Author: Editorial

  • Olta Gixhari “nxehet” në Spanjë – ish-banorja e BBVA nxjerr foton nga shtrati ‘sic e ka bere nëna’ në Pallma de Mallorca

    Olta Gixhari “nxehet” në Spanjë – ish-banorja e BBVA nxjerr foton nga shtrati ‘sic e ka bere nëna’ në Pallma de Mallorca

    Aktorja dhe ish-banorja e “Big Brother VIP Albania”, Olta Gixhari, po i shijon ditët e nxehta të verës larg Shqipërisë, në një nga destinacionet më luksoze dhe të preferuara nga VIP-at europianë: Pallma de Mallorca, në Spanjë.

    Bukuroshja bionde ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram një seri pamjesh nga pushimet, por një foto e postuar në instastory ka tërhequr vëmendje të madhe. Në imazh, Olta shfaqet e shtrirë në krevat, me një pamje shumë intime dhe provokuese – pothuajse e zhveshur, duke shijuar kafen e mëngjesit me pamje nga një dhomë e bardhë dhe minimaliste.

    Me një grimasë të qetë dhe një gotë kafeje në dorë, ajo reflekton relaks total dhe një jetë luksi larg zhurmës së përditshme. Edhe pse nuk ka zbuluar asgjë për personin që mund ta shoqërojë gjatë kësaj arratisjeje në bregdetin spanjoll, ndjekësit në rrjet kanë nisur menjëherë të spekulojnë për një pushim romantik apo ndoshta ndonjë projekt të ri jashtë vendit.

    Kujtojmë se Gixhari, pas eksperiencës së saj të spikatur në BBVA ku njihej për debatet e forta dhe qëndrimet e drejtpërdrejta, është rikthyer në jetën publike me më shumë stil, elegancë dhe një imazh më të rafinuar në rrjete sociale.

    Së fundmi, ajo ka qenë aktive me reklama, bashkëpunime dhe shfaqje publike në evente të ndryshme, por mesa duket këto ditë i ka rezervuar për veten, diellin, detin dhe pushimin e merituar.

    Ndjekësit nuk kanë ngurruar të komentojnë pamjen e saj “pa filtra”, elegancën dhe sensualitetin që transmeton, ndërkohë që mbetet e paqartë nëse kjo arratisje do të sjellë edhe lajme të reja për jetën personale apo ndonjë projekt artistik të ardhshëm.

  • Vogelushi pyet nënën sa herë bën s**s ti me babin, përgjigjja e nenës do t’ju lërë pa mend

    Vogelushi pyet nënën sa herë bën s**s ti me babin, përgjigjja e nenës do t’ju lërë pa mend

    Një nënë ka mbetur e sht angur nga pyetja e papritur që i ka bërë djali i saj 12-vjeçar. Ajo thotë se një ditë teksa po bisedonte me djalin e saj ai e ka pyetur se “sa shpesh bëjnë s e.ks ajo me babin”.

    E gjendur në një situatë siklete, nëna i ka treguar të drejtën duke i thënë: “Dy ose tri herë në javë”.

    Për pyetjen e djalit, ajo ka postuar në një faqe në internet ku bëjnë pjesë vetëm nënat, duke u treguar të gjithave se çka ka thënë.

    Disa nga gratë e mbështetën, ndërsa disa të tjera e kri.tikuan për sinqeritetin e saj, duke i thënë se “këto gjëra nuk fliten me fëmijët”.

    Mirëpo, nëna i është përgjigjur se priste pyetje rreth asaj se çka është s.e ksi, por asnjëherë se sa herë e bën.
    Ajo pyeti nënat tjera, nëse ndonjërës i është bërë kjo pyetje nga fëmijët e tyre.

    Disa i thoshin se nëse do të përballeshin me këtë pyetje atëherë do t’u thoshin se kjo çështje është mes dy prindërve dhe jo çdokush duhet të dijë këto gjëra int.ime.

