Author: Editorial

  • “Të vraj, ta nxjerri shpirtin”, çka i kishte shkruar Fero – Arbenitës? Dalin detajet tronditëse

    “Të vraj, ta nxjerri shpirtin”, çka i kishte shkruar Fero – Arbenitës? Dalin detajet tronditëse

    Reperi Feronit Shabani i njohur me emrin artistik ‘Fero’ është akuzuar nga Prokuroria Themelore në Gjilan për kryerjen e tri veprave penale. Fero akuzohet për dhunë në familje, ngacmim seksual dhe kanosje.

    Prokuroria Themelore në Gjilan ka ngritur aktakuzë ndaj reperit gjilanas për dhunën, ngacmimin dhe kanosjen e ushtruar ndaj ish-bashkëshortes së tij, modeles Arbenita Ismajli.

    Nga muaji qershor e deri në tetor të vitit 2024, Fero dyshohet se me dashje dhe në mënyrë të vazhdueshme ka shkaktuar dhunë psikologjike ndaj Arbenitës.

    Sipas aktakuzës të cilën e ka siguruar Paparaci, Fero e ka ofenduar në mënyrë të vazhdueshme ish-bashkëshorten e tij.

    “Me kon je tu fol…qoma shpejt… për çka i ke ly buzt”, duke e shqetësuar me thirrje telefonike në kohë të ndryshme kohore ashtu edhe me rastin e takimit me të dëmtuarën për ta marrë apo dorëzuar fëmiun në qendrën për punë sociale në Gjilna, me ç’rast i pandehuri me veprimet e tija pos që ka cenuar rëndë dinjitetin e të dëmtuarës ka shkaktuar dhembje, frike dhe shqetësim të madh emocional tek e dëmtuara”, thuhet në aktakuzën e Prokurorisë.

    Përpos dhunës në familje, Fero dyshohet se ka kryer edhe veprën penale të ngacmimit ndaj modeles Ismaili.

    Ai thuhet se në mënyrë të vazhdueshme vazhdueshme e ka ngacmuar me çdo lloj sjelljeje të padëshiruar verbale dhe fizike.

    Fero thuhet se e ka puthur kundër vullnetetit të saj ish-bashkëshorten, duke iu drejtuar me fjalët se “ti je gruja jeme unë kam të drejt me flejt me ty”.

    “ta ha zemrën… shpirti jem… ti je gruaja jem.. unë kam të drejt me fjet me ty… nuk ki të drejt mem than jo… e pavarësisht kundërshtimit dhe refuzimit të saj, duke e cenuar kështu lirinë dhe pëlqimin e saj”, thuhet në aktakuzën e Prokurorisë.

    E gjithë lidhja bashkëshortore mes Feros e Arbenitës kishte “eskaluar” në shtator të vitit 2024.

    Sipas Prokurorisë, Fero e kishte kërcënuar bashkëshorten e tij me fjalët “ki me ma ni zonin… të vraj, e ta nxjerri shpirtin”.

    “I pandehuri Feronit Shabani, me qëllim të shkaktimit të frikësimit dhe ankthit, me dashje dhe në mënyrë të vazhdueshme e ka kanosur seriozisht ish- bashkëshorten e tij, tani të dëmtuarën Arbenita Ismaili, ashtu që përmes rrjetit social WhatsApp, fillimisht e fyen me fjalë të rënda ofenduese, duke e cenuar dinjitetin e të dëmtuarës, e më pas e kanos ndër të tjera me fjalët se “ke me ma ni krismën.. të vraj… ta nxjerri shpirtin prej vendit…fëlqitë nga vendi t’i thej…”, thuhet në aktakuzën e Prokurorisë.

    Në aktakuzën e ngritur në dhjetor të vitit të kaluar, Prokuroria ka propozuar që i pandehuri të dënohet sipas ligjit, meqë rast ka paraqitur edhe provat e nevojshme për ta vërtetuar aktakuzën.

    Ngritjen e aktakuzës e ka konfirmuar edhe mbrojtjësja e të dyshuarit, avokatja e Bedri Shabani.

