Të gjitha provat deri më tani zbulojnë se futbollisti portugez Diogo Jota ishte në timon kur makina e tij u përplas në një autostradë spanjolle dhe dyshohet se mund të ketë qenë duke kaluar shpejtësinë, njofton policia
Aksidenti fatal që i mori jetën futbollistit portugez, policia spanjolle zbulon detaje të reja

Lojtari 28-vjeçar i Liverpool-it humbi jetën së bashku me vëllain e tij, André Silva, 25 vjeç, pasi makina e tyre Lamborghini dyshohet se pësoi një shpërthim gome në provincën veriperëndimore të Zamorës, të enjten e kaluar.
Forcat e rendit të Guardia Civil në Spanjë deklaruan se automjeti ishte në tentativë për të parakaluar në autostradën A52, pranë Palacios de Sanabria, kur doli nga rruga dhe shpërtheu në flakë.
Gjithçka tregon gjithashtu një shpejtësi të mundshme të tepërt përtej limitit të shpejtësisë së rrugës [autostradës],” tha policia lokale e trafikut të Zamorës.
Shenjat e gomave janë analizuar në një distancë të caktuar nga vendi ku ndodhi shpërthimi i gomës së Lamborghini-t. Policia theksoi se kishte studiuar gjurmët e lëna nga një prej gomave dhe se “të gjitha testet e kryera deri më tani tregojnë se shoferi i automjetit të aksidentuar ishte Diogo Jota”.
Leave a Reply