Author: Editorial

  • E thote troc eksperti: Ja sa pak leke hargjoni nese e mbani kondicionerin gjithe naten ndezur (Video)

    E thote troc eksperti: Ja sa pak leke hargjoni nese e mbani kondicionerin gjithe naten ndezur (Video)

    Në një intervistë për Euronews Albania me gazetarin Flori Gjini, eksperti i energjisë Zoti Elezi ka folur për rritjen e ndjeshme të konsumit të energjisë elektrike gjatë muajve të verës, kryesisht për shkak të përdorimit të kondicionerëve në familje dhe institucione.

    Sipas Elezit, edhe pse konsumatorët familjarë përbëjnë një pjesë më të vogël të konsumit total krahasuar me bizneset dhe institucionet, shpenzimet e energjisë rriten ndjeshëm gjatë muajve të nxehtë, veçanërisht në orët e mesditës deri në pasdite, kur kondicionerët punojnë në kapacitet të plotë.

    “Vetëm nëse e lë kondicionerin ndezur gjatë gjithë ditës, një familje mesatare rrit shpenzimin me rreth 2 mijë lekë të reja në muaj”, – tha Elezi. Ai sqaroi se kjo varet nga fuqia e pajisjes, izolimi i ambientit dhe diferenca e temperaturës së vendosur krahasuar me atë të jashtme.

    Eksperti theksoi rëndësinë e përdorimit të pajisjeve me efikasitet të lartë energjie (klasë A++), mbylljen e dritareve gjatë funksionimit të kondicionerit dhe ruajtjen e një diference prej 3-4°C midis temperaturës së jashtme dhe asaj të brendshme. Sipas tij, për temperaturat jashtë që arrijnë në 35°C, kondicioneri nuk duhet të vendoset më poshtë se 31-32°C.

    Gjithashtu, Elezi përmendi edhe shpenzimet shtesë të energjisë nga përdorimi i pajisjeve të tjera elektrike si bojlerët dhe dushët elektrike, që shtojnë më tej ngarkesën në faturat mujore.

    Një vlerësim i rëndësishëm ishte edhe për institucionet publike, ku shpërdorimi i energjisë mbetet një fenomen i përhapur përmes përdorimit të pakontrolluar të kondicionerëve në ambiente pune, edhe në mungesë të stafit.

    Në fund, eksperti theksoi rolin që kanë ndërtesat e termoizoluara dhe teknologjitë e reja në uljen e kostove, duke sjellë efikasitet më të lartë dhe kursim afatgjatë për familjet dhe institucionet.

    Në një periudhë ku temperaturat ekstreme janë bërë të zakonshme dhe kostot e jetesës janë rritur ndjeshëm, apeli i ekspertit Elezi shërben si një kujtesë për të menaxhuar me kujdes energjinë dhe për të shmangur shpërdorimin, nëse duam që vera të jetë e freskët, por jo e shtrenjtë.

  • 🕊️ Një karrige bosh për Martin Canin – gjesti që preku zemrat e të gjithëve në mbrëmjen e minimaturës  ( VIDEO )

    🕊️ Një karrige bosh për Martin Canin – gjesti që preku zemrat e të gjithëve në mbrëmjen e minimaturës ( VIDEO )

    Në mbrëmjen e minimaturës së shkollës “Fan Noli”, një karrige e boshatisur, disa tullumbace dhe një heshtje prekëse u kthyen në simbolin më të fuqishëm të dashurisë dhe dhimbjes për një mungesë që peshon rëndë në zemrat e të gjithëve: Martin Canin.

    Nxënësit dhe mësuesit e shkollës kishin vendosur që në mesin e tavolinave të zbukuruara, të kishte një vend bosh, një karrige pa njeri, por plot me kujtim – në nder të shokut të tyre, Martinit 17-vjeçar, i cili humbi jetën tragjikisht pas një konflikti mes bashkëmoshatarësh, ku u godit me thikë.

    🎈 Tullumbacet e bardha të lidhura në atë karrige nuk ishin thjesht dekor: ato përfaqësonin shpresën, pafajësinë dhe ëndrrat e ndërprera brutalisht. Në vend të muzikës e festës, ai cep i sallës fliste me heshtje… një heshtje që flet më shumë se çdo fjalë.

