Një alarm i rremë për zjarr në një avion të kompanisë Ryanair në Aeroportin e Palmës së Majorkës ka shkaktuar panik masiv mes pasagjerëve. Incidenti ndodhi gjatë një fluturimi me destinacion Mançesterin, duke detyruar pasagjerët të braktisin urgjentisht avionin përmes rrëshqitëseve emergjente dhe madje edhe duke u hedhur nga krahët e avionit.
Si pasojë e situatës kaotike, 18 pasagjerë pësuan lëndime të lehta, gjashtë prej të cilëve u transportuan në spitalet lokale për kujdes mjekësor, ndërsa të tjerët morën ndihmë në vendngjarje.
Pamjet filmike të publikuara në rrjete sociale tregojnë momentin dramatik kur udhëtarët kërcejnë nga avioni, ndërsa zjarrfikësit dhe forcat policore mbërritën menjëherë në aeroport. Autoritetet spanjolle kanë konfirmuar se incidenti u shkaktua nga një sinjal i rremë për zjarr dhe nuk pati asnjë rrezik real për jetën e udhëtarëve.
Në një deklaratë për media, autoritetet theksuan se, ndonëse situata krijoi tension dhe panik, shumica e pasagjerëve u evakuuan në mënyrë të organizuar dhe nuk ka të lënduar rëndë.
Ata nuk kanë qenë kurrë thjesht bashkëpunëtorë muzike. Loredana dhe Noizy kanë ndërtuar ndër vite një raport që shkon përtej skenës dhe famës – një miqësi që fansat e kanë ndjerë dhe admiruar që në fillim.
Pas disa projekteve të suksesshme së bashku dhe momenteve të shumta publike, duket se lidhja e tyre është më e fortë se kurrë. Së fundmi, reperja ka ndarë në rrjete sociale një video të realizuar nga fansat, ku dëgjohet Noizy duke folur me superlativa për të.
Por ajo që bie në sy është përshkrimi që ka zgjedhur vetë Loredana: “Mbrojtësi im” – një epitet i ngrohtë dhe emocional që flet shumë për vendin që Noizy zë në jetën e saj.
Në përshkrimin e postimit origjinal nga fansat, kjo marrëdhënie cilësohej si miqësia më e mirë ndonjëherë, një ndjesi që ndoshta e ndajnë shumë nga ndjekësit e tyre.
Në një botë ku lidhjet shpesh shuhen sapo ndalet reflektori, raporti i tyre duket se është i rrënjosur në respekt dhe besim të ndërsjellë. /
Në një ceremoni zyrtare të mbajtur javën e kaluar në San Diego, Alban Dervishi mori komandën e anijes luftarake USS Pearl Harbor, një nga mjetet më të rëndësishme të flotës së Marinës Amerikane. Ky është një moment historik jo vetëm për karrierën e tij, por për të gjithë komunitetin shqiptar.
Ambasada e Shteteve të Bashkuara e përgëzoi këtë arritje me një mesazh publik, duke theksuar rëndësinë e këtij roli dhe duke i uruar suksese në detyrën e re.
“Ambasada e SHBA përgëzon Alban Dervishin për rolin e tij të ri si Komandant i USS Pearl Harbor! Ceremonia e ndërrimit të komandës u zhvillua në San Diego javën e kaluar. Përjetoni këtë moment historik në karrierën e tij.”
Rruga drejt këtij suksesi nuk ka qenë e lehtë, por përkushtimi, profesionalizmi dhe lidershipi i Dervishit janë shpërblyer me një nga postet më prestigjioze në Marinën amerikane. Një histori frymëzimi për të gjithë shqiptarët kudo në botë!
Aktore dhe mami i dy djemve me emra të fuqishëm, Dasantinit dhe Kostandinit, Delinda Disha ndan në “Mam” me Orinda Hutën ndjesitë dhe përjetimet e saj të mëmësisë.
