Author: Editorial

  • Aksidentohen Gresa dhe Vullneti

    Aksidentohen Gresa dhe Vullneti

    Pushimet e miksuara me angazhime pune të Gresës dhe Vullnetit në Shqipëri janë ndërprerë papritur pas një aksidenti me makinë.

    Dy ish-banorët e Big Brother VIP 3 kishin planifikuar të xhironin për emisionin e tyre “S’je ti që vendos”, por rrjedha e ngjarjeve i detyroi të kthehen më herët.

    Prive by Liberta Spahiu mëson se për fat të mirë, aksidenti ka sjellë vetëm lëndime të lehta trupore për të dy protagonistët, ndërsa automjeti ka pësuar dëmtime të konsiderueshme.

    Xhirimet e emisionit janë shtyrë për një afat të pacaktuar, derisa gjendja e tyre të rikuperohet plotësisht.

  • Sqarim për publikun e vjedhur” – JOQ zbardh skandalin pas aksionit të Rilindjes në Tiranë: kush është biznesmeni i “paprekshëm”?

    Sqarim për publikun e vjedhur” – JOQ zbardh skandalin pas aksionit të Rilindjes në Tiranë: kush është biznesmeni i “paprekshëm”?

    Një stuhi akuzash, dyshimesh dhe dhune ka shpërthyer pas një aksioni fasadë të Rilindjes për “çlirimin” e hapësirave publike në Tiranë. Ndërsa qytetarëve të thjeshtë u shemben kioskat me fadroma, disa biznese të lidhura me pushtetin mbetën të paprekura, duke ngritur dyshime të mëdha mbi drejtësinë dhe transparencën e këtij operacioni.

    Redaksia e JOQ Albania ka marrë me mijëra mesazhe, denoncime dhe pamje nga qytetarët, të cilët tregojnë për një realitet të dyfishtë: disa biznese shemben pa paralajmërim, ndërsa të tjera i rezistojnë ndërhyrjeve, falë lidhjeve të forta me pushtetin.

    Në qendër të vëmendjes doli lokali “Tokyo”, i cili në një video të shpërndarë nga vetë Kryeministri, shfaqej i paprekur në mes të rrënojave. Pak orë më vonë, JOQ publikoi një denoncim të banorëve të kompleksit, të cilët tregonin se jo vetëm “Tokyo”, por edhe “Stockholm” dhe 10 lokale të tjera kishin mbijetuar aksionit të IMT-së, falë korrupsionit dhe lidhjeve politike.

    Ngjarjet kulmuan me një sherr fizik mes dy pronarëve, ku njëri akuzonte tjetrin se po pastronte zonën me ndihmën e shtetit për të përvetësuar klientelën. Policia, fillimisht heshti, por pas publikimit të videos nga JOQ, doli me deklaratë dhe nxori në kërkim “agresorin” e dyshuar.

    Ironikisht, personi që kishte marrë grushtin nisi një fushatë për të fshirë videon me çdo kusht, jo për shkak të dhunës, por sepse aty përmendej emri i tij dhe lidhja e dyshuar me Kryeministrin.

    Kush është ky person që ka frikë nga një video më shumë sesa nga një grusht në fytyrë?

    JOQ Albania e identifikon si Laert Kasaj, një biznesmen që, sipas burimeve të shumta, ka përfituar miliona euro nga tendera publike gjatë 12 viteve të fundit. Jo vetëm kaq, por:

    Emri i tij del në dosje të BKH-së për pastrim parash; Është përfitues i tenderit për byzylykët elektronikë; Ka lidhje me emra të rëndësishëm të LSI-së; Dyshohet për ndikim në vendimmarrje institucionale.

    Pas publikimit të videos, Laerti ka ndërmarrë veprime shqetësuese, si:

    Ka hapur kamerat e lokalit për të identifikuar denoncuesin; Ka fotografuar një grua që e dyshonte si “spiune” dhe ka nisur një fushatë linçimi ndaj saj me ndihmën e një ministri dhe faqesh meme; Ka mohuar lidhjet me Kryeministrin, duke u përpjekur të paraqitet si viktimë e grushtit të marrë.

    Ndërkohë, një ushtri propagandistësh mediatikë dhe VIP-ash janë aktivizuar për ta mbrojtur dhe për të sulmuar JOQ-un, me qëllim që të shmanget vëmendja nga ajo që është me të vërtetë thelbësore: qytetarët e ndershëm po shkatërrohen nga fadromat, ndërsa të lidhurit me pushtetin nuk i prek as era.

    JOQ ngre pyetjet që duhen bërë:

    Kush ia siguron mbrojtjen totale Laert Kasajt? Si ka përfituar miliona euro tendera? Çfarë e lidh me emra të fuqishëm të politikës? Përse Policia heshti për 24 orë? Pse hesht SPAK?