    💬 Një nga nxënësit tha:

    “Nuk mund të festonim pa e kujtuar Martinin. Ai duhet të ishte këtu, me ne, me kostumin e tij, me buzëqeshjen e zakonshme. Ne e ndjemë mungesën e tij në çdo sekondë.”

    🎓 Për nxënësit e klasës së 9-të, kjo natë nuk ishte vetëm përmbyllja e një kapitulli – por edhe një hommage për mikun që nuk do harrohet kurrë.🕯️ Martini nuk ishte fizikisht aty… por zemrat e të gjithëve rrihnin për të.Ai la pas boshllëk, por edhe kujtime që nuk zbehen kurrë.Dhe ajo karrige bosh… ishte më e rëndësishme se çdo vend tjetër në atë sallë.

  • Nuk lejoi Feron të takonte vajzën, prokuroria nis hetimin për Arbenitën

    Nuk lejoi Feron të takonte vajzën, prokuroria nis hetimin për Arbenitën

    Reperi Feronit Shabani, i njohur me emrin artistik ‘Fero’, është akuzuar nga Prokuroria Themelore në Gjilan për tri vepra penal. Por, përveç tij tashmë në hetime është edhe Arbenita Ismajli.

    Gazeta Insajderi, ka mësuar nga burimet se me datë 13.06.2025, Prokuroria Themelore në Gjilan, ka lëshuar një dokument ku konfirmohet nisja e hetimeve ndaj saj.

    Për çka dyshohet Arbenita Ismajli?

    Modelja e njohur dyshohet për mospërfillje të Gjykatës.

    Siç merr vesh Insajderi, ajo me dashje nuk është bindur urdhrit apo vendimit të plotfuqishëm të Gjykatës.

    Arbenita, nuk i’a ka mundësuar kontaktin me fëmijën, reperit Fero.

    “Se nga data 19.03.2025, në Gjilan, e pandehura Arbenita Shabani Ismajli, me dashje nuk i është bindur urdhrit apo vendimit të plotfuqishëm të Gjykatës, në Republikën e Kosovës, respektivisht aktvendimit mbi pajtimin gjyqësor, përmes procesverbalit me numër C.nr.3508/2024, të datës 12.06.2024 ashtu që, e pandehura pasi që është njoftuar lidhur me revokimin e autorizimit nga i dëmtuari ish bashkëshorti i saj Feronit Shabani, me të cilin autorizim, të pandehurës i është lejuar nga ana e të dëmtuarit, që fëmijën e tyre Nina Shabani ta marrë me vete jashtë Republikës së Kosovës, e pandehura edhe pse në dijeni lidhur me revokimin 

    e pandehura edhe pse në dijeni lidhur me revokimin e autorizimit, asnjëherë nga momenti i revokimit me datë 19.03.2025, nuk i’a ka mundësuar kontaktin me fëmijën të dëmtuarit si baba biologjik, duke vepruar në kundërshtim me aktvendimin e formës së prerë, në të cilin është përcaktuar kontakti me fëmijën dy herë në muaj, vikendin e parë dhe të tretë përmes Qendrës për Punë Sociale në Gjilan”, thuhet në dokumentin të cilin e ka parë Insajderi.

    Prokurori i shtetit, pas vlerësimit të informatave, provave dhe materialeve të tërësishme të dorëzuara nga policia, ka ardhur në përfundim për të filluar hetimet në drejtim të veprës penale të lartshënuar.

    Me datë 21.12.2024, prokurori për të mitur ka ngritur aktakuzë kundër Arbenita Ismajlit.

    Mbrojtësja e Feros, avokatja Bedrie Berisha Rexhepi, në një prononcim për Insajderin e ka konfirmuar ngritjen e aktakuzës, dhe ka deklaruar se një e tillë ekziston edhe për Arbenitën.

    “Po ekziston një aktakuzë por e njëjta ende nuk ka marrë formën e prerë dhe nuk është konfirmuar prej gjykatës. Edhe ndaj palës tjetër ekziston aktakuza aktive”.

    Prokuroria po ashtu, ka ngritur aktakuzë ndaj reperit gjilanas për dhunën psikologjike, ngacmimin dhe kanosje të ushtruar ndaj ish-bashkëshortes së tij, modeles, Arbenita Ismajli.