    Kurse një nënë shkruan: “Mendoj se ke vepruar mirë. Ju e keni mësuar atë që është normale të ketë se.ks të rregullt brenda javës një çift. Nuk ka asgjë të keqe këtu”.

    Një tjetër thotë: “Unë mendoj se është vërtet e rëndësishme që fëmijët e kësaj moshe të kenë edukim se k.sual që lidhet direkt me jetën reale. Po ashtu është e shëndetshme që fëmijët të kenë kuriozitet rreth këtyre gjërave. Meqë i keni dhënë këtë përgjigje, ka shumë gjasa që ai të vije prapë këto ditë me një pyetje tjetër”.

  • Xheneta plas ‘bombën’ e radhës, nxjerr zbuluar banorët e tjerë të BBVK3

    Xheneta plas ‘bombën’ e radhës, nxjerr zbuluar banorët e tjerë të BBVK3

    Xheneta Fetahu, finalistja e BBVK3, ka plasur ‘bombën’ e radhës.

    Ajo, përmes një postimi në InstaStory, ka folur mbi një fenomen që, sipas saj, po e bëjnë ish-banorë me të cilët ajo ka ndarë shtëpinë.

    Që kur kam dalë nga Big Brother, disa persona që kanë qenë banorë të këtij formati me mua, për arsye të tyre personale, kanë nisur t’u shkruajnë faqeve dhe bizneseve me të cilat bashkëpunoj,” – është shprehur ajo.

    Xheneta vazhdon shkrimin e saj duke thënë:

    “Në pothuajse çdo mesazh që ata dërgojnë, përdoret emri im dhe përmendet fakti që kemi qenë bashkë në Big Brother, pa pëlqimin tim dhe duke përfshirë biseda që nuk kanë lidhje me mua.”

    Në fund, ajo u bën thirrje të gjitha bizneseve dhe partnerëve me të cilët ka bashkëpunuar ose bashkëpunon, që të mos merren me mesazhe të tilla dhe të mos marrin për bazë asnjë komunikim të paautorizuar.

    Për cilët nga banorët e Big Brother e ka fjalën Xheneta? /Prive – By Liberta Spahiu

  • ‘Ti e dije që të donte më shumë se mua…prandaj ndodhi’ Ilir Meta i shkruan Ahmetajt letren

    ‘Ti e dije që të donte më shumë se mua…prandaj ndodhi’ Ilir Meta i shkruan Ahmetajt letren

    Letër e hapur drejtuar Arben Ahmetaj – nga Ilir Meta

    I dashur Beni!

    Uroj të jesh sa më mirë andej nga Zvicra dhe fëmijët e familjarët t’i kesh sa më mirë në këto kohë interesante që po jetojmë!

    Të falat e fundit t’i kam përcjellë përmes Flamurit, mikut tim të vjetër socialist që e takova rastësisht në Tushemisht disa javë para rrëmbimit tim, siç vetë e ke parë dhe të falenderoj për qëndrimin që ke mbajtur për këtë çështje te Z. Çim Peka.

    Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta i ka shkruar një letër publike ish-kryeministrit në arrati të Shqipërisë, Arben Ahmetaj, duke i uruar më të mirat në jetën e tij të re në Zvicër, pranë fëmijëve dhe familjes. Ai zbulon të falat që ka marrë përmes një miku të përbashkët.

    Por ajo që ke parë t’i i dashur është një episode fare i shkurtër se ata kapuçonët maskëzinj e kishin bllokuar trafikun nja 200 metra para makinës time.

    Nuk po kuptonim ç’po ndodhte i dashur!

    Janë banditë që po përpiqen të rrëmbejnë ndonjë oligark në mes të ditës apo forca speciale që po kërkonin shefin e madh të Sinaloas apo Ndranghetas?

    E kështu i dashur kaluan 15 minuta duke parë me çudi se çfarë do ndodhte. Nuk lanë makinë para nesh pa hapur dyer e bagazhe e bërë sikur kontrollonin me automatikë të rëndë këta kapuçonët maskëzinj.