    Avokatja Shabani i tha Paparacit të mërkurën se nuk mund të japë informacione meqë rasti ndërlidhet me “çështje familjare”.

    Fero ishte arrestuar më 11 korrik të vitit 2023 për sulm fizik ndaj ish-bashkëshortes së tij.

    Së fundmi, pas rreth dy vitesh pauze nga muzika, Fero është rikthyer sërish profesionit të vjetër. Dy muaj më parë, ai publikoi projektin e tij të parë pas dy vitesh.

  • Shocking Verdict: Diddy Found Guilty of Prostitution Charges – Breaks Down and Thanks Jury!”

    Shocking Verdict: Diddy Found Guilty of Prostitution Charges – Breaks Down and Thanks Jury!”

    Decision Reached / Diddy Found Guilty on 2 of 5 Charges, Thanks the Jury

    In a stunning courtroom twist, Sean “Diddy” Combs has been found guilty by a federal jury on two charges linked to prostitution, while being cleared of the more explosive allegations that he forced women into sexual encounters with high-profile men in events disturbingly referred to as “Freak Offs.”

    The 55-year-old music mogul faced five charges in total: one for conspiracy, one for blackmail, and three related to trafficking and transporting individuals for prostitution.

    The jury found Combs not guilty of conspiracy, blackmail, and sex trafficking. However, he was convicted on two prostitution-related charges and could now face up to 10 years in prison.

    In a dramatic moment after the verdicts were read, Diddy clasped his hands together in a prayer gesture and turned toward the jury—a sign of gratitude that left the courtroom silent.

    Known over the years by names like Puff Daddy, P. Diddy, and simply Diddy, Combs was once considered one of the most powerful figures in hip-hop. He rose to fame as the founder of Bad Boy Records and as the manager of the late Notorious B.I.G. during the golden era of the 1990s rap scene.

    This case has sent shockwaves through the music industry and fans alike, as one of its icons faces a fall from grace that few could have predicted.

  • Përfundon rinumërimi në Fier, Zegjine Çaushit i ndodh e keqja e madhe

    Përfundon rinumërimi në Fier, Zegjine Çaushit i ndodh e keqja e madhe

    Mbyllet rinumërimi i votave për qarkun e Fierit, teksa pritet të nisë edhe rinumërimi për Durrësin. Sipas informacionit zyrtar të KQZ, në Pallatin e Sportit “Farie Hoti” në Tiranë, janë hapur 586 kuti në total (përfundoi në orën 15:30). Rezultatet e deritanishme kanë treguar gabime në shifra si në votat për partitë, por më së shumti për kandidatët, ku në disa prej tyre ka devijime të shumta.

    Zegjine Çaushi humbi mandatin për 10 vota ndaj rivales së saj Maldrita Bardho, aty ku ishte edhe gara më e fortë brenda PS-së. Çaushit nga rinumërimi iu hoqën 48 vota, kurse Bardhos iu shtuan 26 vota. Diferenca mes tyre nga numërimi i mëparshëm ishte me 64 vota diferencë në favor të Çaushit.

    PD ka humbur 147 vota që i kishte marrë pa meritë, ndërsa PS-së i janë shtuar 30 vota që ia kanë hequr nga numërimi fillestar. Me këtë trend, Nisma Shqipëria Bëhet e Adriatik Lapajt nuk ka asnjë mundësi që t’i marrë mandatin PS-së. Asaj i duheshin 519 vota për të futur në kuvend kandidatin Azmer Duleviç. Rinumërimi nuk i ka dhënë asnjë përparësi, pasi koalicionit të Lapajt i janë hequr 8 vota që i ka marrë pa meritë.

    Sa i përket partive të tjera kanë humbje të vogla. Lëvizjes Bashkë i janë zbritur 12 vota, Koalicionit Djathtas për Zhvillim i zbritet 3 vota, ndërsa PSD-së së Tom Doshit i shtohen 8 vota që i janë hequr më 11 maj.

    Lëvizja më e madhe e votave është bërë te kandidatët, teksa u mbyll edhe rinumërimi në këtë proces.