Dy djemtë kanë karakter tërësisht të ndryshëm nga njëri-tjetri, Dasantini është më serioz ndërsa i vogli i qeshur dhe i papërmbajtshëm. Përpara ardhjes së Kostandinit në jetë, Delinda dhe bashkëshorti i saj kishin kohë që e mendonin zgjerimin e familjes. Herën e parë, iu duk se plani po merrte jetë sepse pati një shtatzëni, por që përfundoi shpejt. Hera e dytë u duk se ishte realizimi i planit.
Delinda ndau në Instagram lajmin se familja po shtohej me dy anëtarë të rinj. Fati nuk deshi që dëshira të shkonte deri në fund. E përlotur ajo zbulon për herë të parë edhe gjininë e tyre.
“Ishte shumë e bukur, lajmin unë e bëra publik nga gëzimi i madh që kisha që ta ndaja, ndërkohë që ti mendon për një fëmijë tjetër, merr vesh që do të bëhesh me dy, aq më tepër binjakë. Ishte e vështirë, por ja ku jam sot. Më vjen pak kështu se gjithmonë Dasantini thoshte dua edhe motër, edhe vëlla dhe kur ndodhi i thashë, mami ta ka plotësuar dëshirën, do të kesh edhe motër, edhe vëlla.
Megjithëse ia treguam shumë më mbrapa, ai tha po ti pse nuk ma ke treguar më përpara se unë e kuptoj? I thashë mami nuk donte të të shqetësonte se ti kishe filluar edhe me ëndrra, ne kishim filluar rregullimin e dhomës. Shiko, gjërat ndodhin për një gjë. Ndoshta duhet të ndodhte kjo që të kuptosh që ti je e fortë, ti do ia dalësh”.
Aktorja kujton edhe momentin kur mësoi se diçka nuk shkonte. “Ishte në muajin e katërt dhe shkoi për një kontroll rutinë, por sjellja e mjekes i la të kuptonte se shenjat s’ishin të mira. Më tha qetësohu, merre lehtë, ndodh zakonisht sepse shtatzënitë e binjakëve janë shumë të vështira, prandaj është sukses për ne mjekët kur çdo gjë përfundon me sukses, por një nga bebet nuk i rreh më zemra. Aty sikur m’u përmbys bota dhe direkt çfarë do të bëhet me tjetrin?
E bëmë konsultën, tha tjetrit i dëgjohen të rrahurat e zemrës, mirëpo për kaq sa je ti mua më bën çudi që nuk ka parametrat e duhur. Fillimisht humbi jetën vetëm njëri nga binjakët dhe jo shumë gjatë më pas, edhe tjetri. Ishte ideja që të shpëtonim tjetrin, por nuk vonoi shumë dhe zemra e bebit tjetër pushoi në një kohë të shkurtër. Nuk ndodhi hemorragjia me të parin, ndodhi me të dytin”.
Delinda thotë se i ka fshirë postimet vetëm për shkak të pyetjeve të vazhdueshme që bëheshin tepër dhe të dhimbshme, por kujtimi i tyre do ta shoqërojë gjithnjë.
Reperi i njohur nga Gjilani, Feronit Shabani, i njohur me emrin e artit si Fero, është zyrtarisht i akuzuar nga Prokuroria Themelore në Gjilan për tri vepra të rënda penale, dhunë në familje, ngacmim seksual dhe kanosje. Sipas aktakuzës së siguruar nga mediat në Kosovë, Fero akuzohet se ka ushtruar dhunë psikologjike dhe sjellje kërcënuese ndaj ish-bashkëshortes së tij, modeles Arbenita Ismajli, në periudhën qershor – tetor 2024.
Me kon je tu fol… për çka i ke ly buzt?”, citohet të ketë thënë ai në një prej episodeve të përsëritura të ofendimeve. Në dokumentin zyrtar thuhet se Fero e ka shqetësuar në mënyrë të vazhdueshme Arbenitën përmes telefonatave dhe takimeve në Qendrën për Punë Sociale në Gjilan, duke i shkaktuar “frikë, ankth dhe dhimbje emocionale”. Përveç dhunës, Fero dyshohet se ka kryer veprën penale të ngacmimit seksual. Ai thuhet se në mënyrë të vazhdueshme e ka ngacmuar me çdo lloj sjelljeje të padëshiruar verbale dhe fizike.
