Author: Editorial

  • I hapi derën gjatë luftës së Kosovës, gruaja nga Tirana takohet pas 26 vitesh me vajzën nga Peja!

    I hapi derën gjatë luftës së Kosovës, gruaja nga Tirana takohet pas 26 vitesh me vajzën nga Peja!

    Gjatë vitit 1999, kur lufta në Kosovë po merrte përmasa tragjike, mijëra familje shqiptare hapën dyert për të pritur refugjatë nga Kosova.

    Një prej tyre ishte znj. Lule, një grua nga Tirana, e cila priti në shtëpinë e saj një vajzë të vogël dhe nënën e saj që kishin ikur nga Peja për të shpëtuar jetën.

    Vajza, vetëm 9 vjeç atëherë, u vendos në shtëpinë e saj për më shumë se 5 muaj. Gjatë kësaj kohe, ndonëse të panjohura më parë, lidhja mes tyre u bë aq e fortë sa znj. Lule e konsideronte atë si vajzën e saj të dytë. Por, me përfundimin e luftës, familja nga Peja u kthye në Kosovë dhe kontakti u humb.

    Për më shumë se dy dekada, znj. Lule mendoi shpesh për të voglën që kishte strehuar. Nuk e dinte nëse ishte mirë, ku jetonte, apo nëse e mbante mend fare atë kohë. Nga ana tjetër, vajza nga Peja – tashmë një grua – e kishte ruajtur çdo kujtim nga ajo periudhë e vështirë por plot dashuri.

    Përmes një emisioni televiziv dhe ndihmës së një gazetari, u bë e mundur të gjendej znj. Lule dhe të organizohej takimi. Pas 26 vitesh, ato u përqafuan me lot në sy, si nënë e bijë, pa pasur nevojë për shumë fjalë. Emocionet ishin të mëdha – një ndjenjë mirënjohjeje që s’kishte humbur kurrë.

    E mbaj mend çdo detaj. Më dha ngrohtësinë që nuk ma jepte asnjë tjetër në atë kohë,” tha vajza nga Peja mes lotësh. Ndërsa znj. Lule u shpreh: “E kam dashur si të ishte e imja. Dhe tani, pas gjithë këtyre viteve, zemra ime është më e plotë.”

    Kjo histori prekëse ka prekur mijëra njerëz në rrjet, duke rikujtuar njerëzimit se dashuria dhe solidariteti nuk harrohen kurrë – edhe kur kalojnë dekada.

     Shiko videon e ribashkimit emocional pas 26 vitesh [↓]

  • Deklarata që “shpërtheu” rrjetin! Zhaklina: “Goja është organi i dytë s*ksual – Jam kundër puthjes së fëmijëve!” 🤯💥

    Deklarata që “shpërtheu” rrjetin! Zhaklina: “Goja është organi i dytë s*ksual – Jam kundër puthjes së fëmijëve!” 🤯💥

    Një deklaratë tronditëse dhe njëkohësisht komike nga Zhaklina Gjolla ka bërë xhiron e rrjetit, duke shkaktuar një ortek reagimesh nga publiku!

    E ftuar në një emision televiziv, ajo është pyetur nëse është dakord që prindërit të puthin fëmijët e tyre.

    Përgjigja?

    “Jam totalisht kundër! Goja është organi i dytë seksual. Është një hapësirë shumë intime dhe nuk është vendi ku fëmija duhet puthur.” 😳

    Deklarata la të shtangur edhe prezantuesit, ndërsa rrjeti plasi me meme, komente dhe video humoristike që tallnin, ironizonin apo thjesht përpiqeshin të kuptonin nga cili planet kishte ardhur ky këndvështrim.

    Një komentues shkruante:

    🗣️ “Po veshi çfarë është, organ për puthje të avancuar?!”

    Tjetri i shtonte:

    👶 “Kur puth fëmijën në faqe, i bie të bësh kontakt trupor me organin e… mirësisë?!”

