Një ngjarje e rëndë ka tronditur Komunën e Likovës dhe qytetin e Kumanovës në Maqedoninë e Veriut, vetëm pak ditë para zgjedhjeve lokale të 19 tetorit.
Atentat në mes të ditës! Pl*goset politikani shqiptar , dy autorë në arrati!

Kandidati dhe bartësi i listës së këshilltarëve të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) në Likovë, Z. Sh., 43 vjeç, është plagosur pasditen e 7 tetorit në një atentat me armë zjarri.
Sipas të dhënave zyrtare, ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:54, në një rrugë pranë ndërtesës së Komunës së Kumanovës, ku ndodhen edhe zyrat e policisë, gjykatës dhe postës.
Dy persona që lëviznin me një automjet kanë hapur zjarr në drejtim të 43-vjeçarit nga fshati Sllupçan i Likovës, duke e plagosur në parakrahun e majtë dhe gjurin e djathtë.
I plagosuri është dërguar fillimisht në Spitalin e Kumanovës dhe më pas është transportuar drejt Qendrës Klinike në Shkup. Drejtori i spitalit ka konfirmuar se ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa mësohet se punon si mjek në Klinikën e Pulmologjisë.