Afrohet vala e të nxehtit, gjendje ALARMI në këto 2 shtete

Iberia digjet nga i nxehti: Spanja dhe Portugalia përballen me një valë ekstreme temperaturash

Spanja dhe Portugalia janë vënë sot në alarm për shkak të një vale të re të të nxehtit që po godet gadishullin Iberik, me autoritetet në Lisbonë që paralajmërojnë për rrezik shumë të lartë zjarresh.

Agjencia shtetërore e motit në Spanjë, Aemet, ka paralajmëruar se kjo valë mund të zgjasë më shumë se zakonisht, me mundësinë që të përfundojë vetëm pas së dielës së ardhshme.

Temperaturat ekstreme kanë përfshirë pjesë të mëdha të vendit, veçanërisht në perëndim dhe në rajonin jugor të Andaluzisë, ku termometri pritet të ngjitet deri në 42°C.

Në Portugali, ndërkohë, është zgjatur alarmin për zjarret të paktën deri ditën e enjte, për shkak të kushteve ekstreme të nxehtësisë dhe erërave të thata që favorizojnë përhapjen e flakëve.

Autoritetet i bëjnë thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes maksimal, të shmangin daljet në orët e pikut dhe të ndihmojnë në parandalimin e zjarreve, që në këto kushte përhapen me shpejtësi dhe vështirësohen në menaxhim.

More posts