Në aktakuzë thuhet se ai e ka puthur Arbenitën kundër vullnetit të saj, duke i thënë: “Ti je gruaja jem, unë kam të drejtë me fjet me ty… nuk ki të drejtë me m’thanë jo”. “ta ha zemrën… shpirti jem… ti je gruaja jem… unë kam të drejt me fjet me ty… nuk ki të drejt me m’than jo… e pavarësisht kundërshtimit dhe refuzimit të saj, duke e cenuar kështu lirinë dhe pëlqimin e saj”, thuhet në aktakuzën e Prokurorisë.
Aktakuza, gjithashtu, përfshin detaje shqetësuese të kërcënimeve të Feros, përmes mesazheve në WhatsApp, përfshirë fjalët: “Ke me ma ni krismën… të vraj… ta nxjerri shpirtin prej vendit… fëlqitë nga vendi t’i thej…”. Sipas Prokurorisë, këto ishin përpjekje për të frikësuar dhe kontrolluar emocionalisht Arbenitën, duke përbërë kështu vepër penale të kanosjes serioze.
“I pandehuri Feronit Shabani, me qëllim të shkaktimit të frikësimit dhe ankthit, me dashje dhe në mënyrë të vazhdueshme e ka kanosur seriozisht ish- bashkëshorten e tij, tani të dëmtuarën Arbenita Ismaili, ashtu që përmes rrjetit social WhatsApp, fillimisht e fyen me fjalë të rënda ofenduese, duke e cenuar dinjitetin e të dëmtuarës, e më pas e kanos ndër të tjera me fjalët se “ke me ma ni krismën… të vraj… ta nxjerri shpirtin prej vendit…fëlqitë nga vendi t’i thej…”, thuhet në aktakuzën e Prokurorisë.
Fero u arrestua për herë të parë më 11 korrik 2023, për sulm fizik ndaj ish-bashkëshortes. Tashmë, me aktakuzën e ngritur në dhjetor 2024, Prokuroria kërkon dënimin e tij sipas ligjit dhe ka paraqitur provat përkatëse për të mbështetur akuzën.
Sipas “Telegrafi”, avokati i Feros ka konfirmuar për mediat ekzistencën e aktakuzës, por ka refuzuar të komentojë për detaje. Ndërkohë, Fero është rikthyer në muzikë pas një pauze dy-vjeçare dhe konflikteve të vazhdueshme publike me modelen për kujdestarinë e vajzës së tyre, Nina.
Sakaq vajza e reperit të njohur Fero dhe modeles Arbenita Ismajli, Nina, siç duket nuk mban më mbiemrin e babait të saj, por atë të nënës Ismajli. Kjo u bë e ditur nga vetë Arbenita, përmes një postimi në Instagram, ku ka ndarë me ndjekësit e saj një dokument që duket të jetë një certifikatë nga kopshti i vajzës së tyre. Në dokument, qartazi shkruhet emri i vogëlushes i shoqëruar me mbiemrin “Ismajli”. Nuk është bërë ende e ditur nëse ndryshimi i mbiemrit është bërë me vendim gjyqësor.
Prej muajsh, Fero dhe Arbenita janë në qendër të vëmendjes për shkak të mosmarrëveshjeve rreth kujdestarisë së vajzës së tyre. Reperi ka folur edhe publikisht për dramën që po kalon me vajzën e tij duke u shprehur se ndihet tmerrësisht keq që nuk ndodhet pranë saj. “Nina, beba jem, sot ti mbush 4 vjet e unë s’mundem me kon afër teje. Tetë muaj m’kanë nda padrejtësisht nga ti, pa mujt me t’pa, meReperi e ka akuzuar t’përqafu, apo me të uru si çdo babë,” shprehet ai. Me anë të një postimi në Instagram, reperi ka publikuar momente të tij me Ninën si edhe përbri u ka bërë thirrje autoriteteve të Kosovës të veprojnë dhe të mbrojnë të drejtat e tij.