    Për të tjerët, deklarata ishte thjesht një tentativë për të dalë në tituj, por ndoshta Zhaklina nuk e priste që goja e saj të shpërthente më shumë se një status i Olta Gixharit!

    Ndërkohë, shumë prindër ndihen të hutuar:

    A mund të puthim fëmijët në faqe, apo duhet të firmosim një deklaratë noteriale që “nuk kemi qëllim seksual”? 🤷‍♂️😂

  • Edi Paloka: Ia kam futur kot, Rama është trim. Këtij populli nuk i ngrihet…

    Edi Paloka: Ia kam futur kot, Rama është trim. Këtij populli nuk i ngrihet…

    Edi Paloka, që deri dje thoshte se Edi rama është frikacak, tani ka ndërruar mendim.

    Sipas tij, të gjithë ata që thoshin se Rama është frikacak, janë kanë futur kot.

    “O “mret”, kush ka thene qe ti je frikacak ja ka fut kot. Edhe une bashke me ta…!Ti qenke kokrra e trimit! Kaq urrejtje sa je i zoti te ngjallesh ti ne pak kohe (sidomos tek ata qe te kane ndjekur pas) vetem nje trim i çartur e mban! Gjithe keto mallkime e kercenime ngado … Po ty syri terr s’ta ben! Madje vazhdon i vendosur me tej! Bravo! Nje frikacak nuk do ta bente kurre! Ti shkatrrosh jeten e t’ju besh keq me te gjitha menyrat kaq shume njerezve e te mos tutesh , vetem nje trim e ben. Tani e kuptoj dhe une ate deklaraten ne Parlament kur na u drejtove ne me fjalet :” Kot e keni , ketij populli nuk i ngrihet”! Prandaj jepi “mret” mos e rruj Ramen hic, gishtin te gjitheve!”, shkruan Paloka.

  • Lajmi i trishtë! Ndahet nga jeta ish zv.Kryeministri shqiptar

    Lajmi i trishtë! Ndahet nga jeta ish zv.Kryeministri shqiptar

    U nda jeta, në moshën 82-vjeçare, ish zv .kryeministri Abdyl Xhaja, një ndër personalitetet më të spikatura të ekonomisë dhe politikës shqiptare në dekadat e fundit të shekullit XX, raporton gazetari Fatmir Popja.

    Gjatë gjithë jetës së tij, Xhaja la një gjurmë të thellë në zhvillimin industrial dhe energjetik të vendit, si dhe në skenën politike të viteve të tranzicionit.

    I lindur më 13 mars 1943 në Elbasan, Abdyl Xhaja përfundoi studimet e larta në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Tiranës në vitin 1965, duke u diplomuar si ekonomist për industri.

    Fillimet e tij profesionale ishin të lidhura ngushtë me qytetin e lindjes, ku shërbeu si ekonomist në ndërmarrje të ndryshme industriale.

    Në vitet që pasuan, ai do të angazhohej në një karrierë të gjatë në Kombinatin Metalurgjik të Elbasanit, ku mbajti pozicione të rëndësishme drejtuese.

    Gjatë kësaj kohe, ai ishte gjithashtu pjesë e Komitetit Shtetëror të Statistikës dhe më vonë do të kalonte në nivelet qendrore të drejtimit të sektorit industrial në vend.

    Me ndryshimet politike të fillimviteve ’90, Abdyl Xhaja u bë një figurë kyçe në qeverisjen e vendit, duke shërbyer si Zëvendësministër i Burimeve Minerare dhe Energjetikës, Zëvendëskryeministër dhe më pas Ministër i Industrisë, Burimeve Minerare dhe Energjetikës në disa qeveri gjatë viteve 1991–1997.

    Si pjesë e Partisë Demokratike, ai u zgjodh deputet në vitin 1996 dhe ishte anëtar aktiv i Këshillit Kombëtar të kësaj force politike.

    Pas vitit 1997, ndonëse jashtë jetës politike aktive, vijoi të kontribuonte në fushën e ekonomisë si këshilltar pranë unionit të investitorëve të huaj dhe më vonë pranë Shërbimit Gjeologjik Shqiptar.

