Meteorologia Tanja Porja, ka paralajmëruar se ditët e premte dhe e shtunë do të shënojnë temperatura të larta, që mund të arrijnë deri në 43-44 gradë Celsius, duke qenë kështu ditët më të nxehta të verës 2025.
Sipas saj, dita e premte në Shqipëri do të regjistrojnë temperatura të larta. Megjithatë, ndryshimi i madh i motit pritet të nisë që nga dita e diel, kur termometri do të zbresë me rreth 5 gradë Celsius.
Në veri dhe në zonat malore do të ketë rrebeshe afatshkurtra shiu, ndërsa të hënën temperaturat do të ulen edhe më tej, por nuk priten më reshje shiu.
Ky ndryshim i papritur i motit vjen si një kthesë e fortë pas ditëve të nxehta dhe paralajmëron për një fundjavë me kontraste të forta klimatike, nga vapë e madhe në mot më të freskët dhe me reshje.
Një ditë zie për ish- konkurrenten e Ferma VIP, Elinara Shehu, e cila ka ndarë me publikun lajmin e trishtë për ndarjen nga jeta të nënës së saj të dashur.
Përmes një mesazhi prekës të publikuar në llogarinë e saj në Instagram, Elinara ka shprehur dhimbjen e madhe që po përjeton, duke e përshkruar nënën si “engjëll në tokë dhe në qiell”.
Engjëll në tokë e në qiell, e shtrenjta ime mam! Asgjë nuk do të jetë më si më parë. Një pjesë e imja iku me ty përgjithmonë. Pushofsh në paqe, pulbardha ime!” shkruan ajo.
Ditën e sotme është prezantuar drafti i kodit të ri penal, i cili pritet të hidhet për diskutim publik në ditët në vijim.
Ndërkohë bie në sy se kjo reformë ngjan me propozimet sorosiane që janë bërë në SHBA dhe në vendet e tjera, ku kërkohet lehtësim dënimesh apo lirim para kohe për të dënuarit.
Gjatë fjalës së tij në prezantim, Arben Rakipi tha se një klauzolë e këtij drafti është edhe lirimi para kohe me kusht për të dënuarit me burgim të përjetshëm.
Kjo pasi sipas tij, njerëzit ndryshojnë gjatë kohës së qëndrimit në burg, teksa shtoi se një gjë e tillë aplikohet edhe në shtete të tjera perëndimore.
“Dua të ndalem te lirimi para kohe me kusht. Ne kemi patur në ligj disa pengesa që lidhen me aplikimin e lirimit para kohe me kusht, lidhur me burgimin e përjetshëm. Diskutimi i gjatë u mbyll me propozimin që po, ne mund ta aplikojmë lirimin para kohe me kusht, për dënimin me burgim të përjetshëm.
Duhet të më besoni, është një propozim shumë i guximshëm. Debati ka qenë i fortë. Këtu pleksen shumë gjëra, viktima, procesi i riedukimit, paqja sociale, shkalla e kriminalitetit në vend.
Nisur nga besimi, që edhe personalisht kam, që njerëzit ndryshojnë, njerëzit përmirësohen nga kushtet në të cilat vendosen dhe nëse puna me ta është e efektshme.
Kjo nuk është një parullë e thënë për shkak të formimit tim, por është një eksperiencë e përditshme që ndodh gjithandej. Prandaj edhe ne e propozuam këtë zgjidhje. Se çfarë fati do të ketë kjo zgjidhje…”, tha Rakipi.
Të shumtë janë pushues në Shqipëri që ankohen për çmimet stratosferike në jug të vendit apo Ksamil, ndërsa e kundërta ndodh me Divjakën e cili vijon të mbajë çmimet më të lira në vijën bregdetare.
Ata që paguajnë 20-30 apo 100 euro për një çadër në plazhet e jugut , duhet mos ankohen në rrjetet sociale por të kalojë dhe të bëjnë pushime në Divjakë ku një çadër me dy shezlonë kushton vetëm 500 lekë të reja.
