Gazetarja Anila Hoxha nuk beson se kreu i Byrosë Kombëtare të Hetimit do të arrijë të zgjidhet brenda muajit gusht.
Altin Dumani ikën nga drejtimi i SPAK-ut! Gazetarja tregon dy skenarët e vjeshtës…

Gazetarja Hoxha rendit arsyet se përse u krijua kjo vonesë dhe thotë se me gjasë, zgjedhja e kreut të ri të BKH-së do e gjejë SPAK-un pa Altin Dumanin në krye, pasi i mbaron mandati.
“Shanset për ta zgjedhur drejtorin e ri të BKH brenda 31 gushtit janë zero. Në mes të këtyre procedurave që po ndodhin paralelisht, nuk është cudi që me ikjen e Altin Dumanit i cili nga dhjetori kthehet në prokuror të thjeshtë në SPAK, të lërë pas një drejtor BKH që ose do ketë fatin e gruas së parë në krye të FBI shqiptare duke u anashkaluar nga SPAK. Që do të thotë edhe drejtori i ri i BKH do jetë në luftë me drejtuesin e ri të SPAK. Ose do jetë po aq i fuqishëm.”, shkruan nder te tjera gazetarja Hoxha.