Një aksident i rëndë me pasojë vdekje ka ndodhur në aksin rrugor “Përmet-Çarçovë”.
Aksident i RËNDË në aksin “Përmet-Çarçovë”, makina përplas për vdekje kalimtarin

Mësohet se ngjarja është regjistruar sot rreth orës 09:10, ku një 52-vjeçar duke drejtuar makinë, ka përplasur një 90-vjeçar i cili po kalonte në rrugë. Për pasojë, i moshuari ka humbur jetën në vendngjarje. Shoferi është shoqëruar në komisariat, ku po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 09:10, në aksin rrugor “Përmet-Çarçovë”, shtetasi A. M., 52 vjeç, banues në Përmet, duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar shtetasin S. P., 90 vjeç, banues në Përmet, i cili për pasojë ka humbur jetën në vendngjarje. Drejtuesi i automjetit u shoqërua në komisariat, për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.