Një aksident i rëndë automobilistik është regjistruar në segmentin rrugor Qafë Mali-Fierzë. Një automjet ka dalë nga rruga duke përfunduar 300 metër në një humnerë.
Aksident i rëndë në Pukë, makina bie 300 metra në humnerë; errësira dhe terreni vështirësojnë nxjerrjen e shoferit!

Ngjarja ka ndodhur tek Shkëmbi i Dardhës. Zjarrfikësit dhe banorët e zonës sapo kanë gjetur mjetin dhe po tentojnë të arrijnë te shoferi.
Gjitashtu mësohet se në vendngjarje ndodhen edhe Forcat zjarrfikse, policia dhe autoambulanca. Drejtuesi i mjetit ka shenja jete, por terreni i vështirë dhe errësira po vështirësojne nxjerrjen e të plagosurit.