Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e së dielës në një zonë rurale të bashkisë Librazhd.
Aksident i rëndë/ Makina përfundon 100 metra në greminë! Shoferi…

Automjeti ka dalë nga rruga në një kthesë të fortë dhe është rrokullisur për rreth 100 metra në një greminë, duke lënë të plagosur rëndë drejtuesin e mjetit.
Shoferi është nxjerrë me vështirësi nga automjeti dhe është transportuar me urgjencë me autoambulancë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.
Paraprakisht dyshohet se ngjarja ka ndodhur për shkak të humbjes së kontrollit. Policia rrugore dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për të zbardhur shkaqet e plota të ngjarjes.