Jo vetëm çadra të lira por lokalet dhe restorantet janë me çmime fantastike dhe shumë të arsyeshme ku çdo pushues ngel i kënaqur. Në redaksinë “RILINDJE.info” ka mbërritur një mesazh nga një qytetar i kënaqur me çmimet e Divjakës të cilën ia sugjeron çdokujt që po planifikon pushime në vendin tonë.
“500 lekë Divjaka, 70 lekë kafja, 50 lekë byreku, 50 lekë uji, 600 lekë Linguini“, thotë një pushues.
Një 47-vjeçar është gjetur pa shenja jete në Velipojë.
Viktima u gjet rreth orës /8:30 në një kasolle. Nga veprimet paraprake dyshohet se ai ka humbur jetën pasi ka pësuar një arrest kardiak.
“Informacion paraprak/Rreth orës 08:30, në Velipojë, është gjetur pa shenja jete, në një kasolle, shtetasi P. P., 47 vjeç. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ai ka humbur jetën pasi ka pësuar arrest kardiak.
Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e shkakut të humbjes së jetës”, thuhet në njoftimin e policisë.
Këshilli Kombëtar i Territorit dhe Ujitmiratoi 73 leje në mbledhjen e muajit prill për kulla, resorte bregdetare, por edhe vepra të tjera ndërtimi.
Sipas rendit të ditës të bërë publik nga Agjencia e Zhvillimit të Territorit, KKTU miratoi Planin e Detajuar Qendror për “Zhvillimin Turistik të Bregdetit Adriatik, Zona Darëzezë, ku parashikohet ndërtimi i një projekti gjigand me vlerë mbi 1 miliardë euro.
Projekti i Darëzezës parashikon një pedonale Lungomare, një zonë sportive dhe rekreacioni, struktura akomodimi sezonale, shërbime plazhi, shërbime hotelerie, shërbime gastronomike dhe argëtimit etj
Pjesë e projektit do të jetë lidhja me qytetet kryesore dhe përfshin krijimin e një tregu për produktet lokale, kamp veror ndërkombëtar, akademi dhe fusha tenisi, akuapark i përmasave ndërkombëtare, fusha e parë e golfit në Shqipëri, park publik si dhe hotele ndërkombëtare buzë detit.
Paralelisht KKT ka miratuar lejen e Zhvillimit edhe për një projekt tjetër madhor.
Bëhet fjalë për ndërtimin e një resorti gjigand në Zvërnec, i cili do të ndërtohet nga kompania Zvërnec South Adriatic Development.
Në listën e gjatë të projekteve bie në sy leja për një kullë 49 kate në rrugën Reshit Petrela në Tiranë nga kompania E.S.E.C.
Kjo kompani është me bazë në Durrës dhe zotërohet nga Edmond Dako, vëllai i ish kryebashkiakut socialist, Vangjush Dako.
Genc Deromemaj, ish kryetari i Partisë Demokratike në Vlorë, i cili kaloi ylberin duke pranuar postin e drejtorit të Kadastrës për këtë qytet nga kryeministri Edi Rama, është shpërblyer me dy leje ndërtimi në Sarandë dhe Vlorë.
Kompania N94, në pronësi të Deromemajt, ka marrë leje ndërtimi për një objekt banimi me 5 kate në Sarandë dhe një tjetër me 8 kate, hoteleri dhe banim, në Vlorë.
ISEC e dhëndrrit të Qefaliajve ka marrë leje ndërtimit për një kompleks turistik në Borsh, ndërsa Dine Fratari është rikthyer me një kompleks të madh rezidencial, shërbimesh dhe hoteleri të quajtur Riverëay City, i cili do të ndërtohet në rrugën Pjetër Bogdani në Tiranë.
Hajredin Fratari u bë i njohur publikisht kur para shumë vitesh akuzoi Edi Ramën, në atë kohë kryetar bashkie se kërkonte rryshfet 20 për qind për lejet e ndërtimit.
