Agjenti imobilar jep LAJMIN E MIRË për qytetarët: Bien çmimet e apartamenteve, prisni…

Agjenti imobiliar Armand Shkëmbi thotë se tregu i ndërtimeve dhe shit-blerjes së apartamenteve në Shqipëri po “ftohet” dhe se çmimet e banesave kanë filluar që të bien.

Shkëmbi shton se problemi në Shqipëri nis me ndërtimet në gropë dhe faktin që ndërtuesit nuk përdorin kapitalin e tyre, por paratë e porosive për apartamente. Madje agjenti imobilar i bën thirrje qytetarëve që të mos investojnë në gropa pallatesh pasi ka rrezik që apartamentet mos ndërtohen fare dhe në këtë mënyrë qytetarët mund të humbin paratë.

Tregu i pronave në Tiranë ka nisur që të japë shenja ftohje. Çfarë do të thotë kjo për ty si emigrant? Mos investo në gropa pallatesh sepse ka rrezik që ato të mos ndërtohen fare. Sepse ndërtuesit shqiptarë ndërtojnë me lekët e blerësve dhe jo me kapitalin e tyre. Dhe duke qenë se tregu ka nisur që të ftohet ata kanë më pak lekë për të ndërtuar dhe rrezikojnë që të mos i ndërtojnë fare pallatet. Nëse ke investuar në projekte të tilla para 6 muajsh apo para 1 viti është momenti ideal për t’i shitur këto prona dhe për të dalë nga kjo situatë në kohë. Tregu shqiptar është i mirë për spekulim, por jo për të dhënë me qera“, thotë Shkëmbi

More posts