“Askush s’e dinte! Luizi i nënshtrohet një operacioni sekret”

Këngëtari i njohur Luiz Ejlli ka kaluar një operacion, por si gjithmonë, edhe këtë herë me shumë humor.

Ka qenë vetë Luizi që e ka zbuluar në një InstaStory, ku ka shkruar:

“Gjatë operacionit s’ndjeva asnjë dhimbje… por ndjeva kur shkova të paguaja faturën!”

Postimi ka shkaktuar të qeshura dhe reagime të shumta në rrjet, ndërkohë që fansat kanë mbetur të habitur:

“Kur? Pse s’tha gjë?”

“Luizi edhe kur operohet, e kthen në shaka.”

Ende nuk dihet për çfarë operacioni bëhet fjalë, por një gjë është e sigurt: fatura paska qenë më e rëndë se ndërhyrja!

More posts