    Nga qershori deri në tetor 2024, Fero dyshohet se ka shkaktuar në mënyrë të vazhdueshme dhunë psikologjike ndaj Arbenitës, duke e ofenduar dhe shqetësuar me thirrje të shumta dhe takime për të marrë apo dorëzuar fëmijën në qendrën për punë sociale në Gjilan.

    Duke ju drejtuar me fjalët “me kon je tu fol..qoma shpejt…për cka i ke ly buzt… ” duke e shqetësuar me thirrje telefonike në kohë te ndryshme kohore.

    Aktakuza e Prokurorisë të cilën e ka siguruar Gazeta Insajderi përshkruan edhe ngacmimet e vazhdueshme verbale dhe fizike që Fero i ka bërë modeles, përfshirë edhe puthjen në buzë kundër vullnetit së saj, si dhe përmes rrjetit social WhatsApp duke ngacmuar me fjalët ta ha zemrën… shpirti jem … ti je gruaja jem,une kam te drejtë me fjet me ty…. nuk ki të drejtë mem than jo..

    Në shtator 2024, situata ka eskaluar me kërcënimet serioze nga reperi, i cili thuhet se i ka thënë ish-bashkëshortes: ke me ma ni krismen.. të vraj …ta nxjerri shpirtin prej vendit..fëlqitë nga vendi ti thej.

    Prokuroria sqaron se këto kërcënime Arbenita i ka marrë përmes mesazheve në WhatsApp.

    Në aktakuzën e ngritur nga Prokuroria ndaj Feros, thuhet se gjatë takimit në ambientet e QPS në Gjilan, të organizuar për zbatimin e vendimit të gjykatës që vajza të takohej me babain, situata ishte tepër e tensionuar. Vajza kishte një lidhje të fortë emocionale me nënën dhe refuzonte të ndahej prej saj. Gjatë takimit që zgjati rreth dy orë, Feroniti në vend që të fokusohej te vajza, u mor më shumë me ish-bashkëshorten e tij, duke e fyer dhe kërcënuar. Viktima, e detyruar të jetë e pranishme, deklaron se për shkak të komunikimit kërcënues dhe ofendues, kishte realizuar një inçizim si dëshmi, ku Feroniti shprehet se do të publikojë video private të saj nëse ajo poston vajzën në Instagram në ditët kur ajo duhej të ishte me të.

    Sa i përket pretendimit se ai e ka puthur ish-bashkëshorten në buzë kundër vullnetit të saj gjatë vitit 2024, i pandehuri mohon kategorikisht, duke deklaruar se një veprim i tillë nuk ka ndodhur dhe se, po të kishte ndodhur, Arbenita do ta kishte denoncuar menjëherë në polici. Ai shton se prej shkurorëzimit kanë pasur raporte të qeta, shpesh janë përshëndetur, kanë dalë për kafe bashkë me vajzën dhe madje kanë udhëtuar së bashku në Velipojë.

    Në dhjetor të vitit të kaluar, Prokuroria ka paraqitur provat e nevojshme dhe ka propozuar që i pandehuri të dënohet sipas ligjit.

    Fero u arrestua më 11 korrik 2023 për sulm fizik ndaj ish-bashkëshortes së tij.

  • Historia që po bën të qajnë edhe më të fortët: Një dashuri që nuk vd*q as kur ajo iku

    Historia që po bën të qajnë edhe më të fortët: Një dashuri që nuk vd*q as kur ajo iku

     Quhem Marko, jam 23 vjeç. 5 vite më parë pata lidhjen time të parë serioze. Fatkeqësisht, ajo u diagnostikua me tumor në tru në vitin 2020… dhe nuk pati shpëtim.Që nga momenti që hyri në spital, nuk u ndava më prej saj. Çdo natë pas shkollës, shkoja dhe qëndroja pranë saj. Flinim të përqafuar në atë shtrat, flisnim me zë të ulët, sikur koha të ndalej për ne.

    Më kujtohet ende nata e parafundit. Kur dola nga dhoma në orën 7 të mëngjesit, nëna më tha:Sot pasdite mos u kthe më në spital. Ndoshta ajo nuk do jetë më aty… dhe nuk dua që ta shohësh në atë moment. Të lutem, dëgjoje nënën tënde.”I mbajta lotët, dola nga ndërtesa dhe shkova në shkollë. Por sapo përfundoi mësimi, vrapova drejt saj, në të njëjtin spital, në atë dhomë që e njihja më mirë se shtëpinë time.