    Kur ia mbërrijnë te makina ime.

    Unë isha ulur në vend të parë ku rri zakonisht shoqëruesit dhe shofer kisha një punonjës të Partisë së Lirisë. Po kthehesha nga Prevalla dhe shoqëruesin dhe shoferin e Gardës e kisha lënë të rrinin me familjet e tyre për fundjavë.

    Kur shoh unë kapuçonët e zinj me automatikë drejt meje e duke ulëritur si të droguar: “Kriminel hajde me ne se jemi Policia”.

    Epo thashë unë ngaqë këta kanë futur plot mallistë në polici dhe unë isha me bluzën e “Celtic FC” veshur dhe në vend të parë mos po u ngjaja me ndonjë kriminel dhe nuk e dinë se kush jam.

    “Jam Ilir Meta u thashë, ish-President i Republikës dhe ruhem nga Garda e Republikës”.

    “Ti je kriminel, – thanë kapuçonët e zinj, – e do vish me ne te Policia se je i arrestuar”.

    “Shumë mirë, – u thashë unë, – ku e keni urdhër-arrestin?”

    “Çfarë urdhër-arresti do ti bandit”, – thanë ata.

    “Po ju kush jeni ju?”, – them unë.

    “Pse ty do të japim llogari?”, – ulëritën ata.

    Vetëm kapuçonë të zinj Beni, maska të zeza e as numra identifikimi e asgjë tjetër.

    M’u kujtuan brigadat terroriste që rrëmbyen Aldo Moron se e kam parë edhe vendin atje në mes të Romës. Edhe ata me uniforma policie e rrëmbyen.

    “Qëndro edhe pak”, – thashë me vete, – “sa të vijë Policia”, dhe vendosa duart në sedilje për rezistencë paqësore.

    Kur ata hynë me automatikë të rëndë nga para e mbrapa e kush të ulërinte më shumë, siç e ke parë. Pastaj më futën në një makinë me targa private.

    Epo thashë me vte më rrëmbeu banda e inceneratorëve ndaj nuk u duk edhe Policia.

    Kur “fatmirësisht” mbërrij te Policia e Tiranës. “Epo gjysma e së keqes”, – thashë, “se tani do sqarohet çdo keqkuptim”.

    Më futën në një zyrë ku takova nja dy policë dhe u them: “Ore, mos më kanë ngatërruar ata djemtë?”

    “Jo, jo, – thanë, – ata për ju kanë urdhër-arrest nga vet Altin Dumani”.

    “Po e kam urdhrin?, – u them, – se ata jo urdhër që s’më treguan por as nuk u prezantuan dhe identifikuan”.

    “Ja, – thanë ata, – se do vijë shef Tonini të të sqarojë”.

    E që thua ti, pas nja 10 minutash vjen shef Tonini, i cili u soll shumë mirë të them të drejtën, si atëherë kur isha Kryeministër.

    “Do një kafe, – më tha plotë mirësjellje mbase edhe me merakun për të mbledhur veten.

    “Jo, jo, – i thashë unë, – se pas orës 12:00 nuk pi kafe”.

    “Po mirë, – më tha, – pimë nga një cigare”.

    “Patjetër, – i them unë, – po ajo fleta e arrestit ku është?”

    “Besoj, – tha, – se nuk do vonohen shumë ata të Policisë Gjyqësore dhe BKH se ata e kanë ne nuk dinim gjë”.

    Ndërkohë mbërriti edhe avokat Gjokutaj i lajmëruar nga mediat. “Ku është fletë-arresti?”, – pyeti edhe avokati.

    “Ja, do presim edhe ca, – thanë ata, – se nuk do vonojmë shumë”.

    E që të most ë lodh më tej se boll u lodhe dhe ti duke dëgjuar këto sukseset me hapjet e kapitujve me BE-në, pas më shumë se dy orësh na erdhi fletë-arresti në Polici.

