Një heshtje e çuditshme po përhapet në oqeanin Paqësor: balenat e kaltra, gjallesat më të mëdha në planet, po ndalojnë këngët e tyre. Studiuesit në Kaliforni kanë zbuluar një rënie prej 40% në vokalizimet e tyre gjatë dekadës së fundit – dhe ky fenomen ka ngritur shqetësime serioze për shëndetin e oqeanit dhe ndikimin e ndryshimeve klimatike.
Alarm për Njerëzimin – Fundi i Botës po vjen? Balenat blu po heshtin dhe pasojat për ekosistemin janë tronditëse! Ja pasojat

Çfarë po ndodh me balenat?
Zhvillimet lidhen ngushtësisht me një ngjarje të rëndë klimatike të quajtur “The Blob” – një valë e fuqishme nxehtësie në ujërat e Paqësorit që ndodhi nga viti 2013 deri në 2016. Kjo valë shkaktoi ulje drastike të burimeve ushqimore si krilli, duke detyruar balenat të kalojnë më shumë kohë në kërkim të ushqimit sesa në “këngët” e tyre karakteristike që përdoren për komunikim dhe çiftëzim.
Jo vetëm në Kaliforni
Fenomeni nuk është lokal. Studime të tjera në Zelandën e Re tregojnë një model të ngjashëm: kur rritet temperatura e ujërave, balenat këndojnë më pak. Ky është një sinjal paralajmërues global që ndryshimet klimatike po ndikojnë ndjeshëm në sjelljen dhe mbijetesën e specieve detare.