    Redaksia JOQ: Nuk kemi për të fshirë asnjë video me presion apo me lekë. Dhe kjo nuk do të ndryshojë, pavarësisht kush është mbrapa.

  • Legjenda Michael Jordan lë bakshish shumën e çmendur në restorantin grek

    Legjenda Michael Jordan lë bakshish shumën e çmendur në restorantin grek

    Legjenda e basketbollit, Michael Jordan vizitoi Greqinë, duke kaluar kohë në ishullin e Spetses dhe duke marrë pjesë në eventin e tij personal të markës në Athinë, të titulluar “Bordi i Madhështisë”.

    Legjenda e NBA-së darkoi në një restorant në Vouliagmeni me yje të tjerë të ligës së parë, si Luka Doncic, Carmelo Anthony dhe Bam Adebayo, dhe siç doli, ai ishte shumë i kënaqur me përvojën e tij.

    Menuja, e bazuar në prodhime deti dhe shije tradicionale greke, u kurua nga pronari dhe shefi i restorantit, Giorgos Papaioannou. Siç raportohet Jordan u emocionua nga mikpritja dhe përvoja, dhe e shpërbleu ekipin e restorantit me një bakshish bujar që do të jetë i vështirë për t’u harruar.

    Legjenda e NBA la një bakshish prej 10 mijë eurosh në restorantin grek, pasi mbajti një fjalim në darkë, duke folur me lavde për Greqinë.

    Greqia është atdheu i perëndive të lashta, ku lindën heronjtë legjendarë dhe filloi koncepti i madhështisë. Në një moment vendimtar, kur e ardhmja e markës Jordan po formësohet, ne morëm frymëzim nga ky vend unik. Ashtu si kur planifikon rrugën drejt madhështisë, kërkohen orë të panumërta përsosmërie, ky koleksion u krijua në Itali, nga artizanë që nuk pranojnë asgjë më pak se përsosmërinë si rezultat përfundimtar të punës së tyre”, tha Jordan gjatë darkës. 

  • Nuk do ta besoni. Kjo është maska e jashtëzakonshme që rrit flokët për vetëm një muaj

    Nuk do ta besoni. Kjo është maska e jashtëzakonshme që rrit flokët për vetëm një muaj

    Humbja e flokëve është një problem që prek shumë njerëz, si meshkuj dhe femra, në një moment të caktuar gjatë jetës së tyre. 

    Një recetë shtëpiake po bën bujë në rrjetet sociale, pasi shumë përdorues po raportojnë rritje të flokëve deri në 5 cm brenda vetëm një muaji. Sekreti qëndron në një maskë me përbërës 100% natyralë, të lehtë për t’u gjetur dhe përgatitur në shtëpi.

    Ja çfarë ju nevojitet:

    🧅 2 lugë gjelle lëng qepe (stimuluese për rritjen e flokëve) 🥥 1 lugë vaj kokosi (ushqen skalpin dhe flokët) 🌿 1 lugë vaj ricini (i njohur për efektin e tij në trashjen e flokëve) 🍯 1 lugë mjaltë (për hidratim dhe shkëlqim)

    Si ta përgatisni:

    Përzieni të gjithë përbërësit derisa të krijohet një masë homogjene. Aplikojeni në rrënjët e flokëve dhe masazhojeni lehtë për 5 minuta. Lëreni për 30-60 minuta dhe më pas shpëlajeni me shampo.

    Sa shpesh ta përdorni:

    2-3 herë në javë për një muaj – dhe rezultatet do t’i shihni me sytë tuaj!

    Kjo maskë është bërë virale në TikTok dhe Instagram, me mijëra video “para dhe pas” që tregojnë ndryshime të dukshme. Ekspertët e flokëve thonë se kombinimi i këtyre përbërësve stimulon rrënjët dhe përmirëson qarkullimin në lëkurën e kokës.

    Provoje edhe ti – ndoshta zgjidhja që ke kërkuar për flokët ndodhet në kuzhinën tënde!

  • Mesdita përvëluese, termometri shkon 43 gradë, por ja kur vjen kthesa drastike e motit

    Mesdita përvëluese, termometri shkon 43 gradë, por ja kur vjen kthesa drastike e motit

    Sipas sinoptikanes Tanja Porja diten e sotme priten temperatura deri ne 43 grade celcius. E njejta situat pritet dhe te shtunen, ndersa kthesa e motit vjen diten e diel kur pritet freskim i motit dhe ulje te temperaturave ne 35 grade.

    Reshjet priten ne pjesen veriore te vendit diten e diel, ndersa jugu nuk preket nga reshjet gjate ketij 5 ditori.

    Ndiqni Videon per me teper

  • AKSIDENT TRAGJIK NË DHËRMI/ Dyshohet se një fëmijë ka humbur jetën, ambulanca mbërrin me 40 minuta vonesë – Turistet e huaja tentojnë ta mbajnë në jetë

    AKSIDENT TRAGJIK NË DHËRMI/ Dyshohet se një fëmijë ka humbur jetën, ambulanca mbërrin me 40 minuta vonesë – Turistet e huaja tentojnë ta mbajnë në jetë

    Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në Dhërmi, ku një automjet ka humbur kontrollin dhe është përplasur me bordurën anësore të rrugës.

