ABC News Albania, dikur vegla e preferuar propagandistike e qeverisë gjatë fushatës dhe zgjedhjeve të fundit, sot duket se po përjeton një krizë që nuk di ku e ka fundin. Fillimisht, drama nisi me sigurimet shoqërore të punonjësve. Borxhi në tatime u la të arrinte deri në 1 milion euro pa u bllokuar llogari, pa alarm, pa asnjë reagim institucional – sepse duhej mbyllur cikli elektoral. Pastaj, sapo mbaruan zgjedhjet, mrekullisht “bablloku” gjeti paratë për të shlyer sigurimet, falë Kol Kyçit – kukulla e vendosur në krye të ABC-së pikërisht për ta përdorur sipas nevojës së kazanit politik.
ABC News Albania me Kol Kyçin drejt falimentit, nxjerr punonjesit ne rruge, të tjerëve u bën një

Por idila zgjati pak. Menjëherë pasi sigurimet u paguan dhe fushata mbaroi, furtuna e radhës shpërtheu – këtë herë jo për borxhet ndaj shtetit, por për të hedhur në rrugë dhjetëra punonjës që u përdorën si kafshë pune gjatë zgjedhjeve të majit 2025. Burime të shumta brenda televizionit – gazetarë, teknikë, njerëz të medias – tregojnë se “fshesa” nisi nën dirigjimin e Ngadhnjim Kastratit, i sjellë me katapultë nga Kosova pasi u largua nga RTK mes akuzave për mashtrime.
Fshesa filloi nga hallkat më të pambrojtura: sanitaret, rojen e deres dhe grimieret. Pastaj vijoi me heqjen e letrave higjienike e ujin falas, deri te shkurtime masive, ku punonjësit mbetën të detyruar të punonin me gjysmën e stafit dhe paga të ulëta – kushtet tipike të një abuzimi klasik.
Pastaj u hodh shorti për montazhierët dhe pultin e transmetimit: ata me përvojë u zëvendësuan me të rinj që marrin gjysmën e pagës, bëjnë dyfishin e orëve, e cilësia e transmetimit u kthye në një rrëmujë të turpshme. Mjaftonte që të mbushej koha televizive – misioni propagandistik ishte kryer, pushteti ishte shpërblyer, Devollet e Kosovës ishin të kënaqur.
Por Ngadhnjimi dhe Kol Kyçi nuk ndalën aty. Për të balancuar llogaritë e veta dhe për të mos ulur shpenzimet personale, nisën gjuetinë ndaj gazetarëve dhe figurave kryesore të ekranit. Veteranët u hodhën në rrugë ose u lanë me gjysmë rroge, ndërsa vendin e tyre e zunë të rinj që gëzohen për një pagë që vjen një herë në dy muaj – thjesht se kanë ende një vend pune. Kesaj fshese nuk i shpetoi edhe nje prej gazetareve me me eksperience per ceshtjet e Rajonit, te ciles i eshte pergjysmuar rroga.