    Ajo më priti me buzëqeshje.Qëndruam përqafuar gjithë natën… por ishte hera e fundit.Rreth orës 5 të mëngjesit, kuptova se zemra e saj nuk rrihte më. I dhashë një puthje në ballë, me lot që më rridhnin faqeve, dhe dola ngadalë nga dhoma…Mjekët vraponin drejt saj, por unë shkova drejt shtëpisë.Kur hapa derën, gjeta nënën time në divan duke qarë. Më pa dhe më tha me inat:

    “Je i kënaqur tani? A ja vlejti të ishe aty?”

    “Po…” i thashë.

    “Sepse unë isha zgjuar kur ajo iku. Dhe më tha fjalët e saj të fundit:

    ”E dija që do ishe me mua edhe natën e fundit. Të dua.” ❤️

    Shqiperia sot 💡Një klik për ty, një buzëqeshje për ne😊! Pëlqeje dhe shpërndaje!

  • 🟥 “Bëhem shumë nervoze kur nuk bëj se*s !” – Deklarata e Eriola Docit që gazetarët nuk e prisnin ! 🔥

    🟥 “Bëhem shumë nervoze kur nuk bëj se*s !” – Deklarata e Eriola Docit që gazetarët nuk e prisnin ! 🔥

    Ish-banorja e Big Brother VIP Albania, Eriola Doci, ka ndezur rrjetin me një deklaratë bombastike dhe të papritur, e cila ka bërë xhiron e mediave sociale dhe ka ndarë publikun në dy kampe.

    E ftuar në një emision televiziv, Eriola u shpreh hapur:

    “Po, e pranoj. Bëhem shumë nervoze kur nuk bëj marrëdhënie seksuale. E ndjej mungesën e afërsisë dhe shpërthej emocionalisht.”

    Deklarata e saj erdhi pa komplekse, me një guxim të rrallë në ekranin shqiptar, dhe menjëherë u kthye në temën më të diskutuar të ditës. Disa e përshëndetën për sinqeritetin dhe natyrshmërinë, ndërsa të tjerë e kritikuan për mungesën e filtrit në një shoqëri ende të lidhur me norma tradicionale.

    🗣️ Komentet në rrjet janë të zjarrta:

    📝 “E pëlqej që është e sinqertë, por ka mënyra si thuhet një gjë!”

    📝 “Më mirë e vërtetë, sesa hipokrite si shumë të tjerë në ekran!”

    📝 “Ka të drejtë, por kjo lloj deklarate do trondiste edhe në Evropë, jo më në Shqipëri!”

    👀 Deklarata e Eriolës ka hapur sërish debatin për të drejtën e grave për të folur lirshëm për nevojat dhe emocionet e tyre pa u gjykuar. A është kjo një hap drejt emancipimit apo një provokim i qëllimshëm për vëmendje?

    📢 Një gjë është e sigurt:

    Eriola nuk bën zhurmë për të heshtur.

    Ajo flet troç — dhe bën që të flasin të gjithë për të.

  • Çfarë ndodh nëse hani një qershi me një krimb të fshehur brenda?

    Çfarë ndodh nëse hani një qershi me një krimb të fshehur brenda?

    Qershitë mund të jenë gjithashtu strehë për mysafirë të paftuar – larva të bardha. A mund të dëmtojë shëndetin tuaj ngrënia e qershive me krimba?

    Larvat që fshihen në qershi janë larvat e mizës së qershisë, një insekt në familjen e mizave Tephritidae. Femrat e kësaj specie i lëshojnë vezët e tyre në fruta të pjekura, duke krijuar një mjedis në të cilin larvat ushqehen me tulin e frutave derisa të piqen.

    Ekspertët theksojnë se konsumimi i paqëllimshëm i larvave të mizës së qershisë nuk përbën një rrezik serioz për shëndetin. Larvat nuk janë helmuese dhe nuk transmetojnë sëmundje, megjithëse vetëm mendimi për praninë e tyre mund të shkaktojë neveri.

