Adriatik Lapaj, ka rrëfyer se në muajin Qershor, pak pas zgjedhjeve të 11 majit, ka pasur dy tentativa nga mazhoranca aktuale që të jetë pjesë e qeverisë së re.
Adriatik Lapaj tregon për ofertën e Ramës: Mu ofrua të jem pjesë e qeverisë…

Lapaj tregoi se ka refuzuar ofertën e pushtetit të kryeministrit Edi Rama. Ai sqaroi se ky vendim ka ardhur me kosto, për të cilat Lapaj thotë se është i lumtur dhe krenar t’i mbajë.
“Unë tashmë duhet t’i them gjërat siç janë, në fund të muajit qershor ka ardhur një person që më ka kërkuar të jem pjesë e pushtetit në një qeverisje me shkallë të gjerë. Më ka ardhur një person që është njeri i mirë në këtë qytet. Dy javë më vonë ka ndodhur sërish e njejta gjë dhe sërish e kam refuzuar. Kam refuzuar të jem palë me pushtetin i cili ka kërkuar që të krijojë një tablo të një demokracie ku pushteti bashkëpunon me forcën më të re politike në opozitë, për këtë po marr kostot për të cilat jam krenar që po i marr. Kam vendosur që të qendroj deri në fund në anën e së drejtës”, Lapaj.