Pa dhënë më shumë shpjegime, Policia e Kosovës urdhëroi menjëherë të gjithë deputetët dhe gazetarët e pranishëm në ndërtesën e Kuvendit që të largoheshin menjëherë, teksa pritej mbajtja e seancës konstituive të radhës.
Edhe pse forcat e rendit në Prishtinë nuk kanë dale ende me një deklaratë për situatën, mediat atje flasin për një alarm për bombë të mbërritur përmes një telefonate. Sipas disa deputetëve, bëhet fjalë për çështje sigurie dhe ndonjë kërcënim të mundshëm.
“Na udhëzuan të dalim, me gjasë sepse kishte kërcënim. Nuk e dimë saktësisht cfarë po ndodh. Policia përmendi çështje të sigurisë”-u shpreh Abelard Tahiri, PDK.
Edhe Vlora Çitaku, deputete e PDK-së, tha se sigurimi u kërkoi të largohen nga ndërtesa e Kuvendit, pa u dhënë sqarime. “Siç duket ka pasur ndonjë kërcënim për ndonjë sulm apo diçka të ngjashme. Nuk kemi informatë të saktë, vetëm na thanë të largohemi”, tha Çitaku.
Për të 42-në herë me radhë, deputetet në Kosovë do të mblidheshin sot në përpjekje për konstituimin e Kuvendit të ri, edhe pse pritshmëritë nuk ishin të larta e kjo seanca gjithashtu nuk pritje të përfundonte me ndonjë zgjidhje konkrete.
Aktori i humorit, Agron Llakaj ka ndarë me ndjekësit një postim mjaft të veçantë dedikuar mbesës së tij, Adeas.
Adea sapo ka përfunduar studimet e ciklit të mesëm dhe sapo është diplomuar. Gjyshi i saj, Agroni, ka treguar sesa i emocionuar është për arritjet e mbesës së tij, por ajo ç’ka e mallëngjeu më shumë, ishte veshja që Adea kishte zgjedhur për këtë ditë të veçantë.
Ajo ka veshur fustanin e gjyshes së saj, Kostandina, e cila ka ndërruar jetë në Maj të vitit të kaluar.
Ajo ishte e para nga ne qe meritonte falënderimin e mirënjohjen e ti e solle me aq fantazi dhe shume dashuri”, shkruan ndër të tjera Agron Llakaj në postimin e tij, shoqëruar me foton familjare.
“Zemra ime Adea, nje emocion i jashtezakonshem ne diten e ceremonise se mbylljes se rruges 12 vjecare te dijes. M’i mbushe syte me lote o dashuri…Ajo qe te dha gjithcka, dashurine, sakrificen dhe mundin, Nina jote qe te rriti e shoqeroi si femijen e vet, nuk mungoi as dje…Ne kete ceremoni ti zgjodhe te vishje fustanin e Saj dhe une u mallengjeva pa mase, sa bukur gjete te shprehesh mirenjohje ndaj Saj. Ajo ishte e para nga ne qe meritonte falenderimin e mirenjohjen e ti e solle me aq fantazi dhe shume dashuri. Suksese dashuri e gjyshit…, qofsh e plotesuar gjithmone. Bekimet dhe urimet e Nines nga atje lart, nuk do te mungojne kurre per ty! Sa shume te dua!”
Akademiku i njohur Artan Fuga ka bërë një deklaratë të fortë dhe paralajmëruese në emisionin “ÇdoKënd” në A2 CNN, ku foli për krizën strukturore që, sipas tij, po përjeton shoqëria shqiptare dhe për rrezikun real të një rënieje të civilizimit të qytetërimit.
Fuga tha se në çdo sistem demokratik, elementi thelbësor që siguron zhvillim dhe stabilitet është vetëkorrigjimi përmes rotacionit politik. Sipas tij, kur pushteti nuk ndryshon, kur alternativat politike nuk zëvendësojnë njëra-tjetrën realisht, sistemi hyn në fazë stagnimi e më pas rënieje.
