Një aksident tragjik ka ndodhur vetëm pak minuta më parë në Levan të Fierit, duke lënë pas një viktimë dhe disa persona të plagosur.
Aksident i përgjakshëm në Fier – Një viktimë dhe pesë të plagosur, skena që tronditën kalimtarët!

Dy automjete janë përplasur me një forcë të madhe, duke shkaktuar panik dhe kaos në vendin e ngjarjes. Nga përplasja e frikshme, pesë persona kanë mbetur të plagosur, ndërsa një prej tyre, pavarësisht përpjekjeve të shumta të mjekëve, nuk arriti t’i mbijetojë plagëve të rënda dhe humbi jetën.
Policia dhe grupi hetimor ndodhen aktualisht në vendngjarje, ku po hetohet me urgjencë për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj përplasjeje fatale që tronditi Fierin.