Arrin në Gjykatë babai që dyshohet se abuzoi me vajzën 12 vjeçare

Ka mbërritur në Gjykatën e Fierit Zamir Meta, 36-vjeçari i cili dyshohet se ka abuzuar seksualisht me vajzën e tij të mitur, vetëm 12 vjeçe.

36-vjeçari pritet të njihet sot me masën e sigurisë, ndërsa ngjarja që tronditi opinionin publik u zbulua në fshatin Sheqishte te Patosit.
Vajza, tashmë në moshë adoleshente, ka denoncuar të atin pas largimit nga banesa.

Sipas burimeve zyrtare të TCH dhe vetë nënës se vajzës, ngjarja e rëndë ka ndodhur ndër vite, ndërsa vajza e mitur ishte mbajtur nën heshtje për shkak të frikës dhe presionit psikologjik.
Ajo është strehuar në një qendër rehabilitimi në Tiranë, ndërkohë që hetimet vazhdojnë

More posts