e të kaluarës së Loredanës.

    Ndjekësit tashmë janë më kureshtarë se kurrë për të zbuluar se çfarë po ndodh realisht mes Don Xhonit dhe Loredanës. 

  • 🟥 PLAS SHERRI NË MES TË TIRANËS – I MOSHUARI GODET ME SHKOP DRURI, SHOKOHEN  KALIMTARËT! ( Video )

    🟥 PLAS SHERRI NË MES TË TIRANËS – I MOSHUARI GODET ME SHKOP DRURI, SHOKOHEN KALIMTARËT! ( Video )

    Një konflikt i pazakontë ka ndodhur mes dy të moshuarve në një trotuar në Tiranë. Për arsye ende të paqarta, njëri prej tyre ka rrëmbyer një shkop druri dhe ka goditur pa mëshirë tjetrin.

    😱 Kalimtarët nuk u besojnë syve!

    🗣️ “Mos u afro, të thyej kokën!” – dëgjohet duke bërtitur i moshuari agresiv.

    Një qytetar përpiqet të ndalojë sherrin, por i moshuari nuk ndalet dhe vazhdon të shajë e ofendojë të gjithë rreth e rrotull.

    📍Ngjarja ndodhi pranë një pallati në Tiranë, ndërkohë që videoja po bën xhiron e rrjetit!

  • Drafti i Qeverisë, zbulohet vlera e pronave në të gjitha qarqet e vendit. Sa është çmimi i referencës në 24 zonat e Tiranës

    Drafti i Qeverisë, zbulohet vlera e pronave në të gjitha qarqet e vendit. Sa është çmimi i referencës në 24 zonat e Tiranës

    Nga 1 janari deri më 30 shtator 2026, qytetarët dhe bizneset do të kenë mundësinë të rivlerësojnë pronat e tyre, duke i përafruar me çmimet reale të tregut.

    Është kjo data e propozuar nga ministria e financave dhe e hedhur për konsultim publik. Rivlerësimi këtë herë do të jetë me një tatim prej 5%, nga 15% që është aktualisht dhe 3% që ishte në fushatën e fundit të realizuar në vitin 2022.

    “Ky projektligj do të ketë gjithashtu ndikim pozitiv në të ardhurat e buxhetit të shtetit, përmes rritjes së të ardhurave nga tatimi mbi rivlerësimin, i cili propozohet të jetë në normën 5%, pa pasur nevojë për ndryshime të normave tatimore ekzistuese. Kjo e bën atë një instrument efikas dhe të qëndrueshëm për politikën fiskale”.

    Kjo nismë e re, e cila vjen në një periudhë kur çmimet e pronave janë rritur ndjeshëm, synon të rrisë transparencën në tregun e pasurive të paluajtshme dhe të sjellë më shumë të ardhura në buxhetin e shtetit, pa rritur normat tatimore ekzistuese.

    “Projektligji parashikon të drejtën e rivlerësimit të pasurive të paluajtshme që janë në proces regjistrimi, duke përfshirë edhe pasuritë e legalizuara në përputhje me legjislacionin në fuqi.”

    Nëse ky rivlerësim do të miratohet, do të jetë i pesti proces në 13 vite. Procesi i fundit i rivlerësimit të pasurive nisi në vitin 2020 dhe mbaroi në gusht të 2022, nga i cili përfituan 110 mijë familje në të gjithë vendin dhe u rivlerësuan 168.200 pasuri, ndërsa buxheti i shtetit përfitoi 14 miliardë lekë.

    Gjithashtu, ministria ka publikuar edhe çmimet e reja të referencës për çdo qark të Shqipërisë.

  • Rama merr vendimin e forte/ Ja cdo ndodhe me sigurimin e banesave

    Rama merr vendimin e forte/ Ja cdo ndodhe me sigurimin e banesave

    Qeveria ka rikthyer sigurimin e detyrueshëm të banesave nga tërmetet, përmes një projektligji të ri të hedhur në konsultim publik nga Ministria e Financave.

    Ndryshe nga versioni i mëparshëm i ndalur disa vite më parë, drafti aktual parashikon krijimin e një Fondi për Tërmetet si shoqëri aksionare shtetërore, e cila do të mbledhë primet e sigurimit dhe do të kryejë pagesat për dëmet në rast tërmeti.

    Sigurimi do të jetë i detyrueshëm për të gjitha banesat, përfshirë ato në proces legalizimi apo me qira sociale. Shtresat në nevojë do të mbulohen nga buxheti i shtetit, ndërsa bashkitë do të paguajnë për kategoritë përkatëse. Kush nuk paguan primin, nuk do të ketë akses në shërbime të rëndësishme publike, si Kadastra, QKB apo e-Albania.

    “Subjektet që nuk lidhin kontratë sigurimi të detyrueshme nga ngjarjet e tërmeteve në zbatim të këtij ligji, i nënshtrohen masave shtrënguese si më poshtë:

    Nuk marrin shërbime kadrastale;
    Nuk marrin shërbime nga e-albania;

    Nuk marrin shërbime nga Qendra Kombëtare e Biznesit”, thuhet në nenin 33 të projektligjit.
    Mbulimi i sigurimit do të përfshijë vetëm dëmet strukturore të shkaktuara drejtpërdrejt nga tërmetet dhe jo dëmet në mobilim, pajisje apo elementë të tjerë të brendshëm.

    Kontrata e sigurimit rinovohet çdo vit dhe nuk transferohet automatikisht në rast kalimi të pronësisë. Në projekt-ligj thuhet se në rast të një ndryshimi pronësie, pronari i ri duhet të njoftojë Fondin brenda 15 ditëve.

    Vlera maksimale e mbulimit dhe prima e sigurimit do të përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave dhe do të bazohen në faktorë si madhësia e banesës dhe rreziku sizmik i zonës ku ndodhet.