Anëtar i këshilit bashkiak dhe ndërtues/ Si i ngriti Dritan Peçi 7 bisnese dhe investime mbi 20 milionë euro nga Ksamili në Tiranë?

Në vitin 2018 gjirokastriti me banim në Sarandë Dritan Peçi themeloi shoqerinë “Klajdi-Ndërtim” me një kapital modest prej 100.000 lekësh. 1 milionë lek te vjetra dmth. Rreth 950 euro sot. E një vit më pas në 2019 Dritan Peçi u zgjodh anëtar i Këshillit Bashkiak Sarandë nën logon e Partisë Socialiste.

Sot 7 vite nga themelimi i Klajdi Ndërtim dhe 6 vite nga zgjedhja si përfaqësues i popullit në Këshillin Bashkiak, Dritan Peçi, familja dhe rrethi i tij i ngushtë zotërojnë plot 6 shoqeri. Rastësi fatlume që zgjedhja si përfaqësues i popullit i hapi dhe dyert e bisnësit. Ndërtime nga Ksamili në Borsh, restaronte, automjete, kompani bojrash dhe agjenci real estate janë kompanitë që themeloi Dritan Peçi dhe familja e tij.

Me çfarë të ardhurash nisi aktivitetin Klajdi Ndërtim?

Sot në portofolin e familjes Peçi rezultojnë 6 bisnese dhe miliona euro prona.

Hotele të ndërtuara në Ksamil me dokumente të dyshimta dhe leje ndërtimi po aq dyshimtë që shiten për 2 milionë euro nga familja Peci. Residenca vilash në Borsh jashtë projektit dhe pa bilanc të qartë të ardhurash që investohen si dhe qershia mbi tortë, objekte të ndërtuara ende pa u zbardhur leja e ndërtimit.

Të gjitha këto për këdo që do tentonte t’i mendonte do t’i kërciste në kurriz drejtësia dhe çdo process hetimor i mundshëm. Por për Dritan Peçin që dukshëm dhe faktueshëm pozicionin si përfaqësues i popullit në Këshillin Bashkiak Sarandë e ka kthyer në hambar përfitimesh për vete, askush nuk e prek.

Ky është shkrimi i parë por jo i fundit që priza.al trajton për Dritan Peçin dhe të tjerë personazhe që përfaqësojnë fenomenin e të zgjedhurit nga populli për popullin, që në fakt ajo që bëjnë është të shtojnë kompanitë dhe miliardat.

-Vijon-

More posts