    Për kontributin e tij në marrëdhëniet ndërkombëtare dhe promovimin e potencialeve ekonomike të Shqipërisë, Abdyl Xhaja është nderuar me titullin “Qytetar Nderi” i shtetit të Oklahomës në SHBA – një vlerësim i rrallë për një qytetar shqiptar.

    Jeta dhe veprimtaria e tij mbeten një shembull i përkushtimit ndaj zhvillimit ekonomik dhe shërbimit publik.

    Ndarja e tij nga jeta është një humbje e madhe për familjen, miqtë dhe të gjithë ata që e njohën nga afër si profesionist të përkushtuar dhe qytetar model.

  • Dr*dhet politika dhe cunat me targa lluksi/ “Pasurimi i paligjshëm” futet në Kodin e ri Penal, 7 vite b*rg kush nuk justifikon milionat

    Dr*dhet politika dhe cunat me targa lluksi/ “Pasurimi i paligjshëm” futet në Kodin e ri Penal, 7 vite b*rg kush nuk justifikon milionat

    Zbardhen detaje nga ndryshimet në Kodin Penal…

    Kodi i ri Penal duket se do të shkundë nga themelet politikën. “Pamfleti” ka siguruar draftin e prezantuar sot nga Ministria e Drejtësisë dhe janë futur një numër i madh nenesh të reja që kanë të bëjnë me zyrtarët, ku në disa raste ka lehtësime dënimi dhe në disa raste ashpërsim të tyre.

    Por në kodin e ri, është futur për herë të parë një nen, i cili nëse zbatohet, do të tronditë politikën. Bëhet fjalë për pasurimin e paligjshëm.

    Ka qenë Kryeprokurori Olsian Çela, i cili prej disa vitesh ka propozuar futjen e një neni të tillë, me qëllim që kushdo që nuk e justifikon pasurinë të dënohet, edhe pse nuk vërtetohet se ai ka kryer vepër penale.

    Sipas parashikimeve të reja, kushdo funksionar që nuk justifikon pasurinë, mund të dënohet nga 2 deri në 7 vite burgim. “Pasurimi i paligjshëm, nëpërmjet shtimit domethënës, të rëndësishëm e të pajustifikuar te saj, e cila kapërcen mundësinë për tu siguruar me të ardhurat e ligjshme të deklaruara nga zyrtari publik, dënohet me burgim nga 2 deri ne 7 vjet”, thuhet në nenin 314.

    Prej më shumë se 3 vitesh, kyerprokurori Çela ka propozuar futjen e një neni të tillë, i cili dukjet sedo të godasë ministra, deputetë, krerë bashkish, të cilët kanë pasuri sheikësh, por që nuk ka prova për afera korrupsioni.

    Inicimin e ndryshimeve dhe plotësimeve në Kodin Penal, lidhur me: i) Shtimin e një neni “Pasurimi i paligjshëm”45 si vepër penale në përqasje me nenin 20 të Konventës së OKB-së kundër Korrupsionit, e ratifikuar me ligjin nr.9492/2006, me synim për të ulur korrupsionin e nëpunësve publik dhe për të luftuar informalitetin”, thuhej në propozimin e Olsian Çelës.

    Ky propozim u injorua vazhdimisht, por Ministria e Drejtësisë duket se e ka pranuar këtë propozim dhe shpresojmë që të mos ndryshojë kur Kodi të shkojë në Parlament, pasi përgjithësisht deputetët i heqin ato nene që i cenojnë ata drejtpërdrejt. 

  • Ku ndryshojnë dy ‘dashuritë’ e Armando Subashit, Gentjana Cakrani dhe Adela Hysenaj?

    Ku ndryshojnë dy ‘dashuritë’ e Armando Subashit, Gentjana Cakrani dhe Adela Hysenaj?

    Nga ngjasojnë dhe ku ndryshojnë dy dashuritë brenda Bashkisë së Fierit të Armando Subashit?