    “Epo faleminderit, – thamë, – gjysma e të keqes se Policia jonë na arrestoi në fund të fundit”.

    Filloi një jetë e re shumë interesante.

    Në bllokun e sigurisë më thanë: “ka ardhur avokati të të takojë”.

    “Ç’ne Genci?, – thashë unë, se ne ishim ndarë për atë ditë. “Mbase ka ndonjë haber”, – thashë. Por ishte një avokat tjetër i pakërkuar nga unë, dashamirës, e më solli letrën e një të afërmit tim.

    Pak a shumë teksti ishte: “Mbahu i fortë se do kalojë dhe kemi folur me Hulusiun që të shkosh te Spitali i Burgut që sot”.

    “Po kjo çudi?”, – thashë me vete. Edhe mbahu i fortë edhe shko që sot te Spitali i Burgut sikur nuk shkojnë të dyja bashkë.

    Mata tensionin, 7-11. E falenderova letërprurësin dhe i dhashë një pusullë për letërdërguesin.

    Pas dy ditësh, u bëra banor i 313-ës i dashur! Kur hyra dëgjoja plot thirrje “Rama Ik”.

    Kështu që nisi mbarë.

    Sa u ambientova unë filluan të më thonë, shiko se këtu janë kushtet e vështira ndaj po deshe shko në Fier ose në Durrës ose ku të duash.

    “Mua, – u them, – kushtet më duken fantastike po inshallah ka palestër”.

    “Ah jo, – thanë, – andej ka palestra, këtu ju”.

    “Po çfarë ka këtu?, – i pyes unë.

    “Vetëm ping-pong dhe volejboll”.

    “Mrekulli, – u them unë, se ti e di që unë 8-vjeçaren e kam bërë te “Fan Noli” dhe ne të gjithë mësuesit e fizkulturës i kishin volejbollistët e Dinamos që nga Nard Tase i famshëm e Beriolli e në fundin e tij e mbaj mend edhe legjendën, Asllan Rusi.

    Shumë mirë, – thanë, – por duhet të bësh kërkesë me shkim te edukimi”. Bëra kërkesat unë e fatmirësisht ping-pongu u miratua ndërsa volejbolli jo. “Po pse?, – u them unë. “Është porosi nga lart për arsye sigurine”, – thanë.

    Epo gjysma e së keqes thashë, të paktën kam ping-pongun që në orën 08:00 të mëngjesit. Por për arsye “sigurie” vetëm 3-4 shqiptarë mund të luanin me mua, të tjerët ishin nigerianë, italianë dhe nga Bregu i Fildishtë.

    E di ti i dashur Beni, që ma hoqën edhe ping-pongun?

    Më thërrasin para tre javësh para një komisioni tepër të gjerë dhe serioz. “A ka mundësi, – më thanë, – të firmosësh këtu që je prezent?”. “Patjetër, – u them, – përderisa jam present”.

    “Dëgjo, – tha kryesori, – para dy netësh ka ndodhur një ngjarje e rëndë”. “Ndonjë akt terrorist?”, – i pyes unë.

    “Në orën 20:20 ju keni dalë nga infermieria për të shkuar në dhomën tuaj”.

    “Po, – i them unë, – e saktë, se matim tensionin dhe ai nuk na lëviz gjithmonë 7-11.”

    “Po flas seriozisht!”, – më tha mua. “Edhe unë seriozisht ju fola se sa herë na e masin tensionin edhe e shënojnë”, – i them unë.

    “Jo, jo, – tha, – para se të hyje në dhomë (pra qeli), ke shkelur rëndë rregulloren e burgut se ke folur në telefon”.

    “Po unë me telefonin e burgut fola”, – i thashë.

    “Po, – tha, – por nuk lejohet të flitet pas orës 20:00”. “E di, – i them, – por ngaqë flasin të tjerët mua gjithmonë më kanë lënë në fund dhe unë kam folur edhe pas orës 20:00. Mos jeni shqetësuar, – i pyes, – pse iu përgjigja pyetjeve të gazetares Beti Njuma përmes telefonit të Tedi Blushit që është i regjistruar”.

