Një aksident i rëndë rrugor është shënuar ditën e sotme në fshatin Moravë të Beratit.
Aksident tragjik/ Humb jetën shoferi në moshë të re, plagoset pasagjerja në qytetin…

Sipas njoftimit të policisë, rreth orës 04:30 të kësaj të diele, një automjet ka dalë nga rruga, ku për pasojë ka humbur jetën shoferi 29-vjeçar.
Në automjet ndodhej edhe një pasagjere, e cila ka marrë dëmtime të lehta ndërsa në vendin e ngjarjes ka mbërritur grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm Berat për veprime të mëtejshme.