Adriatik Lapaj nuk ka ende një përgjigje definitive përsa i përket një kandidimi të mundshëm të tij për kryebashkiak të Tiranës, nën siglën e Lëvizjes “Shqipëria Bëhet”.
ADRIATIK LAPAJ DREJT KOALICIONIT ME BERISHËN DHE METËN: SE DËSHTOVA NJËHERË NË DASHURI, NUK DO TË THOTË SE…

“Edhe mundet edhe mundet jo ngelet për t’u parë”, ishte përgjigja e Lapajt në “Ditarin” e A2 CNN.
Më tej ai la të hapur edhe mundësinë e koalicioneve, pavarësisht se tentativa e parë për bashkëpunim me “Nisma Thurje” të Endri Shabanit i rezultoi problematike.
Duke qenë se për PS u ankua se i kishin ofruar pazar, duke qenë se me Agron Shehajn po bredhin gjyqeve, të vetmet parti që i ngelen për koalicion janë PD dhe grupi parlamentar që pritet të krijojë Ilir Meta me ndihmën e Sali Berishës.
“Ne do të ecim drejt përpara, vetëm siç jemi. A mund të bëjmë marrëveshje me parti të tjera? Po patjetër. Se fakti që dështon njëherë në dashuri, nuk do të thotë se nuk do të dashurohesh më në jetë”, nënvizoi Lapaj.