    “Jo, jo, – thanë, – nuk ka lidhje me intervistën por është shkelje e rëndë të flasësh pas orës 20:00”.

    “Po dakord, – u them unë, – tani që e mësova nuk do e përsëris më. Por ju lutem vini një njoftim në krah të telefonit, që ta shohin të gjithë”.

    “Pra ti e pranon këtë shkelje?”, – thanë. “Po, – u them, – e pranoj”. Panë njëri-tjetrin në sy dhe pastaj njëri kumtoi plot solemnitet: “Komisioni njëzëri vendosi t’ju ndalojë ushtrimet e përbashkëta fizike”.

    “Po unë volejbollin të ndaluar e kam”, – u them. “Jo, jo, ping-pongun”, – thanë ata. “Dakord!”, – u them unë dhe iki.

    Më e bukura Beni ishte ditën tjetër në mëngjes. Troket qelia dhe shoh juristin e burgut. Në dorë mbante disa letra. Epo thashë unë do ketë ndonjë letër nga SPAK-u ky. Kur ai ma zgjat e më thotë: “Të lutem njihu me vendimin e shkruar që mori Komisioni dje”. “Po ç’më duhet vendimi, – i them, – unë e kam të qartë që 10 ditë nuk do luaj ping-pong”.

    “Por ti ke të drejtë të bësh ankesë, – më tha, – për këtë vendim nëse nuk je dakord Brenda 15 ditëve”.

    E kupton i dashur Beni sa zemërgjerë janë?

    Të japin kohë të ankohesh edhe pasi ta kesh kryer dënimin.

    “Jo, jo, – i thashë, – faleminderit. Vendimi ishte i drejtë dhe shkelja shumë e rëndë ndaj nuk do ankohem”.

    Më e bukura Beni, më erdhën dje paradite e më thanë: “Po pati mundësi, bëhu gati se po të pret Komisioni”. “Cili Komision?”, – pyes unë. “Komisioni Disiplinor”, – tha zotëria.

    Mos më kanë ngatërruar thashë unë me vete se unë ndonjë shkelje të rëndë nuk kam bërë. Kur shkoj unë përsëri i njëjti Komision hijerëndë.

    “A mund të firmosësh këtu që je prezent?” “Prit, – u thashë, – ta lexoj me kujdes këtë shkresën se nuk i hedh kollaj unë firmat”.

    Aty lexova edhe një pikë, që nuk nuk do vetë, çështjen e ndjek avokati. E firmosa unë.

    “Dëgjo, – më thotë njëri, – ka ndodhur një shkelje e rëndë”. “Prapë?”, – i pyes unë, – Po unë nuk kam folur më pas orës 20:00”. “Jo, jo, – thanë, – por për të dhënë intervista me gazetarë duhet marrë leje e posaçme nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve”.

    “Po unë fola me avokatin tim, Z. Cakrani, ai qëlloi në studio dhe gazetarja bëri disa pyetje dhe unë iu përgjigja. Liria e shprehjes është në Kushtetutë.”, – ju thashë.

    “Ashtu është, – thanë ata, – ka Kushtetutë, por ka edhe një rregullore”.

    “Rregullore që na ndalon fjalën e lirë? Pastaj unë, doni apo nuk doni ju, Hulusiun dhe ma nalt, unë jam Kryetar Partie dhe fjalën nuk ma heq dot njeri. Por, – u thashë, – do lë avokatin tim të merret me këtë çështje se ai e di edhe Kushtetutën edhe ligjin edhe Konventën Europiane të të Drejtave të Njeriut”.

    Largohem unë i dashur Beni e bëhesha gati të takoja motrën me tre fëmijët pas 3 javësh se dy javë rresht pas intervistës te Beti Njuma, nuk i linin të takoheshin kur çdo i paraburgosur e ka të garantuar një takim në javë me familjen.