    Dy emra, dy periudha të ndryshme, por i njëjti funksion në bashki, të dyja nënkryetare. Ato janë Gentjana Cakrani dhe Adela Hysenaj.

    Gentjana Cakrani ka qenë në krye të Bashkisë Fier në vitet 2017-2020, si nënkryetare e këtij institucioni por thashethemet për të dhe Subashin nuk munguan.

    Ajo, edhe pse e martuar, u përfol për një lidhje intime me kryetarin e bashkisë Fier. Po ashtu udhëtimet me njëri-tjetrin deri sa ajo mbante postin e nënkryetare ishin të shumta. Një prej udhëtimet e shumëpërfolura të tyre ishte dhe ai në Kinë, udhëtim për të cilin bashkëshorti i Cakranit ndihej krenar për dijet e gruas së tij.

    Sipas burimeve, lidhja e tyre mori fund për shkak të ‘tradhëtisë’, ku mes Caktranit dhe Subashit, përveç bashkëshortit që ajo kishte, u fut dhe një i katërt. Që prej asaj kohe ajo u zhduk nga jeta politike dhe jeton jashtë vendit.

    Pas Cakranit, vendin ‘e shumëdëshiruar’ e zë Adela Hysenaj. E futur në politikë nga bandat e qytetit të Fierit, Hysenaj u soll në bashi nga vëllai i Subashit dhe vazhdoj ‘rolin’ e Gentjana Cakranit.

    Zëra nga brenda institucioneve flasin për një lidhje intime të qëndrueshme mes zonjës Hysenaj dhe vetë kryetarit të Bashkisë, Armando Subashi.

    Po ashtu, kjo marrëdhënie u bë shkak edhe e divorcit të Armando Subashit me gruan e tij. Burime brenda këtij institucioni bëjnë me dije edhe një përplasje fizike mes Hysenajt dhe bashkëshortes së Subashit, kur kjo e fundit mësoi për këtë lidhje.

    Por kjo lidhje, ndryshe nga ajo e para, ka influencuar punësime, pozicione drejtuese, vendime të favorshme për subjekte private dhe madje ka vënë në rrezik arkën publike.

    Kjo dashuri e Subashit mori me vete edhe tenderin, edhe taksën, edhe heshtjen institucionale.

    Dëmi i deklaruar nga SPAK sipas hetimeve të deritanishme është gati 40 milion lekë. Deri më tani ka një heshtje në institucionin e Fierit dhe nga Armando Subashi nuk ka asnjë reagim lidhur me këtë aferë.

    Pyetja që lind është: Pse Subashi sakrifikoj kaq shumë me dashurinë e tij të dytë dhe Bashkia e Fierit arriti në këtë aferë për shak të Hysenajt?

  • Historia e dhimbshme e Anestit: Ishte mashkull i lodhur në… ja pse gruaja nuk flinte prej 20 vitesh me të!

    Historia e dhimbshme e Anestit: Ishte mashkull i lodhur në… ja pse gruaja nuk flinte prej 20 vitesh me të!

    FIER– Krimi në familje në Frashër të Fierit ka tronditur rëndë opinionin publik. Lidhur me ngjarjen ka folur edhe fqinji i Anesti Ramës, i cili u vra një ditë më parë nga vajza e tij ku deklaron se famijarët e trajtonin shumë keq.
    Banori është shprehur se viktima nuk dinte të shkruante dhe lexonte dhe se vajza e gruaja kishin prokurë që t’i tërhiqnin rrogën që merrte nga puna që bënte në firmë.