    Megjithatë, njerëzit me një sistem tretës të ndjeshëm dhe alergji, veçanërisht ndaj insekteve ose marimangave, mund të kenë probleme pas konsumimit të qershive të tilla. Simptoma të lehta si fryrje, të përziera ose diarre janë të mundshme.

    Kujdes i veçantë rekomandohet për njerëzit me sistem imunitar të dobësuar, sepse trupi i tyre mund të reagojë më dhunshëm ndaj proteinave nga insektet.

    Edhe pse pasojat më serioze janë të rralla, është e rëndësishme të jeni të vetëdijshëm për mundësinë e simptomave të pakëndshme.

    Si t’i pastroni qershitë në mënyrë efektive?

    Për të shmangur surprizat e pakëndshme kur konsumoni qershi, mund të përdorni një metodë të provuar shtëpiake.

    Është e nevojshme që frutat të zhyten në ujë të ftohtë dhe të shtohet kripë (1 lugë kripë në 1 litër ujë) për të paktën 30 minuta, dhe më së shumti një orë.

    Një ndryshim në mjedis bën që larvat e gjalla të notojnë në sipërfaqe. Pas kësaj, qershitë duhet të filtrohen mirë dhe të shpëlahen me ujë të rrjedhshëm.

    Zhytja në ujë të kripur është efektive, por nuk i largon të gjitha gjurmët e larvave. Kjo është arsyeja pse ekspertët rekomandojnë një shqyrtim të kujdesshëm të frutave para konsumimit. Shenjat e dobishme që mund të tregojnë praninë e larvave janë: vrima të vogla në lëvore, ngjyrë e pabarabartë ose njolla të zeza të dukshme.

  • Trondit 24-vjeçarja me historinë për njerkun: Kapa telefonin e tij, të gjithë flisnin për trupin tim

    Trondit 24-vjeçarja me historinë për njerkun: Kapa telefonin e tij, të gjithë flisnin për trupin tim

    Një vajzë 24-vjeçare ka rrëfyer një histori tronditëse abuzimi nga ana e njerkut të saj, me të cilin kishte ndarë jetën për më shumë se 12 vite.

    Ajo ka zbuluar se ai kishte përdorur imazhe të saj, të shkrepura nga mamaja gjatë pushimeve familjare, për t’i modifikuar përmes një aplikacioni që e bënte të dukej nudo, dhe më pas i kishte shpërndarë me miqtë e tij.

    “U shokova kur pashë komentet në telefonin e tij. Të gjithë flisnin për trupin tim, me fraza si ‘je me fat’ dhe ‘perfekte’. E dija menjëherë se për çfarë bëhej fjalë… dhe ishin të gjitha imazhe të miat”, rrëfeu ajo për rubrikën “Dear Deidre” të  The Sun.

    Sipas saj, njerku, i cili kishte hyrë në jetën e saj kur ajo ishte vetëm 12 vjeç, e justifikoi veprimin duke thënë se “ishte thjesht kurioz për aplikacionin” dhe “s’e kishte menduar seriozisht”.

    Por për të renë, situata është thellësisht traumatike:

    “E di që ato nuk janë imazhe të vërteta të trupit tim, por ndjesia është njësoj si nëse dikush të shkel në intimitetin më të thellë. Më duket si një tradhti e neveritshme.”

    Sipas ‘The Sun”, ajo tani po përshpejton planet për t’u larguar nga shtëpia ku jeton me nënën dhe njerkun, por mbetet e shqetësuar për reagimin e mamasë, të cilës ende nuk ia ka treguar ngjarjen.

    “Jam e frikësuar si do ta përballojë. Kam frikë se mund të rrëzohet bota e saj… por a është më mirë të largohem pa thënë asgjë, apo të tregoj të vërtetën?” shkruan vajza.

  • 🛑 Skandal ushqimor në Shqipëri: 180 kg kallamar me metal të rrezikshëm u shit pa u ndalur nga autoritetet! 🛑

    🛑 Skandal ushqimor në Shqipëri: 180 kg kallamar me metal të rrezikshëm u shit pa u ndalur nga autoritetet! 🛑

    Një ngarkesë me 180 kilogramë kallamar të importuar nga Italia, e mbërritur në Shqipëri më 10 janar 2025, përmbante nivele të larta të kadmiumit, një metal i rëndë toksik, me pasoja serioze për shëndetin e njeriut. Por, pavarësisht rrezikut, produktet janë shitur plotësisht, dhe asnjë masë nuk është marrë për të ndaluar shpërndarjen.

