Deputeti demokrat Tomor Alizoti u ka bërë apel qytetarëve që t’i bashkohen kauzës së Berishës për rrëzimin e qeverisë Rama.
Alizoti iu drejtohet qytetarëve: Dilni mbushni sheshet, shihni Serbinë! Mos…

Sipas tij, është absurde nëse shqiptarët presin që dikush me magji të rrëzojë Ramën dhe të sjellë demokracinë në vend.
“Jo, jo nuk do të presim të gjithë ne duhet të reagojmë. Këtu nuk bëhen zgjedhjet. Unë e shoh si mision, i bëj apel qytetarëve të unifikohemi që të rrëzojmë këtë qeveri. Unë jam i bindur që Shqipëria ka shkuar në autokraci. Duhet të mobilizohemi të ndalojmë Shqipërinë drejt një autokracie të re, të binjakëzuar me mafien. Pastaj nëse në Shqipëria ka njerëz që besojnë se do vijë dikush si magjistar t’iu prodhojë njerëzve demokraci, kjo nuk ndodh. E gjithë shoqëria nuk duhet të jenë spektatorë. Nëse kjo opozitë do të arrijë të fitojë zemrat e njerëzve për ta ngritur popullin atëherë ka fituar shoqëria. Demokraci është një gjë që duhet ta duanë dhe mbrojnë njerëzit. Shohim Serbinë që non stop ka njerëz të rrugë. Atje opozita është inekzistente fare por non-stop ka njerëz në rrugë. Rama është problem për të gjithë Shqipërinë. Ai është kthyer në një Enver Hoxha të një lloji tjetër, jo të Kinostudios Shqipëria e Re, por të Holliwood-it”, tha Alizoti.
Megjithatë, pavarësisht thirrjeve të përsëritura të opozitës për protesta masive, qytetarët e kanë treguar me pjesmarrjen e ulët në protesta që nuk i mbështesin më Sali Berishën.