“Alarm për qytetarët: Çmimi i naftës në Shqipëri pritet të shpërthejë nga lufta në Lindjen e Mesme”

Përshkallëzimi i konfliktit mes Izraelit dhe Iranit po trondit jo vetëm Lindjen e Mesme, por edhe tregjet ndërkombëtare të energjisë. Ekspertët paralajmërojnë se nëse lufta vazhdon dhe zgjerohet, çmimi i naftës mund të shpërthejë në nivele rekord, duke prekur rëndë edhe Shqipërinë.

Aktualisht, çmimet e naftës në bursat ndërkombëtare po luhaten me ritme të frikshme dhe çdo ditë e më shumë shtohet frika për një krizë globale të furnizimit. Si rezultat, në Shqipëri, litri i naftës rrezikon të kapërcejë edhe shifrën prej 300 lekësh për litër – një rekord historik që do të ndikonte drejtpërdrejt në jetën e përditshme të qytetarëve dhe biznesit.

Analistët po flasin për një stuhi të çmimeve, ku kostot e transportit, produkteve ushqimore dhe shërbimeve të tjera mund të rriten ndjeshëm. “Po shkojmë drejt një dimri të ashpër ekonomik,” paralajmërojnë zërat ndërkombëtarë, ndërsa thirrja është e qartë: Përgatituni për krizën!

Nëse konflikti nuk ndalet, pasojat do të ndihen kudo – nga pompat e karburantit në Shqipëri, deri te tavolina e çdo familjeje.

More posts