    Te socialistët, Ceno Klosi rezulton me numrin më të lartë të votave të pamerituara, me 830 deri më tani, të cilat i zbriten nga rezultati fillestar. Kandidatit tjetër Klevis Jahaj i shtohen 498 vota që i janë hequr nga numërimi i parë.

    Në PD, edhe pse 4 deputetët e dalë janë të listës së mbyllur, janë evidentuar humbje të konsiderueshme. Silva Hasaj është kandidatja me më shumë vota të pamerituara, 671 vota, ndjekur nga Gentian Çela me 192 vota.

  • Në kujtim të Martin Canit: FSHF ndërton fushë futbolli pranë muzeut në emrin e tij

    Në kujtim të Martin Canit: FSHF ndërton fushë futbolli pranë muzeut në emrin e tij

    Në një vendim të rëndësishëm me karakter social dhe edukativ, Komiteti Ekzekutiv i Federatës Shqiptare të Futbollit ka miratuar ndërtimin e një fushe futbolli me bar artificial pranë muzeut “Martin Cani”.

    Vendimi erdhi pas një kërkese të drejtpërdrejtë nga familja e Martin Canit, e adresuar Presidentit të FSHF-së, Armand Duka. Qëllimi kryesor i këtij projekti është ruajtja e kujtimit të Martin Canit, por edhe promovimi i vlerave të sportit si një mjet i fuqishëm edukimi dhe ndërgjegjësimi për brezat e rinj.

    Martin Cani humbi jetën tragjikisht në nëntor të vitit 2024 pranë shkollës “Fan Noli”, një ngjarje që tronditi opinionin publik dhe ngjalli reagime të shumta. Kjo fushë, që do të ndërtohet me një sipërfaqe prej 60 m², do të jetë një simbol i kujtesës dhe përkushtimit ndaj fëmijëve dhe të rinjve.

    FSHF, përmes këtij projekti, tregon edhe një herë angazhimin e saj për të kontribuar në komunitet, duke investuar jo vetëm në futbollin profesionist, por edhe në nisma që prekin zemrat e njerëzve dhe forcojnë vlerat humane në shoqëri.

  • Reagon Nëna e 12-vjeçares së abuzuar seksualisht: Po ta dija do ta ..

    Reagon Nëna e 12-vjeçares së abuzuar seksualisht: Po ta dija do ta ..

    Një ngjarje tronditëse ka dalë në dritë në Patos, ku një 36-vjeçar është arrestuar nën dyshimet për abuzim seksual ndaj vajzës së tij 12-vjeçare. Nëna e vajzës, në një intervistë emocionale me gazetaren Luçiana Hulej, ka thyer heshtjen dhe ka rrëfyer përballjen e saj të parë me akuzat në komisariat.

    “Vajza tregonte që ‘babai më prekte dhe më kapte’. Më ra si bombë… nuk kisha parë gjë me sytë e mi. Para syve të mi nuk ka ndodhur asgjë, prapa krahëve të mi nuk di gjë,” tha ajo.

    Gruaja tregon se ka qenë e martuar për 13 vite me të dyshuarin dhe se bashkë kanë 7 fëmijë. Ajo thotë se nuk ka pasur asnjë dyshim për sjelljet e bashkëshortit:
    “Burri ikën në 6 të mëngjesit, vjen në 6 pasdite. Ai e mbante shtëpinë.”

    Ndërkohë, për të mbrojtur fëmijët e tjerë nga e vërteta e rëndë, ajo tregon se u ka thënë se babai është larguar për në Gjermani dhe se motra do të kthehet.

    “Po ta dija, do e kisha vra*ë vetë me duart e mia. Do i dilja në mbrojtje vajzës. Nëse e ka pranuar, të kalbet në burg,” u shpreh ajo me dhimbje.

    “Unë jam nënë me 7 fëmijë. Shteti të vërë dorën në zemër e të më ndihmojë.”

  • OLSI BYLYKU NDAHET EDHE NGA E DASHURA E RE?

    OLSI BYLYKU NDAHET EDHE NGA E DASHURA E RE?