    Sipas dëshmive të mbërritura në redaksinë e JOQ Albania, dyshohet se një fëmijë rreth 7 vjeç ka humbur jetën si pasojë e përplasjes, megjithatë kjo nuk është konfirmuar zyrtarisht nga autoritetet.

    Dëshmitarët në vendngjarje raportojnë se ambulanca është vonuar rreth 40 minuta, ndërsa në ato momente kritike kanë qenë dy turiste të huaja ato që i kanë dhënë ndihmën e parë fëmijës, duke tentuar me çdo mënyrë ta mbajnë në jetë.

    Pamjet e siguruara nga vendi i ngjarjes tregojnë automjetin e shkatërruar rëndë dhe disa qytetarë bashkë me turistet duke i qëndruar pranë të miturit në përpjekje për ta ndihmuar.

    Deri në këto momente nuk ka ende një reagim zyrtar nga policia apo autoritetet shëndetësore mbi gjendjen e fëmijës dhe shkaqet që çuan në këtë ngjarje të rëndë.

  • Një “shuplakë” nga Amerika, për ata që besonin se Donald Trump do të rrëzonte Ramën në Shqipëri

    Një “shuplakë” nga Amerika, për ata që besonin se Donald Trump do të rrëzonte Ramën në Shqipëri

    Nga Indrit Vokshi

    Wall Street Journal shkruan se Rubio ka firmosur një memo ku thuhet se administrata Trump nuk do prononcohet më për zgjedhjet në vendet e tjera, nuk do ndjekë më atë politikën tradicionale ku SHBA është arbitri i zgjedhjeve, qorton, kritikon, akuzon dhe jep detyra për zgjedhjet.

    Kjo vjen në kuadër të politikës jointervencionaliste, sepse filozofia e Trump është të mos përzihet shumë në punët e brendshme të shteteve por të bashkëpunojë me ta për interesat kombëtare amerikane, pa marrë parasysh se çfarë sistemi e regjimi kanë shtetet. Ketë filozofi e pati lançuar Trump qysh në vitin 2017 në fjalimin e tij në OKB.

    Thënë ndryshe, memo e Marco Rubio ka këtë thelb; nëse një shoqëri apo shtet adopton vlerat demokratike, ne e përshëndesim, nëse jo, nëse zgjedh sistem tjetër, ne bashkëpunojmë me të për interesat kombëtare amerikane. Nëse ajo qeveri shkel interesat kombëtare amerikane, ne edhe prononcohemi për zgjedhjet sepse ne s’mund të pranojmë qeveri anti-amerikane aty ku kemi interesa. Mirëpo që të bëjmë arbitrin kot edhe aty ku nuk na janë prekur interesat jetike, s’do e bëjmë.

    Të njejtën qasje pati shpallur edhe Xi Jinping në një fjalim në Pekin duke deklaruar se Kina nuk ka pretendime kundrejt shteteve të tjera, nuk synon t’i mësojë ata si të qeverisin në punët e brendshme, mjafton që ata të jenë aleatë tregtarë e strategjikë me Kinën.

    Kjo qasje e SHBA, prek drejtpërdrejt opozitat në vendet gjysëm diktatoriale, sidomos ato opozita që e mbajnë shpresën te ndihma e jashtme. Prek edhe opozitën e Shqipërisë e cila në pamundësi për t’u organizuar e për të pasur epërsi morale, argumentuese dhe civilizuese, i ka mbështetur të gjitha shpresa dhe iu thotë anëtarëve të saj “Prisni, se diçka e madhe do vijë nga Amerika”, duke aluduar se Amerika po përgatitet ta rrëzojë Edi Ramën nga pushteti. E kjo s’ka për të ndodhur për sa kohë Edi Rama nuk shkel ndonjë interes jetik amerikan.

    Megjithatë, as memo e Rubios, as qasja jointervencionaliste e trumpistëve, nuk kanë asnjë rëndësi apo efekt në Shqipëri e tek opozita. Demokratët do vazhdojnë të besojnë se profecia do përmbushet, pasi njëlloj si në besimet pagane ku flijohej diçka për të kënaqur hyjninë, janë flijuar 6 milionë euro për të kënaqur hyjninë e demokracisë dhe, rrjedhimisht, sipas kësaj feje, duhet mbajtur aty përjetësisht profeti i votës së lirë ngaqë vetëm duke qenë ai aty, krijohet mundësia që shpallja hyjnore të zbresë në tokë. Po u largua ai, shkatërrohet profecia, nuk ndodh çlirimi.

