Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në Dhërmi, ku një automjet ka humbur kontrollin dhe është përplasur me bordurën anësore të rrugës.
AKSIDENT TRAGJIK NË DHËRMI/ Dyshohet se një fëmijë ka humbur jetën, ambulanca mbërrin me 40 minuta vonesë – Turistet e huaja tentojnë ta mbajnë në jetë

Sipas dëshmive të mbërritura në redaksinë e JOQ Albania, dyshohet se një fëmijë rreth 7 vjeç ka humbur jetën si pasojë e përplasjes, megjithatë kjo nuk është konfirmuar zyrtarisht nga autoritetet.
Dëshmitarët në vendngjarje raportojnë se ambulanca është vonuar rreth 40 minuta, ndërsa në ato momente kritike kanë qenë dy turiste të huaja ato që i kanë dhënë ndihmën e parë fëmijës, duke tentuar me çdo mënyrë ta mbajnë në jetë.
Pamjet e siguruara nga vendi i ngjarjes tregojnë automjetin e shkatërruar rëndë dhe disa qytetarë bashkë me turistet duke i qëndruar pranë të miturit në përpjekje për ta ndihmuar.
Deri në këto momente nuk ka ende një reagim zyrtar nga policia apo autoritetet shëndetësore mbi gjendjen e fëmijës dhe shkaqet që çuan në këtë ngjarje të rëndë.