Kryetari i Lëvizjes Bashkë, Arlind Qori, ka komentuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese për pezullimin e dekretit të Presidentit Bajram Begaj mbi zgjedhjet e pjesshme në Tiranë. Qori theksoi se çdo institucion duhet të zbatojë vendimin e Gjykatës dhe se do të ishte “qesharake dhe skandaloze” nëse kryeministri Rama dhe kreu i KQZ-së, Celibashi, do të vijonin organizimin e zgjedhjeve në datën 9 nëntor.
Arlind Qori: Fitorja ime në Tiranë rrëzon qeverinë – ja pse s’i bashkohem kandidatit të PD

Megjithatë, Qori deklaroi se Lëvizja Bashkë nuk do ta ndalë fushatën dhe do të vijojë përgatitjet për të qenë gati në çdo skenar.
“Nëse GJK thotë ‘pezullohet’, dhe Rama me Celibashin thonë ‘vazhdojmë zgjedhjet’, kjo do të ishte atentat institucional. Presidenti ka bërë gabim të rëndë që i dekretoi zgjedhjet në këtë formë. Ne nuk mund të rrezikonim të mos kishim kandidat, ndaj fushata jonë vazhdon,” – u shpreh Qori.
Ai kritikoi kandidatët e partive të mëdha që shmangin debatin publik dhe i ftoi të përballen në studio televizive:
“Është e turpshme që në vend të kandidatëve dalin përfaqësues të partive. Qytetarët meritojnë të njohin programet, përgatitjen dhe vizionin e secilit. Nuk bëhen zgjedhjet për ‘imazh’, por për të ardhmen e qytetit.”
Lidhur me kandidaturën e Florian Binajt, Qori u shpreh se ai është “kandidati i Sali Berishës”, ndërsa vetë Lëvizja Bashkë nuk ka asnjë lidhje me partitë e vjetra:
“Manastirliu është kandidate e Ramës – nëse votohet, Rama bëhet kryetar bashkie. Binaj është kandidat i Berishës dhe i partive që u kthyen në mënyrë të kamufluar. Nëse qytetarët votojnë Binajn, marrin Berishën në krye të Bashkisë. Nëse më votojnë mua, marrin mua – pa ndërmjetës politik. Ne jemi kundër oligarkisë ekonomike. Nuk mund të bëj fushatë me Berishën, kur unë denoncoj kullat dhe ai thotë se nuk ka oligarkë!”
Në fund, Qori tha se fitorja e tij do të sillte tronditje të madhe politike: