Bajramemaj: Demokratë drejt qeverisë Rama, Lapaj refuzon ofertën për ministër
“Adriatik Lapaj me ofertë për ministër? Ja çfarë tha gazetari Bajramemaj”

Gazetari Anesti Bajramemaj ka zbuluar zhvillimet e fundit nga kampi opozitar, duke folur mbi zërat se kryeministri Edi Rama mund të përfshijë në kabinetin e tij emra nga radhët e Partisë Demokratike.
Sipas tij, ftesa publike e Ramës për bashkim politik “në emër të integrimit” nuk ka mbetur vetëm në deklaratë, por pritet që disa ish-zyrtarë demokratë të kalojnë në poste të rëndësishme në administratë dhe bashki.
Sa i përket Adriatik Lapajt, kreut të lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Bajramemaj theksoi se ky i fundit ka marrë një ftesë zyrtare për t’u bërë pjesë e kabinetit “Rama 4”, por nuk ka pranuar.
“Lapaj ka pohuar se ka marrë ftesa zyrtare nga socialistë për poste në qeveri, por nuk ka pranuar. Nuk është bërë e ditur cili ishte ndërmjetësi apo çfarë posti konkret i është ofruar”, tha gazetari.