Por më vonë ndërtuesi, vajza e të cilit kandidoi për deputete me Partinë Demokratike, i tërhoqi akuzat.
Paralelisht KKTU ka miratuar lejet e zhvillimit apo ndërtimit edhe për dhjetra projekte të tjera, kryesisht në Tiranë dhe zonat e bregdetit.
Ditën e sotme është prezantuar drafti i kodit të ri penal, i cili pritet të hidhet për diskutim publik në ditët në vijim.
Gjatë fjalës së tij në prezantim, Profesor Arben Rakipi tha se një klauzolë e këtij drafti është edhe lirimi para kohe me kusht për të dënuarit me burgim të përjetshëm.
Kjo pasi sipas profesorit, njerëzit ndryshojnë gjatë kohës së qëndrimit në burg, teksa shtoi se një gjë e tillë aplikohet edhe në shtete të tjera perëndimore,
“Dua të ndalem te lirimi para kohe me kusht. Ne kemi patur në ligj disa pengesa që lidhen me aplikimin e lirimit para kohe me kusht, lidhur me burgimin e përjetshëm. Diskutimi i gjatë u mbyll me propozimin që po, ne mund ta aplikojmë lirimin para kohe me kusht, për dënimin me burgim të përjetshëm. Duhet të më besoni, është një propozim shumë i guximshëm. Debati ka qenë i fortë. Këtu pleksen shumë gjëra, viktima, procesi i riedukimit, paqja sociale, shkalla e kriminalitetit në vend.
Nisur nga besimi, që edhe personalisht kam, që njerëzit ndryshojnë, njerëzit përmirësohen nga kushtet në të cilat vendosen dhe nëse puna me ta është e efektshme. Kjo nuk është një parrullë e thënë për shkak të formimit tim, por është një eksperiencë e përditshme që ndodh gjithandej. Prandaj edhe ne e propozuam këtë zgjidhje. Se çfarë fati do të ketë kjo zgjidhje…”, tha mes të tjerash Rakipi.
Policia e Fierit ka arrestuar edhe Valbona Ramën, nënën e Emanilda Ramës, e cila u arrestua një ditë më parë për vrasjen e babait, Anesti Rama. Ndërsa detaje të tjera tronditëse dalin nga krimi i rëndë i ndodhur në Fier.
Sipas burimeve policore, SYRI TV, raporton se viktima, Anesti Rama, dhunohej sistematikisht në familje. E bija dhe bashkëshortja e kishin nxjerrë të jetonte në një dhomë jashtë shtëpisë, pohojnë burime zyrtare të Policisë së Fierit.
Teksa pritet të zhvillohet masa e sigurisë për nënë e bijë që akuzohen për vrasjen e kryefamiljarit Anesti Rama, të dhëna dhe burime nga të afërmit e familjes bëjnë me dije se 56-vjeçari dhunohej dhe keqtrajtohej në familje. Prej vitesh punëtor në një fermë blegtorale në zonë, Anesti Rama kishte shkuar shpeshherë në punë me shenja në fytyrë, për të cilat thoshte se i ishin shkaktuar nga incidente, por asnjëherë nuk tregoi të vërtetën.
Vajza dhe e ëma e kanë pranuar krimin para grupit hetimor, pohon zyrtarisht Policia e Fierit, por ajo shton më tej se vajza, pasi e mbyti të atin me tel në fyt, e ka çuar trupin në banjë dhe aty i kishte dëmtuar organin gjenital. Vajza nuk ka pranuar që babai mund ta kishte ngacmuar seksualisht, kur është pyetur nga grupi hetimor.
Burime nga Policia e Fierit konfirmojnë faktin se viktima keqtrajtohej nga bashkëshortja dhe e bija, ndërsa fakt i njohur për fqinjët e familjes Rama në Frashër ishte se ai jetonte veçmas nga bashkëshortja dhe e bija, megjithëse në të njëjtin oborr. Për shkak të sherreve të shpeshta, policia ka qenë me dhjetëra herë në familje për të shuar konfliktet.