    Tani në vend që të reflektohet mbi ketë zhvillim, lirisht mund të thuhet se Edvini siç ka korruptuar ODIHR për të ndryshuar raportin përfundimtar për zgjedhjet, ka blerë edhe Marco Rubion duke e detyruar atë të heqë dorë nga mbrojtja e votës së lirë në botë.

  • Edi Rama bën gati ‘fshesën’: Cilët ministra rr*zikojnë postin në Shtator? Ja emrat e rinj te forte

    Edi Rama bën gati ‘fshesën’: Cilët ministra rr*zikojnë postin në Shtator? Ja emrat e rinj te forte

    Zgjedhjet e 11 Majit i dhanë Edi Ramës një pushtet që nuk e kishte patur kurrë më parë. 83 mandate, por që mund të bëhen 86 bashkë me ato të Partisë SocialDemokrate, që do të thotë se mazhoranca e re mund të bëjë edhe ndryshime në ligje të rëndësishme që kërkojnë 84 vota për t’u miratuar.

    Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste do të jetë me “gjak të ri”, për shkak se Rama vendosi që në listat e kandidatëve të PS-së të garonin shumë të rinj, duke larguar përfundimisht nga politika një pjesë të mirë të “gardës së vjetër”.

    Ndërkohë, teksa përgatitet që në Parlamentin e ardhshëm të ketë një shumicë të plotfuqishme, Rama po mendon edhe për kabinetin e ri qeveritar.

    Disa prej ministrave shihen si shumë të afërt me Ramën dhe vështirë se mund të lëvizin nga posti, ndërsa disa të tjerë kanë zhgënjyer me punën e tyre, duke qenë më afër larguimit nga posti i ministrit në shtator, kur Rama do të formojë kabinetin e ri.

    Por kush mbetet dhe kush rrezikon ta kapë “operacioni fshesa”?

    Shumë mundësi për t’u konfirmuar në detyrë:

    Zv.kryeministrja Belinda Balluku duket më e sigurta në kabinet, pasi është një nga njerëzit më të besuar të kryeministrit, teksa jo vetëm që arriti një rezultat historik në Fier me 12 mandate, por në grupin parlamentar do të ketë edhe shumë ish-vartës të saj. E vetmja mundësi që Balluku të mos jetë në krye të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjitikës është ndërhyrja e SPAK, por që vështirë të ketë diçka të tillë deri në Shtator.

    Igli Hasani, ministri i Jashtëm, duket se do të jetë një tjetër ministër që do të konfirmohet në detyrë. Hasani ka bërë një punë të mirë në politikën e Jashtme, teksa do të vijojë punën për anëtarësimin në BE pas hapjes së disa grup-kapitujve.

    Pirro Vengu, ministër i Mbrojtjes, u prit me shumë skepticizëm kur mori detyrën, por deri më tani puna e tij ka qenë në nivele të mira, pa asnjë skandal si paraardhësit dhe me disa marrëveshje të rëndësishme të nënshkruara me shtetet aleate të NATO-s. Konfirmimi i tij mbetet në pikëpyetje, po gjasat janë që të ndodhë.

    Ogerta Manastirliu, ministre e Arsimit, është një tjetër person shumë i afërt me kryeministrin, ndaj edhe konfirmimi i saj në detyrë pritet të jetë vetëm formalitet, por nuk është çudi që të marrë drejtimin e ndonjë ministrie tjetër, pasi dështoi me sukses në krye të Shëndetësisë dhe Arsimit. E sigurt që do të jetë pjesë e kabinetit qeveritar.

    Ulsi Manja, ministër i Drejtësisë, nuk mbahet mend për ndonjë punë të mirë në këtë institucion, por vetëm për skandalet ku ka qenë i përfshirë, si “dosja 184”, për krimet zgjedhore në Dibër. Pavarësisht kësaj, ai pritet të jetë sërish në detyrë, pasi Rama e sheh si njeri të besuar.

    Mirela Kumbaro, “kumbarja” e “pikës së voçkël” në Plazhin e Manastirit, pritet të jetë sërish pjesë e kabinetit qeveritar si Ministre e Turizmit dhe Mjedisit. Pavarësisht se puna e saj ka lënë shumë për të dëshiruar, Rama e sheh si një zë të fortë për t’i thurur lavde, ndaj i duhet ta ketë pjesë të qeverisë.

    Mesatarisht mundësi për t’u konfirmuar në detyrë:

    Petrit Malaj, ministër i Financave, mund të ketë një shans për të qëndruar në këtë post, pavarësisht se puna e tij në atë institucion nuk ka patur ndonjë vlerësim të madh.

    Arbjan Mazniku, ministër i Shtetit për Pushtetin Vendor, mund të jetë sërish në krye të kësaj ministrie, pasi Rama e sheh si një nga njerëzit që e njeh më së miri punën në terren, siç u tregua edhe në zgjedhjet e 11 Majit, ku në drejtimin e tij, PS mori 10 mandate në Elbasan.

    Taulant Balla, ministër i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, mund të jetë sërish pjesë e kabinetit qeveritar, pavarësisht se kjo ministri i rri “ngushtë” profilit të tij. Rama e emëroi në këtë institucion pasi e largoi nga Ministria e Brendshme, të cilën e drejtoi për më pak se 1 vit. Ndoshta, mund ta rikthejë sërish aty.

    Shumë mundësi për t’u larguar

    Anila Denaj, ministre e Bujqësisë, ka shumë gjasë të mos jetë sërish pjesë e kabinetit qeveritar, pasi puna e saj në këtë ministri ka qenë poshtë pritshmërive. Skandali me fondet e IPARD rëndon shumë mbi të, ndaj pritet të sakrifikohet nga Rama.

    Ervin Hoxha, ministër i Brendshëm, duket i destinuar për t’u larguar. Puna e tij jo vetëm nuk ka qenë në lartësinë e duhur, por në vendin tonë sot drejton “krimi i organizuar”, teksa edhe SPAK në raporte thotë se Policia e Shtetit bashkëpunon me organizatat kriminale. Zgjedhja e tij ka qenë një dështim për kryeministrin Rama, që në Shtator duket se do ta largojë.

    Albana Koçiu, ministre e Shëndetësisë, ka ndjekur hapat e paraardhëses së saj, Ogerta Manastirliut, duke e përfshirë atë institucion vetëm në skandale. “Onkologjiku” është ende një plagë e hapur për shoqërinë shqiptare, teksa interpelanca me Agron Shehajn në Parlament tregoi se ajo nuk është në lartësinë e duhur për të drejtuar një nga ministritë më të rëndësishme në vend.

    Blendi Gonxhja, ministër i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, duket se është i destinuar të vendoset në krye të Bashkisë së Tiranës. Këto janë zërat që “ziejnë” brenda PS-së, teksa rezultati në zgjedhjet e 11 Majit e ka përforcuar edhe më shumë idenë e Ramës se ai është i duhuri për të zëvendësuar Erion Veliajn.

    Adea Pirdeni, ministre e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, duket se në Shtator do të jetë larg kësaj ministre. Emërimi i saj si ministre ishte i papritur, teksa puna e saj për të luftuar korrupsionin në administratë duket se ka dështuar, pasi çdo ditë dalin vetëm skandale për vjedhje dhe korrupsion në zyrat e shtetit.

    Bora Muzhaqi, ministre e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, duket se e ka përmbushur detyrën dhe nuk do të jetë më drejtuese e këtij institucioni, të cilin pritet që Rama t’ia besojë Ina Majkos, kandidates së PS-së në Vlorë, e cila nuk arriti të marrë mandatin e deputetes.

    Nëse ka një politikan brenda PS-së që ka pritur me vite që t’i besohet një ministri e rëndësishme, ajo është Elisa Spiropali. Vendosja e saj në krye të Kuvendit nga kryeministri Edi Rama ishte një lëvizje jo e mirëpritur nga ajo, teksa shpeshherë është përballur edhe me kritika nga grupi parlamentar i PS-së për mënyrën e drejtimit të seancave plenare.

    Në kabinetin e ri qeveritar, Rama mund të vendosë t’i besojë një ministri të rëndësishme, siç mund të jetë Ministria e Bujqësisë apo ajo e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit. Një shpërblim i merituar për vitet që Spiropali ka qëndruar besnike e tij, madje duke e krahasuar edhe me Skënderbeun.

  • Young Woman Shares 3 Symptoms Which Lead to Stage 4 Cancer at 28

    Young Woman Shares 3 Symptoms Which Lead to Stage 4 Cancer at 28

    In today’s fast-paced world, it’s easy to dismiss persistent health issues as mere consequences of stress or a hectic lifestyle. However, Georgie Swallow, a 28-year-old content creator from London, overlooked subtle symptoms that led to a life-altering diagnosis of Stage 4 Hodgkin lymphoma. Her story underscores the critical importance of listening to our bodies and seeking timely medical advice.

    • Persistent Itching: Georgie experienced relentless itching, particularly on her legs, which often led to broken skin and sleepless nights. Despite consulting doctors, the symptom was initially attributed to stress or allergies, and treatments like creams and lifestyle changes proved ineffective.
    • Night Sweats: Regular episodes of night sweats disrupted her sleep, a symptom she didn’t initially associate with a serious condition.
    • Chronic Fatigue: Feeling constantly exhausted, Georgie attributed her fatigue to a busy lifestyle, not realizing it was a sign of something more severe.

    After battling the severe flu for two weeks, Georgie returned to work and noticed a peach-sized lump on her neck. Even then, she didn’t suspect a serious illness, thinking it was a benign issue. However, this discovery prompted further medical investigations, leading to the shocking diagnosis of Stage 4 Hodgkin lymphoma.

    The aggressive cancer treatment induced early menopause, affecting Georgie’s fertility and mental well-being. She expressed the emotional toll of losing her ability to conceive before having children, highlighting the profound personal impacts of her diagnosis.