    Më kishte marrë malli për të katër, por sidomos për motrën e cila kujdeset edhe për të dy prindërit e sëmurë që nuk i kam parë prej 9 muajsh.

    Kur hyj unë te dhoma e takimit ishin tre e jo katër. Mungonte Besari, djali. “Po Besi, – u them unë, – ku është apo nuk e ka marrë malli?”

    “Besi është përjashta”, – thanë. “Jashtë shtetit?”, – i pyes unë. “Jo mo jo, jashtë burgut”.

    “Po pse?”, – i pyes.

    “Po na thanë që nuk lejohen sipas rregullores të hyjnë 4 të afërm, por vetëm 3”. Ndaj njëri duhet të mos hyjë dhe Besi si kavalier u kishte thënë hyni ju dhe po pres unë jashtë”.

    Pra për 8 muaj kishin shkelur rregulloren e burgut duke i lejuar të 4-ët të vinin. Ndërsa tani jo.

    Pak ditë më parë ishim në GJKKO për të verifikuar se ç’hetime kishte bërë SPAK-u këto 8 muaj për mua meqënëse SPAK-u nuk e kishte bërë punën e tij sipas ligjit për t’i raportuar gjykatës çdo dy muaj.

    Nejse, floën ata, folëm ne, hyri gjykatësi te dhoma e “komandimit” dhe afërmendsh ajo që dihet.

    Meqënëse ishin shpërndarë dizinformacione nga SPAK-u unë njoftoj në rrjete sociale një konferencë shtypi me gazetarët ditën tjetër, në ora 11:00. Kur çohem në mëngjes unë shikoja që mua nuk më punonte pini i telefonit. Pashë të tjerëve, u punonte.

    Shkoj unë te Edukimi dhe u them: “Pse mua nuk më punon pini?”

    Sa keq e kam ndjerë veten i dashur Beni, se një “black out” total i sinjalit për të gjithë, për tërë ditën.

    Mirë konferenca na iku, po morëm në qafë edhe shumë të tjerë i dashur që nuk floën me familjet e tyre.

    Ndërkohë kanë 2 ditë më kanë bllokuar lidhjen në telefon me Tedi Blushin që është i vetmi i Partisë së Lirisë i regjistruar se të tjerët janë familjarët dhe avokatët.

    Po ka edhe më keq i dashur!

    E pe çfarë i bënë kolegut të tyre, Erionit? I futën edhe celularët dhe e përgjonin njëkohësisht. Shokë ideali, s’ke ç’tu thuash!

    Të kam paragjykuar kur mora vesh që u le fletë-arrestin në dorë dhe mendova kushedi ç’ka bërë tigri? Por kur pashë që donin të të bënin kokë turku për inceneratorin të mirëkuptova.

    Ndërsa kur të dëgjova te Çim Peka në shkurt u binda që donin të të arrestonin për ato që s’ke pranuar të firmosësh e jo për pllakat dhe lavamanët e “padeklaruara”.

    Po je aktor i madh sidoqoftë!

    E mban mend takimin e fundit kur erdhe 5 minuta të merrje Dekretin si Ministër për Rindërtimin dhe Pandeminë? Kur më thoshe: “Po ti s’e ke idenë sa të do ai, etj. etj.”

    Ndërkohë ti e dijë ndërkohë që ty të donte edhe më shumë se unë ndaj ua kishe deleguar firmat e tenderave të tjerëve që atëherë.

    Kaq i dashur, si letër e parë!

    Do dëgjohemi së shpejti!

  • Aktori i madh ndahet nga gruaja, por bën një veprim emocionues.”

    Aktori i madh ndahet nga gruaja, por bën një veprim emocionues.”

    Aktori Vin Diesel është ndarë nga partnerja e tij pas 3 vitesh lidhje, por kur ndarja ndodhi, ai nuk e përzuri brutalisht nga shtëpia.