Prej vitesh, 56-vjeçari i vrarë tragjikisht dy ditë më parë jetonte në dhomën që shërbente si kuzhinë, e veçuar nga banesa ku jetonin Valbona dhe Emanilda Rama. Këto të fundit akuzohen se kanë vrarë 56-vjeçarin duke e mbytur me tel dhe më pas kanë inskenuar ngjarjen si aksidentale.
Kryeministri Edi Rama ka njoftuar nisjen e një aksioni të ri kombëtar për çlirimin e rrugëve kombëtare nga “rraqet dhe materialet e shumta të vendosura në mënyrë të paligjshme nga bizneset buzë akseve rrugore”
Rama njoftoi se të gjitha bizneset që operojnë pranë rrugëve kombëtare kanë afat deri më 31 korrik për të larguar çdo material që ndodhet brenda distancës 20 metra nga aksi rrugor, që është edhe kufiri i përcaktuar me ligj si zonë sigurie. Kjo përfshin materiale ndërtimi, automjete të amortizuara, inerte apo rraqe të tjera që, sipas tij, dëmtojnë estetikën, sigurinë dhe mjedisin.
Sipas kryeministrit, Autoriteti Rrugor Shqiptar do të dorëzojë projektet për riorganizimin e hapësirës për çdo subjekt përkatës.
Rama paralajmëroi masa të ashpra ndëshkimore për ata që nuk respektojnë afatin, duke shtuar se “ushtrimi i aktivitetit ekonomik në dëm të komunitetit, mjedisit dhe sigurisë në rrugët kombëtare duhet të konsiderohet i mbyllur”.
“Shqipëria po troket në derën e Bashkimit Europian dhe faza kalimtare ka marrë fund. Ky është një përkushtim për Shqipërinë 2030 në BE,” shkroi Rama.
Qeveria ka rikthyer sigurimin e detyrueshëm të banesave nga tërmetet, përmes një projektligji të ri të hedhur në konsultim publik nga Ministria e Financave.
Ndryshe nga versioni i mëparshëm i ndalur disa vite më parë, drafti aktual parashikon krijimin e një Fondi për Tërmetet si shoqëri aksionare shtetërore, e cila do të mbledhë primet e sigurimit dhe do të kryejë pagesat për dëmet në rast tërmeti.
Sigurimi do të jetë i detyrueshëm për të gjitha banesat, përfshirë ato në proces legalizimi apo me qira sociale. Shtresat në nevojë do të mbulohen nga buxheti i shtetit, ndërsa bashkitë do të paguajnë për kategoritë përkatëse. Kush nuk paguan primin, nuk do të ketë akses në shërbime të rëndësishme publike, si Kadastra, QKB apo e-Albania.
“Subjektet që nuk lidhin kontratë sigurimi të detyrueshme nga ngjarjet e tërmeteve në zbatim të këtij ligji, i nënshtrohen masave shtrënguese si më poshtë:
Nuk marrin shërbime kadrastale; Nuk marrin shërbime nga e-albania;
Nuk marrin shërbime nga Qendra Kombëtare e Biznesit”, thuhet në nenin 33 të projektligjit. Mbulimi i sigurimit do të përfshijë vetëm dëmet strukturore të shkaktuara drejtpërdrejt nga tërmetet dhe jo dëmet në mobilim, pajisje apo elementë të tjerë të brendshëm.
Kontrata e sigurimit rinovohet çdo vit dhe nuk transferohet automatikisht në rast kalimi të pronësisë. Në projekt-ligj thuhet se në rast të një ndryshimi pronësie, pronari i ri duhet të njoftojë Fondin brenda 15 ditëve.
Vlera maksimale e mbulimit dhe prima e sigurimit do të përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave dhe do të bazohen në faktorë si madhësia e banesës dhe rreziku sizmik i zonës ku ndodhet.