Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e së dielës në aksin Elbasan–Peqin, pranë fshatit Papër, duke shkaktuar panik tek banorët e zonës.
“Aksident i frikshëm në aksin Elbasan–Peqin: Makina përmbyset me tre të rinj brenda!”

Sipas informacioneve paraprake, një automjet tip “Volkswagen Passat” ka humbur kontrollin dhe është përmbysur në mes të rrugës. Brenda mjetit udhëtonin tre të rinj, të cilët, fatmirësisht, kanë shpëtuar me vetëm disa lëndime të lehta.
Dëshmitarë në vendngjarje thanë se makina po lëvizte me shpejtësi të madhe, çka dyshohet se solli humbjen e kontrollit dhe përplasjen anës rrugës, përpara se të përfundonte e përmbysur.
Policia mbërriti menjëherë dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave, ndërsa shkaqet zyrtare të aksidentit mbeten ende të paqarta.