     Përkundrazi, kishte frikë që ajo të mos binte në një nivel më të ulët jetese dhe kështu i la asaj shtëpinë martesore, ndërsa vetë u shpërngul diku afër saj.🥹

    Nuk u ndal me kaq: mori përsipër të gjitha faturat mujore internetin, telefonin dhe energjinë elektrike dhe refuzoi çdo lloj komunikimi mediatik për të përfituar nga ndarja e tyre.

    Pas 6 vitesh, ish-partnerja pësoi një aksident teksa kthehej nga një udhëtim për qejf… 

    Diesel qëndroi pranë saj, madje i dhuroi edhe gjakun e tij. Kur ajo u shërua, të dy u ribashkuan. 🥰❤️

  • Miq e shokë Rrini gati në burg!” – Reagon ashpër Stresi për babain që abuzonte me të bijën:

    Miq e shokë Rrini gati në burg!” – Reagon ashpër Stresi për babain që abuzonte me të bijën:

    Reperi i njohur Stresi ka shpërthyer në një reagim të fortë dhe emocional në rrjetet sociale pas publikimit të lajmit tronditës për një baba që ka abuzuar seksualisht me vajzën e tij. Ngjarja makabre ka shokuar opinionin publik dhe artisti nuk ka mundur të heshtë përballë një krimi të tillë çnjerëzor.

    “Këta njerëz s’kanë as zemër, as shpirt, asgjë…”, shkruan ai me revoltë, duke kërkuar që shteti t’i japë dënimin maksimal, të përjetshëm, autorit të kësaj tragjedie. Ajo që e ka tronditur më shumë artistin është fakti që i dyshuari ka deklaruar se nuk është hera e parë që ka abuzuar me vajzën e vet.

    Në një mesazh të drejtpërdrejtë, Stresi i drejtohet miqve të tij që mund ta takojnë autorin në burg:

    “Amanet nga unë – rrifeni fort, shumë fort… e dini ju masi ta rrifni shtizen ku e meriton!”

    Ky reagim ka marrë shumë mbështetje nga ndjekësit e tij, të cilët e vlerësojnë për guximin dhe ndjeshmërinë që ka treguar përballë një krimi të rëndë që kërkon drejtësi të menjëhershme dhe të pamëshirshme.

  • Zbulohet shkaku i aksidentit fatal të Diogo Jotës dhe vëllait të tij…(Detajet)

    Zbulohet shkaku i aksidentit fatal të Diogo Jotës dhe vëllait të tij…(Detajet)

    Futbollisti i njohur portugez, Diogo Jota, ka humbur jetën tragjikisht së bashku me vëllain e tij në një aksident automobilistik në Spanjë. 

    Ngjarja ndodhi në autostradën A‑52 pranë Cernadilla-s, ku makina e tyre Lamborghini humbi kontrollin, doli nga rruga dhe u përfshi nga flakët.

    Sipas hetimeve paraprake të policisë spanjolle, shkaku kryesor i aksidentit ishte një shpërthim i gomës së makinës gjatë një manovre për parakalim. 

    Kjo shkaktoi humbjen e kontrollit të automjetit dhe më pas përplasjen fatale.

    Diogo Jota ishte vetëm 28 vjeç dhe kishte pak javë që ishte martuar. Vdekja e tij ka tronditur botën e futbollit, me shumë figura të njohura që kanë shprehur ngushëllime dhe dhimbje për humbjen e një prej talenteve më të dashur të Portugalisë.

  • VIDEO / The tragic accident that took the lives of Diogo Jota and his brother – footage from the crash site is published

    VIDEO / The tragic accident that took the lives of Diogo Jota and his brother – footage from the crash site is published

    Spanish media have released footage from the scene of the tragic accident that claimed the lives of Liverpool footballer Diogo Jota and his brother, André Felipe.

    The 28-year-old, who was a Premier League champion with Liverpool, and his 25-year-old brother were in their Lamborghini when the car lost control in the province of Zamora. It veered off the road, hit the road barriers, and was engulfed in flames.