    Olsi Bylyku nuk po ka fare fat në dashuri.

    Këngëtari i njohur nga Shqipëria, duket se i ka dhënë fund romancës edhe me gazetarën, Denada Lura.

    Dyshja në fjalë, nuk ndiqën më as në rrjetet sociale.

  • Jep dëshminë në Gjykatë babai që abuzoi me të miturën

    Jep dëshminë në Gjykatë babai që abuzoi me të miturën

    Në Gjykatën e Fierit është paraqitur sot, 36-vjeçari i cili dyshohet se ka abuzuar seksualisht me vajzën e tij të mitur vetëm 12-vjeçe.

    Para trupit gjykues, babai i 7 fëmijëve tha se ka kryer marrëdhënie me të bijën vetëm një herë në makinë teksa po ktheheshin nga Tirana.

    Një ditë më parë gjatë marrjes në pyetje e mitura ka dëshmuar se babai ka kryer marrëdhenie seksuale me forcë, në mënyrë sistematike që nga mosha 5-vjeçare, duke përmendur dhe një episod në Gjermani ku kishin emigruar para një viti.

    Ndërkohë nëna e të miturës teksa kërkon dënimin maksimal për bashkëshortin e saj, thotë se nuk ka patur dijeni më herët dhe gjithçka e ka mësuar pas denoncimit të së bijës.

  • Babai i 12 vjeçares tr*ndit në Gjykatë: Po kam ab*zuar me vajzën time, e fusja në makinë dhe..

    Babai i 12 vjeçares tr*ndit në Gjykatë: Po kam ab*zuar me vajzën time, e fusja në makinë dhe..

    Zamir Meta, babai i 12 vjeçares ka pranuar këtë të mërkurë para togave të zeza aktin monstruoz të përdhunimit të së bijës.

    Në Gjykatë, aty ku dhe po zhvillohet seanca për tu njohur me masën e sigurisë, babai i 7 fëmijëve ka treguar dhe detaje lidhur me ngjarjen e rëndë.

    Ai ka pranuar se ka kryer marrëdhënie me të bijën vetëm një herë në makinë, teksa po ktheheshin nga Tirana për në shtëpinë e tyre në fshatin Sheqishtë të Patosit.

    Lajmi i rëndë u bë me dije një ditë më parë, ku përmes një njofitmi zyrtar Policia e Shtetit njoftoi se së fshatin Sheqishtë të Patosit u bë i mundur arrestimi i shtetasit Zamir Meta, pasi dyshohet se ka abuzuar seksualisht me vajzën e tij 12-vjeçare.

    Pas njoftimit të bluve, ishte vetë nëna e të miturës, Juela Meta e cila rrëfeu mes lotëve se vajza ishte larguar nga banesa në orën 04:00 të mëngjesit dhe e tmerruar kishte shkuar te komshinjtë për të kërkuar ndihmë.

    Ajo pohoi se vajza është abuzuar sistematikisht që në moshën 5-vjeçare, por nuk i tregonte askujt për tmerrin që po përjetonte dhe se vetë 30-vjeçarja nuk ishte në dijeni të asaj çfarë po ndodhte me vajzën e saj.

    “Jam nënë e 7 fëmijëve. Mbrëmë ka ndodhur një ngjarje shumë e rëndë. Në orën 04:00 më njofton vajza e dytë që ka ikur vajza e madhe nga shtëpia. U ngrita dhe nuk e gjeta vajzën, njoftova policinë. Policia e gjeti vajzën, ajo kishte treguar që babai e kishte përdhunuar.

    Kur shkova në polici mora vesh çfarë i kishte bërë babai. Goca nuk më fliste fare, ishte e acaruar, zihej me vëllezërit dhe motrën. Vajza kaloi në depresion sa u detyrua u largua nga banesa. Vajza kishte deklaruar që e kishte përdhunuar edhe më parë, që 5 vjeç. Unë nuk dija gjë, kur e mora vesh më ra si bombë.

