Asnje qindarke direkt apo indirekt nga asnje biznes. Po merrem me këtë shpifës ordiner jo se kam ndonjë gjë personale, por sepse është bërë një ndotës publik mediatik me banalitetin e tij ne gjuhen ormale dhe ne mungesen e integriteti.
Asnjë qindarkë nuk kam përfituar nga Bankers apo nga ndonjë kompani tjetër. Prandaj unë nuk bëra dot kolegj apo universitet, ndërsa ti e ngrite nga hiri.
Shiko sa shpifës je: kur kishe bindjen se kishim vjedhur, pse nuk më denoncoje dhe pse nuk e denoncon?
Veteriner Murrizi, keni mungese te theksuar edhe te njohurive minimale juridike.
Ligjërisht, të kesh dijeni për një krim dhe të mos e denoncosh, dënohesh, o shoku veteriner që themelove universitet në Jurisprudencë.
Sa më shumë hap gojën e fëlliqur ti, aq më e qartë bëhet se sa shpifës dhe kriminel je në shpirtin tënd.
Mos harro se policia tatimore, ku drejtoje edhe ti, u bë struktura më kriminale kundër socialistëve dhe mbështetësve të saj pas viti 1994, kur udheheqesi juaj i perjetshem shpirterore humbi referendumin per tu bere “mbret i Shqiperise”.
Aq kriminale ishte struktura dhe partia ku ti shërbeje i devotshëm, me plot të fortë dhe rrugaçë pas teje,
sa FMN-ja,
e para, kërkoi pastrimin e skemave piramidale dhe,
e dyta, shpërbërjen e policisë financiare, ku kishte specialistë të mirë, por ku komandonit kriminelët si ky shpifësi ordiner.
E premtuat se dota benit Policine financiare ishit 8 vite ne pushetet 2005-2013 dhe nuk guxuat me sepse ishit te binur per cv kriminale te saj;
Aq keq i përdorët ju strukturat e doganave, tatimeve, policisë tatimore dhe disa punonjës të Ministrisë së Financave,
sa një javë pasi u bëra ministër i Financave te vendit tim ne 9 Mars 1997,
në kulmin e krizës që ju deshët ta shndërronit në luftë civile,
një ditë, një burrë fisnik nga Veriu, ekspert në një drejtori të rëndësishme të Ministrisë së Financave,
më ftoi të shikoja nga zyra dy makinat e stafit të Ministrisë së Financave.
U tmerrova: kishin brenda skafandra dhe shkopinj gome me të cilat vazhdonin të rrihnin protestuesit kundër qeverisë së piramidave.
I thirra lart, zbritëm poshtë, dhe u kërkova të hapnin dyert e furgonëve “fouristrada”.
Ikën të turpëruar nga puna.
më vonë, njëri prej tyre, më kërkoi ndjesë për verbërinë dhe keqpërdorimin e tyre nga nje pjese e stafi politik i Ministrisëse Finacave.