    Now 32, Georgie is dedicated to raising awareness about lymphoma symptoms and the effects of early menopause on mental health. She emphasizes that lymphoma symptoms can be subtle, leading to late diagnoses, and encourages others not to dismiss persistent health issues.

    Stage 4
    Instagram

    Georgie’s journey serves as a poignant reminder of the importance of paying attention to our bodies and seeking medical advice when symptoms persist. Early detection can significantly influence treatment outcomes, making it crucial not to overlook seemingly minor health issues.

  • Historia s*krete: Ja si Fatos Nano i tha në b*rg gruas së Enverit ‘ik mos më çaj…’ vetem sepse i beri kete kërkesë

    Historia s*krete: Ja si Fatos Nano i tha në b*rg gruas së Enverit ‘ik mos më çaj…’ vetem sepse i beri kete kërkesë

    Ish-anëtari i Byrosë Politike e mbyll me disa kujtime nga vitet që kaloi në burg gjatë qeverisjes së parë të PD-së. Muho Asllani sjell detaje nga mënyra se si trajtohej në burgun e Bënçës, ish-kryeministri Fatos Nano, favoret që i bëheshin, por dhe trajtimi strikt ndaj ish-anëtarëve të Byrosë Politike të dënuar në atë kohë.

    Nuk mungojnë dhe batutat mes Fatos Nanos dhe Nexhmije Hoxhës në burgun e Bënçës, për të cilat vetë Muho Asllani shprehet se ka mbajtur qëndrim ndaj tij. Nuk mungojnë dhe vlerësimet e Muho Asllanit për Sali Berishën, dhe Gramoz Ruçin. Ju u dënuat me burg si drejtues të partisë dhe të shtetit të periudhës komuniste. Si ka qenë jeta në burg, si ju kanë trajtuar?

    Edhe pse në krye të burgjeve ishin vendosur njerëz që vinin nga klasa që ne në komunizëm i kishim luftuar dhe dënuar, ata na kanë trajtuar pa torturë, por vetëm në zbatim të rregullores së burgut. Kot janë ankuar shokët e mi të Byrosë se kanë vuajtur. Një herë në Burgun 313, Hekuran Isai bërtet “vdiqa, po më dhemb barku, më thërrisni oficerin e rojes të vijë këtu”. Vjen oficeri dhe i thotë,- çfarë ke? I thotë Hekurani,-po më plas barku, dua të shkoj në banjë. Ai i thotë se, sipas rregullores, duhet të dalësh një herë në 8 orë, rregulloren e ke shkruar vetë dhe ne atë po zbatojmë. Bëjë në qese urinën. Po pse e dija unë se do vija vetë në birucë,- i thotë Hekurani.

    Ju thatë që Fatos Nano merrte pjesë në mbledhjet e Byrosë Politike kur kishte çështje që lidheshin me Institutin e Studimeve Marksiste-Leniniste. Si e keni njohur Fatos Nanon?
    Fatos Nano, Sali Berisha, Hasan Banja, Gramoz Pashko, Skënder Gjinushi kanë qenë një grup specialistësh të fushave të ndryshme që kanë dalë shpesh dhe jashtë shtetit, kryesisht në Francë dhe janë kualifikuar sepse ishin studentë të shkëlqyer, por dhe pse ishin edhe nga familje të mira. Babai i Fatos Nanos, Thanas Nano, ka qenë drejtor i Radio Televizionit, shok i Enver Hoxhës. Ka qenë njeri i zoti. Fatosin e kam takuar disa herë kur ishte zëvendës i Nexhmije Hoxhës kur kishim diskutime për çështjet ekonomike në bujqësi.

    Por Fatosi që në atë kohë e kishte pak qejf pijen alkolike, por nuk ekspozohej sepse ishte finok. Me Fatos Nanon kemi qenë bashkë edhe në burg. Në Bënçë ai kishte një dhomë më vete, kurse ne të tjerët rrinim nga 5-6 persona në një dhomë. I bënin shumë favore policët e Berishës. Bashkëshortja, Rexhina, një grua shumë e mirë, vinte të premten në burg dhe ikte të hënën, ndërsa i biri vinte bashkë me të ëmën dhe rrinte në hotel në Tepelenë.

    Çfarë mbani mend nga burgu me Fatos Nanon?
    Nexhmija me Lenka Çuko kishin një oborr ku dilnin për ajrim. Fatosi ishte në ajrim. Nexhmija e thërret: Tosi, hajde pak këtu! Fatosi e sheh dhe i përgjigjet: Ik, mos më çaj kokën! Unë e dëgjova dhe i them: Fatos, turp të kesh, si i thua shoqes Nexhmije ik, moj mos më çaj kokën? Ke punuar në një zyrë me të! Ai më pa njëherë dhe hyri brenda. Në 1997 për arsye sigurie për shkak të rebelimit, na sollën në Tiranë te 313. Kërciste automatiku, u hapën burgjet dhe ikën të gjithë. Në 313 mbetën Ramiz Alia, unë, Fatos Nano, një nga Dukagjini, Mun Kola dhe Shemsie Kadria e Gjallicës.

