Një aksident me pasojë plagosjen e 4 anëtarëve të një familjeje nga Kosova ka ndodhur mëngjesin e së martës në aksin rrugor “Shëngjin-Velipojë”.
Aksident i rëndë në vend! Makina del nga rruga, 4 pjesëtarët e një familje

Policia tha se aksidenti ndodhi në fshatin Rrjoll, ku shtetasi kosovar J. B., duke drejtuar automjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një dyqan
Nga aksidenti janë dëmtuar drejtuesi i automjetit, shtetasi J. B., dhe 3 pasagjerë (familjarë të tij), të cilët janë dërguar për mjekim, në spital, dhe janë jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.