    Fqinji: Nuk e trajtonin fort mirë, punonte në një firmë, ai nuk dinte shkrim e këndim, e kishin bërë me prokurë që të tërhiqnin lekët nga banka, ajo që thotë vajza që nuk më jepte lekët janë rrena, gënjeshtra, hanin ça u donte qejfi, unë si komshi kur kisha naj kontakt i thoja e ushqeni apo jo se ishte dobësuar shumë, thoshin jo i japim, mund t’i kenë edhe gënjeshtra, i bërtiste, ziheshin shumë, debate, dëgjohej zëri deri këtu. Para disa vitesh kam pasur vetë kontakt policie, u ankuan ata për dhunë ndaj të shoqit, ai nuk ishte i dhunshëm, ata e vunë para, ai ishte njeri dede, e trajtonin shumë keq, gratë punonin nëpër sera, punonin dhe siç punonin ashtu i bënin rrush e kumbulla, sot kishin nesër nuk kishin, para disa ditësh erdhi bisedoi me ne, bëmë shaka, ai ishte njeri që nuk ngacmonte, punonte me rrogë mujore, nuk ishte i dhunshëm, as alkoolist.

    Pse mund ta kenë bërë?

    Fqinji: Karakteri i dobët i njeriut, njerëz të paditur, njerëz me psikologji të dobët, ajo çupa ishte pak…, çfarëdo gjëje që ndodhte në fshat merrte pak zjarr, kurse e ëma kishte vite që nuk e donte, këtej e 20 vite ajo nuk flinte me bashkëshortin.
    Atë e kishin nxjerrë në dhomë tjetër?

    Fqinji: Po në një dhomë tjetër flinte, flinte veç, një dhomë e vogël.

  • Momenti prekës kur e moshuara ndihmohet nga forcat zjarrfikëse të lërë shtëpinë e saj

    Momenti prekës kur e moshuara ndihmohet nga forcat zjarrfikëse të lërë shtëpinë e saj

    Ministria e Mbrojtjes dha urdhër për evakuimin e menjëhershëm të banorëve në fshatrat Palavli, Vergo dhe Kopaçëz, në Bashkinë Delvinë, për shkak të rrezikut nga zjarret.

    Ajo u bëri thirrje të gjithë banorëve të respektojnë udhëzimet e emergjencave civile dhe të bashkëpunojnë me forcat e Policisë dhe autoritetet vendore, të cilat janë angazhuar për mbrojtjen e jetës dhe pronës së tyre.

    Në fotot e shpërndara nga Ministria, shihet momenti prekës kur një e moshuar ndihmohet nga forcat zjarrfikëse që të evakuohet, duke braktisur shtëpinë e saj.

    💔
  • Katie Sigmond: From Social Media Sensation to Fitness and Golf Influencer

    Katie Sigmond: From Social Media Sensation to Fitness and Golf Influencer

    Katie Sigmond is a well-known name in the fitness world. She has built a strong reputation by helping others achieve their health and wellness goals. Through her dedication to fitness, she has inspired many people to work towards their best selves. Her journey is a reflection of commitment, hard work, and consistency. Over the years, she has developed a program that encourages individuals to stay active, eat well, and build a positive mindset. She believes that fitness is not just about looking good but also about feeling strong and confident. Her approach focuses on creating sustainable habits that lead to long-term success. Katie’s fitness journey started with a personal goal to improve her own health.

    Through years of training and learning, she gained the knowledge and experience needed to help others. Her transformation was not just physical but also mental. She discovered that staying active and maintaining a healthy lifestyle had a significant impact on overall well-being. With this realization, she decided to share her passion with others. Today, she continues to motivate people to push their limits and take control of their fitness journey.Katie’s fitness philosophy is centered around balance. She understands that extreme restrictions are not sustainable in the long run. Instead of promoting quick fixes, she encourages people to find a routine that works for them. Whether it’s weight training, cardio, or bodyweight exercises, her goal is to help people stay consistent.

    One of the reasons Katie stands out in the fitness industry is her ability to connect with her audience. She understands that everyone’s journey is different, and she takes the time to offer personalized advice. Her social media platforms are filled with motivational content, workout routines, and nutritional guidance. She creates an encouraging space where people feel supported. Her authenticity is what draws many people to her. She shares both her successes and struggles, making her relatable to those who are on their own fitness path. Her openness about the challenges she has faced allows others to see that progress takes time and effort. By being transparent, she helps people stay patient and trust the process. She believes that motivation comes from within, but having a supportive community makes the journey easier. Many people have found inspiration through her content and have taken the first step toward a healthier lifestyle because of her influence. Her message is clear: fitness is for everyone, and with the right mindset, anyone can make a positive change.