    🔬 Kadmiumi, i cili u zbulua pas analizave të kryera nga autoritetet italiane, ka efekte të rënda mbi veshkat, mëlçinë dhe sistemin nervor, dhe rrit rrezikun për sëmundje kronike nëse grumbullohet në trup me kalimin e kohës.

    📍 Sipas Agjencisë Kombëtare të Ushqimit (AKU), kallamari i rrezikshëm ka përfunduar në shtatë restorante në qarkun e Vlorës dhe në një lokal në Fier, duke vënë në rrezik konsumatorët që e kanë konsumuar pa dijeni.

    ‼️ Ajo që e bën situatën akoma më shqetësuese, është fakti që:

    AKU nuk arriti të ndalojë qarkullimin e produktit, pasi sasia ishte shitur para ndërhyrjes. Nuk u bë publik emri i importuesit, ndonëse ligji e detyron të jepet informacion i plotë mbi produkte të rrezikshme për shëndetin.

    🗣️ Madje, drejtuesi i AKU-së, Manush Kullolli, është shprehur më i shqetësuar për imazhin e bizneseve private sesa për sigurinë e qytetarëve shqiptarë.

    📜 Në kundërshtim me Ligjin për të Drejtën e Informimit, AKU deklaroi se “nuk ka si mision publikimin e emrave tregtarë apo markave”, duke anashkaluar faktin që neni 3, pika 3 e ligjit përcakton qartë që çdo qytetar ka të drejtë të marrë informacion publik, sidomos për çështje që lidhen me shëndetin.

    🔎 Pyetjet që lindin:

    Kush është importuesi që solli këtë produkt të rrezikshëm? Pse nuk u ndalua menjëherë shpërndarja në treg? Pse qytetarët mbahen në errësirë, edhe kur jeta e tyre është në rrezik?

    🗣️ Ky nuk është më një rast i izoluar. Ky është një dështim institucional.

    Dhe në një vend ku siguria ushqimore po shkelet në heshtje, qytetarët kanë vetëm një zgjidhje: të kërkojnë llogari, me zë të lartë.

    📣 Shpërndaje këtë informacion.

    Sepse nesër, mund të jesh ti në pjatën e radhës.

  • “Gjyshërit tanë luftuan për këtë?!” – Ish-banori i BB turpëron Shqipërinë me fotot e fundit Ne story e tij Nu*o !

    “Gjyshërit tanë luftuan për këtë?!” – Ish-banori i BB turpëron Shqipërinë me fotot e fundit Ne story e tij Nu*o !

    Një ish-banor i Big Brother Albania Vserlo ka rikthyer debatet e ashpra në rrjet, pas disa fotove provokuese ku shfaqet nudo, duke i shpërndarë hapur në story-t e tij në Instagram.

    Publiku ka shpërthyer në komente, ku shumë qytetarë shprehen të zhgënjyer dhe të ofenduar, duke e cilësuar këtë sjellje si tallje me vlerat dhe traditat shqiptare.

    “Ne jemi rritur me ndershmëri, me turp, me familje që kanë luftuar për dinjitet. Jo për të na turpëruar para botës me këto skena.”

    – shkruan një komentues.

    Të tjerë thonë se nuk ka asnjë lidhje me emancipimin fakti që dikush zhvishet në emër të “ndryshimit të mentalitetit”.

    “Ky nuk është mentalitet i ri, është thjesht vulgaritet me emër të huazuar. Shqipëria ka nevojë për zhvillim, jo për banalitet.”

    – thuhet në një tjetër reagim viral.

    🧓🏼 Shumë komentues përmendin me mall dhe krenari gjyshërit që luftuan për këtë vend, duke pyetur:

    “A është kjo ajo Shqipëria që ata ëndërruan? Ku çdokush mund të bëjë ç’të dojë me trupin e vet, por e bën për ndjekës, jo për liri.”

    ⚠️ Kjo ngjarje ka hapur sërish debatin:

    A po keqkuptojmë lirinë e shprehjes me mungesën e dinjitetit?

