“Asi nën mëngë” i Veliajt del në dritë – zgjedhjet e Tiranës në rrezik?

Veliaj nuk dorëzohet! Pas shkarkimit, lëviz në Gjykatën Kushtetuese – a do të bllokojë zgjedhjet e 9 nëntorit?

Erion Veliaj ka kundërshtuar vendimin për shkarkimin e tij nga posti i kryebashkiakut të Tiranës në Gjykatën Kushtetuese, ndërkohë që Presidenti Bajram Begaj ka dekretuar 9 nëntorin si datën e zgjedhjeve për kryeqytetin.

Por beteja ligjore duket se sapo ka filluar. Gazetarja Mirela Milori paralajmëron se Veliaj mund të ketë një “as nën mëngë”, duke sfiduar edhe dekretin e Presidentit. Sipas saj, ai ka të drejtë t’i drejtohet sërish Kushtetueses për të kërkuar pezullimin e zgjedhjeve.

“Erion Veliaj mund ta bëjë vetë, një forcë politike ose edhe Avokati i Popullit,” – u shpreh Milori, duke lënë të hapur mundësinë e një tjetër surprize ligjore që mund të përmbysë garën për Tiranën.

More posts