“Dikur artisti kishte vlerë, sot është thjesht një postim që harrohet pas 24 orësh” – kështu u shpreh aktori i njohur Julian Deda në emisionin “Top Story” me Grida Dumën.
“Ai tregoi një sekret që ia la amanet i ati… Julian Deda habit: Ja kush eshte VIP-i qe i kapte femrat ne BLLOK ne komunizem

I ftuar për të folur mbi rolin e artistëve në shoqëri, Juli solli një krahasim të drejtpërdrejtë mes dy epokave – para dhe pas viteve ’90.
Sipas tij, dikur artistët kishin një status të lartë moral, ishin të dashur për publikun dhe respektoheshin në çdo cep të vendit – edhe pse pagesat nuk ishin të mëdha. “Njerëzit i shihnin si personalitete. Kishin autorizime, ndonjë shtëpi më të mirë, kalonin në Bllok… Kishte benefite të vërteta,” – tha ai.
Deda tregoi edhe një histori të veçantë që ia kishte rrëfyer babai i tij, legjenda e humorit Zef Deda.
“Në estradën e ushtarit kanë qenë me Tonin Tërshanën, Koço Devolen e Ceken. Visheshin si oficerë dhe kishin privilegje – madje thoshte që gocat i kapte Tonini se kishte zërin e bukur!”