Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e kësaj të mërkure në vendin e quajtur “Antena”, në aksin rrugor Qafë Buall-Bulqizë.
Aksident i rëndë/ Makinat bëhen “copa-copa”, vdesin tragjikisht dy persona në…

Sipas informacioneve paraprake bëhet me dije se kanë humbur jetën dy shtetas, ndërkohë që një tjetër është plagosur rëndë dhe po transportohet në spital për ndihmë mjekësore.
Automjeti tip “Nissan” me të cilin lëviznin viktimat dhe i dëmtuari ka dalë nga rruga rreth orës 14:15, duke shkaktuar aksidentin tragjik.
Në vendngjarje ndodhen forcat e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.