Alarm para ndeshjes Serbi-Shqipëri! Shakohoxha merret nga policia – ja çfarë ndodhi!

Vetëm 24 orë para ndeshjes Serbi–Shqipëri, policia serbe ka shoqëruar gazetarin dhe komentatorin shqiptar Dritan Shakohoxha, duke ngritur menjëherë dyshime për një tension të qëllimshëm para supersfidës.

Shakohoxha, i cili në vitin 2014 komentoi ndeshjen famëkeqe në Beograd, është kontrolluar disa herë sapo ka mbërritur në Serbi. Madje, sipas tij, policët kanë shkuar deri aty sa i kanë kontrolluar edhe çorapet – të cilat, siç u tha me ironi, “rezultuan të lara”.

Pas shoqërimit, ai është lënë i lirë dhe ka reaguar publikisht:

“Do të shkoj ta ndjek ndeshjen. Veprime të qëllimshme dhe të papërgjegjshme. Asgjë më shumë se kaq.”

Burime nga mediat serbe raportojnë se autoritetet kanë përgatitur një listë personash – gazetarë, komentatorë dhe figura publike – të cilëve mund t’u ndalohet hyrja në stadium.

Kjo situatë ka ngritur shqetësime serioze për lirinë e medias dhe mundësinë e tifozëve shqiptarë për të ndjekur ndeshjen në mënyrë të sigurt.

More posts