  • ‘A je në terezi, kam burrin në krevat’, përgjigja që i jep ish-i do ju bëjë të qeshni me lot(Foto)

    ‘A je në terezi, kam burrin në krevat’, përgjigja që i jep ish-i do ju bëjë të qeshni me lot(Foto)

    Është interesante mënyra se si zgjedhin të ndahen çiftet. Mbetet për t’u vlerësuar ndarja miqësore, megjithëse janë të rralla sepse thuhet që një ish-partner nuk mund të jetë kurrë shoku/shoqja jote.

    E keni provuar ndonjëherë t’i shkruani “ishit” tuaj pas disa kohësh kur gjithçka ka mbaruar?

    Epo, një i ri nga Tirana e ka bërë këtë dhe përgjigja që i ka kthyer vajza është epike.

    Djali, i cili ka dërguar bisedën për Shqiperia sot i shkruan vajzës:

    O la po ku je?”

    Dhe mesazhi që i vjen pas mesnatës nga vajza është:

    ”Po mire, je normal ore që shkruan në këtë orë?

    Lali e kam në krevat burrin dhe nuk kërkoj d ashnor, flije mendjen nga kjo anë. Do rrish në fb, rri, s’do, ik vlla.”

    I befasuar nga përgjigja e vajzës, që është ish e dashura e tij, djali nuk ia ka përtuar përgjigjen që vijon si më poshtë:

    https://googleads.g.doubleclick.net/pagead/ads?gdpr=0&us_privacy=1—&gpp_sid=-1&client=ca-pub-4510947361174921&output=html&h=428&adk=1389208604&adf=1867112942&pi=t.aa~a.308144991~rp.1&w=428&abgtt=6&rafmt=1&to=qs&pwprc=5578641913&format=428×428&url=https%3A%2F%2Fapkpro.online%2Fcliffhanger-vs-rock-solid-backflip-next-level-fmx-contest-775%2F&fwr=1&pra=3&rpe=1&resp_fmts=3&sfro=1&wgl=1&fa=40&dt=1753461401828&bpp=2&bdt=3481&idt=2&shv=r20250723&mjsv=m202507220101&ptt=9&saldr=aa&abxe=1&cookie_enabled=1&eoidce=1&prev_fmts=0x0%2C428x443%2C428x428%2C428x428%2C428x428&nras=5&correlator=2266594496223&frm=20&pv=1&u_tz=120&u_his=1&u_h=926&u_w=428&u_ah=926&u_aw=428&u_cd=24&u_sd=3&adx=0&ady=3217&biw=428&bih=737&scr_x=0&scr_y=0&eid=42532242%2C95362656%2C95366915%2C95366849%2C95359265%2C95366428%2C95367165&oid=2&pvsid=3630942718449225&tmod=1348302436&uas=1&nvt=1&ref=http%3A%2F%2Fm.facebook.com%2F&loc=https%3A%2F%2Fwww.shqip-lajme.com%2Fa-je-ne-terezi-kam-burrin-ne-krevat-pergjigja-qe-i-jep-ish-i-do-ju-beje-te-qeshni-me-lotfoto%2F%3Ffbclid%3DIwZXh0bgNhZW0CMTEAAR7NlPRG6-o-SsNf1SYKWe0mAkRMDpuveAWbrzazfdbaRdO3XU0QBhLykMmSdQ_aem_I12uDfCN0Xu4Wb7l3ii9Sw&fc=1920&brdim=0%2C0%2C0%2C0%2C428%2C0%2C428%2C737%2C428%2C737&vis=1&rsz=%7C%7Cs%7C&abl=NS&fu=128&bc=31&bz=1&pgls=CAEQARoFNC44LjI.~CAEaBTYuOC4y&ifi=6&uci=a!6&btvi=4&fsb=1&dtd=689