“Një sistem që nuk ka elementët e vetë-korrigjimit, pra pushteti që ndryshon në raportin pozitë-opozitë… nëse kjo nuk ndodh, kjo makina që fshin pluhurat, kjo përplaset me kokë te muri,” – u shpreh Fuga.
Ai theksoi se vetëm ndryshimi i vërtetë i alternativave politike sjell përmirësim të sistemit, përndryshe ai mbetet i deformuar dhe në një drejtim të vetëm. Sipas tij, kjo ka ndodhur në Shqipëri, ku votimi nuk shërben më si mjet për korrigjimin e pushtetit nga elektorati.
“Ne ose do të kemi një alternativë që vetëkorrigjon tjetrën, ose do të shkojmë si civilizim drejt humnerës,” – paralajmëroi Fuga.
Ai shtoi se kjo rënie e qytetërimit nuk do të ndodhë menjëherë, por është një proces që ka nisur, dhe pasojat e tij do të ndihen në 10, 15 apo 20 vitet e ardhshme. Rënia, sipas tij, nuk do të ndodhë përmes dhune apo konflikti të hapur, por me mënyra të heshtura e të sofistikuara: me votime formale, me debat të rremë parlamentar, me “unitet të popullit rreth partisë”, por pa korrigjim real të politikës.
Jemi në kushtet e rënies së civilizimit të qytetërimit,” – përfundoi ai, duke e lënë të hapur një thirrje për reflektim të thellë shoqëror dhe politik.
Deklaratat e profesorit kanë ngjallur reagime të shumta në rrjet, ndërsa shumë komentues i kanë cilësuar ato si një pasqyrim i saktë i situatës aktuale në vend, ku rotacioni politik është zhdukur dhe opozita mbetet e dobët përballë një maxhorance të pakontestueshme.
Të ankuarit pa pushim nuk ndikon vetëm në humorin dhe marrëdhëniet tona, por sipas një studimi të ri, mund të ndikojë edhe në jetëgjatësinë tonë.
Sipas ekspertëve të shëndetit mendor dhe emocional, njerëzit që kalojnë një pjesë të madhe të ditës duke u ankuar për gjëra të vogla apo të mëdha, përjetojnë më shumë stres kronik. Ky stres, në afatgjatë, ndikon negativisht në shëndetin e zemrës, të trurit dhe të sistemit imunitar.
Studiuesit kanë llogaritur se, në mënyrë mesatare, ankesat dhe negativiteti i tepërt mund të na “heqin” disa vite nga jetëgjatësia e pritshme, duke përshpejtuar proceset e plakjes.
Ndaj, ata këshillojnë të fokusohemi më shumë te zgjidhjet sesa te problemet, të praktikojmë mirënjohjen dhe të rrethojmë veten me energji pozitive.
Në fund të fundit, jeta është shumë e shkurtër për t’u humbur në ankesa të pafundme.
Prej vitesh një ndër figurat më të njohura të televizionit shqiptar, Alketa Vejsiu ka qëndruar vazhdimisht larg vëmendjes kur bëhet fjalë për jetën private.
Ndryshe nga shumë personazhe publikë që ndajnë çdo detaj të përditshmërisë, moderatorja ka ruajtur një qëndrim të prerë: asnjë foto apo informacion publik për bashkëshortin dhe fëmijët e saj.
Gjatë një sesioni pyetjesh në Instagram, një ndjekës e ka pyetur drejtpërdrejt: “Pse nuk flet për bashkëshortin në asnjë moment?” Përgjigjja e Alketës ishte e qartë:
E vetmja gjë që kemi pasur me marrëveshje që në fillim. Familjen s’e kemi për konsum e famë. Ai biznes, unë showbizz, s’i kemi përzjerë. Përputhet me natyrën time të rezervuar kur bëhet fjalë për gjërat e shenjta dhe të shtrenjta.”
Kjo përgjigje e ka sqaruar edhe një herë qëndrimin e moderatores, duke lënë të kuptohet se për të, ruajtja e privatësisë familjare është një parim i palëkundur dhe jo një çështje momentale.