Adriatik Lapaj tregon nëse do të jetë ai deputet në Parlament

Kreu i Lëvizjes Shqipëria Bëhet, Adriatik Lapaj, ka treguar se kush do ta marrë mandatin e fituar në zgjedhjet e 11 Majit.

I pyetur nëse ai vetë do të jetë deputeti përfaqësues i koalicionit, Lapaj tha se janë ende duke ndjekur procesin dhe do të ketë disa hapa deri në shprehjen e mandatit.

“Ajo që është e sigurtë, është se i kemi një rruge që nuk ka kthim pas. Është e vërtetë që pritnim më shumë mbështetje se kaq. Ne i shtrimë dorën të gjithëve, kjo për nevojën për ndryshim”, tha Lapaj.

More posts