    Dy shkodranë të burgosur më rrinin te dera dhe më thanë: Muho Asllani mos e çaj kokën se nuk të prek njeri ty këtu në burg. Sepse situata ishte kaotike, secili bënte çfarë donte, digjnin batanije, dyshekë, shpërthyer dyer e dritare. Vjen drejtori i burgut, nuk më kujtohet emri, ka shkuar në Amerikë tani, më shikon mua dhe më thotë- pse nuk ke ikur?! I thashë se nuk iki se ka një vendim gjykate që më ka dënuar. Hajde me mua- më tha, mori dhe dukagjinasin që ishte edhe ai i burgosur. Na çon te dhoma e Fatos Nanos. Aty gjeta Ramiz Alinë dhe Shemsie Kadrinë.

    Ramizi kishte një plagë në kokë, dikush e kishte qëlluar. U tha që kur kishin dalë të burgosurit ishte shtyrë dhe i kishte rënë koka te dera e hekurit. Drejtori na tha nëse doni të ikni, ikni, përndryshe do ju çoj unë në shtëpitë tuaja, sepse e kam porosi. Fatosit i kishin ardhur dy badigardët e tij që ta merrnin. Fatosi i tha drejtorit se do shkonte në shtëpi, Ramizi tha se do shkoj te vajza, Shemsia do shkonte në shtëpi, unë shkova te shtëpia e këtij dukagjinasit, sepse më tha mua nuk të çoj dot në Durrës se ka ndalim qarkullimi. Dola nga burgu, pas disa kohësh vendosa të shkoja te Nano sepse ishin të gjithë pa punë, unë, gruaja, djali.

    E marr në telefon dhe i kërkoj ta takoj. Më thotë, hajde nesër në 12. Prita një orë, ma shtyu tre herë takimin, derisa pasdite më tha që hajde nesër. Mora trenin se kushtonte më lirë dhe shkova të nesërmen. Më sorollati përsëri, hajde pas një ore e hajde pas dy orësh. E mora në telefon dhe i thashë: Kurrë bojën mos ta pafsha! Kur erdhi në Durrës, ishte fushata zgjedhore, Fatosi më takoi në një takim dhe më pas në program artistik. Më tha: Ku je Muho Asllani, hajde, ulu këtu! Unë e përshëndeta me respekt dhe pse më kishte sorollatur pa më takuar më parë.

    Në skenë po kërcenin ca vajza gjysmë të veshura. Më thotë Fatosi: A do ta kishe lejuar në kohën tënde këtë vajzën të kërcente kështu? Jo vetëm nuk do e kisha lejuar, por do ta kisha çuar në minierë të punonte, jo vetëm atë, por edhe ata që e kanë lejuar dhe organizuar këtë shfaqje! Që atëherë nuk e kam takuar më. Më ka ardhur keq kur u nda nga bashkëshortja, Rexhina, sepse ajo ka sakrifikuar shumë për Fatosin. Ata kanë qenë të dashuruar që në gjimnaz, ndërsa familja e Rexhinës ishte një familje shumë e mirë shkodrane.

    Po Sali Berishën si e keni njohur?
    Sali Berishën e kam njohur si mjekun dhe kardiologun më të mirë. Kishte një emër shumë të mirë. Berisha, si ndihmës i profesor Petrit Gaçes, merrte pjesë në të gjitha konsultat që bëheshin. Kur sëmureshin anëtarët e tjerë të Byrosë shtroheshin në klinikën e udhëheqjes dhe kalonin përmes konsultave të mjekëve të kësaj klinike që ishin më të mirët. Sëmuret Hysni Kapo dhe Byroja vendosi që t’i vihet një mjek personal që ta ndiqte hap pas hapi. Ka qenë një mjek shumë korrekt në profesion, por shumë i ashpër në zbatimin e detyrave dhe në dënimin e atyre që bënin gabime në universitet dhe në spitale. Ishte prepotent dhe hakmarrës.

    Dini ndonjë rast hakmarrjeje të Sali Berishës ndaj të tjerëve?
    Mehmet Shehu ka pasur një mjek personal që pas dënimit të tij, e transferuan bashkë me të shoqen, edhe ajo mjeke, Milto dhe Margarita Kostaqi, në Kryevidh të Kavajës. Miltoja kishte shumë shoqëri me Sali Berishën. Në diskutimet që u bënë në Fakultetin e Mjekësisë, Sali Berisha nguli këmbë që ky mjek, koleg i tij, se kishin qenë mjekët e udhëheqjes të iknin nga Tirana.

