Një akuzë e fortë ka ardhur nga ish-kryeministri Sali Berisha ndaj kreut të Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumanit.
Akuza e fortë e Berishës: Sherr në SPAK! Altin Dumani u përlesh fizikisht me…

Berisha tha se në ditët e fundit në SPAK ka ndodhur një përplasje fizike mes Dumanit dhe një prej gjykatëseve speciale, pasi kjo e fundit nuk i ka zbatuar urdhrat e tij.
“Thuhet se këto ditë, vetëm sa nuk është përleshur fizikisht me një gjykatëse, që nuk ia ka zbatuar urdhrat. Ka shkuar ia ka rrëmbyer kompjuterin për ta terrorizuar. Këtu ka akte, ka skena, ka përçudnime. Këto që them unë nuk kanë të bëjnë me gjykatësit si persona, kanë të bëjnë me sistemin, i cili nuk mund të jetë kurrë i tillë. Gjykatësi duhet të jetë i lirë për të bërë detyrën. Ka patur një gjë të rëndë aty brenda, por thuhet që aty për shkak të refuzimit të njërit prej anëtarëve të Gjykatës Speciale, ka shkuar puna te rrëmbimi i kompjuterit”, tha Berisha.