    The footage was published by the newspaper Diario de Castilla y León.

    According to initial information provided by authorities, the two were traveling towards Madrid when the vehicle went off the left side of the road shortly before reaching Benavente and then caught fire. Both young men were burned beyond recognition.

    Born in Porto, Jota began his football career in the youth academy before transferring to Atlético Madrid in 2016. He then joined Wolverhampton Wanderers before becoming part of Liverpool, where he stood out as one of the Premier League’s most dangerous forwards.

    At the international level, he was a member of the Portuguese national team and contributed to their success in the UEFA Nations League, winning the trophy in both 2019 and 2025.

  • VIDEO/ Aksidenti tragjik që i mori jetën Diago Jotës dhe vëllait të tij, publikohen pamjet nga vendi ku ndodhi përplasja fatale

    VIDEO/ Aksidenti tragjik që i mori jetën Diago Jotës dhe vëllait të tij, publikohen pamjet nga vendi ku ndodhi përplasja fatale

    Mediat spanjolle kanë publikuar pamjet nga vendi i aksidentit tragjik ku humbën jetën futbollisti i Liverpoolit, Diogo Jota dhe vëllai i tij, André Felipe.

    28-vjeçari, kampioni i Anglisë me Liverpoolin, dhe vëllai i tij 25-vjeçar, ndodheshin në automjetin e tyre Lamborghini në momentin kur makina humbi kontrollin në provincën Zamora, doli jashtë rrugës dhe pasi goditi barrierat ndarëse, u përfshi nga flakët.

    Pamjet janw publikuar nga gazeta Diario de Castilla y Leon.

    Sipas informacionit fillestar të dhënë nga autoritetet, dy personat që udhëtonin me makinë po udhëtonin drejt Madridit kur automjeti doli nga bregu i majtë përpara se të arrinte në Benavente dhe filloi të digjej. Të dy të rinjtë u karbonizuan.

    I lindur në Porto, Jota e nisi karrierën futbollistike në akademinë e të rinjve, përpara se të transferohej te Atletico Madrid në vitin 2016. Ai më pas u bashkua me Wolverhampton Wanderers, para se të bëhej pjesë e Liverpoolit, ku spikati si një nga sulmuesit më të rrezikshëm të Premier Ligës.

    Në nivel ndërkombëtar, ai  ishte pjesë e skuadrës kombëtare të Portugalisë dhe kontribuoi në suksesin e saj në Ligën e Kombeve, duke fituar trofeun në vitet 2019 dhe 2025.

  • A do donte të ishte opinionist në “Big Brother VIP 5”? Ja përgjigja epike e Jul Dedës

    A do donte të ishte opinionist në “Big Brother VIP 5”? Ja përgjigja epike e Jul Dedës

    Aktori dhe moderatori i njohur, Julian Deda, u ka kushtuar pak kohë ndjekësve të tij në rrjetet sociale, duke bërë një bisedë virutale me ta.

    “Vetëm pyetje që mund ti përgjigjem me 1 fjalë…”, ka shkruar Juli në një postim në “Instastory”, duke u dhënë mundësinë fansave që t’a pyesin për çdo gjë.

    E siç ndodh zakonisht me personazhet e njohur të ekranit, kurioziteti i ndjekësve është i madh për çdo gjë, si nga jeta profesionale ashtu edhe private. Pyetjet për aktorin kanë qenë edhe në lidhje me disa prej ish-banorëve të “Big Brother VIP 3”, ku ai ishte edhe një nga finalistët.

    Por jo vetëm kaq, pasi dikush ka dashur që të dijë nëse Julit i pëlqen roli i opinionistit në këtë format.

    “A do bëheshe në të ardhmen pjesë e Big Brother VIP si opinionist?”, ishte një nga pyetjet e drejtuara nga ndjekësit e tij.

    E ish-finalisti i shtëpisë më të famshme në Shqipëri i është përgjigjur shkurt dhe qartë:

    “Me gjithë qejf”.