    Më erdhi Sekretari i Parë i Kavajës, Jovan Sokoli dhe më thotë kanë sjellë te ne dy mjekët e Mehmet Shehut, burrë e grua, për t’i çuar në Kryevidh. Më pyet nëse mund t’i mbajmë në Spitalin e Kavajës sepse kemi shumë nevojë për këto mjekë. Unë i them mbajini në spital, meqenëse ju keni nevojë dhe në Kryevidh të shkojnë kur ka ndonjë rast që duhet. Ishin mjekë shumë të mirë dhe Kavaja i trajtoi shumë mirë. Këtë fakt e ka pohuar vetë Margarita, bashkëshortja e mjekut të Mehmet Shehut, Milto Kostaqit, e cila është shprehur dhe publikisht se Sali Berisha kishte këmbëngulur në mbledhjen e Organizatës bazë të Universitetit që ata të largoheshin nga Tirana.

    Nuk kam pasur njohje nga afër, por unë e kam përgëzuar për përkujdesjen që bënte për Hysni Kapon. Ai ishte njeri që kërkonte të bënte njohje, futej shumë dhe ishte i zhdërvjellët me të tjerët për t’u bërë i njohur dhe për të zënë vend me njohje në radhët e udhëheqjes së lartë të Partisë. Nuk e kam takuar ndonjëherë, unë e kam kritikuar publikisht për shkatërrimet që i janë bërë Shqipërisë pas 1990, por ai asnjëherë nuk më është përgjigjur dhe s’ma ka përmendur emrin për keq.

    Po me Gramoz Ruçin çfarë njohjesh keni pasur?
    Gramozi ishte mësues e më pas drejtor i shkollës së mesme bujqësore në Progonat të Tepelenës. Nga drejtor i shkollës së mesme e zgjodhën anëtar të Byrosë së Partisë të kooperativës bujqësore. Në 1984 kemi shkuar me Ramiz Alinë në Progonat ku u bë një miting shumë i madh, filloi një shi shumë i madh dhe askush nuk e hapi çadrën. Në Shkodër apo në Durrës, po të niste shiu në miting, hapnin të gjithë çadrën. Ishte një tur që bëri Ramizi në të gjithë vendin, sepse duket që Enver Hoxha kërkonte të ndërtonte zëvendësin e tij duke i dhënë rol udhëheqësi.

    Filloi Gramozi fjalën e tij, por u sikletos shumë se shiu i kishte ngjit letrat dhe s’po e linte ta lexonte. Unë i afrohem dhe i them: Kalo në fund! Ai me shumë mjeshtri bëri një përmbledhje dhe e mbylli me shumë logjikë për dy minuta. Kur shkuam te shtëpia e Partisë në Tepelenë, i thashë shokut Ramiz që ju ta diskutoni me udhëheqjen që disa kuadro të rinj dhe të shkathët, por dhe të zgjuar si ky drejtori i shkollës së Progonatit, të merren në Komitetin Qendror, të mbahen dhe të punojnë për 5-6 muaj, të mësohen me punët e Partisë, të çohen dhe të deleguar nëpër rrethe dhe pastaj këta të çohen sekretarë të parë partie në rrethe.

    Sekretari aktual i Tepelenës burrë i mirë është, i thashë Ramizit, por nuk ka xixa (i thosha unë impulseve), është pak i fjetur dhe na duhen të rinj si ky Gramozi. Kështu u bë, propozimi im u bisedua dhe me shokun Enver dhe u morën disa elementë që u evidentuan në turin që Ramizi bëri nëpër Shqipëri. Më pas, Gramozi u emërua Sekretar i Parë i Komitetit të Partisë në Tepelenë e më pas ministër i Brendshëm. Gramozi u tregua trim dhe i pastër në detyrat që ka mbuluar. Në gjyqin e 2 prillit 1990 në Shkodër, Sekretari i Parë ishte Xhemal Dymylja dhe në sallën e gjyqit i gjuajtën me këpucë. Kryetari i seancës ishte një nga Tropoja dhe ai nuk ndërhyri ndaj këtij veprimi, më pas e bënë kryetar gjykate në Tiranë.

    Kur nisi të depononte Gramozi në sallën e gjyqit, njëri nga salla filloi të bërtiste dhe shante. Gramozi i tha trupit gjykues,- mua më keni thirrur si dëshmitar, jo si të pandehur, prandaj mbyllja gojën atij atje në sallë se nuk lejoj njeri të më fyejë. Pistoletën e kishte me vete se ishte ministër i Brendshëm. Kam bindjen se Partinë Socialiste nuk e ka drejtuar as Fatosi dhe as Edi Rama, por Gramoz Ruçi. Partia Socialiste është vazhdim i Partisë së Punës, por dhe partitë e tjera, udhëheqësit e tyre ose kanë qenë anëtarë të Partisë së Punës ose kanë pasur familjarët e tyre në atë parti. Të gjithë nga Partia e Punës kanë dalë. Panorama