    Vajzën e kanë çuar në Tiranë tani për rehabilitim. Të kalbet në burg, të marrë dënimin e merituar. Unë do bëhem një nënë e fortë për fëmijët e mi”, tha ajo, deklaratë të cilën e ndryshoi disa orë më vonë duke thënë se nuk e ka parë me sytë e saj këtë ngjarje dhe pretendoi se vajza e saj vuan nga probleme të shëndetit mendor.

    Ndërkohë, që vetë e mitura, në prani të një psikologu, tregoi se është përdhunuar disa herë nga babai i saj, që kur ajo ka qenë 5 vjeçe. Madje sipas saj, ai ka abuzuar me të edhe një vit më parë kur familja ndodhej në Gjermani.

  • Trajnerja e fitnesit e thote trog per Xhensilën:

    Trajnerja e fitnesit e thote trog per Xhensilën:

    Trupi i i sajshtei mbaruar prej..

    Ka kohe që trupi i Xhensila Myrtezat esht perfolur

    jashtëzakonisht shumë ne rriet, duke shfaqur dilema per ndryshime

    Ajo pas ndarjes nga aktori, Bes Kallaku ka pasur një

    ndryshim drastik ne pamje fizike. Video te shumta kanë garkulluar ne rriete sociale, te shkrepura nga fansat në koncertet ku ajo ka performuar

    Lidhur me këte geshtje, trajnerja e fitnesit, Agnesa Shyti në RTV21, ka thene se trupi i Xhensiles verehet se shtë

    nuk eshtë trup i bërë nga palestra por ku shtoi se trupi i

    saj eshte i berë nga kirurgu.

    “Nuk mujne te behen tona ne palester, nuk mund të krijohen tona qato lloje te trupash ne palester, shtë nj

    trup i nje femres që çdo femer kish pas qef me pas anderr nje trup te tille, mirepo te marum prej kirurgut po, literalisht po. Qaj trup nuk eshte i ndertuar ne palester me sa vite eksperience. Eshtë dicka që shihet, verehen edhe vijat ku ka edhe intervenime”, tha Shyti.

  • 🔥 “Tundohesh fizikisht?” – Pyetja e papritur e Ilnisa Agollit vë në siklet At Nikollën: S’e mban dot të qeshurën, por përgjigjja e tij po çmend rrjetin! ( VIDEO )

    🔥 “Tundohesh fizikisht?” – Pyetja e papritur e Ilnisa Agollit vë në siklet At Nikollën: S’e mban dot të qeshurën, por përgjigjja e tij po çmend rrjetin! ( VIDEO )

    Në një intervistë spontane dhe plot batuta, gazetarja Ilnisa Agolli ka vënë përballë një sfide të pazakontë At Nikollën, një ndër figurat më të njohura dhe të dashura të Kishës në Shqipëri.

    📹 Në një moment epik, Ilnisa i bën pyetjen e drejtëpërdrejtë:

    “Tundohesh fizikisht?”

    Reagimi i At Nikollës ishte i menjëhershëm – një buzëqeshje e thellë, një mimikë që e tradhton dhe një përpjekje për të mos shpërthyer në të qeshura. Por prifti nuk arrin ta fshehë krejt momentin.

    😅 Megjithatë, përgjigjja që dha më pas fitoi zemrat e publikut:

    “Ka momente që edhe tundohem, por jam i aftë ta kontrolloj veten. Mendoj për të nesërmen… Nuk jam nga ata që tundohem lehtë.”

    🗣️ Fjalët e tij të sinqerta janë vlerësuar për realizëm, përulësi dhe humanizëm, duke treguar se edhe ata që ndjekin rrugën e shenjtë janë njerëz, por me vullnet të fortë.

    💬 Komentet në rrjet kanë shpërthyer:

    “At Nikolla, më i sinqerti që kemi parë ndonjëherë!” “Nuk kam qeshur dhe reflektuar njëkohësisht prej kohësh…” “Kjo është arsyeja pse e duam At Nikollën!”

    🔔 Intervista e plotë pritet me padurim – sepse rrallë sheh një prift që përballet me një pyetje të tillë dhe del nga situata me klas, humor dhe besim të palëkundur. Shikoni Videon ⬇️⬇️