Një fëmijë ka humbur jetën dhe katër persona janë lënduar në një aksident trafiku sot në fshatin Zabel i Ulët të Drenasit.
Aksident tragjik në vend, humb jetën fëmija, lëndohen 4 persona

Një aksident trafiku me pasoja fatale ka ndodhur sot rreth orës 17:00 në fshatin Zabel i Ulët të Drenasit.
Zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti, ka konfirmuar rastin duke thënë:
“Sot rreth orës 17:00 kemi pranuar informatën se në fshatin Zabel i Ulët të Drenasit ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident ka qenë i përfshirë një automjet.
Si pasojë e aksidentit një person ka mbetur i vdekur dhe janë lënduar katër të tjerë”, ka thënë Ahmeti.