    Dhe kush vendos ku mbaron provokimi dhe ku fillon turpi kolektiv?

    Shqipëria ka nevojë për të rinj që frymëzojnë, jo që provokojnë me çdo kusht.

    Ka nevojë për mendje të hapura, jo për ekshibicionizëm të zbrazët.

    Sepse vlera nuk është çfarë tregon jashtë – por çfarë mbart brenda.

    Ktu ka dal totalisht nu*o po e fsheva per respekt te publikut
  • I ashper dhe ditën e Ditëlindjes ! Edi Rama u jep ultimatum pronareve te lokaleve ne vend: Hiqini shpejt ose…

    I ashper dhe ditën e Ditëlindjes ! Edi Rama u jep ultimatum pronareve te lokaleve ne vend: Hiqini shpejt ose…

    Kryeministri Edi Rama ka dhënë një paralajmërim të fortë dhe të prerë për të gjithë pronarët e lokaleve dhe individët që kanë zaptuar hapësirat publike përreth pallateve, duke i trajtuar ato si pronë private.

    Gjatë një daljeje publike, kreu i qeverisë u ndal veçanërisht te fenomeni i vendosjes së trarëvenë hyrjet e blloqeve të banimit, ku në shumë raste qytetarët detyrohen të paguajnë për të hyrë me makinë në vendin ku jetojnë. Po ashtu, Rama akuzoi edhe ata që kanë vendosur tenda për klientët e lokaleve, duke zaptuar hapsira që u përkasin të gjithëve.

    Nuk ka pronë private sa kohë ajo është një hapësirë ku nuk ka leje ndërtimi apo shfrytëzimi. Askush nuk ka më shumë të drejtë mbi tokën përreth pallatit sesa vetë banorët. Aty ku nuk ka ndarje të qartë dhe leje për ndërtim, hapësira është publike dhe e përbashkët,” – tha Rama.

    Një nga shqetësimet kryesore që ngriti Kryeministri ishte praktika e përhapur e vendosjes së trarëve në rrugicat mes pallateve, ku shumë individë apo biznese kanë filluar të përfitojnë ekonomikisht duke tarifuar parkiminpër banorët apo vizitorët.

    “Nuk mund të vësh tra për të marrë para. Nuk mund të vësh tra për të lejuar banorët të paguajnë që të jenë zot të vendit ku jetojnë. Kjo është absurde dhe e paligjshme,” u shpreh Rama me tone të ashpra.


    🚫 Paralajmërimi për ndjekje penale

    Në deklaratën e tij, Rama theksoi se të gjithë ata që kanë vendosur struktura pa leje – qofshin trarë, tenda apo ndarje fizike që pengojnë qarkullimin – do të përballen me ndjekje penale, për veprat penale të zaptimit të hapësirës publike dhe shkatërrimit të pronës së përbashkët.

    “U bëj thirrje të gjithëve: hiqni vetë trarët dhe tendat. Përndryshe do të ndërhyjmë dhe do ketë pasoja ligjore. Këto hapësira nuk janë pronë e askujt veçse e komunitetit,” – shtoi ai.


    🔍 Një problem i kahershëm në qytetet shqiptare

    Problematika e zaptimit të hapësirave publikepranë pallateve është e përhapur në shumë qytete shqiptare, veçanërisht në Tiranë, Durrës, Elbasan dhe Shkodër. Shpesh, hapësirat mes pallateve, që në teori janë për kalimtarët dhe banorët, shndërrohen në terene private, ku vendosen tavolina lokalesh, struktura metalike, apo edhe barriera fizike.

    Pavarësisht se bashkitë dhe IKMT kanë kryer herë pas here aksione çmontimi, ky fenomen vazhdon të jetë një plagë urbane që cënon cilësinë e jetës së banorëve dhe funksionimin normal të hapësirave të përbashkëta.


    📢 Çfarë pritet të ndodhë?

    Deklarata e Ramës shihet si një sinjal i qartë për një aksion të radhës, i cili pritet të përfshijë:

    • Identifikimin e trarëve dhe strukturave pa leje
    • Njoftimin për heqje vullnetare
    • Ndërhyrjen e forcës publike në rast mosbindjeje
    • Procedim penal ndaj shkelësve të ligjit